spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
06:25
HomeKosovaDigjet një shtëpi në Prizren, dëmi llogaritet të jetë rreth 300 mijë...

Digjet një shtëpi në Prizren, dëmi llogaritet të jetë rreth 300 mijë euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një shtëpi është djegur të hënën në rrugën “Janina” në Prizren.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe zjarrfikësve të Prizrenit, zjarri u vu nën kontroll.

- Advertisement -

Zëdhënësi policor për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për media se s’ka të lënduar nga ky incident.

“Sot me datë 11.11.2024 rreth orës 16:10 përmes telefonit policia ka marr informatë se në rrugën ‘Janina’ në Prizren është duke u djegur një shtëpi. Zjarrfikësit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Sipas informatave nga vendngjarja zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe dëmi material është shumë i madh. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka”, tha ai.

- Advertisement -

Sipas tij, Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin sërish në vendngjarje dhe për të mbledhur dëshmi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat