spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:53
HomeAmerikaTrump2Trump bisedon me Putinin, i kërkon të mos e përshkallëzoj luftën në...

Trump bisedon me Putinin, i kërkon të mos e përshkallëzoj luftën në Ukrainë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat amerikane kanë njoftuar se presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka realizuar një bisedë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Raportohet se Trump e këshilloi Putinin që të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

- Advertisement -

Biseda ndodh një ditë para drekës mes presidentit aktual Joe Biden dhe Donald Trump-it, ku planifikon ta nxisë Trump-in që të mos e braktisë Kievin.

Trump bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të mërkurën.

- Advertisement -

Trump ka kritikuar shkallën e mbështetjes ushtarake dhe financiare të SHBA-së për Kievin, duke premtuar se do t’i japë fund luftës shpejt, pa treguar si.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se nuk ishte informuar paraprakisht për telefonatën mes Trump-it dhe Putin-it dhe për rrjedhojë nuk mund të as e mbështeste dhe as e kundërshtonte atë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat