spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:07
HomeSiguriaPoliciaU rrahën mes vete, arrestohen tetë të mitur në Malishevë

U rrahën mes vete, arrestohen tetë të mitur në Malishevë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tetë të mitur janë arrestuar në Malishevë, meqë janë përfshirë në një rrahje ndërmjet tyre. Në rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz.

- Advertisement -

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Malishevë  14.11.2024 – 14:05. Janë arrestuar tetë meshkuj  kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat