HomeKosovaLladrovci: Jo vetëm Limaj, çdo veprimtar e kontribuues i lirisë e ndërtimit...

Lladrovci: Jo vetëm Limaj, çdo veprimtar e kontribuues i lirisë e ndërtimit të Kosovës janë të mirëseardhur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar t’i bashkohet listës së PDK-së, në zgjedhje, derisa nga kjo parti ende nuk kanë vendosur për këtë.

Anëtarë të kryesisë e ish-deputetë janë shprehur disa pro kthimit të tij në këtë parti.

- Advertisement -

Lidhur me përfshirjen e Limajt në listë të PDK-së në zgjedhje, për Gazeta Blic është deklaruar Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Sipas tij, jo vetëm Limaj por çdo veprimtar e kontribues i lirisë dhe ndërtimit të Kosovës, e ka vendin në PDK.

- Advertisement -

“Kushdo e mendon se e njeh politikën, nga po shkon vullneti dhe impulsi qytetar, vepron për rritjen, për maksimalizimin e votës. PDK nuk e ka luksin të jetë spektator në zhvillimet aktuale politike e as të vazhdojë inercionin, prandaj, jo vetëm Fatmiri, por çdo veprimtar e kontribues i lirisë dhe ndërtimit të Kosovës, e ka vendin në PDK”, është shprehur ai.

Lladrovci ka vlerësuar se Limaj dhe të gjithë aa që e duan Kosovën në NATO dhe BE, në aleancë të përhershme me Amerikën dhe perspektivë euro-atlantike, janë të mirëseardhur në PDK.

“PDK ka kontribut në çdo zhvillim shtetformues, shtetndërtues dhe me perspektivë për Kosovën dhe kombin, çdo arritje e Kosovës është e lidhur me PDK-në. Fatmiri dhe të gjithë ata që e duan Kosovën në NATO dhe BE, në aleancë të përhershme me Amerikën dhe perspektivë euro-atlantike, e kanë vendin dhe besoj se janë të mirëseardhur në PDK”, ka deklaruar Ramiz Lladrovci.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat