spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
04:16
Home Blog Page 1664

(FOTO) Ekspozita në Shkodër me dyert që rrëfejnë historinë e qytetit

0

Për të gjithë dashamirësit e kulturës dhe historisë, DRTK Shkodër në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) organizuan ekspozitën fotografike “Dyer që flasin n’Gjuhadol”.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për disa ditë, paraqet përmes fotografive dyert e vjetra të qytetit, të cilat përcjellin historinë e tyre dhe të qytetit.

“Kjo është një mundësi për të përjetuar nga afër një pjesë të Shkodrës që ruan gjurmët e së kaluarës”, shkruan DRTK Shkodër.

Së bashku me COD, DRTK Shkodër, ka ndërmarrë një nismë të veçantë për dokumentimin e dyerve të vjetra të qytetit, duke zbuluar historitë e tyre dhe detajet arkitektonike unike. Kjo iniciativë synon të mbrojë trashëgiminë kulturore të Shkodrës, duke sjellë në jetë kujtimet dhe historitë e këtyre dyerve, lidhjet e tyre me familjet dhe identitetin historik të qytetit.

Përmes fotografive që ndau në rrjetet sociale Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, duket se ekspozita ka ngjallur kureshtjen e grupmoshave të ndryshme, përfshirë nxënësve të shkollave.

Banesat Shkodrane në shek. XVIII-XIX, për shkak të zgjerimit të qytetit në pjesën fushore, karakterizohen nga oborre të mëdhenj ku binin në sy portat e jashtme, të cilave i kushtohej kujdes në aspektin estetik, si dhe funksional, duke u dekoruar me qemere dhe elemente të tjera guri ose druri të gdhendur. Dera prej druri ndahej në dy pjesë, ku kapaku i madh hapej vetëm për qerret, ndërsa dera e instaluar në njërën prej kapakëve, funksiononte për hyrje-dalje të pjesëtarëve të familjes dhe miqve.

Element dallues në derë ishte “rezja” që zakonisht punohej tek kovaçi dhe forma më e përhapur ishte ajo e patkoit të zgjatur. Këto dyer, së bashku me këto elemente, ishin dukshëm një prezantim i rangut shoqërorë të familjeve që banonin në këto banesa, për kohën kur u ndërtuan.

Me kalimin e kohës, ndërtimet e stilit neoklasik në qendër të qytetit, nga fundi shek. XIX-fillim shek. XX, ku dyert për shkak të pozicionimit në fasadë erdhën duke u zvogëluar në forma dhe përmasa, për rrjedhojë forma dhe stilizimi i rezeve fitoi elemente të reja dekorative, duke futur motive floreale, zoomorfe dhe humanoide, raporton atsh.

Këto elemente ruhen sot me fanatizëm nga shumë familje si kujtesë historike, por edhe si dëshmi e dijebërjes, traditës së shumë zejeve, duke i dhënë banesës shkodrane formën e një ansambli muzeor në dru, gur, hekur dhe plot pasuri të tjera etnografike.

80-vjetori i Çlirimit / Kryeministri Rama: Festime në të gjithë vendin

0

Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit në të gjithë vendin dhe jo vetëm do të organizohen një sërë aktivitetesh.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga Ministria e Mbrojtjes gjatë nëntorit.

“80-vjetori i Çlirimit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në gjurmët e historisë, që kujtohet dhe festohet në të gjithë vendin”, tha Rama.

Aktivitetet do të zhvillohen në Dibër, Berat, Ulqin, Tuz, Vlorë, Tiranë, Podgoricë, Shkodër, Korçë, Shkup, Prishtinë, etj.

Shqiptaria feston më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Prej 7 prillit 1939, Shqipëria gjendej nën vargonjtë e pushtimit fashist. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943, vendi u pushtua nga forcat gjermane.

Në dalje të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës, u çliruan edhe një pjesë e konsiderueshme e qyteteve në veri. Çlirimi i Shkodrës shënoi edhe ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. /atsh

Rekordmeni i Ginisit bën portretet e Harrisit e Trumpit me kokrra

0

Rekordmeni i Ginisit, Alkent Pozhegu, ka sjellë veprën e tij të re të artit.

Mund të jetë një imazh i fshirëse këpucësh në hyrje

Ai i ka bërë me kokrra portretet e politikanëve amerikanë, Kamala Harris dhe Donald Trump.

Mund të jetë një imazh i fshirëse këpucësh në hyrje dhe teksti

Harrisi nga Partia Demokratike dhe Trumpi nga Partia Republikane janë kandidatë për t’u bërë president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

 

 

Zgjedhjet në SHBA / Kur do ta dimë se kush fitoi?

0

Vendvotimet e para mbyllen në orën 18:00 EST (Eastern Time Zone është zona kohore për pjesën lindore të Amerikës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara) të martën në mbrëmje dhe të fundit në orën 01:00 EST herët të mërkurën.

Në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjesin e ardhshëm, shkruan CNN.

Këtë herë, gara shumë e ngushtë në shumë shtete mund të nënkuptojë që mediat të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.

Zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris dhe ish-presidenti republikan Donald Trump, kanë luftuar ‘kokë me kokë’ prej javësh.

Fitoret e ngushta mund të nënkuptojnë gjithashtu rinumërime.

Për shembull, në shtetin e Pensilvanisë – një prej shteteve kryesore që konsiderohen si të luhatshme – do të kërkohet një rinumërim nëse ka një diferencë gjysmë përqindjeje midis votave të hedhura për fituesin dhe humbësin. Në vitin 2020, diferenca ishte pak më shumë se 1.1 pikë përqindjeje.

Sfidat ligjore janë gjithashtu të mundshme. Më shumë se 100 padi parazgjedhore janë ngritur tashmë nga republikanët, duke përfshirë sfidat për të drejtën e votuesve dhe menaxhimin e listës së votuesve.

Skenarët e tjerë që mund të shkaktojnë vonesa përfshijnë çdo çrregullim të lidhur me zgjedhjet, veçanërisht në vendet e votimit.

Nga ana tjetër, numërimi i votave është përshpejtuar në disa zona, përfshirë shtetin vendimtar të Michiganit dhe shumë më pak vota do të hidhen me postë sesa në zgjedhjet e fundit, të cilat ishin hedhur gjatë pandemisë Covid.

Dogana e Kosovës thyen rekord, mbi 1.5 miliardë euro të hyra

0

Dogana e Kosovës thotë se fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje historike për këtë institucion, pasi janë mbledhur mbi 1.5 miliardë euro të hyra. Kjo shifër, sipas tyre, përfaqëson një rritje të dukshme prej 10.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë.

“Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat”, thuhet në njoftim.

Ata kanë renditur disa nga pikat që ndihmuan në këtë rritje rekorde të të hyrave siç janë përmirësimi i Procedurave Doganore, lufta kundër kontrabandës e rritja e transparencës.

“Përmirësimi i Procedurave Doganore: Implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit; Lufta kundër kontrabandës: Masa të intensifikuara në bashkëpunim me agjencitë e tjera kanë ndihmuar në uljen e aktiviteteve ilegale dhe rritjen e të hyrave; Rritja e transparencës: Fushatat për të edukuar publikun dhe bizneset mbi përputhshmërinë ligjore kanë rritur ndërgjegjësimin dhe përputhshmërinë, duke sjellë përfitime për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje, nga dogana thonë se mbeten të angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit, derisa kane inkurajuar qytetarët të raportojnë çdo akt të dyshimtë ose jo etik.

BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që të përmbushin obligimet e tyre

0

Bashkimi Evropian (BE) edhe një herë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin obligimet e tyre që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit.

Një thirrje të tillë e ka bërë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një deklaratë për medie. Duke rikapituluar procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Stano ka theksuar se etiketimi i Projektstatutit Evropian si “thjesht një non-paper” shpërfill ftesën e Këshillit të Bashkimit Evropian për të vazhduar mbi këtë bazë dhe vonon më tej perspektivën e krijimit të tij, derisa ka shprehur keqardhje që një vit pasi palët miratuan dokumentin në parim, nuk u bë asnjë përparim në krijimin e tij në përputhje me draft-statutin evropian.

“Në vitin 2013, Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit, e cila u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës me shumicë prej dy të tretave. 11 vjet më vonë, Kosova ende nuk i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt krijimit të saj dhe për këtë arsye po dështon në përmbushjen e detyrimit të saj të qartë sipas ligjit ndërkombëtar, i cili më pas u përsërit në marrëveshjet e 2015 dhe 2023”, ka thënë Stano.

Sipas tij, në bazë të marrëveshjeve përkatëse të dialogut të 2013 dhe 2015, statuti për themelimin e Asociacionit duhet të hartohet dhe të diskutohet në dialog.

“Çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së dhe të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Kjo gjithashtu do të thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin jashtë dialogut. Qeveria nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj në kuadër të dialogut apo t’ua delegojë ato komunave me shumicë serbe të Kosovës”, ka theksuar tutje Stano.

