spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
13:40
Home Blog Page 1659

Sekuestrohen 13 ton kokainë e fshehur në banane

0

Policia spanjolle ka sekuestruar një rekord 13 ton kokainë në portin jugor spanjoll të Algeciras në një kontejner me banane nga Ekuadori.

Transporti, i zbuluar më 14 tetor, thyen rekordin e mëparshëm prej 9.4 ton kokainë që ishte gjetur në 2023 në portin e i Algeciras, i cili është porti i katërt më i madh i kontejnerëve në Evropë.

“Është e qartë se këto 13 tonë kokainë nuk ishin të destinuara vetëm për tregun spanjoll. Tregu spanjoll nuk mund të thithë një sasi kaq të madhe menjëherë. Kjo drogë do të shpërndahej në të gjithë Evropën”, u tha gazetarëve Antonio Jesus Martines, kreu i Brigadës Qendrore të Prokurorisë së Narkotikëve të Policisë Kombëtare.

Policia spanjolle ishte në gatishmëri kur u njoftua nga homologët e tyre në Ekuador, eksportuesi më i madh i bananeve në botë, se një dërgesë e dyshimtë ishte rrugës.

Martinez tha se një grua, partnere e kompanisë që mori dërgesën, ishte arrestuar, megjithëse dy menaxherët e kompanisë importuese ishin arratisur.

Njihuni me ushqimet që i mbajnë eshtrat e shëndetshëm

0

Ndërkohë që shëndeti i eshtrave luan rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut, ka njerëz që kanë probleme të ndryshme më sëmundjet e eshtrave.

India.com ka shkruar se cilat janë vlerat ushqyese të nevojshme për shëndet më të mirë të eshtrave.

Fosfori është mineral që kur kombinohet me kalciumin formojnë strukturën minerale të eshtrave.

Ky mineral gjendet në ushqime si peshku, bulmeti e mishi.

Vitamina C është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit ne trup, gjë që siguron eshtra më të shëndetshme.

Kjo vitaminë gjendet në fruta e perime, veçanërisht në fruta të familjes së citroneve.

Proteina është një tjetër vlerë ushqyese, e cila është e nevojshme për riparimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave.

Proteina gjithashtu kontribuon në fortësinë e muskujve, gjë që mbështet shëndetin e eshtrave.

Burime të mira të proteinave janë ushqimet si mishi, fasulet dhe bulmeti.

Vitamina D është vlerë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e eshtrave pasi ndihmon organizmin që të përthith më mirë kalciumin.

Burime të mira të kësaj vitaminë janë peshqit, kërpudhat si dhe ekspozimi në dritë të diellit.

Vitamina K, e cila gjendet tek perimet me gjethe të gjelbra, si brokoli e spinaqi, gjendet edhe karota e kivi dhe ndikon shumë mirë në mineralizimin e eshtrave.

Magnezi është element që vepron përkrah kalciumit për të përmirësuar strukturën e eshtrave dhe densitetin e tyre dhe mund të gjendet në ushqime si arroret, farat, drithërat e plota dhe perimet me gjethe të gjelbra.

Kalciumi është minerali më i rëndësishëm për fortësinë dhe strukturën e eshtrave.

Ajo gjendet në produkte të bulmetit, perime me gjethe të gjelbra si dhe ushqime të fortifikuara.

Mbesa e uron Donald Trumpin për fitoren: Urime gjysh!

0

Mbesa e Donald Trump, Kai, ka uruar gjyshin e saj për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

“Askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan”, ka shkruar Kai në platformën “X”.

Image

Ndryshe, liderët e vendeve kyçe evropiane e botërore i janë bashkuar radhës që urojnë Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Ish-bashkëshorti i Drenushës, lë Big Brother

0

Atilla Kardesh ka ndërprerë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Ai kishte hyrë në shtëpi në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar teksa hyrja e tij u diskutua jo pak, meqenëse dikur ishte i martuar me njërën nga banoret e edicionit të sivjetshëm të BBVK, Drenusha Latifin.

Atilla vullnetarisht ka lënë shtëpinë, teksa pati disa fjalë për banorët dhe ish-bashkëshorten e tij, duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet eventuale apo edhe urrejtja mes tyre të futën nën “dhe”, duke shikuar të ardhmen për fëmijët e tyre.

“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i shpjegu gjërat apo me ju shti me mendu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini unë e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija, nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu, pasi dy fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.

“Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e çka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.

Tutje, ai la shtëpinë me një mesazh për dy fëmijët e tij dhe duke kënduar.

Gazeta amerikane “Politico” publikon kabinetin e mundshëm të Trump II

0

Gazeta e njohur amerikane “Politico” ka shkruar për emrat e mundshëm të cilët pritet të jenë pjesë e kabinetit të Donald Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Pozita më e përfolur është ajo e Sekretarit të Shtetit.

Sipas “Politico”, për këtë pozitë janë pesë emra të mundshëm, mes tyre Richard Grenell, ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi dhe Robert O’Brien ish-këshilltar i Trump për Siguri Kombëtare, i cili ka qenë gjithashtu i përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Pëveç Grenell dhe O’Brien, për këtë pozitë përfolen edhe Bill Hagerty, Marco Rubio dhe Mike Waltz.

Gazeta amerikane shkruan se përzgjedhja e Trumpit për Serketarin e Shtetit do të shikohet me shumë vëmendje nga Evropa, pas deklaratave që ka dhënë për NATO-n dhe për çështjen e armatimit për Ukrainën.

Emri i ri i Sekretarit të Shtetit po pritet me shumë interes edhe nga klasa politike kosovare, pasi qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti kishte pasur përplasje të vazhdueshme me ish-administratën e Trump dhe ish-emsiarin Richard Grenell gjatë kohës sa ky i fundit ndërmjetësonte dialogun Kosovë-Serbi.

Sa i përket pozitës të Sekretarit të Thesarit, sipas Politicos emrat potencial janë: Howard Lutnic, Robert Lighthizer, Jay Clayton, Larry Kudloë, John Paulson, Scott Bessent dhe Bill Hagerty.

Për pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes, post ky shumë i rëndësishëm, sipas gazetës amerikane do të jenë pretendent Mike Waltz, Tom Cotton dhe Mike Pompeo.

Një anije italiane me tetë emigrantë niset drejt Shqipërisë

0

Një anije e marinës italiane ka nisur lundrimin drejt Shqipërisë të mërkurën, duke bartur grupin e dytë të emigrantëve.

Roma synon ta shpëtojë planin kontrovers për mbajtjen e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil, pasi tentimi i parë hasi në pengesa ligjore.

Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, shpreson se dërgimi i emigrantëve në qendrat e ruajtura në Shqipëri, në vend se t’i lejojë ata të futen në Itali, do të ndikojë që emigrantët e tjerë të mendojnë për rreziqet e kalimit të detit për në Evropë.

Italia i dërgoi fillimisht një grup prej 16 emigrantësh në Shqipëri muajin e kaluar, por të gjitha ata u kthyen mbrapsht brenda ditësh, shumica pasi një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak të shqetësimeve rreth statusit të tyre ligjor.

Vetëm tetë emigrantë u nisën drejt Shqipërisë të mërkurën nga vendi ku ishin shpëtuar afër ishullit Lampedusa, që nënkupton se Qeveria italiane po teston nëse mund ta tejkalojë pengesën ligjore që iu shfaq në tetor.

Grupi i parë i emigrantëve vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga dy prej 22 vendeve që Italia i kishte ciëlsuar si të sigurta, që do të thotë se Qeveria besonte se ata mund të riatdhesoheshin shpejt.

Megjithatë, gjykata në Romë e vuri në pikëpyetje këtë, duke përmendur vendimin rishtazi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila tha se vendet jashtë Bashkimit Evropian nuk mund të shpallen si të sigurta, nëse nuk vlerësohet se territori i tyre nuk përballet me rreziqe.

Si pasojë, të gjitha emigrantët e dërguar në Shqipëri u kthyen në Itali, ku u vendosen në qendra të paruajtura të pritjes.

E zemëruar me këtë vendim, Meloni vendosi ta përditësojë statusin ligjor në listën e vendeve të sigurta, duke e bërë atë akt ligjor në vend se dekret ministrial, duke besuar se kjo do ta bëjë më të vështirë për gjykatat ta sfidojnë vlefshmërinë e tij.

Marina italiane nuk tregoi se nga cilat vende vijnë emigrantët e nisur sot drejt Shqipërisë.

Shqipëria dhe Italia arritën marrëveshje nëntorin e kaluar për strehimin e emigrantëve në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shpërbëjë për strehim të emigrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil, raporton REL.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma.

Marrëveshja, që është kritikuar nga organizatat për të drejtat e njeriut, parasheh që Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit.

Krasniqi takohet me ambasadorin italian, flasin për zhvillimet aktuale

0

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e kësaj partie, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas njoftimit të Krasniqit në Facebook, ata kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

“Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, shkruan Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë, të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi.

Lajmi i fundit / Votohet buxheti për vitin 2025

0

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar buxhetin për vitin 2025, raporton EO.

Buxheti prej 3.6 miliardë euro, dërgohet për seancën e Kuvendit për votim në parim.

Protestohet në mbështetje të punëtoreve teknike

0

Kolektivi Feminist dhe organizata Përpjekja kanë mbajtur protestë solidarizuese me grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës.

Ato kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Punëtoret nuk janë mall”, “Pagë të njëjtë për punë të njëjtë”, “Schafberger shtyp punëtoret. Kuvendi e lejon”.

Yll Islami nga organizata “Përpjekja”, ka thënë se këto gra tani janë në javën e tetë të grevës dhe se kërkesat i kanë të qarta dhe të drejta.

Ai ka theksuar se kompania Schafberger, e cila e ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e Kuvendit, ofertën më të lirë e ka ofruar në kurriz të punëtoreve të cilat i paguan vetëm 275 euro në muaj, pagë kjo, që sipas tij, në shumë raste nuk e mbulon as qiranë e banesës në Prishtinë.

Islami ka theksuar se do të vazhdojnë me aktivitete, derisa këtyre punëtoreve t’u plotësohen kërkesat.

“Jemi mbledhur sot para Kuvendit të Republikës në protestën solidarizuese me punëtoret greviste. Tashmë jemi në javën e tetë të grevës së punëtoreve teknike të cilat kërkesat i kanë të qarta dhe të drejta: pagë 550 euro dhe trajtim të dinjitetshëm në punë! Përderisa punëtoret ka dy muaj që po qëndrojnë jashtë në oborrin e Kuvendit, atje brenda deputetët kanë filluar ta shpallin njëri-tjetrin tradhtar në mënyrë që ta projektojnë heroin te vetja, lojë e zakonshme kjo që e bëjnë gjithmonë përpara zgjedhjeve. Pas pak ditësh do të dalin cep më cep Kosovës për të na treguar se sa shumë e kanë hallin te ne, e cili do të punojë më shumë për klasën punëtore. Por, një hap larg nga ndërtesa e Kuvendit po zhvillohet një grevë nga punëtoret sanitare, e shumë nga ta as nuk janë në dijeni, kjo tregon se janë demagogë e të pasinqertë që pushtetin e kanë qëllim në vete, e jo në favor të qytetarëve që ia u delegojnë atë pushtet”, tha Islami.

“Kompania Schafberger e cila e ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e Kuvendit, ofertën më të lirë e ka ofruar në kurriz të punëtoreve të cilat i paguan vetëm 275 euro në muaj, pagë kjo që në shumë raste nuk e mbulon as qiranë e banesës në Prishtinë. Prandaj kur jepen tenderë nga shteti, në kontrata duhet të përfshihen edhe pagat e punëtorëve dhe kushtet e punës”.

“Por tashmë e dimë që pagat e kushtet e dinjitetshme në punë nuk arrihen as nga mëshira e pronarëve parazitarë e as nga pushtetarët hipokritë. Organizimi i punëtorëve është zgjidhja e vetme. Qëndresa frymëzuese e këtyre grave punëtore është shembulli që duhet ndjekur”.

“Prandaj, ju ftojmë në organizim. Ju ftojmë dhe në aktivitetet tona të radhës, deri në plotësimin e kërkesave të grave greviste”, ka thënë ai. /EO

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari

0

Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësira publike, i njohur gjerësisht si “ndalimi i burkave”, do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2025-tës, tha qeveria zvicerane të mërkurën.

Ky ndalim, që kaloi me një dallim të vogël votash në një referendum të vitit 2021 dhe që u dënua nga shoqatat myslimane, u inicua nga i njëjti grup që organizoi ndalimin e minareve të reja në vitin 2009.

Këshilli Federal qeverisës tha në një deklaratë se ka vendosur datën e fillimit të ndalimit dhe se kushdo që do ta shkelë atë pa të drejtë do të përballet me një gjobë deri në 1.000 franga zvicerane.

Ndalimi nuk vlen për avionë ose për ambiente diplomatike dhe konsullore, ndërsa fytyrat mund të mbulohen edhe në vendet e adhurimit dhe vende të tjera të shenjta, tha qeveria.

Mbulimi i fytyrës do të mbetet i lejuar për arsye të shëndetit dhe sigurisë, për zakone vendase ose për kushte moti, tha ajo. Gjithashtu, do të lejohet për arsye artistike dhe argëtimi, si dhe për reklamim, shtoi ajo.

Nëse këto mbulime janë të nevojshme për mbrojtje personale në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe të bashkimit, ato duhet të lejohen nëse autoriteti përgjegjës e ka miratuar tashmë dhe nuk dëmtohet rendi publik, thuhet në deklaratë.