spot_img
E enjte, 21 Maj, 2026
01:10
HomeKulturëAndromaqi Gjergji, akademikja e parë shqiptare

Andromaqi Gjergji, akademikja e parë shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 20 maj të vitit 1928 lindi në Korçë Andromaqi Gjergji.

Ajo njihet si akademikja e parë shqiptare. Kreu shkollën e mesme në qytetin e lindjes, për të vijuar më pas studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar të Tiranës (1947–1949). Andromaqi Gjergji ishte etnologe dhe akademike, e para grua anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1999).

- Advertisement -

Që herët u angazhua në sektorin e etnografisë pranë Institutit të Shkencave, duke u bërë pjesë e brezit të parë të studiuesve që ndërtuan bazat e albanologjisë moderne. Më vonë u diplomua në degën e historisë në Universitetin e Tiranës dhe vijoi punën në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, si dhe në Institutin e Kulturës Popullore.

Veprimtaria e saj shkencore u përqendrua në studimin e kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve, me theks të veçantë mbi veshjet popullore. Rezultatet e kërkimeve të gjata në terren (1949–1981) u pasqyruan në veprën themelore “Veshjet shqiptare në shekuj” (1988), si dhe në botime të tjera si “Mënyra e jetesës në shekujt XIII–XX” (2002).

- Advertisement -

Andromaqi Gjergji është bashkautore në vepra të rëndësishme si “Histori e artit shqiptar” (1990), “Veshje Popullore Shqiptare” (1999, 2005), dhe “Albania – A Patrimony of European Values” (2000). Përmes studimeve të saj, Gjergji dokumentoi mikrokozmosin e fshatit shqiptar tradicional, jetën familjare e shoqërore, mjeshtëritë e prodhimit, si dhe marrëdhëniet e kulturës shqiptare me ndikimet mes Lindjes dhe Perëndimit.

Pjesëmarrja në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, përfshirja në programe të UNESCO-s dhe botimet enciklopedike e vendosën veprën e saj në qendër të vëmendjes së studiuesve vendas e të huaj.

Për kontributin e saj, u dekorua me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Andromaqi Gjergji u nda nga jeta më 8 korrik 2015, duke lënë pas një trashëgimi të pasur arkivore në fushën e trashëgimisë kulturore kombëtare, shkencore e albanologjike. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat