spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
11:48
Home Blog Page 1660

Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukraina

0

Rusia ka mbledhur rreth 45 mijë trupa në Kursk, si sinjal se mund të jetë duke e përgatitur një kundërofensivë për të dëbuar forcat ukrainase nga rajoni, tha komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjenerali Oleksandr Syrskiy, më 6 nëntor.

Ai shtoi se Moska po tenton gjithashtu ta forcojë efektivitetin e saj me ushtarë nga Koreja e Veriut.

Komentet e Syrskiyt në rrjetet sociale erdhën të njëjtën ditë kur dhoma e sipërme e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, ratifikoi një traktat me Phenianin që parashikon ndihmë ushtarake të ndërsjellë, një veprim që ndodhi pasi Uashingtoni konfirmoi dërgimin e 10.000 ushtarëve nga Koreja e Veriut në Rusi.

“Armiku ka grumbulluar rreth 45.000 trupa atje. Dhe po përpiqet ta shtojë numrin e tyre. Ushtria ruse vetë nuk është e mjaftueshme në këtë drejtim, prandaj po përpiqet të tërheqë personel ushtarak nga Koreja e Veriut”, shkroi Syrskiy në Telegram.

Ukraina pretendohet se kontrollon më shumë se 1.000 kilometra katrorë territor në Kursk pas një ndërhyrjeje të papritur brenda rajonit rus që ka filluar më 6 gusht.

Lëvizja e Kievit erdhi si një befasi, pasi forcat e tij të shterura po luftonin në lindje të Ukrainës kundër një ofensivë të ashpër nga forcat ruse, që ishin më të shumta, më të pajisura dhe më të armatosura.

Syrskiy tha se ndërhyrja ishte e nevojshme si një goditje parandaluese kundër një sulmi të mundshëm rus nga Kursku në rajonin ukrainas të Sumyt.

“Për këtë arsye, u vendos të zhvillohet një operacion ofensiv parandalues, duke e transferuar luftën në territorin e armikut në rajonin e Kurskut”, shkroi Syrskiy.

Ai gjithashtu pretendoi se që nga fillimi i ndërhyrjes së Ukrainës në Kursk, janë vrarë 7.905 ushtarë rusë, 12.220 janë plagosur dhe 717 janë kapur.

Shifrat e paraqitura nga Syrskiy nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë.

Më herët më 6 nëntor, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 38 nga 63 dronët e lëshuar nga Rusia në nëntë rajone, njoftoi Forca Ajrore në Telegram.

Njëzet e dy dronë të tjerë u humbën pasi sistemet e tyre të navigacionit u bllokuan nga njësitë e luftës elektronike ukrainase, shtoi forca ajrore.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit juglindor të Zaporizhjas tha se numri i viktimave pas një sulmi me raketë të Rusisë në rajonin e tij kishte arritur në shtatë të vdekur dhe 25 të plagosur.

Rusia ka shtuar sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës ndërsa po afrohet dimri i tretë në luftë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndërkohë, tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi tre dronë ukrainas mbi rajonet e Kurskut dhe Oryolit. /REL

Pacolli merr pjesë në festën e fitores së Trumpit, shpërndanë fotografi nga ceremonia

0

Lideri i AKR-së, Begjet Pacolli, e ka quajtur fitore spektakolare atë të Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, Zyra Ovale dhe teksti

Pacolli ka treguar se ishte i ftuar në festën e rizgjedhjes së tij, derisa Trumpin e quajti mik të madh të shqiptarëve.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

“Miku i madh i shqiptarëve presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veçantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitore të madhe”, ka shkruar Pacolli, derisa në një nga fotografitë e shpërndara nga Pacolli shihet edhe presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Qeveria e Kosovës aprovon projektet kapitale për katër stadiumet e futbollit

0

Qeveria e Kosovës ka aprovuar katër projekte madhore të infrastrukturës sportive, përkatësisht ndërtimit dhe renovimit të stadiumeve në Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri si dhe renovimin e Galerisë Kombëtare. Një vendim të tillë ekzekutivi i vendit e ka marrë, të mërkurën, në një mbledhje elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar projektet kapitale shumë-vjeçare si në vijim: Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë; Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren; Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj; Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri dhe renovimi i Galerisë Kombëtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar edhe Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”, Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”, dhe ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Kryeministri Albin Kurti uron Donald Trumpin për fitoren

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar tashmë për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump tashmë thuajse edhe zyrtarisht ka fituar zgjedhjet elektorale në ShBA, duke udhëhequr me një diferencë të theksuar ndaj rivales së tij, Kamala Harris.

Triumfi i Trump në zgjedhjet presidenciale bëri që liderë të mëdhenj të shteteve boterore ta urojnë atë.

Tashmë ka ardhur edhe urimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka theksuar ndër të tjerash se mezi pret të punojë me të për përparim dhe paqe.

“Urime President Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kryeministrit Kurti në platformën “X”.

Vlen të theksohet se më herët gjatë ditës, fitoren e Trump e uruan edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe kryetarët e partive opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Zyrtarisht kandidati republikan është president i Amerikës

0

Donald Trump ka arritur t’i fitojë zgjedhjet duke siguruar mbi 270 vota elektorale. Kjo fitore ka ardhur pasi ai ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetet kyçe të Xhorxhisë, Karolinës së Veriut, Wisconsin dhe Pennsylvania.

Trump ka shkuar në gjithsejtë 277 vota elektorale, duke e mposhtur kështu kandidaten demokrate, Kamala Harris.

Ai ka dalë para përkrahësve. Bashkë me stafin dhe kandidatin republikan për zëvendës president.

Trump e ka përshkruar si “fitore politike” dhe ka falënderuar mbështetësit që e kanë zgjedhur si presidentin e 47.

“Ne do ta ndihmojmë vendin tonë të shërohet. Do të luftoj për familjen tuaja, për të ardhmen, çdo ditë do luftoj me çdo frymë timen”, ka thënë ai, duke shtuar se partia e tij ka bërë historinë.

Ai ka thënë më tej se kjo do të jetë “epoka e artë” për Amerikën.

“Kjo është një fitore madhështore për amerikanët, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën madhështore sërish”, ka theksuar ai.

Donald Trump ishte presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Para se ti hynte politikës, ai ishte një biznesmen dhe personalitet televizioni.

Në qershor 2015, vendosi të kandidojë si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve. Më 8 nëntor 2016, ai u shpall si presidenti i 45të i SHBA-ve duke mposhtur kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Ai mori postin më 20 janar 2017. Për nga mosha, Trump është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së.Pas tij, president u zgjodh Joe Biden.

Sveçla takohet me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në kumtesën për media, bëhet e ditur se Sveçla e uroi Boven për detyrën e re duke e falënderuar kështu edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës dhe se e njoftoi  për prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe për rezultatet e punës së institucioneve tona në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë.

Më tej, theksohet se duke vlerësuar lartë raportet ndërshtetërore, ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Holanda për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të projekteve të ndryshme, dhe në kuadër të kësaj edhe ambasadorja Boven rikonfirmoi vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë urojnë Trumpin

0

Liderët e vendeve kyçe evropiane i janë bashkuar radhës që urojnë Trumpin, për fitoren që ende nuk është shpallur zyrtarisht.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e ka uruar Trumpin për atë që e ka cilësuar “fitore historike”.

“Si ndër aleatët më të ngushtë, ne qëndrojmë krahë për krahë me njëri-tjetrin për t’i mbrojtur vlerat tonë të përbashkëta, lirinë dhe demokracinë. E di që lidhja speciale SHBA-Britani do të sjellë prosperitet në të dyja anët e Atlantikut, në vjetët në vijim”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka uruar Trumpin dhe ka thënë se “Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar me sukses për kohë të gjatë, për të promovuar lirinë në të dyja anët e Atlantikut”.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë ashtu në të mirë të qytetarëve tanë”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i gatshëm të punojë me Trumpin sikurse në mandatin e kaluar.

“Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka thënë Macron përmes një postimi në X – platformën e njohur më parë si Twitter.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka uruar, po ashtu, Trumpin, dhe ka thënë se Evropa është gati.

“Për të bashkëpunuar, teksa adresojmë sfidat e pashembullta gjeopolitike. Për t’i mbajtur të forta lidhjet transatlantike, që kanë rrënjë në vlerat e përbashkëta, liri, të drejta të njeriut, demokraci dhe tregje të hapura”. /REL

Haradinaj: Nën udhëheqjen e Trumpit kemi krijuar edhe Ushtrinë e Kosovës

0

Ish-Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin amerikan pas një procesi zgjedhor që, sipas tij, pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të SHBA-së.

Ai ka uruar gjithashtu Presidentin Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes së Presidentit Trump për Kosovën dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar se nën drejtimin e tij, u krijua Ushtria e Kosovës, një moment historik për vendin.

Ai është i bindur se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati më i fortë dhe i palëkundur i Kosovës.

“Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij. Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij,” tha Haradinaj, duke shtuar se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve dhe në konsolidimin e shtetësisë.

Haradinaj theksoi se mbështetja e SHBA-së është kyçe për vazhdimin e rrugëtimit të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, dhe se kjo mbështetje do të mbetet një faktor i rëndësishëm për përpjekjet e Kosovës për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme si pjesë e familjes euroatlantike.

“Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe synimi ynë afatshkurtër për anëtarësimin në NATO mbetet një prioritet, dhe mbështetja e SHBA-së është kyçe për realizimin e këtij objektivi,” përfundoi Haradinaj.

WhatsApp sjell një veçori shumë interesante

0

WhatsApp po punon për një veçori të re, e cila tani është e disponueshme në kanalin e saj beta të Android.

Në thelb, ajo që bën kjo është që ju lejon të kërkoni shpejt në internet për një imazh që ju është dërguar, duke verifikuar kështu vërtetësinë e tij nëse keni nevojë.

Është një veçori shumë e drejtpërdrejtë.

Pasi të prekni një imazh që keni marrë, në menynë me tre pika lart djathtas do të jetë një hyrje e re: Kërko në ueb. Kjo do të ngarkojë imazhin në Google dhe motori i kërkimit do t’ju prezantojë më pas me imazhe identike dhe të ngjashme, kështu që ju mund të merrni një ide më të mirë se sa e besueshme është ajo që ju është dërguar.

Sigurisht që ju keni qenë gjithmonë në gjendje ta bëni këtë manualisht, por është shumë më e lehtë që ky funksion të futet direkt në WhatsApp në vend që ta ndani me aplikacionin Google për të arritur të njëjtin qëllim.

Sido që të jetë, duke kërkuar për një imazh do të merrni më shumë kontekst dhe do të jeni në gjendje të shihni nëse ishte pjesë e një përpjekjeje për keqinformim.

Funksioni është aktualisht i disponueshëm vetëm për testuesit beta, dhe mund të kalojnë disa javë, nëse jo muaj, para se t’u ofrohet të gjithëve, por definitivisht duket se është në rrugë e sipër.

Kreu i PDK-së uron Presidentin Trump

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i ka përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Trump dhe popullit amerikan në një tjetër rrugëtim të përbashkët përpara.

“Rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës.

“Roli i SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë”, ka thënë lideri i PDK-së.

“Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë. Urime President Trump”, ka përfunduar ai.