spot_img
E enjte, 28 Maj, 2026
20:25
HomeKosovaAntonio Costa nis turneun në Ballkan, më 3 qershor viziton Kosovën

Antonio Costa nis turneun në Ballkan, më 3 qershor viziton Kosovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do ta vizitojë javën tjetër rajonin e Ballkanit Perëndimor. Turneu i tij ballkanik do të nisë të hënën me qëndrim në Sarajevë, ndërsa do të përfundojë të enjten në Mal të Zi.

Vizita në Prishtinë është paraparë për të mërkurën, më 3 qershor, ku ai do të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe liderët e partive opozitare.

- Advertisement -

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian organizohet në prag të samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Kjo konsiderohet ngjarja më e rëndësishme politike për rajonin, e cila mbahet një herë në vit. Liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së pritet të kërkojnë nga të gjitha vendet e rajonit që ta shfrytëzojnë momentumin pozitiv në procesin e zgjerimit, të përmirësojnë sundimin e ligjit dhe të zgjidhin kontestet që kanë me fqinjët. /RTK

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat