Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, ka thënë se janë duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet zgjidhje e jo zgjedhje, të cilat krijojnë ngërç politik.
“Jemi duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur. Kosovës i duhet ZGJIDHJE e jo ZGJEDHJE, sepse zgjedhjet krijojnë vetëm ngërç politik, të cilat e çojnë Kosoven në një cikël të pafundshëm të zgjedhjeve, ku rrjedhimisht Kosova humb dhjetra miliona euro, të cilat janë djersë e qytetarëve tanë”, ka shkruar mes tjerash Bahtiri në profilin e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Jemi duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur.
Kosovës i duhet ZGJIDHJE e jo ZGJEDHJE, sepse zgjedhjet krijojnë vetëm ngërç politik, të cilat e çojnë Kosoven në një cikël të pafundshëm të zgjedhjeve, ku rrjedhimisht Kosova humb dhjetra miliona euro, të cilat janë djersë e qytetarëve tanë. E gjitha kjo pa asnjë arsye.
Prandaj, edhe njëherë, APELOJ tek kolegët deputet, që t’i thërrasin mendjes dhe të bëhen bashkpunues për zhbllokim e jo shkaktar për bllokada të pafundme.
AB



