Gjenerali amerikan, Wesley Clark, po qëndron në Kosovë ku në orët e pasdites, Clark është pritur në takim edhe nga Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Gjithmonë kënaqësi takimi me Gjeneralin e pensionuar, Wesley Clark, i cili ka bërë aq shumë për të thelluar lidhjet e forta mes ShBA-së dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë një avokues dhe simbol i mbështetjes amerikane për popullin e Kosovës”, shkroi Hovenier.



