HomeKosovaIsmaili: Ne po bëjmë betejë në dy anë, duke mbrojtur të kaluarën...

Ismaili: Ne po bëjmë betejë në dy anë, duke mbrojtur të kaluarën dhe duke hapur rrugë përpara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se PDK-ja po përpiqet të ndërtojë një model politik që ruan lidhjen me historinë e saj, por në të njëjtën kohë i përgjigjet nevojës për ndryshim dhe përfaqësim të ri.

I ftuar në podcastin e Grida Dumës, Ismaili tha se largimi i figurave historike të PDK-së në Hagë nuk është parë nga partia si mundësi për shkëputje nga e kaluara, por si obligim për ta mbajtur gjallë atë trashëgimi dhe për ta çuar përpara në një formë të re.

- Advertisement -

“Ne nuk kemi dashur të shkëputemi nga e kaluara jonë, e cila është e lavdishme, por edhe e lidhur me shtetin”, tha Ismaili.

Ai theksoi se PDK-ja po i përshtatet ndryshimeve të kohës, sidomos mënyrës se si qytetarët dhe të rinjtë e ndjekin politikën sot, por pa hequr dorë nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar partia.

- Advertisement -

“Në këtë drejtim jemi duke bërë betejë në të dy anët, edhe duke mbrojtur të kaluarën”, u shpreh Ismaili.

Sipas tij, prania e shumë kandidatëve të rinj në listën e PDK-së tregon se partia po hap rrugë për gjenerata të reja, por duke e parë historinë e saj si inspirim dhe jo si pengesë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat