spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
02:43
HomeKosovaPërkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Prishtinë u mbajt ceremonia e përkujtimit për 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike të cilat humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Ambasadorë të huaj, krerë institucionalë e pjesëtarë të KFOR-it përkujtuan ushtarët e rënë në vend. Të njëjtit thanë se do t’i kujtojnë gjithmonë 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike.

- Advertisement -

Përmes ceremonisë së organizuar po ashtu u dërguan mesazhe për paqe. Me këtë rast u tha se kjo ditë duhet t’i frymëzojë të gjithë për të punuar për paqen në rajon.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat