spot_img
E diel, 10 Maj, 2026
00:40
HomeKosovaVazhdon aplikimi për regjistrimin e votuesve nga mërgata

Vazhdon aplikimi për regjistrimin e votuesve nga mërgata

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vazhdon edhe më tej aplikimi për regjistrimin e votuesve nga mërgata. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin se deri më tani janë pranuar rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim, nga të cilat, mbi 15 mijë tashmë janë aprovuar.

Mbi 1 mijë e 600 kërkesa janë refuzuar, ndërsa rreth 12 mijë janë në proces të pritjes për shqyrtim.

- Advertisement -

Nga 15.227 aplikime të aprovuara, 3809 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 405 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ në Kosovë dhe mbi 11 mijë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim jashtë Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat