HomeKosovaMusliu: Kosova s’ka nevojë për Feride që heshtin përballë shkeljeve, por presidente...

Musliu: Kosova s’ka nevojë për Feride që heshtin përballë shkeljeve, por presidente që mbron Kushtetutën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për Feride Rushitin e cila siç thotë ajo hesht përballë shkeljeve, por për një presidente që mbron Kushtetutën dhe Republikën pa kompromis.

Ajo shtoi se kush pranon të jetë pjesë e një procesi jokushtetues humb të drejtën morale dhe ligjore për të folur për drejtësi dhe demokraci.

- Advertisement -

“Kosova nuk ka nevojë për FERIDE që heshtin përballë shkeljeve, por për PRESIDENTE që mbronë Kushtetutën dhe Republikën e Kosovës pa kompromis.

Kush pranon të bëhet pjesë e një procesi jokushtetues, e humb të drejtën morale e ligjore të flasë për drejtësi dhe demokraci. Republika nuk ndërtohet mbi bindje partiake, por mbi respektimin e rregullave që na mbajnë shtet”, ka shkruar Musliu.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat