spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
12:39
HomeRajoniBerisha: Protesta e 17 prillit, leksion për qeverinë - BE ia ka...

Berisha: Protesta e 17 prillit, leksion për qeverinë – BE ia ka mbyllur derën Ramës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Bashkimi Evropian i ka mbyllur derën kryeministrit Edi Rama, por jo shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e përjavshme të organizuar nga PD, Berisha u shpreh se integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm.

- Advertisement -

“Dy javë më parë ishin katër vende ato që bllokuan votimin e raportit thelbësor, pa të cilin asnjë kapitull nuk mbyllet. Dy javë më vonë janë nëntë vende. Ju garantoj se pas dy javësh të tjera do të jenë 15. Sa më shumë do ta njohë Evropa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ta neverisin atë, aq më shumë do të ngrihen kundër tij”, tha Berisha.

Ai kujtoi protestën e 17 prillit të njoftuar nga selia blu. “Ndaj, 17 prilli është një ditë e shqiptarëve, është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit. Le të mblidhemi në atë kryengritje me besim të plotë se fitorja është e qytetarëve”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Berisha tha se “shqiptarët nuk do të pajtohen kurrë me një regjim që e ka bërë Shqipërinë, që e ka bërë Tiranën qytet të pajetueshëm për të rinjtë shqiptarë, që i përzë ata rrugëve të botës, sepse nuk u ofron strehë, nuk u ofron punë, nuk u ofron të ardhme”.

“Ndaj dhe data 17 do të jetë leksioni i madh që do t’i jepet këtij regjimi. Do të vazhdojmë betejën tonë deri në fitoren e sigurt. Do të vazhdojmë betejën tonë për çeljen e rrugës së integrimit në BE. Ndaj, le të bëjmë detyrën tonë, t’u japim përgjigjen e merituar këtyre hajdutëve dhe të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe të ardhmes”, përfundoi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat