spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
02:52
Home Blog Page 1652

AKB: Në Kosovë brenda vitit mbyllen rreth dy mijë biznese

0

Mesatarisht në vit në Kosovë mbyllen rreth dy mijë biznese. Ky trend i falimentimit e pushimit të aktiviteteve të bizneseve viteve të fundit shkon në miliarda, sipas të dhënave të Aleancës së Bizneseve të Kosovës (ABK).

Kryetari i ABK-së, Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se shuarja e bizneseve në Kosovë është një trend në vazhdimësi që nga viti 2002.

Ai thotë se AKB-ja mat trendin e ndërmarrësisë ndër vite dhe se mesatarja e hapjes, siç thotë ai shkon në rreth 8000 biznese në vit, kurse mbyllen diku rreth dy mijë biznese në vit, raporton Ekonomia Online.

Shahini tha se nëse një biznes ka më shumë se gjashtë muaj që nuk krijon të hyra për vete dhe për shtetin, sipas tij i bie që ky biznes ka shuar aktivitetin e tij në mënyrë joformale.

“Shuarja e Bizneseve në Kosovë është një trend në vazhdimësi që nga viti 2002 e këndej. AKB-ja mat trendin e ndërmarrësisë ndër vite dhe mesatarja është diku që janë hap rreth 8000 biznese në vit dhe mbyllen mesatarisht edhe dy mijë biznese në vit, dhe ky është një trend mesatar gjatë viteve, por trendi i shuarjes së falimentimit, pushimit të aktiviteteve të bizneset viteve të fundit është miliarda”, tha Shahini.

Shahini thekson se për ta shuar një biznes në formën zyrtare është një procedurë e ngarkuar dhe bizneset, prandaj sipas tij shpesh e shuajnë aktivitetin e vet, por zyrtarisht nuk arrijnë për shkak të procedurave.

“Numri i këtyre bizneseve brenda 4 viteve të fundit është diku rreth 18 mijë biznese që mesatarisht supozohet që kanë pasur një deri në dy të punësuar e që ky numër mund të jetë shumë i lartë në krahasim me bizneset e reja që janë hap brenda 4 viteve, dhe brenda 4 viteve janë hapur 42 mijë e 900 biznese që supozohet, prapë këta kanë pasur një deri në dy të punësuar që mesatarisht janë punësuar rreth 55 mijë punëtorë në kompanitë e reja. Por, vlen të theksohet se kompanitë e reja të regjistruara shpesh regjistrohen dhe nuk bëjnë aktivitet, kurse kompanitë e shuara ato kanë bërë aktivitet kanë punuar dhe kanë mbetur pa aktivitet dhe pa të mira për veti, për kompaninë dhe për familjen e vet”, ka thënë Shahini.

Shahini tha se ikja e të rinjve nga Kosova përfshinë të gjitha profesionet dhe se tash, sipas tij, kjo po dëmton kompanitë.

Ndërsa, për pagat në Kosovë tha se janë rritur dukshëm, “nga viti 2002 e deri në vitin 2023 pagat në Kosovë janë rritur në 202 për qind”.

Por, pavarësisht kësaj, ai bënë të ditur se qytetarët po ikin nga Kosova.

“Ikja e punëtorëve të Kosovës është nga të gjitha profesionet, duke përfshirë këtu punëtorët e thjeshtë, punëtorët profesional, inxhinier, polic, ushtarë, mjek, farmacist, infermieri, dhe ky është një trend që ka një shifër 4 vjeçare mbi 200 mijë qytetarë të vendit. Mbi 35% të tyre kanë qenë të punësuar dhe kanë pasur pagën mbi 400 euro dhe kjo është për neve shqetësim i madh se po na ik truri lirisht të themi i profesionalistëve të Kosovës”, tha Shahini.

Ai tha se shteti duhet të bëjë çmos që ta ndal trendin e ikjes, të krijojë mundësi dhe po ashtu t’i rris pagat, e që sipas tij ndikon direkt në rritjen e standardit jetësor.

“Nëse marrim trendin e rritjes së pagave nga viti 2002-2004 deri në vitin 2023, pagat në sektorin publik janë rritur 202%. Vetëm në periudhën 2004-2015 janë rritur pagat 150% në sektorin publik, nga 2015 e këndej janë rritur pagat edhe 50% që e kap vlerën totale 202%, kurse në sektorin privat nga viti 2004 deri në vitin 2023 janë rritur pagat 64%. Mesatarisht aq ka qenë edhe inflacioni në periudhën 2002-2023. Prandaj, pagat mbesin problemi kryesor pse qytetarët na ikin nga vendi, apo pse kërkon standard jetësor më të mirë secili qytetar i vendit, secili profesion dhe ne do të duhet t’i krijojmë këto kushte qoftë në sektorin privat dhe publik që punëtorët tonë t’a kanë jetën minimale të siguruar me pagat e veta në mënyrë që të ndalet trendi i ikjes”, tha ai.

Shahini tha se pasojat që do të ketë ekonomia në vend janë të larta dhe janë të dukshme, sepse siç deklaron ai nga 213 mijë punonjës që kanë ikur, 135 për qind prej tyre janë profesionist të fushave. Prandaj, kjo ai alarmon se e varfëron fuqinë punëtore.

“Pasojat janë të larta dhe janë të dukshme nga 213 mijë të ikur, rreth 35% janë profesionist të fushave të ndryshme që kanë qenë në puna qoftë në sektorin privat dhe publik dhe kjo neve na varfëron fuqinë punëtore në treg të punës e varfëron konsumin njëkohësisht e varfëron edhe tregun natalitetin dhe të gjitha këto janë varfëri të vendit”, tha Shahini.

Ndërkaq, ai tha se fuqia konkurruese në Kosovë është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës të nenit 10 dhe janë treg i lirë dhe i hapur, dhe pikërisht për këtë arsye Shahini tha se kanë të drejtë të hapin kompani dhe të gjejnë punëtorë jashtë vendit.

“Fuqia konkurruese në Kosovë është e garantuar me kushtetutën e Kosovës neni 10 dhe këto janë treg i lirë dhe treg i hapur. Prandaj, ne kemi të drejtë edhe të hapim kompani edhe të gjejmë punëtorë edhe jashtë vendit. Ky trend ka vazhduar në vitin e kaluar ku mbi 5 mijë të huaj kanë ardhur në Kosovë dhe punojnë. Ky është një shqetësim për ne, për arsye se ne i kemi të rinjtë tonë këtu. Këta ikin shkojnë diku dhe ne marrim nga dikush. Kështu që kjo është ndoshta jo e drejtë e institucioneve të Kosovës që nuk marrin veprime konkrete për të ndalë këtë trend negativ”, tha Shahini.

Shahini tha se pas pandemisë tregu është hapur dhe ka qenë rritje artificiale, prandaj edhe inflacioni thekson se ka ndikuar negativisht tek vendi dhe ekonomia. “Ekonomia e vendit gjatë udhëtimit të vet ka pasur tronditje, turbulenca të ndryshme natyrisht edhe rritje, por rritja e ekonomisë së vendit do të vlerësohet çfarë do kohe nëse a ia ka lënë shifrën dy shifrore, nëse ne e vlerësojmë se kur kemi pas investime më të mëdha, atëherë ato kanë qenë para vitit 2020. Nëse ne e vlerësojmë kur ka pasur rritje më të madhe në shifra ka qenë viti 2022, e cila ka qenë rritja më e madhe ekonomike dy shifrore, por për shkak ajo ka qenë pas mbylljes së pandemisë u hap tregu dhe ka qenë një rritje artificiale, prandaj edhe inflacioni e ka bërë të vetën. Inflacioni ka ndikuar negativisht tek vendi dhe tek ekonomia e vendit, por institucionet e shtetit të Kosovës kanë marrë veprime simbolike për të rritur ekonominë e vendit dhe për ta luftuar varfërinë dhe për ta luftuar edhe inflacionin të cilin nuk varet vetëm prej neve, por prapë se prapë Kosova dhe ekonomia e saj po ec falë sektorit privat pa mbështetje nga shteti”, përfundoi Shahini.

Anija me mbetje të rrezikshme, ankorohet në Portin e Durrësit

0

Ankorohet në Portin e Durrësit anija “Moliva”, e cila dyshohet se transporton mbetje të rrezikshme me një ngarkesë prej 102 kontejnerësh.

Anija është ankoruar në kalata nr. 7, aty ku do të bëhet edhe procesi i shkarkimit të ngarkesës, proces ky i cili pritet të zgjasë përreth tre orë.

Nga kalata nr.7, kontejnerët nën masa të rrepta sigurie do të shoqërohen nga policia dhe autoritetet e ngarkuara për mbikëqyrjen e tyre, drejt Porto Romanos, pranë Parkut Ekologjik.

Në këtë zonë është përgatitur një vend i posaçëm, duke përmbushur kushtet e vendosura nga Prokuroria për monitorim 24 orë me kamera sigurie dhe në një ambient të sigurt mjedisor.

Materialet do të qëndrojnë nën mbikëqyrje të rreptë gjatë gjithë kohës, deri në përfundim të hetimit nga organi akuzës.

102 kontejnerë kanë qëndruar të bllokuar në anijen turke “Moliva” që prej datës 28 tetor.

Qeveria shqiptare ka nisur hetimin për të përcaktuar nëse materialet janë të rrezikshme apo jo dhe se nga ku e kanë origjinën.

Hetimet po kryhen në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit (OLAF).

Aleatët e Nënpresidentes Harris fajësojnë Presidentin Biden për humbjen e saj

0

Emri i Joe Biden nuk ishte në fletëvotime në zgjedhjet e 5 nëntorit, por historia ka të ngjarë ta kujtojë humbjen e madhe të Kamala Harrisit edhe si humbjen e tij.

Pas fitores bindëse të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, disa nga mbështetësit e nënpresidentes po shprehin pakënaqësinë e tyre duke thënë se fakti që zoti Biden priti deri në verë për t’u tërhequr nga gara– pavarësisht shqetësimeve të hershme të votuesve për moshën e tij dhe shqetësimeve për inflacionin pas pandemisë, si edhe për gjendjen në kufirin SHBA-Meksikë – vulosi humbjen e Shtëpisë së Bardhë nga partia e tij.

“Përgjegjësia më e madhe për këtë humbje është e Presidentit Biden,” thotë Andrew Yang, i cili kandidoi kundër zotit Biden në vitin 2020 për emërimin e partisë demokrate dhe e mbështeti kandidaturën e pasuksesshme të zonjës Harris.

“Nëse ai do të kishte dhënë dorëheqjen në janar dhe jo në korrik, ne mund të ishim në një situatë shumë të ndryshme.”

Zoti Biden largohet nga posti pasi i nxorri Shtetet e Bashkuara nga pandemia më e keqe prej një shekulli, nxiti mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën pas agresionit të Rusisë dhe miratoi një paketë prej 1 trilionë dollarësh për infrastrukturën në vend që do të ketë ndikim për vite me radhë.

Por pasi kandidoi katër vjet më parë kundër zotit Trump për të “rikthyer shpirtin e vendit”, zoti Biden do t’ia përcjellë postin paraardhësit të tij pas vetëm një mandati. Zoti Trump është zotuar ta reformojë rrënjësisht qeverinë federale dhe të tërhiqet nga shumë nga prioritetet e zotit Biden.

“Ndoshta pas 20 ose 30 vjetësh, historia do ta kujtojë Bidenin për disa nga këto arritje,” thotë Thom Reilly, bashkëdrejtor i Qendrës për një Demokraci të Pavarur dhe të Qëndrueshme në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

“Por në një të ardhme afatshkurtër, do të jetë e vështirë që ai t’i shmanget trashëgimisë së të qenit presidenti që mundi Donald Trumpin vetëm për t’i hapur rrugën një administrate tjetër të Donald Trumpit katër vjet më pas.”

Të enjten zoti Biden nuk e përmendi drejtpërdrejt pakënaqësinë e elektoratit ndaj presidencës së tij, por tha se amerikanët do të ndjejnë efektet e nismave legjislative të administratës së tij për vitet në vijim.

“Mos harroni gjithçka që arritëm”, tha zoti Biden në një fjalim të shkurtër në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë ku morën pjesë anëtarë të kabinetit dhe ndihmës të lartë, por jo zonja Harris. “Ishte një presidencë historike – jo sepse jam unë president, por falë asaj që kemi bërë. Asaj që keni bërë ju.”

Ai lëshoi një deklaratë menjëherë pasi zonja Harris mbajti fjalimin e saj ku pranoi humbjen të mërkurën, duke e vlerësuar atë për një “fushatë historike” në “rrethana të jashtëzakonshme”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve në lidhje me kritikat se zoti Biden priti shumë gjatë për t’u tërhequr.

“Ai besoi se mori vendimin e duhur,” tha zonja Jean-Pierre në konferencën e përditshme për shtyp.

Vetëm rreth 4 ndër 10 votues në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 e miratuan punën e zotit Biden si president, sipas AP VoteCast, një sondazh me më shumë se 120,000 votues në mbarë vendin. Afërsisht 6 ndër 10 nuk e miratuan atë dhe Donald Trump bëri për vete një shumicë të ndjeshme të atyre votuesve që ishin të pakënaqur me zotin Biden.

Disa demokratë me peshë, përfshirë tre këshilltarë të fushatës së zonjës Harris, shprehën zhgënjimin e thellë që zoti Biden nuk pranoi që më herët në ciklin zgjedhor se nuk e përballonte dot sfidën e rikandidimit. Këshilltarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të komentonin publikisht.

81 vjeçari Biden i dha fund fushatës së tij për rizgjedhje në korrik, disa javë pas një paraqitjeje tepër të dobët në një debat përballë zotit Trump, që ngriti pikëpyetje lidhur me mprehtësinë mendore të tij për të qenë një kandidat i besueshëm.

Por sondazhet kishin treguar prej kohësh se shumë amerikanë ishin të shqetësuar për moshën e tij. Rreth 77% e amerikanëve thanë në gusht të vitit 2023 se zoti Biden ishte shumë i moshuar për të qenë efektiv edhe për katër vjet të tjera, sipas një sondazhi nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Çështjet Publike NORC (AP-NORC).

Presidenti u tërhoq më 21 korrik pasi u nxit në mënyrë jo edhe aq delikate nga figurat e njohura të Partisë Demokrate, përfshirë ish-presidentin Barack Obama dhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi që të hiqte dorë nga gara për rizgjedhje.

Zoti Biden mbështeti zonjën Harris për kandidaturën. Ligjvënësi nga shteti i Masaçusetsit Seth Moulton, një nga disa ligjvënësit demokratë që i kërkuan publikisht zotit Biden të largohej këtë verë, tha të enjten në CNN se Partia Demokrate “do të kishte qenë në një pozicion shumë më të mirë” nëse zoti Biden do ta kishte lënë garën më herët.

Zoti Yang argumentoi se edhe udhëheqësit e Partisë Demokrate duhet të mbahen përgjegjës që pritën aq gjatë për të larguar zotin Biden. Me pak përjashtime, si ligjvënësi nga Minesota, Dean Phillips, demokratët nuk dolën të flisnin hapur për moshën e zotit Biden.

“Pse nuk u bë një gjë e tillë nga ndonjë udhëheqës demokrat?” tha zoti Yang. “Arsyeja është një mungese guximi dhe pavarësie dhe një karrierizëm i tepruar”.

Fushata vuajti gjithashtu pasojat e zemërimit të votuesve arabo-amerikanë dhe të rinjve për qasjen ndaj luftës së Izraelit në Gaza dhe Liban.

Senatori Bernie Sanders, një aleat i Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Harris, tha në një deklaratë se demokratët nuk po u kushtonin rëndësi shqetësimeve të amerikanëve të klasës së mesme.

“A do të nxjerrin ndonjë mësim real nga kjo fushatë katastrofike ata që mbështesin interesat e të pasurve dhe konsulentët e paguar mirë që kontrollojnë Partinë Demokrate?” tha ligjvënësi i pavarur nga Vermonti.

Zonja Harris arriti të ngjallte entuziazëm shumë më të madh sesa zoti Biden në bazën e partisë. Por ajo nuk arriti të shprehte qartë se si do të ndryshonte administrata e saj nga ajo e zotit Biden.

Në një emision televiziv në shtator, Nënpresidentja Harris nuk mund të përmendte ndonjë shembull se si do të merrte një vendim të ndryshëm nga zoti Biden.

“Nuk më vjen ndonjë gjë ndër mend,” tha zonja Harris, duke i dhënë fushatës së zotit Trump material për reklama që u transmetuan deri ditën e zgjedhjeve.

Këshilltarët e zonjës Harris thanë se fushata e shkurtër e bëri edhe më të vështirë për nënpresidenten që të distanconte veten nga presidenti. Nëse zoti Biden do të ishte tërhequr në fillim të vitit, thanë ata, kjo do t’u kishte dhënë demokratëve kohë të mjaftueshme për të mbajtur zgjedhje brenda partisë. Një garë brenda partisë do ta kishte detyruar zonjën Harris ose një kandidat tjetër të mundshëm që t’i theksonin më shumë dallimet me zotin Biden.

Këshilltarët demokratë e pranojnë se pakënaqësia e thellë në lidhje me kostot në rritje si pasojë e pandemisë dhe shqetësimet e gjera në lidhje me sistemin e imigracionit të SHBA-së, ishin të rëndësishme për votuesit në shtetet kyçe.

Megjithatë, ata thanë se zoti Biden i kishte vënë demokratët në një pozitë të vështirë.

David Plouffe, një këshilltar i lartë i zonjës Harris, tha se ekipi i fushatës “u përpoqën me mish me shpirt për vendin e tyre”.

“Ne u ngritëm nga një pikë shumë e ulët, por mesa duket jo mjaftueshëm,” tha ai. “Një humbje e dhimbshme”.

Ky postim u fshi më vonë.

Disa përkrahës të zonjës Harris thonë se do të kishin dashur që ajo të kishte pasur më shumë kohë për të bërë për vete votuesit amerikanë.

Përveç Shtëpisë së Bardhë, republikanët do të kontrollojnë edhe Senatin. Kontrolli për Dhomën e Përfaqësuesve nuk është përcaktuar.

Matt Bennett, nënkryetar ekzekutiv i grupit “Rruga e Tretë”, një aleat i demokratëve, tha se është momenti më i vështirë i partisë që ai ka parë.

“Harris u vu në një pozitë shumë të vështirë, pjesërisht për shkak të zotit Biden dhe pjesërisht për arsye të tjera”, thotë zoti Bennett, i cili ishte këshilltar i Nënpresidentit Al Gore gjatë administratës së (Presidentit) Klinton.

“A do të ishin në një pozitë më të mirë demokratët nëse Biden do të ishte tërhequr më herët? Nuk e di nëse mund ta themi me siguri, por kjo është një pyetje e vlefshme.”

“Tita” i dyshuari për vrasjen në Gjilan!

0

Storm•/ e fundit: “Tita,” i njohur në Gjilan me këtë nofkë, por me emrin e vërtetë Valmir Salihu, është i dyshuari i vetëm deri tani për vrasjen në Gjilan. Më herët, storm• ka raportuar për një vrasje të ndodhur në Gjilan, ku policia dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e një 37-vjeçari, i cili është gjetur buzë rrugës në Gjilan.

Familja e të vrarit ka thënë për Klan Kosovën se nuk dyshon në askënd në këto orët e para dhe se ai nuk kishte shfaqur ndonjë brengë apo problem me ndokënd.

Vrasje e rëndë në Gjilan, Policia jep detajet

Milo: Shqipëria nuk ka arsye të ketë frikë nga rikthimi i Trumpit në presidencë

0

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka komentuar rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndikimin e tij në zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.

Milo theksoi se, gjatë periudhës kur Trump ishte president, Shqipëria nuk ka hasur në probleme, duke e cilësuar atë si një president “jokonvencional” që solli dinamizëm dhe një stil të veçantë në politikën ndërkombëtare, raporton News24.

“Kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë, nuk solli probleme për Shqipërinë. Është një president jokonvencional, i cili solli një risi dhe dinamizëm të ri, shpeshherë zhurmues,” tha Milo.

Ai theksoi se, megjithëse Trump kishte një stil të veçantë dhe mund të kishte krijuar polemika, nuk kishte asnjë indikacion që Shqipëria të kishte ndjerë ndikime negative të drejtpërdrejta nga politika e tij.

Ish-ministri vuri në dukje se Shqipëria nuk ka arsye të ketë frikë nga mundësia e rikthimit të Trump në presidencë.

“Sa na takon ne si Shqipëri, nuk kemi arsye të kemi frikë që Trump po vjen për herë të dytë në presidencë,” shtoi ai.

Milo theksoi se shqetësimet kryesore për Shqipërinë lidhen më shumë me çështje të tjera ndërkombëtare, si marrëdhëniet e SHBA-së me Evropën, Rusinë dhe Kinën, të cilat ndikojnë në tërësinë e politikës globale dhe reflektohen në rajonin e Ballkanit.

Osmani optimiste: U bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet, të lirë kur ishin demokratët

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Evropës dhe SHBA-së edhe nën administratën e presidentit Donald Trump.

Osmani teksa ishte në Hungari në Samitin e Komunitetit Politik të Evropës theksoi se nuk e sheh si kërcënim për Kosovën zgjedhjen e Trumpit pasi Kosova gjithnjë ka pasur mbështetje si nga republikanët, po ashtu edhe demokratët.

Gjithashtu duke folur për Samitin e Komunitetit Politik të Evropës Osmani tha se është një mundësi e mirë për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje për sfidat.

“Kosova e ka pasur mbështetjen dypartiake të secilës administratë të SHBA-së që në fillimet e viteve ’90. Jemi bekuar me atë mbështetje dhe për këtë kemi çdo arsye të besojmë se mbështetja do të vazhdojë edhe me administratën të presidentit Trump. Nuk e shoh si kërcënim. Kosova, në fakt, ka përfituar për dekada nga një mbështetje dypartiake nga Shtetet e Bashkuara. Ne u bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet. Ne u bëmë të lirë kur demokratët ishin në pushtet… Ne kemi punuar shumë ngushtë me çdo administratë dhe besoj fuqimisht se do të vazhdojë të jetë kështu”, tha Osmani.

Erdogan: Asnjë arsye pse procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE po bllokohet

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm pse procesi i anëtarësimit të Turqisë po bllokohet prej vitesh, duke theksuar se përfshirja e plotë e Turqisë në përpjekjet e mbrojtjes të Bashkimit Evropian është e domosdoshme për paqen dhe sigurinë e Evropës.

Erdogan mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po zhvillohet në Budapest.

Ai tha se përfshirja e plotë e Turqisë në përpjekjet e mbrojtjes të Bashkimit Evropian është e domosdoshme për paqen dhe sigurinë e Evropës.

“Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm pse procesi i anëtarësimit të një vendi kandidat i BE-së si Turqia, që jep kontribute të rëndësishme, po bllokohet prej vitesh”, theksoi presidenti turk.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se “negativitetet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë po thellohen dita-ditës. Zgjatja e luftës i lë gjithnjë e më pak hapësirë ​​diplomacisë”.

Ai tha se javët e kaluara ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa para tij ka pritur në takim kryediplomatin ukrainas, Andrii Sybiha.

“Ua përcolla mesazhin se duhet t’i japim hapësirë diplomacisë”, tha Erdogan.

Erdogan foli edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

“Gjenocidi që po vazhdon prej një viti në Gaza është turpi i përbashkët i njerëzimit. Kësaj i shtohen edhe sulmet e pamoralshme dhe ilegale në Bregun Perëndimor dhe Liban”, tha Erdogan duke shtuar se ”ata që mbështesin pa kushte agresionin e Izraelit, duhet ta dinë se janë bërë bashkëfajtorë në krimet e kryera”.

Presidenti turk foli edhe për luftën kundër organizatave terroriste.

“Duam të shohim bashkëpunim konkret nga partnerët tanë evropianë në luftën kundër organizatës terroriste PKK”, tha ai duke shtuar se ”presim që të plotësohen kërkesat tona për bashkëpunim gjyqësor dhe administrativ nga vendet evropiane, ku FETO ka prezencë aktive”.

Ai theksoi se është përgjegjësi e të gjithëve që të luftojnë kundër terrorizmit në bashkëpunim dhe solidaritet, pa bërë asnjë dallim mes organizatave terroriste.

Limaj – Kurtit: Tregona 1 m² ku e ke investuar?

0

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, pjesë e koalicionit me AAK-në e Haradinajt për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, pati shumë kritika për qeverinë dhe qeverisjen e Kryeministrit Kurti, duke thënë se ai nuk ka investuar as edhe një metër katror askund.

“Nëse një gjë të tillë e ka bërë, tregon, dhe pranojnë ai dhe ministrat e tij të dalin në debate dhe t’i përballim argumentet, kush çfarë ka bërë në kohërat e tij. Ne dikur dhe Kryeministri Kurti në pesë vitet e fundit?”

Po ashtu, në këtë intervistë përballë analistëve, ish-ministri Limaj tha se qytetarët duhet vetë të bëjnë matje dhe të ngrisin pyetje: “Nëse sot po jetojnë më mirë se para katër viteve? Nëse kanë të hyra më shumë se para katër vjetëve? Nëse kanë mundësi më shumë se para katër vjetëve?” Dhe disa pyetje të tjera krahasuese!

Galatasaray ‘arrë’ e fortë për anglezët

0

Janë mbyllur 9 ndeshjet e para të fazës së 3-të të Europa League teksa u shënuan 24 gola.

Galatasaray triumfoi 3-2 ndaj Tottenham në një ndeshje spektakolare.

Në Stamboll, vendasit realizuan në pjesën e parë me Akgun, ndërsa spikati Osimhen me dopietë.

Mysafirët “tundën rrjetën” me Lankshear, në të 18-tën.

Në pjesën e dytë, goli i Solanke futi në lojë Spurs por gjithsesi anglezët dolën pa pikë nga kjo ndeshje.

Roma barazoi 1-1 ndaj Royale Union SG, në ndeshjen e mbajtur në King Baudouin Stadium (Brussels).

Golit të Mancinit iu përgjigj Mac Allister.

Në ndeshjet e tjera, Nice-Twente përfundoi 2-2, ndërsa Rangers i Bajramit barazoi 1-1 me Olympiacos.

Pas 9 sfidave të para të kësaj mbrëmje, vendi i parë mbahet nga Galatasaray me 10 pikë.

Po aq pikë kanë dhe Frankurt i vendit të dytë dhe Bilbao që renditet i 3-ti.

 

Njihuni me aplikacionin që po ia merr të rinjtë Instagramit

0

Në vitet e fundit, një valë e re e platformave sociale ka fituar popullaritet.

Një prej këtyre platformave është BeReal, e cila ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e brezit Gen Z, duke sjellë një qasje më autentike dhe më të sinqertë se Instagram-i.

Por përse po ndodh ky zëvendësim?

Çfarë e bën BeReal dhe platforma të ngjashme kaq tërheqëse për këtë brez?

Brezi i ri është rritur në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe perfekte dhe të kuruara.

Instagrami, i cili fillimisht ishte një platformë për ndarjen e momenteve të përditshme, është kthyer në një hapësirë ku njerëzit shpesh shfaqin vetëm anët më të mira të jetës së tyre.

Për shumë të rinj, kjo paraqitje e përsosur duket artificiale dhe shkakton stres.

Në këtë kontekst, BeReal ofron një qasje tjetër: përdoruesit ndajnë një foto pa filtra në një moment të rastësishëm të ditës. Kjo i detyron ata të tregojnë realitetin ashtu siç është, pa mundësinë për të manipuluar pamjen.

Në Instagram, popullariteti matet nga numri i ndjekësve dhe pëlqimeve, gjë që shpesh krijon një “garë” të padukshme për të fituar vëmendje.

BeReal heq këtë element presioni, pasi nuk ka algoritëm që promovon përmbajtjen bazuar në pëlqime apo numrin e ndjekësve. .

Ndërkohë që Instagrami promovon më shumë ndarjen e postimeve me një audiencë të gjerë, BeReal fokusohet në ndarjen e momenteve me një grup të ngushtë miqsh. .

Në platforma si Instagram, algoritmet diktojnë atë që përdoruesit shohin, shpesh duke promovuar përmbajtje komerciale ose me pagesë.

Shumë të rinj e shohin këtë si një manipulim të eksperiencës së tyre sociale dhe ndihen të lodhur nga mbingarkesa e reklamave.

Platforma si BeReal dhe të ngjashme, synojnë t’u ofrojnë përdoruesve përmbajtje të papërpunuar, pa ndërhyrje të shumta komerciale dhe pa ndikimin e algoritmeve, duke i bërë ata të ndihen më në kontroll të përvojës së tyre online.

Këto arsye duket se po largojnë shumë abonues nga Insgrami por se sa ky trend do të vazhdojë do të shihet ndër vite.