spot_img
E shtunë, 23 Maj, 2026
08:40
HomeKosovaEmisari i dialogut Sorensen takon zv/ministrin e Jashtëm çek, e informon për...

Emisari i dialogut Sorensen takon zv/ministrin e Jashtëm çek, e informon për bisedimet Kosovë-Serbi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Peter Sorensen, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovës – Serbi, ka takuar zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiri Brodsky.

Në postimin e tij, Sorensen, ka bërë të ditur se e ka zëvendësministrin çek e ka informuar lidhur me dialogun, dhe është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Çekisë ndaj dialogut.

- Advertisement -

“I kënaqur që u takova me zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiří Brodský@jiribr, për ta informuar mbi Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Mirënjohës për mbështetjen e plotë të Çekisë ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për përpjekjet tona të përbashkëta 🇪🇺 për avancimin e stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian’’, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat