spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeKosovaKuvendiSesioni i 36-të i ARE-së / Konjufca: Po jetojmë në kohë të...

Sesioni i 36-të i ARE-së / Konjufca: Po jetojmë në kohë të pasigurta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në punimet Sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës, të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, që po mbahet për herë të parë në Kosovë, falënderoi ata për mbështetjen që i kishin dhënë amanendamentit të propozuar nga delegacioni kosovar për ta dënuar sulmin terrorist në veriun e Kosovës.

“Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë amendamentit tonë të propozuar nga delegacioni jonë për ta dënuar sulmin terrorist në veriun e Kosovës që ndodhi në shtator të vitit të kaluar me synim të parandalimit të destabilizimit e kërcënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Kur flasim për stabilitetin dhe sigurinë, me luftën hibride të Rusisë e cila e ka shtuar pasigurinë në rajonin tonë ne nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj përpjekjeve të tilla destabilizuese si ajo që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë nise duam të kultivojmë një ndjenjë të vërtet sigurie”, tha në këtë takim Konjufca.

- Advertisement -

Pas kryeparlamentarit për Kosovën, të qenit pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frakofonisë nuk është vetëm shprehje e lidhjeve kulturore, por edhe mundësi për angazhim edhe diplomatik e mbrojtje e vlerave të përbashkëta në nivel global sidomos në këto kohë që Konjufca i quajti kohë të pasigurta.

Konjufca është shprehur i lumtur që Kuvendi i Republikës është nikoqir i Sesionit të 36 të Asamblesë Rajonale të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

- Advertisement -

“Republika e Kosovës e vlerëson dhe mburret me praninë dhe angazhimin e saj aktiv në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë një forum ky politik që në thelb të misionit të tij e ka promovimin e bashkëpunimit mes vendeve frankofone, forcimin e kapaciteteteve të parlamentarëve dhe promovimin e demokracisë e të drejtave të njeriut në gjithë botën frankofone”, tha ndër të tjera ai.

Ky sesion i pari në Kosovë u hap nga Anne Lambelin, Delegate Rajonale e APF-së për Evropë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat