spot_img
E diel, 19 Prill, 2026
00:24
HomeKosovaBahtiri thërret për “bashkim e unitet”: I kemi edhe 10 ditë afat...

Bahtiri thërret për “bashkim e unitet”: I kemi edhe 10 ditë afat për Presidentin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, duke komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit, u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë që të bashkohen, të krijojnë stabiliteti dhe t’i japin popullit sigurinë që meriton.

Bahtiri ka bërë thirrje që të lihen anash ndasitë para se të jetë vonë, dhe se, shteti nuk është lojë, por amanet i lënë me gjak.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

BASHKIM DHE UNITET: KOSOVA ËSHTË MBI TË GJITHA!

- Advertisement -

Të nderuar kolegë dhe qytetarë,

Jemi në ditët kur nuk kemi nevojë për triumfe partiake, por për përgjegjësi kombëtare.

Derisa ne merremi me inate e teke politike, Serbia po armatoset çdo ditë. Planet dhe objektivat e tyre ogurzeza janë ëndrra shekullore që nuk shuhen, e ne nuk duhet t’ua japim mundësinë ta bëjnë realitet KURRË atë ëndërr.

Kur bota është në kaos dhe kërcënimet rriten në kufijtë tanë, ne nuk guxojmë ta lëmë shtetin tonë pa zot shtëpie. Një Kosovë e përçarë është dhurata më e mirë për armiqtë tanë, siç u pa edhe në seancen e djeshme, kur Lista Serbe erdhi në kuvend, jo për të ndihmuar në zgjedhjen e dy anëtarët e gjykatës kushtetuese, por për ta bllokuar këtë proces.

Shteti nuk është lojë, por amanet i lënë me gjak.

Kemi edhe 10 ditë afat për të përmbyllur procesin e zgjedhjes së Presidentit/es. I bëj thirrje çdo deputeti: Të bëhemi bashkë, të krijojmë stabilitet dhe t’i japim popullit sigurinë që meriton.

T’i lëmë anash ndasitë përpara se të jetë vonë. Historia na gjykon për atë që ndërtojmë, ose për atë që lejojmë të shkatërrohet.

Për Kosovën e fortë dhe të bashkuar! 🇽🇰

AB

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat