spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
04:06
HomeKosovaLajçak flet për dialogun Kosovë-Serbi, e uron edhe Trumpin

Lajçak flet për dialogun Kosovë-Serbi, e uron edhe Trumpin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet amerikane.

Teksa ka treguar për agjendën e tij javore, Lajçak tha se javën që po vjen do ta nis në Gjenevë, për diskutime të rëndësishme mbi Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Këto diskutime mbi bazën e asaj që Lajçak thotë se kanë rënë dakord me kryenegociatorët e Kosovë dhe Serbisë, Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin.

“Duke u kthyer te fusha ime kryesore e punës, do ta nis javën në Gjenevë me diskutime të rëndësishme mbi Ballkanin Perëndimor. Kjo javë do të jetë gjithashtu e përqendruar në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të Kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak.

- Advertisement -

Lajçak ka treguar edhe për agjendën e tij gjatë kësaj jave, duke përmendur vizitën në Kore të Jugut.

“Ka kaluar më shumë se një javë që kur u ktheva nga Seuli, Republika e Koresë, ku mora pjesë në takimin vjetor të ish-Presidentëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ne zhvilluam diskutime të thelluara mbi çështjet botërore, rolin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe çështje kyçe në agjendën e OKB-së. E vlerësova mundësinë për t’u takuar me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Koresë, dhe gjithashtu vizituam Zonën e Çmilitarizuar. Një falënderim i madh për Ministrinë e Jashtme të Republikës së Koresë për organizimin e përsosur dhe aktivitetin interesant”, ka shkruar Lajçak.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat