HomeKosovaParashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten, më 1 Maj 2026, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, por me temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica lokale.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës do të ketë vranësira të pjesshme, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 11 deri në 13 gradë Celsius.

- Advertisement -

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë.

IHMK ka bërë të ditur se gjatë javës që lamë pas, mbi territorin e Kosovës ka dominuar një regjim atmosferik relativisht i paqëndrueshëm, si pasojë e depërtimit të masave ajrore më të freskëta nga veriu dhe verilindja e kontinentit.

- Advertisement -

Nga aspekti agrometeorologjik, instituti paralajmëron se temperaturat minimale të ulëta, që në disa zona mund të zbresin deri në 0°C, paraqesin rrezik për ngrica të vonshme, të cilat mund të ndikojnë në kulturat bujqësore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat