spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
10:38
Home Blog Page 1805

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës është detyrim moral dhe historik

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e raportit 1-vjeçar të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, tha se derisa familjet ende kërkojnë eshtrat e të dashurve të tyre, Serbia refuzon të kërkojë falje apo të pranojë të kaluarën gjenocidale.

“Teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e dhunës, pasardhësit politik të Millosheviqit e regjimit të tij që udhëheqin edhe sot e kësaj dite me Serbinë, ringjallën ambiciet e saj ekspansioniste dhe hegjemonie”, tha kreu qeveritar.

Prandaj, tha Kurti, dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit e gjenocidi i kryer gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë është detyrim moral e historik për të gjitha gjeneratat.

“Andaj për viktimat dhe për të mbijetuarit që iu vranë më të shtrenjtit, ne nuk mund të harrojmë. Në emër të drejtësisë, paqes dhe ruajtjes të së vërtetës ne duhet të kujtojmë: Dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit e gjenocidi i kryer gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë është detyrim moral e historik për të gjitha gjeneratat, është premtim për viktimat e familjet e tyre se nuk do të harrojnë asnjëherë”, deklaroi tutje ai.

Kryeministri tregoi se gjatë këtij viti janë grumbulluar shumë materiale fizike arkivore e digjitale që dokumentojnë krimet e luftës.

“Ky informacion i grumbulluar gjatë kësaj periudhe është mbledhur nga 67 burime të ndryshme, pra organizata, institucione e koleksionues që kanë dorëzuar dëshmitë që kanë pasur”, tha ai.

Sipas Kurtit, metodologjia që po e udhëheqë këtë proces përfaqëson qasje gjithëpërfshirëse me standarde të larta profesionale e etike.

Ka përmendur bashkëpunimin që Instituti ka me ASK-në e që tha se për herë të parë gjatë regjistrimit të popullsisë qytetarët kanë deklaruar dëmet ekonomike, pronat e shkatërruara e dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur.

Punëtorët e “Pastrimit” në grevë, Komuna e Prishtinës shpreh shqetësim

0

Punëtorët e kompanisë së pastrimit në Prishtinë kanë hyrë në grevë, e kërkesa e tyre është që ta largojnë kryeshefin e tyre.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës është ankuar se kjo ka sjellë një kaos të madh në zonat që kjo kompani mbulon menaxhimin e mbeturinave.

“Kjo situatë ka lënë disa pjesë të qytetit pa menaxhim të mbeturinave, duke krijuar një situatë të rëndë që kërcënon shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Punëtorët e kompanisë së pastrimit kanë hyrë në grevë, duke kërkuar largimin e kryeshefit të tyre, dhe kjo ka sjellë kaos në zonat ku kjo kompani mbulon menaxhimin e mbeturinave! Kjo situatë ka lënë disa pjesë të qytetit pa menaxhim të mbeturinave, duke krijuar një situatë të rëndë që kërcënon shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara dhe vështirësive të vazhdueshme brenda kësaj kompanie, në maj të këtij viti, ishim të detyruar të angazhojmë operatorë privatë për të marrë përsipër menaxhimin e mbeturinave në disa pjesë të kryeqytetit, për të siguruar qytetarët që të marrin shërbimet e merituara. Këta operatorë po vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe efikasitet në zonat ku janë përgjegjës!

Dëshirojmë të sqarojmë për qytetarët se ky bojkot i nisur dje dhe kaosi i krijuar janë pasojë e pakënaqësive të punonjësve të kompanisë “Pastrimi” ndaj kryeshefit të tyre.

Protesta sot është ndërprerë, por sigurisht se do të duhet disa ditë që të sanohet dëmi nga ky bojkot. Ju sigurojmë që kjo situatë është një pasqyrë e thellë e problemeve të brendshme të kompanisë dhe jo e mungesës së angazhimit dhe përkushtimit tonë për kryeqytetin.

Operohet njëri nga policët e aksidentuar në Veri

0

Njëri prej tre policëve që po marrin trajtim në QKUK pas vetaksidentit në Zveçan është operuar dhe ka dalë nga salla.

41-vjeçari I.M. ka pasur lëndim të kockave të fytyrës dhe burime të Klan Kosova brenda QKUK-së bëjnë të ditur se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë operacionit dhe se gjendja e tij është stabile.

Dy policë të tjerë të lënduar raportohet se pritet të lirohen në shtëpi.

Shala dhe Januzi pranojnë fajësinë për frikësimin e dëshmitarit në kuadër të marrëveshjes me ZPS-në

0

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi, të cilët ishin arrestuar nga Gjykata Speciale më shumë se një vit më parë si të dyshuar për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë, kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në një reagim lidhur me marrëveshjet, Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly West) tha: “Arritja e zyrës sonë për të përfunduar këto marrëveshje është dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë’’, dhe se ‘‘“Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave.”

Komunikata e plotë:

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS)

Të pandehurit janë akuzuar për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në një reagim lidhur me marrëveshjet, Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly West) tha: “Arritja e zyrës sonë për të përfunduar këto marrëveshje është dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë.

“Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave.”

Prokurorja e Specializuar u zotua gjithashtu të vazhdojë hetimet që lidhen me pengimin e drejtësisë për të garantuar integritetin e procedurave në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

“ZPS-ja do të vazhdojë, në të njëjtën kohë, të ndjekë me forcë të gjithë ata që kërkojnë të ndërhyjnë në administrimin e drejtësisë dhe të mbrojë viktimat e dëshmitarët in Kosovë,” tha znj. Uest.

Gjyqi ndaj zotërinjve Shala dhe Januzi, së bashku me Ismet Bahtijarin, ishte planifikuar të hapej më 14 nëntor 2024.

“Sytë e saj blu si re”, zbërthim i ekzistencës, identitetit dhe marrëdhënieve njerëzore

0

 

storm•/BooksSytë e saj blu si re” është libri më i ri poetik i Artan Kajtazit. Poezitë e tij nuk janë vetëm një pasqyrë e ndjenjave, por një reflektim i thellë mbi mënyrën se si individi përjeton dhe interpreton botën që e rrethon.

Vepra “Sytë e saj blu si re” është një udhëtim poetik që kap bukurinë dhe thellësinë e kompleksitetit të ndjenjave njerëzore.

Poezitë në këtë përmbledhje janë të mbushura me reflektime mbi ekzistencën, identitetin dhe marrëdhëniet njerëzore, duke përdorur natyrën si një pasqyrë të brendshme për perceptimet dhe mendimet filozofike.

Në këtë kontekst, ekzistencializmi shërben si një mjet për të kërkuar kuptim dhe identitet, duke reflektuar mbi qenien dhe natyrën e lidhjeve ndërmjet individëve.

Librin poetik “Sytë e saj blu si re” të autorit Artan Kajtazi e kanë vlerësuar studiues dhe kritikë nga Kosova dhe Shqipëria, duke e cilësuar si një vepër të veçantë që kontribuon në zhvillimin e letërsisë bashkëkohore shqipe.

Ata kanë theksuar disa aspekte kyçe të këtij libri, përfshirë filozofinë ekzistenciale, estetikën poetike dhe sensibilitetin e thellë, që autori shpreh përmes vargjeve të tij.

storm•/Vlerësimet: Disa nga vlerësimet dhe analizat e dhëna nga studiuesit, të cilat po i paraqesim në mënyrë të përmbledhur:

“Vëllimi poetik me titullin e bukur lirik “Sytë e saj blu si re”, na sugjeron një evokim të butë, një delikatesë përjetimesh e ëndërrimesh, duke e lidhur ngjyrën blu me një rrezatim të pasur ndjesish, siç janë melankolia, qetësia apo dashuria. Kur kësaj bluje i shtohet epitetizimi krahasues (“blu si re”), asociacionet na shpijnë në botën e imagjinatës: tundja e mendimeve dhe e shikimeve lëviz si një re që udhëton në qiell; është një rrjet asociacionesh poetike i lidhjes mes ideve, ndjesive dhe imazheve përmes një rrjedhe të lirshme”. – Prend Buzhala, studiues dhe shkrimtar

“Që në krye të herës duhet thënë se poezia e Artan Kajtazit është një poezi që i përket letërsisë moderne, totalisht e shkëputur nga letërsia shqiptare dhe e kultivuar së tepërmi gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe që vazhdon ende edhe në këtë periudhë të shekullit të njëzet e një. Kjo, më së shumti në përçimin e idesë filozofike, por edhe në formë dhe strukturë, me një mendim të ngjeshur e konciz”. – Kliton Nesturi, prozator, poet, publicist dhe dramaturg

“Përmbledhja me poezi “Sytë e saj blu si re”, e autorit Artan Kajtazi, ngërthen një rebus poetik të përveçëm. Shenjat estetike, që shpalosen si shqiptim i metaforës, rrokin unin e shumëngjyrtë, me anësim kah shkrimi i lirikës së pastër, pra të purolirikës. Ngjizja e universit letrar, vjen përmes dëshmisë lakonike, poezive koncize, të cilat e shndërrojnë fjalën në emblemë shpirtërore dhe artistike”. – Behar Gjoka, studiues dhe shkrimtar

storm•/Botuesi : Vepra poetik “Sytë e saj blu si re”, vjen nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Rugova Art”, me seli në Prishtinë.

storm•/DKRS-Prishtinë: Libri poetik “Sytë e saj blu si re” është mbështetur financiarisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës.

storm•/Jetëshkrim: Artan Kajtazi (1981) është magjistër i shkencave filologjike, i diplomuar në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Është autor i një numri të konsiderueshëm shkrimesh letrare / eseistike. Po ashtu, shkruan tregime të shkurtra dhe poezi. Libri i tij i parë ishte i natyrës kërkimore / shkencore “Autobiografia e Fan S. Nolit” (2016). Libri i dytë ishte poetik “Pemë e egër” (2023). Libër që u mirëprit mjaft mirë nga lexuesi dhe kritika letrare. Ky është libri i tij i tretë dhe i dyti me poezi.

Kreu i trupave bërthamore të Rusisë humbi jetën nga shpërthimi në Moskë

0

Gjenerallejtënant Igor Kirillov është akuzuar kohët e fundit nga prokurorët ukrainas për përdorimin e armëve kimike të ndaluara.

Një gjeneral i lartë rus, përgjegjës për forcat e mbrojtjes nga rrezatimi, kimike dhe biologjike, është vrarë në një shpërthim në Moskë, sipas komitetit hetimor të vendit.

Gjenerallejtënant Igor Kirillov u gjet i vdekur së bashku me asistentin e tij jashtë një pallati në Ryazansky Prospekt në Moskë.

Gazeta ukrainase, Kyiv Independent, pohoi se shpërthimi ishte i koordinuar nga Shërbimet e Sigurisë të Ukrainës, duke cituar një burim anonim.

Shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e fshehur brenda një skuteri, tha komiteti. Shpërthimi u shkaktua nga distanca, raportojnë mediat lokale.

Videot e postuara në kanalet ruse Telegram treguan dy trupa të shtrirë në dëborë dhe oficerë që ecnin jashtë një hyrje të shkatërruar në një ndërtesë.

Një ditë para vdekjes së tij, Kyiv Post raportoi se gjenerali u dënua në mungesë për përdorimin e armëve kimike të ndaluara në Ukrainë.

Në tetor, Kirillov u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave dhe mbi raportet për përdorimin e agjentit toksik mbytës kloropicrin në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar tha në atë kohë Kirillov dhe forcat e tij ishin “përgjegjëse për ndihmën në vendosjen e këtyre armëve barbare” – një akuzë që Kremlini e quajti “të pabazë”.

Në maj, Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë se kishte regjistruar përdorimin e kloropicrinës, një armë kimike e përdorur për herë të parë në Luftën e Parë Botërore, kundër trupave ukrainase.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, SBU, tha se ata regjistruan mbi 4,800 përdorime të armëve kimike në fushën e betejës që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Kirillov, i cili u emërua kreu i forcave të mbrojtjes bërthamore të Rusisë në prill 2017, ishte gjithashtu nën sanksione nga Kanadaja dhe Zelanda e Re.

Trupat ruse të mbrojtjes rrezatuese, kimike dhe biologjike, të njohura si RKhBZ, janë një forcë speciale që operojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.

Hetuesit thanë se një hetim penal është hapur në lidhje me vdekjen. /Euronews

Numri i viktimave pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së arrin në 154

0

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është pranuar edhe një viktimë pjesëmarrëse, duke e çuar numrin e listës në 154.

Sipas vendimit të trupit gjykues, kjo viktimë do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës sikurse viktimat e tjera.

Megjithatë, në vendim ishte theksuar se afati për pranimin e viktimave në këtë çështje gjyqësore kishte përfunduar më 15 shkurt 2023. Por, thuhet se kjo viktimë u pranua pasi ekzistonin arsye të vlefshme për pranimin e saj edhe pse ishte dorëzuar pas afatit të paraparë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Prodhuesi turk reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes për fabrikën e municioneve në Kosovë

0

Prodhuesi turk shtetërore i industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) ka dalë me një deklaratë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës për hapjen e fabrikës së municioneve në vend.

MKE thotë municionet do të prodhohen sipas standardeve të NATO-s.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti

“Nënshkruam marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë që do të prodhojë municion sipas standardeve të NATO-s.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Me këtë kontratë të nënshkruar, ne jemi krenarë që kemi kontribuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar industrinë e mbrojtjes së vendit tonë mik dhe vëlla, Kosovën”, thuhet në një postim në LinkedIn.

“U realizua dëshira e nënës time”, flet vëllai i Parashqevi Simakut

0

Pas rënies në gjurmët e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh nuk dihej se ku ishte dhe çfarë bënte, ka reaguar vëllai i saj Ben Simaku, duke thënë se gjetja e saj, kishte qenë amaneti i nënës së tyre.

Në një intervistë për Top Channel ai është shprehur se kishin vite që e kërkonin dhe e ëma, e cila prej dy vitesh ishte ndarë nga jeta, e kërkonte gjithë kohën.

“Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime. Mamaja në janar mbush dy vite që ka ndërruar jetë. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!”, u shpreh ai.

Gjithashtu Ben Simaku ka treguar se, që në momentin e parë që ka parë videon e saj të qarkullonte në rrjet, e kishte njohur.

“Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin”, rrëfeu z. Simaku, teksa tregon se në atë kohë këngëtarja nuk ka patur probleme.

Parashqevi Simaku pas publikimit të videos së saj ku merrte ndihma nga qytetarët amerikanë, është strehuar në një hotel nga biznesmeni Elton Ilirjani.

Vëllai i saj u shpreh se donte të falënderonte Ilirjanin për ndihmën që i ka dhënë motrës së tij, ndërsa shtoi se ka kontaktuar me të.

“Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person. Me Parashqevinë fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun”.

I pyetur nëse presin që Parashqevi Simaku të kthehet pranë familjes, ai tha: “Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj”.

Kujtojmë se Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit.

Por, pas komunizmit ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.

Tri raste dhune në familje në rajonin e Prishtinës

0

Nëpërmjet raportit të saj, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në rajonin e Prishtinës, kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.

Këto raste janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë dhe në Drenas.

Raporti i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 16.12.2024 – 14:50. Është ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 16.12.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc / 16.12.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.