Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i kthehet politikës me Partinë Socialdemokrate.
Ai në emisionin DPT te Fidani pati kritika të ashpra ndaj kreut të LVV-së njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurtin.
Siç deklaroi Krasniqi, Kurti “ka urrejtje çnjerëzore ndaj Hashim Thaçit”.
“Unë kam qenë kritiku më i madh i Hashimit për veprimet që i ka bërë gjatë qeverisjes, por ja jap dorën, çdo ditë e çdo natë për veprën e madhe që e ka bërë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Krasniqi.
“Ky nuk do që Hashimi të jetë shpallësi i Pavarësisë së Kosovës. Ky do ta bëjë një shpallje të re, ky do të bëjë diçka të madhe që të gjithë heroit e mëparshëm të mbesin nën hijen e tij. Ky është njeri i sëmurë, ka probleme të mëdha mendore”, u shpreh mes tjerash Krasniqi.



