spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
01:04
Home Blog Page 1653

Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ushqimin e FSK-së

0

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka komentuar raportimet e mediave e ditëve të kaluara për mungesë të ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Maqedonci i ka cilësuar këto lajme si “të pavërteta” dhe të nxitura nga forca të jashtme dhe të brendshme që, sipas tij, synojnë të krijojnë pasiguri dhe të destabilizojnë sigurinë e vendit.

“Lajmet më të vërtetët kanë qenë një gjë e pahijshme. Veçanërisht kur kemi parasysh faktin se për asnjë moment, asnjë ushtar i FSK-së nuk ka mbetur pa bukë, ashtu siç është prezantuar shpesh në media. Dhe po vazhdon të prezantohet herë pas here. Mendoj që ka qenë më shumë një histeri kolektive, që ka kapluar jo vetëm mediat por edhe njerëzit tjerë. Që ka mundur të shtyhet edhe faktorë të brendshëm dhe jashtëm, që jo detyrimisht po ia duan të mirën vendin tonë dhe FSK-së”, ka thënë Maqedonci në Debat Plus.

Ministri sugjeroi se disa prej këtyre raportimeve mund të jenë nxitur nga individë që mbajnë lidhje me shërbime të huaja dhe kanë synim të cenojnë interesat e Kosovës.

“Brenda vendit mund të kemi ende faktorë që kanë lidhjet e tyre jashtë Kosovës. Më saktësisht kemi pasur raste kur janë identifikuar edhe persona të cilët vazhdojnë të punojnë edhe për shërbime të huaja. Dhe ato dashakeqe për vendin tonë . Është ushqyer si lajm nga shërbimet dashakeqëse, është rritur, formësuar në mënyrë të  krijojë pasiguri. Pa u marrë parasysh deklaratat zyrtare, të cilat janë nga i gjithë stafi i ministrisë”, ka shtuar ministri Maqedonci.

E përditësuar / Hamza: Është jetike për Kosovën që t’i kultivojë raportet me SHBA-të

0

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur, për fitoren e republikanit Donald Trump, në zgjedhjet parlamentare amerikane.

Ai ka thënë se është jetike për Kosovën që t’i kultivojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë, Bedri Hamza thotë se raportet duhet të ngritën sa më lartë.

Në këtë mënyrë, Hamza thotë se Kosova do të përfitojë në të gjitha aspektet, politikisht, ekonomikisht e në rrafshin diplomatik.

Hamza ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me administratën Trump, i cili në janar të vitit të ardhshëm zyrtarisht e merr mandatin.

“Për ne në Kosovë është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i kultivojmë raportet jashtëzakonshme të mira, korrekte, të afërta, edhe si miq edhe si partner me SHBA-të. Kjo është ka qenë, dhe do të jetë jetike për shtetin e Kosovës dhe qytetaret e saj”, tha ai.

“Raportet duhet të kultivohen e të ngritën në nivele sa më të larta dhe prej kësaj miqësie  dhe partneriteti strategjik të fitojë Kosova edhe në aspektin politik, ekonomik, edhe në aspektin diplomatik në favor të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai në Pressing.

“Jam i bindur që do të vazhdojë bashkëpunimi i Kosovës me administratën Trump”, ka thënë mes tjerash Hamza.

***

Kritika ndaj motos “Mundet ma mirë” të Bedri Hamzës: A Reflekton Nevojën për T’u Ndryshuar Qeveria e Kosovës?

“Gjatë rrugëtimit tim kam përmirësuar veten. Kështu mund ta përmirësoj edhe Kosovën,” tha në Pressing, Bedri Hamza, kandidati zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër. Hamza ka marrë shumë kritika për moton elektorale “Mundet më mirë,” një moto që nuk e reflekton një agjendë të një partie opozitare që po synon seriozisht të marrë udhëheqjen e qeverisë së Kosovës!

Bedri Hamza, kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, ka zgjedhur një moto elektorale, “Mundet ma mirë,” e cila ka shkaktuar kritika për mungesë të qartësisë dhe theksit në një agjendë të fuqishme opozitare. Një moto e tillë mund të shihet si e paqartë dhe e pamjaftueshme për një parti që synon seriozisht të marrë drejtimin e qeverisë, duke e bërë më të vështirë për votuesit të kuptojnë se çfarë është plani i partisë për përmirësimin e situatës në Kosovë. Në vend që të ofronte një vizion të qartë për të ardhmen, kjo moto duket më shumë si një mesazh optimist, por pa angazhime konkrete për ndryshimin e thellë që shumë ekspert e shohin si të nevojshëm.

Barcelona po mendon seriozisht pensionimin e Lewandowskit

0

Një nga pikat e tensionit në Barcelonë në muajt e fundit të mbretërimit të Xavi Hernandez ishte Robert Lewandowski.

Trajneri katalanas mendonte se Blaugranët duhej të gjenin një sulmues të ri, megjithatë, trajneri Hansi Flick, e ka rigjallëruar 36-vjeçarin dhe shifrat e tij kanë qenë të shkëlqyera këtë sezon.

Forma e tij e jashtëzakonshme do ta çojë atë në një vit të katërt në Barcelonë, pasi marrëveshja e tij aktuale zgjatet nëse ai luan të paktën 45 minuta në gjysmën e ndeshjeve të tyre këtë sezon – një shifër që ai duket i sigurt se do ta arrijë.

Lewandowski ka deklaruar publikisht se beson se i kanë mbetur edhe dy ose tri vite në nivelin më të lartë dhe Flick është i të njëjtit mendim.

Trajneri i Blaugranas beson se polaku mund ta bëjë këtë përsëri vitin e ardhshëm dhe ai mund të ketë mjaftueshëm në këmbët e tij për të luajtur për vitin e pestë në Barcelonë, kur ai do të mbushte 38 vjeç.

Nëse ai vazhdon të performojë sezonin e ardhshëm, atëherë është një çështje që Lewandowski dhe Barcelona do të diskutojnë me qetësi, raporton Sport.

Sulmuesi veteran dhe familja e tij janë të kënaqur duke jetuar në kryeqytetin katalanas, dhe nëse rroga e tij ulet sezonin e ardhshëm, ai do të ishte i gatshëm të bënte një ulje të madhe pagash nëse sezoni i pestë do të ishte i mundshëm.

Në fillim të këtij sezoni u raportua se presidenti Joan Laporta ishte i prirur të shkonte për një nënshkrim, duke ‘ëndërruar’ Erling Haaland, por kjo është shtyrë për një ose dy vjet duke pasur parasysh formën e ish-sulmuesit të Bayernit.

Drejtori sportiv Deco është pak më i kujdesshëm për t’u mbështetur ekskluzivisht te sulmuesi polak.

Plani i tij është të shikojë për një të ardhme që do të vijë verën e ardhshme.

Do të ishte një lojtar që mund të ndihmojë në plotësimin e Lewandowskit, dhe ta lejojë atë të pushojë ndonjëherë, si dhe anëtarët e tjerë të treshes së përparme.

Barcelona nuk dëshiron të shpenzojë shumë para nëse nuk paraqitet një mundësi kryesore, dhe Jonathan David i Lille, i disponueshëm falas në verën e vitit 2025, është një opsion që ata po e vëzhgojnë me interesim të madh.

Cila është koha ideale për të konsumuar kafenë?

0

Nëse konsumoni kafe, menjëherë pasi jeni ngritur nga krevati, atëherë do të duhet ta rimendoni atë.

Shumë njerëz mendojnë se një filxhan kafe do t’i zgjojë dhe do t’i bëjë të kenë më shumë energji, por siç rezulton, pirja e një kafeje shumë herët mund t’ju pengojë gjumin.

Rex Isap, eksperti i gjumit në Happy Beds, rekomandoi që mos te konsumoni kafen, për një orë pasi të jeni zgjuar nga gjumi.

“Gjatë ditës truri i juaj prodhon një kimikat të quajtur adenozinë. Në thelb, kjo nxit gjumin; ndërsa jeni zgjuar më gjatë, ajo grumbullohet dhe ju ndihmon të ndiheni të përgjumur. Por kafeina bllokon receptorët e adenozinës, gjë që ju mban vigjilent dhe nxit zgjimin. Nëse keni pasur ndonjëherë vështirësi për të fjetur pas një kafeje, kjo mund të jetë arsyeja”.

“Kur bëhet fjalë për kohën ideale për të pirë kafen tuaj të parë, ne mund të priremi të pimë sapo të zgjohemi”.

Idealisht, ai pohon se duhet të prisni një orë para se të zgjoheni plotësisht, për të korrur përfitimet.

Putin pas fitores së Trump: Një rend i ri botëror po formohet para syve tanë

0

Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij të parë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet amerikane, në Forumin Valdai në vendpushimin e Soçit.

“Një rend krejtësisht i ri botëror po formohet para syve tanë. Po vjen momenti i së vërtetës, rendi i vjetër ka ikur, një luftë e papajtueshme po bëhet për formimin e një të riu. 20 vitet e ardhshme do të jenë më të vështira”, ai tha ndër të tjera.

“Rusia nuk e sheh qytetërimin perëndimor si armik”, shtoi ai.

Ai njoftoi se e kishte uruar Trumpin.

“Jam gati të flas me Trump”, tha Vladimir Putin, derisa e përshkroi Trumpin si një “burrë të guximshëm” dhe tha se çdo ide që lehtëson fundin e krizës në Ukrainë meriton vëmendje.

Disa të arrestuar nga policia në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar në përfshirje në narkotik dhe fajde.Ata janë vënë në pranga pas një aksioni të ndërmarrë nga policia në lagjen Janina të Prizrenit.
Më herët storm● ka raportuar për këtë aksion të ndërmarrë me qëllim të uljes së nivelit të krimit.

në këtë kuptim lexoni edhe ⇓

Aksion i madh i policisë në Prizren

Blinken synon të vazhdojë punën për përfundimin e konflikteve në Lindjen e Mesme

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, planifikon të punojë deri në fund të mandatit për t’i dhënë fund luftërave në Gazë dhe Liban.

Administrata e re amerikane do të udhëhiqet nga republikani Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në përfundimin e luftës në Gazë, përfundimin e luftës në Liban, rritjen e ndihmës humanitare [në Gazë]. Kjo është detyra jonë, që të ndjekim këto politika deri më 20 janar, kur presidenti i zgjedhur merr detyrën”, tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken, i cili ka realizuar 11 udhëtime në Lindjen e Mesme që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tetorin e vitit të kaluar sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gazë. Kryediplomati amerikan për muaj të tërë ka punuar për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, që përfshin edhe lirimin e pengjeve që u morën nga Hamasi.

Izraeli po ashtu po lufton në Liban kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja ka në listë të zezë krahun politik të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Trump ka sugjeruar që do t’i japë më shumë liri Izraelit, teksa po vazhdon lufta n Gazë, dhe ka kritikuar qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është përballur me kritika edhe nga demokratët për mosfrenimin e mëtejmë të aleatit të SHBA-së.

Miller tha se Blinken ka emëruar Steve Mull, ish-diplomat karriere, për të menaxhuar tranzicionin me ekipin e Trumpit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, më 7 nëntor në paraqitjen e parë që kur Trump fitoi zgjedhjet, garantoi se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit, në kontrast me Trumpin, i cili refuzoi të njihte fitoren e Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020.

Më 20 janar 2025, Trump do të inaugurohet si presidenti i 47-të i SHBA-së. /REL

Abdixhiku thotë se LDK-ja është frymë e pandalshme për ndryshim

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka nisur Turneun e Ndryshimit në Prishtinë e që do të vazhdojë edhe në 10 qytete tjera të Kosovës si dhe në diasporë.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku, tha se ky turne e këto tubime, nuk janë vetëm manifestim i fuqisë elektorale të LDK-së, por edhe thirrje e afrimit e përbashkimit me secilin qytetarë të Republikës së Kosovës.

“Më e madhe është kjo kënaqësi, kur takohemi kështu, kaq shumë, në një vend, si vulë e momentumit tonë të mirë, si një frymë e pandalshme për ndryshim! Sepse, LDK është e popullit. Sepse LDK i takon qytetarëve të Kosovës”, tha Abdixhiku para anëtarëve të 5 degëve të Prishtinës.

Ai tha se sa herë që gjërat shkojnë keq e mbrapshtë, qytetarët kanë një adresë të vetme për të zgjidhur këto probleme.

“Kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës – shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë. Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se LDK si lëvizja më e madhe historike shqiptare, e ka për obligim të shtrijë dorën e përbashkimit me njerëzit e Kosovës.

“Kur LDK ngritët në këmbë bashkë, s’ka asgjë që e ndanë, s’ka asgjë që e ndalë! Kjo rrugë s’bëhet pa ne! Këtë rrugë na takon ta bëjmë ne”, tha Abdixhiku.

Osmani në Budapest takohet me burrështetas nga vende të ndryshme

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka takuar liderë të vendeve të ndryshme, ndër të cilët edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, atë të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e shume të tjerë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Osmani, në një postim në profilin e saj në “Facebook”, përmes fotove, bënë të ditur se kishte takime të shumta në këtë samit që po mbahet në Budapest.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, turmë, redaksi dhe teksti

“Diskutime me liderë nga vende të ndryshme në samitin e sotëm të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, shkruan Osmani.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Presidentja Osmani po qëndron në Hungari në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest. Ajo, sot gjatë ditës, është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, televizori, redaksi dhe teksti

Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën

0

Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën, një gjest që, sipas prokurorëve serbë, shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”.

Ky simbol është referencë për shqiponjën dykrenore që gjendet në flamurin e Shqipërisë dhe po ashtu përdoret nga shqiptarët në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, pavarësinë e së cilës Serbia refuzon ta njohë.

Autoritetet serbe e cilësojnë këtë gjest si provokim nacionalist.

Dëbimi i B.C, dhe G.V. u bë pas marrëveshjes që ata arritën me prokurorinë serbe.

“B.C. ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe jotolerancës duke asistuar, teksa ka fotografuar G.V., i cili bëri me duar shqiponjën dykrenore”, u tha në njoftimin e autoriteteve serbe.

G.V., ishte dënuar me një vit burgim, ndërkaq B.C. me gjashtë muaj burgim. Por, pas marrëveshjes me prokurorinë, dënimet e tyre janë anuluar.

Sipas vendimit, të dy shtetasit e Zvicrës nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në Serbi për dhjetë vjet.

Edhe në të kaluarën, Serbia kishte reaguar ashpër ndaj bërjes së simbolit të shqiponjës.

Futbollisti zviceran, Granit Xhaka, i cili me prejardhje nga Kosova, e kishte bërë me duar shqiponjën pas golit të shënuar nga ekipi i tij. Më pas bashkëlojtari i tij, Xherdan Shaqiri, po ashtu me prejardhje nga Kosova, kishte bërë këtë simbol në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës më 2018, raporton REL.

Ata ishin gjobitur nga autoriteti botëror i futbollit, ndërkaq festimi i golave në këtë mënyrë nga futbollistët me prejardhje nga Kosova, kishte shkaktuar zemërim të madh në Serbi.