Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një person i kërkuar për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar:
– A.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga Policia për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.



