spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
12:57
HomeKosovaPjesëtarë të FSK-së mësojnë të pilotojnë me helikopterë

Pjesëtarë të FSK-së mësojnë të pilotojnë me helikopterë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar trajnimet në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë po kryejnë fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”.

- Advertisement -

“Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve është prioritet i yni. Në punë të përbashkëta sukseset gjithnjë janë të garantuara”, thuhet në njoftimin e tyre, të cilës ia kanë bashkangjitur edhe një video nga ky trajnim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat