spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
18:28
Home Blog Page 1806

Përleshje si në filmat aksion në Mramor të Prishtinës

0

Prishtina nuk po gjen qetësi.

Këtë herë në Mramor të Prishtinës.

Zëdhëndhësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, njoftoi se vetura e dyshuar është sinjalizuar nga zyrtarët policorë të ndalet në pikë kontrolli, por i njëjti nuk ështa ndalur dhe ka rrezikuar zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku policia ka pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar, e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor. Duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor. Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit. Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati. Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë Borovci.

Ndërsa, apelon qytetarët nese kanë informacione në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë

“Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë”, ka thënë ai.

KFOR-i mohon ekzistencën e “listës së zezë” për zyrtarët e Kosovës

0

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar lidhur me pretendimet se ka ‘listë të zezë’ që ndalon hyrjen e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës në Komunën e Leposaviqit.

KFOR-i përmes një komunikate ka thënë se “pretendimet e tilla janë të pabazuara dhe i kundërshton me vendosmëri akuzat e tilla”.

“KFOR-i kërkon që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal. KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë. KFOR-i gjithashtu mban komunikime të rregullta me të gjithë homologët e tij kryesorë. KFOR-i mban standardet më të larta të transparencës në komunikimin e aktiviteteve të tij, përmes kanaleve të tij zyrtare të komunikimit në dispozicion të publikut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Ishte kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që në një intervistë për Kallxo.com, të shtunën, deklaroi se KFOR-i ia kishte ndaluar hyrjen qeveritarëve në komunën që ai e drejton, teksa ka përmendur emrin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili nuk është lejuar ta vizitojë në objektin e komunës.

Policia zhvillon aksion kundër shitblerjes së narkotikëve në nivel rrugor, aktiviteti kryhej nga Matiqani i Prishtinës

0

Policia e Kosovës njofton për një aksion kundër shitblerjes së narkotikëve në nivel rrugor.

Bëhet fjalë për të dyshuarit L.K dhe L.L, që sipas Policisë shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës.

 

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ka njoftuar ndër tjerash Policia të dielën.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, Njësia e antidrogës në Prishtinë gjatë punëve operative në teren dhe luftimin e nivelit rrugor të shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotikëve ka mbledhur informata se të dyshuarit me iniciale (L.K. dhe L.L.) të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës.

Është kërkuar lëshimi i urdhëresës nga Gjykata Themelore në Prishtinë për bastisje të shtëpive të të dyshuarve të lartcekur dhe me datën 14.12.2024 rreth 15:00 nën asistencën e NJRSH-së është realizuar operacioni kontrollit ku në shtëpinë e të dyshuarit  L.L. janë gjetur dy armë (revole):

a) Revole Parabellum dhe një karikator me 7 fishek të kalibrit 9mm,

b) Revole Super Sport dhe 12 fishek të kalibrit 9mm, ndërsa i dyshuari L. K. me ti vërejtur policinë ka tentuar të ik nga dritarja me një sasi të narkotikëve në dorë, mirëpo të njëjtin policia e kanë ndaluar dhe arrestuar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në pjesë të ndryshme janë gjetur 5 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 1503.3 gram, (1 kilogram e 503.3 gram ) dy peshore digjitale që shërbejnë për matje të narkotikëve në sasi të vogla, 50 copë fishek me gas të kalibrit 9mm dhe 1695 euro në bankënota të ndryshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, i dyshuari L. K. pas intervistimit është  dërguar  në qendrën e mbajtjes për 48-orë për rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa për të dyshuarin L. L., i cili ndodhet në arrati, Prokurorja ka udhëzuar që rasti të ndahet dhe të procedohet në Departamentin e përgjithshëm.

Në vend të ngjarjes ka dalë Njësia e Forenzikes Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e  dëshmive të gjetura si prova materiale.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Lëndohet me mjete të forta një i mitur në Fushë-Kosovë

0

Një i mitur është goditur me mjete të forta sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Besa Besë” në Fushë-Kosovë.

Kështu ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës.

Lidhur me rastin, ajo tha se po intervistohet një person që dyshohet se ishte përfshirë në rast.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës  18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast.

40% e votës së diasporës “do t’i takojë LDK-së”

0

storm•/Zgjedhjet 2025: Një burim i brendshëm i storm• në LDK ka zbuluar matjet e fundit që kjo parti ka kryer tek votuesit e diasporës. Sipas këtij burimi, të dhënat nga regjistrimi i votuesve të diasporës që pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit tregojnë se mbi 40% e votave do t’i takojnë kësaj partie. “Për këtë arsye, ne jemi duke përgatitur tërë logjistikën informuese dhe votuese për ta,” u shpreh burimi.

Sipas tij, partia e dytë që pritet të marrë vota nga diaspora, por më pak se LDK-ja, është PDK-ja, e ndjekur nga LVV në vendin e tretë dhe Aleanca me partnerët e saj në të katërtin.

Gjuajtje me armë në Mramor, policia ndjek të dyshuarit e arratisur

0

Sot pasdite në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri, ku policia ka nisur kërkimin për të dyshuarit, por ata kanë arritur të arratisen. Më pas, gjuajtje me armë janë dëgjuar edhe në fshatin Llukar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar rastin media, teksa ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë rrezikuar jetën e zyrtarëve policor.

“Rreth orës 17:30 është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar, e cila përkundër sinjalizimit të policisë për t’u ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtarët policor”, ka theksuar Borovci.

Ai tutje ka bërë të ditur se duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor.

“Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit. Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati. Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka shtuar Borovci.

Ai ka thënë se siguria e oficerëve dhe qytetarëve mbetet prioriteti më i lartë i policisë, derisa ka bërë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë.

LDK njofton se disa llogari zyrtare iu sulmuan në Instagram

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se i janë sulmuar disa llogari zyrtare në rrjetin social në Instagram.

Kjo parti thotë se u sulmua llogaria e Lumir Abdixhikut, e Doarsa Kica Xhelilit, Paris Gurit si dhe të disa kandidatëve të tjerë për deputetë.

Lidhur me këtë, LDK-ja njoftoi se ka ndërmarrë masa të menjëhershme.

“Mbrëmë vonë kemi informuar zyrtarit Meta-n për këtë aktivitet të pazakontë, duke ofruar të gjitha detajet e nevojshme dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre për të adresuar çështjen”, thotë LDK-ja përmes një postimi në “Facebook”.

Këngëtarja kosovare intepreton hitin e madh me Ibrahim Tatlises

0

Vanesa Doçi ka kohë që më shumë është në Turqi sesa në Kosovë.

Ajo njihet për zërin e bukur dhe që përshtatet shumë me melodinë turke.

E këtë herë Vanesa motra e këngëtares Aida Doçit, ka bërë hapin e madh, duke kënduar së bashku me legjendën e muzikës turke Ibrahim Tatlises.

Padyshim që kënga e kënduar ishte hiti i madh: Aramam.

“Këtë moment e kam prit për një kohë shumë të gjatë dhe tashmë u realizua”, ka shkruar këngëtarja në një foto të bashkëngjitur me Ibrahim Tatlises.

Shkenctarët zbulojnë efekte tjera negative që na shkakton stresi

0

Mungesa e gëzimit për shkak të stresit krijon një nënshkrim unik në tru, tregojnë hulumtimet në minj.

Një studim shkencor ka zbuluar modele në tru që janë rezistente ndaj stresit, por edhe ato që bëjnë që një kafshë nën stres të pushojë së ndjeri kënaqësi, pra kur stresi ua mposht aftësinë për t’u gëzuar, që është një nga simptomat kryesore të depresionit. shkruan “Natyra”.

Këto gjetje, të publikuara në Nature, tregojnë se si ndodh anhedonia në tru, një gjendje emocionale në të cilën kënaqësia dhe kënaqësia nuk ndihen.

Këto rezultate ofrojnë edhe mundësinë e trajtimit të kësaj gjendjeje, por vetëm nëse konfirmohen gjetjet tek njerëzit.

“Qasja në këtë studim është e saktë. Eksperimentet mbushin një boshllëk të madh.

“Anhedonia është diçka që ne nuk e kuptojmë shumë mirë”, thotë Connor Liston, një neuroshkencëtar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Cornell, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

Më shumë se 70 për qind e njerëzve me depresion të madh kanë anhedoni, e cila është e zakonshme tek njerëzit me skizofreni, sëmundje të Parkinsonit dhe kushte të tjera neurologjike dhe psikiatrike.

Simptoma është shumë e famshme sepse është e vështirë për t’u trajtuar, qoftë edhe me ilaçe.

“Anhedonia është gjëja për të cilën pacientët shqetësohen më shumë dhe trajtimet duket se e trajtojnë atë më së paku”, tha Liston.

Për të kuptuar më mirë anhedoninë, Mazen Kirbeck, një neuroshkencëtar në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, dhe kolegët e tij studiuan minjtë që ishin të stresuar nga minjtë më të mëdhenj dhe më agresivë.

Është e zakonshme që minjtë të preferojnë ujin me sheqer mbi ujin e thjeshtë kur u jepet opsioni.

Megjithatë, disa minj të stresuar ndaluan marrjen e ujit me sheqer, të cilin shkencëtarët e interpretuan si anhedoni tek minjtë.

Ata monitoruan aktivitetin e neuroneve të tyre në amigdalë dhe hipokampus, dy zona të trurit që janë të rëndësishme për përpunimin e emocioneve.

Ata zbuluan se te minjtë me anhedoni, komunikimi midis amigdalës dhe hipokampusit ishte ndërprerë, ndërsa tek ata që rezistonin ndaj saj, funksiononte normalisht. Për të përmirësuar këtë komunikim “të prishur”, minjve iu injektuan komponime që shkaktojnë ndezjen e neuroneve në zonat e synuara. Pas kësaj, minjtë zgjodhën përsëri ujë me sheqer.

Heshtja e qeverisë karshi protestave, SBASHK-u nuk përjashtohen grevat e përgjithshme

0

Edhe përkundër protestës të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, më 4 dhjetor, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë reflektuar ndaj kërkesave të tyre, thonë përfaqësuesit e kësaj sindikate.

Udhëheqësit sindikal thanë se në rast se edhe më tutje neglizhohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, do të merren hapat sindikal, duke mos përjashtuar edhe grevat e përgjithshme.

Ditë më parë përfaqësues të Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, e që njëra ndër to është nënshkrimi i Kontratës së re Kolektive, rritja e pagave, dhe votimi i ligjit për skemat pensionale.

Në mungesë të dialogut nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, kjo sindikatë thotë se është detyruar të angazhoi një ndërmjetësues, ashtu siç e parasheh ligji.

Nënkryetarja e sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, i tha Radio Kosovës, se edhe pas protestës Ministria e Arsimit dhe Qeveria i kane neglizhuar.

“Edhe pas protestës, deri sot nuk ka pasur reflektim nga e ana e ministrisë se Arsimit. Ditën e mërkure me 11 dhjetor, sindikata e Arsimit ka angazhuar një ndërmjetmes ligjor ,ashtu si e kërkon procedura. Tash do të presim sipas afatit ligjor, se cilat do të jenë rezultatet pas angazhimit të ndërmjetësuesit”, ka thënë ajo.

Shala, tutje shtoi se në rast se edhe kjo përpjekje për të arritur dialog me ministrinë dhe Qeverinë, përmes ndërmjetësuesit ligjor nuk do të sjellë rezultate, kjo sindikatë do të vazhdojë me hapat sindikal, duke përfshirë edhe grevat në tërë sistemin arsimor.

“Në rast se nuk do të këtë reflektim edhe pas angazhimit të ndërmjetësuesit, ne do ta mbledhim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, si organi me i lartë në mes të dy kongreseve. Në atë mbledhje do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm. Asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e ndërmarrjes së aktiviteteve me të renda sindikale, si greva e përgjithshme që e patëm në vitin 2022 në terë sistemin arsimor”, ka thënë Shala

SBASHK-u në vazhdimësi ka ngritur akuza ndaj Qeverisë për presion ndaj sindikatës dhe mungesë të gatishmërisë për dialog. Akuza ka pasur ndaj Qeverisë edhe për anulimin e kontratës kolektive dhe mungesë të gatishmërisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.