HomeSiguriaKonflikteIrani paralajmeron sanksione ndaj anijeve qe hyjne ne zonen e kufizuar te...

Irani paralajmeron sanksione ndaj anijeve qe hyjne ne zonen e kufizuar te Gjirit Persik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Irani po e shtrin perplasjen me Shtetet e Bashkuara edhe ne trafikun tregtar detar.


Mohsen Rezaei, sekretar i Keshillit Suprem te Sigurise Kombetare, ka paralajmeruar se çdo anije qe hyn ne zonen e re te kufizuar qe Teherani planifikon te vendose ne Gjirin Persik do te futet ne nje liste sanksionesh iraniane.

Sipas Rezaeit, zona do te filloje aty ku Irani konsideron se nis bllokada amerikane dhe do te shtrihet ne pjese te Gjirit. Teherani ka thene se nuk garanton hapjen normale te Hormuzit derisa SHBA te ndale sulmet dhe presionin ndaj aseteve iraniane.

- Advertisement -

Rreziku per tregjet eshte i madh: para konfliktit, rreth nje e pesta e furnizimit boteror me nafte dhe LNG kalonte permes Hormuzit. Trafiku tashme eshte ndjeshem nen normalitet — Reuters raporton se vetem gjashte anije mallrash kaluan te marten, kundrejt mesatares 10-ditore prej 12.

Kjo do te thote se edhe pa nje mbyllje totale te Ngushtices, pasiguria, kufizimet dhe kercenimet ndaj transportit mund te jene te mjaftueshme per te rritur kostot e sigurimit dhe presionin mbi çmimet e energjise.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat