spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeBotaEvropaScholz flet me Putinin, i kërkon ti jap fund luftës në Ukrainë

Scholz flet me Putinin, i kërkon ti jap fund luftës në Ukrainë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur në telefon me presidentin rus Vladimir Putin.

Hera e fundit kur ishte realizuar një bisedë, ka qenë parë 2 vjetësh.

- Advertisement -

Gjatë bisedës, Scholz dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë, duke i bërë thirrje Putinit që t’i japë fund luftës dhe të tërheqë trupat ruse nga territori ukrainas.

Ai gjithashtu i kërkoi Moskës të angazhohet në negociata me Kievin në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.

- Advertisement -

“Rusia duhet të tregojë një gatishmëri për të negociuar me Ukrainën – me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, përsëriti Scholz në një postim në X.

Kancelari siguroi se Berlini qëndron me Ukrainën dhe se do të vazhdojë ta mbështesë atë në mbrojtjen e saj kundër luftës së agresionit rus, në vitin e tretë të saj.

Udhëheqësi gjerman kishte folur më parë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në telefon dhe, sipas informatave, do të vazhdojë ta bëjë këtë pas bisedës me Putinin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat