spot_img
E shtunë, 2 Maj, 2026
12:34
HomeKosovaOsmani përkujton të rënët në Shtuticë e Vërboc, nderon edhe heroin Ilaz...

Osmani përkujton të rënët në Shtuticë e Vërboc, nderon edhe heroin Ilaz Kodra

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e vrasjes së 275 martirëve dhe mbi 40 dëshmorëve në Shtuticë e Vërboc, duke theksuar se në mesin e viktimave ishin edhe dy familjarë të saj, djem të dajëve të saj.

Në një deklaratë publike, Osmani bëri të ditur se ndër të vrarët ishin edhe Luani dhe Rexhepi, djemtë e dajëve të saj, të cilët, sipas saj, do të kujtohen përherë me mall, ashtu si çdo familje që ka humbur më të dashurit gjatë luftës.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i Varri i Ushtarit të Panjohur

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot ishim pranë familjeve në Shtuticë e Vërboc për të përkujtuar 27 vjetorin e vrasjes së 275 martirëve e mbi 40 dëshmorëve nga forcat gjenocidale të Serbisë. Në mesin e të vrarëve ishin edhe Luani e Rexhepi, dy djemtë e dajëve të mi, të cilët përherë do t’i kujtojmë me mall, sikurse çdo familje qe ka humbur më të dashurit.

Atë ditë të kobshme, ushtarët e UÇK-së të udhëhequr nga heroi i kombit Ilaz Kodra, u ngritën si mburojë e gjallë për popullsinë civile, duke u përballur me forcat gjenocidale serbe. Prandaj sot ishim edhe në Marinë, për të kujtuar heroin Ilaz Kodra por edhe çdo dëshmor tjetër që ra në altarin e lirisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat