spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
09:59
Home Blog Page 1661

Liderët botëror nisin urimet në adresë të Trump-it

0

“Unë do të ndaloj luftërat”, ishte ky një nga zotimet që Donald Trump riktheksoi gjatë fjalimit të tij ku shpalli fitoren si president i Amerikës.

Duke iu referuar presidencës së tij të mëparshme, ai pohoi se “Nuk kemi pasur luftëra, për katër vjet nuk kemi pasur luftëra, përveçse kemi mundur ISIS-in. Ne mundëm ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftëra. Ata thanë “ai do të fillojë një luftë”. Unë nuk do të filloj luftë, do t’i ndaloj luftërat”.

Ndërsa mbante fjalimin, Trump ka marrë edhe urimet e para nga arena ndërkombëtare. Ka qenë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu që e ka uruar dhe po ashtu kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

“Të dashur Donald dhe Melania Trump, Urime për rikthimin më të madh në histori! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe! Miqësisht, Benjamin dhe Sara Netanyahu”, shkroi kryeministri izraelit.

Ndërsa Orban shkroi në X: “Rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-ve! Urime Presidentit Donald Trump, në fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për Botën!”.

Osmani uron Trumpi-n: Mezi pres të bashkëpunoj me administratën tuaj

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kandidatin republikan, Donald Trump, i cili sipas votave të deritanishme është duke prirë me vota për president të SHBA-së.

Osmani në platformën “X”, ka uruar Trumpin në emër të popullit të Kosovës.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trump dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendës president i Shteteve të Bashkuara”, ka pohuar presidentja.

Ajo ka shtuar tutje se SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

“Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë”.

Kamala Harris anulon fjalimin

0

Bashkëkryetari i fushatës së Kamala Harris, Cedric Richmond iu drejtua turmës së mbledhur për natën e zgjedhjeve në SHBA, (në orën 01:00 me orën lokale), duke thënë se zëvendëspresidentja nuk do të flasë sonte.

“Kemi ende vota për të numëruar. Kemi ende shtete që nuk janë marrë rezultatet. Ne do të vazhdojmë, brenda natës, të luftojmë për të siguruar që çdo votë të numërohet, që çdo zë të dëgjohet. Kështu që ju nuk do të dëgjoni nga zëvendëspresidentja sonte një ffjalim, por do të dëgjoni nesër”, tha Richmond.

Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të 2024

0

Amerika rikthen në fronin e saj ish-presidentin republikan, Donald Trump.

Ai ka fituar 277 vende nga 270 sa ishin të mjaftueshme që ai të fitonte.

“Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë në këtë vend dhe ndoshta më gjerë. Ne do të ndihmojmë vendin tonë të shërohet dhe ka nevojë shumë për ndihmë. Ne do të rregullojmë kufijtë tanë … të rregullojmë gjithçka për vendin tonë”, tha kandidati republikan në një festë të gëzueshme të fitores në Qendrën e Konventave të Qarkut Palm Beach jo shumë larg vendpushimit të tij Mar-a-Lago.

Fitorja e ish-presidentit ishte kulmi i një nate të madhe zgjedhore për republikanët, të cilët gjithashtu parashikohej të rifitonin kontrollin e Senatit pas katër vitesh në pakicë.

“Unë do të luftoj për ty, për familjen dhe të ardhmen tënde – çdo ditë”, u zotua Trump.

“Do të luftoj për ty me çdo frymëmarrje në trupin tim. Unë nuk do të pushoj derisa të kemi çliruar Amerikën e fortë, të sigurt dhe të begatë që fëmijët tanë meritojnë dhe që ju meritoni. Kjo do të jetë vërtet epoka e artë e Amerikës”, tha Trump.

Republikanët marrin kontrollin e Senatit

0

Përveç që është shumë afër arritjes së marrjes së postit të presidentit, Donald Trump dhe republikanët, tashmë kanë marrë nën kontroll Senatin.

51 vende deri më tani janë siguruar nga ta, kurse demokratët kanë mbetur me 41 vende.

Në të njëjtën rrugë po shkon edhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Trump fiton Gjeorgjinë dhe Karolinën e Veriut ndërsa republikanët marrin Senatin

0

Ish-presidenti Donald J. Trump ka fituar në Karolinën e Veriut, shteti i parë vendimtar që shpallet, duke ngushtuar rrugët e fitores për në Kolegj Elektoral për nënpresidenten Kamala Harris.

Republikanët kanë siguruar kontrollin e Senatit me fitore kyçe: Bernie Moreno në Ohio, Jim Justice në Virxhinian Perëndimore dhe Deb Fischer, e cila ruajti vendin e saj në Nebraska.

Por, për herë të parë në histori, Senati do të ketë dy gra me ngjyrë që shërbejnë njëkohësisht: Lisa Blunt Rochester në Delaware dhe Angela Alsobrooks në Maryland, të dyja demokrate.

Trump në Prag të Fitores: Afër Rikthimit në Shtëpinë e Bardhë me Avantazh Vendimtar ndaj Harris

0

Në këtë foto, shohim një hartë të përditësuar të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së 2024, ku Donald Trump ka një avantazh të dukshëm kundrejt Kamala Harris-it. Harta tregon se shumica e shteteve janë të ngjyrosura me të kuqe, duke sugjeruar një dominim të Trump-it dhe Partisë Republikane në disa zona kyçe.

Trump ka arritur 246 vota elektorale, ndërsa Harris ka 182, me 270 vota të nevojshme për të fituar. Me një përqindje prej 51.1% të votave popullore (62,944,424 vota) për Trump kundrejt 47.3% për Harris (58,199,691 vota), ish-presidenti Trump është shumë pranë arritjes së numrit të kërkuar të votave për të fituar zgjedhjet.

Kjo hartë sugjeron një avantazh të mundshëm për Trump nëse arrin të sigurojë edhe disa shtete kyçe të mbetura, duke e sjellë atë më afër një fitoreje të mundshme dhe një rikthimi në Shtëpinë e Bardhë.

Thellohet kriza tek mbretërit

0

Humbja e fundit nga Barcelona, nuk e ka kthjellur fare Real Madridin.

Për më keq, ekipit që drejtohet nga Ancelotti vetëm sa po i thellohet kriza.

Kjo u pa në ndeshjen e sotme ku humbi thellë nga Milani, me rezultatin 3:1.

Për Milanin golat i dhanë Malick Thiaë në minutën e 12-të, Alvaro Morata në të 39-ën dhe Tiihani Reijnders në të 73-ën.

Derisa golin e nderit për mbretërit e dha Vinicius Junior nga penaltia në minutën e 23-të.

Çfarë po ndodhë me votat e refuzuara në Nevada?

0

Sekretari i Shtetit i Nevadës ka shprehur shqetësimin për numrin e votave të refuzuara për shkak të mospërputhjes së nënshkrimeve në qarqet Clark dhe Washoe, raportojnë mediat amerikane.

Nënshkrimi në zarfin e fletës së votimit të një votuesi në Nevada përputhet me një nënshkrim në bazën e të dhënave të votuesve. Çdo mospërputhje në nënshkrime duhet të të verifikohet – nga votuesi, ka raportuar BBC.

New York Times raportoi se më shumë se 11,300 fletë votimi u identifikuan nga shteti mbrëmë si ende në nevojë për kompletim në kontenë Clark dhe më shumë se 1,800 në Washoe County.

CNN raporton se sekretari i shtetit, Francisco Aguilar, u ka dërguar mesazhe votuesve që duhet të verifikojnë nënshkrimet e tyre përpara se të numërohen fletët e votimit.

Të dyja mediat thonë se ka një tendencë që votuesit e rinj të mos kenë nënshkrime të njëjta.

Afati i fundit për këtë proces është 12 nëntori.

Super Zhegrova, feston golin me shqiponjën

0

Edon Zhegrova po e vazhdon formën e tij të mrekullueshme me ekipin e tij, Lille.

Pasi ishte vendimtar në dy ndeshjet e kaluara në Ligën e Kampionëve kundër dy skuadrave madrilene, Realit dhe Atleticos, edhe kundër “Zonjës së Vjetër” po dëshmohet i tillë.

Ylli i kombëtares së Kosovës bëri një super-asist për Jonathan David, i cili e konkretizoi “dhuratën” e Zhegrovës në gol.

E kosovari këtë gol të skuadrës së tij e festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.