spot_img
E martë, 12 Maj, 2026
13:40
HomeKosovaMësimdhënësja në Ferizaj gjeti portofolin me mbi 2 mijë euro, ia ktheu...

Mësimdhënësja në Ferizaj gjeti portofolin me mbi 2 mijë euro, ia ktheu pronares me banim në Gjermani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia njofton se sot qytetarja A. Mehmeti, 43-vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj, ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar parash në afërsi të rrugës “Agim Matoshi” në Ferizaj, duke e dorëzuar portofolin me paratë në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetarja me inicialet L.K. (22-vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit.

- Advertisement -

“Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe paratë; 2030.85 euro”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Një qytetare nga Ferizaj gjen një portofol me para dhe e dorëzon në polici

Ferizaj, 11.05. 2026

Sot, më datë 11.05.2026, rreth orës 16:55, qytetarja me inicialet A. Mehmeti, 43-vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj, ka treguar një shembull të lartë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare. Ajo ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar parash në afërsi të rrugës “Agim Matoshi” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ajo i ka dorëzuar portofolin me paratë në stacionin policor në Ferizaj.

Meqenëse pronari i portofolit ende nuk ishte identifikuar, hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për verifikimin e kamerave të sigurisë në atë zonë.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetarja me inicialet L.K. (22-vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe paratë; 2030.85 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht zonjën A. Mehmeti për gjestin e saj human dhe shembullor. Ky veprim dëshmon një nivel të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe forcon besimin e ndërsjellë mes policisë dhe komunitetit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat