spot_img
E mërkurë, 27 Maj, 2026
20:55
HomeKosovaKurti uron besimtarët myslimanë, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit

Kurti uron besimtarët myslimanë, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kurti me këtë rast ka uruar Myftiun Tërnava dhe besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhin e saj për sakrificë, solidaritet dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit.

- Advertisement -

Ai tha se kjo festë “na e përkujton dhe vazhdimisht na mëson se edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre që kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet”.

Kurti përmendi edhe kontributin e atyre që kanë dhënë për vendin, duke thënë se “asnjëherë nuk e harrojmë se aty janë edhe 37 imamë dhe hoxhallarë nga lufta çlirimtare”.

- Advertisement -

Ai tha se Kurban Bajrami është një thirrje për solidaritet shoqëror. “Kurban Bajrami është festë e cila na obligon të ndihmojmë njëri-tjetrin, të përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe të tregojmë bujari e dashamirësi për të mirën e përgjithshme, duke mos lënë asnjë njeri mbrapa”.

Në fund të vizitës, Kurti uroi qytetarët për festën, “edhe një herë urime Kurban Bajrami, me fat e hajr për të gjithë qytetarët”.

Sot kremtohet Kurban Bajrami, mesazhe për unitet dhe solidaritet

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat