Analisti Burim Ramadani tha se nuk është vepër penale me qenë i padijshëm qysh është mbushë kuvendi, por duhet me u tejkalu kjo situatë.
Tutje, sipas tij, pas zgjedhjeve opozita do të bashkohet.
“Unë besoj që opozita ka me u bashku pas zgjedhjeve në qeveri. Ajo është ideja, besoj që është e mundshme dhe e domosdoshme”, tha Ramadani në Pressing.
Sipas tij, kjo do bëhet “me qëllimin që me maksimalizu mbështetjen që e kanë prej qytetarëve”, tha ai.