Ai tutje ka thënë se në tetor 2023, në një përpjekje për të çuar përpara procesin e normalizimit, BE-ja – e mbështetur nga shtetet anëtare dhe partnerët e saj si SHBA-ja – prezantoi zyrtarisht një projekt-statut evropian për krijimin e ASM-së.

“Ky draft-statut evropian bazohet në modelet dhe praktikat e mira evropiane, si dhe në kornizën ligjore të Kosovës. Drafti iu dorëzua kryeministrit Kurti personalisht nga ndërmjetësi i BE-së së bashku me këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së. Në një takim të nivelit të lartë në mbështetje të dialogut në prani të presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe kancelarit Scholz, të dyja palët pranuan në parim draft-statutin evropian. Në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023, Këshilli Evropian përshëndeti “gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve nga Lehtësuesi i BE-së”. Ky është një njohje zyrtare e dokumentit nga të 27 Shtetet Anëtare të BE-së”, ka thënë Stano.

Sipas tij, etiketimi i projektstatutit Evropian si “thjesht një non-paper” shpërfill ftesën e Këshillit të Bashkimit Evropian për të vazhduar mbi këtë bazë dhe vonon më tej perspektivën e krijimit të tij.

“Na vjen keq që një vit pasi palët miratuan dokumentin në parim, nuk u bë asnjë përparim në krijimin e tij në përputhje me Draft Statutin Evropian. Në përputhje me riangazhimin e saj zyrtar ndaj dialogut dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut të 20 shtatorit 2024, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të ecë përpara me themelimin e saj pa vonesa të mëtejshme. Serbia pritet të përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, paralelisht me Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit bazuar në draft-statutin evropian, në përputhje me planin e zbatimit të propozuar nga lehtësuesi i BE-së”, ka nënvizuar Stano.

Rutte thotë se Italia po e udhëheq edhe një herë KFOR-in, ndihmon në stabilitetin e Ballkanit

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Italia është një nga themeluesit e NATO-s.

Në një konferencë për media, ai ka folur kështu pas takimit që e pati me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Ndër tjera, ai shtoi se Italia është duke ndihmuar në shtimin e stabilitetit edhe në Ballkanin Perëndimor, duke udhëhequr misionin e NATO-s, KFOR, për një mandat.

“Italia është një aleat i vendosur dhe i besueshëm. Ju po kontribuoni në shumë mënyra për sigurinë euroatlantike. Ju drejtoni grupin e ri të betejës të NATO-s në Bullgari. Ju vazhdoni të siguroni trupa për dislokimet e NATO-s, siç thatë, në Hungari dhe Letoni”, raporton Klankosova.

“Avionët tuaj mbrojnë hapësirën ajrore të NATO-s dhe marina juaj i mban të hapura rrugët kryesore detare. Italia po udhëheq edhe një herë misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, duke ndihmuar në nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Rutte.

Arrestohet një zyrtar doganor dhe një policor, dyshohen për marrje ryshfeti

0

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se mbrëmë ka arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar  policor të dyshuar për marrje ryshfeti. Task Forca e përbashkët Doganë-Polici, se në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë identifikuar një rast korrupsioni ku të dyshuar ishin një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor.

Bëhet e ditur se menjëherë pas dyshimit se zyrtarët në koordinim merrnin pagesa të jashtë ligjshme u njoftua Inspektorati Policor i Kosovës dhe njësitë relevante të Doganës të cilët në koordinim realizuan arrestimin  e një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme.

“Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe  të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ky aksion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit doganor dhe policor të Kosovës.

Task Forca Doganë-Polici thotë se mbetet e angazhuar në mënyrë të vendosur për të çrrënjosur çdo formë të sjelljes së paligjshme dhe për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit.

8-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, familjarët fajësojnë Prokurorinë

0

Në tetë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit pranë varrit të tij u vendosën kurora me lule dhe njëherësh u kërkua drejtësi për zbardhjen e rastit.

Familjarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë vendosën kurora me lule tek varri i Astrit Deharit, ndërsa mos-zbardhjen e vrasjes së tij e konsiderojnë goditje për studentët, për lëvizjen dhe mbarë rininë shqiptare.

“Katër prokuror e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit. Ata dolën në pension pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë i cili e ka marrë rastin”, tha kryeministri Albin Kurti.

Ai shtoi se qeveria është e gatshme që ta ndihmojë me krejt potencialin Prokurorinë e Shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin dhe për familjen e tij.

Ndërkaq babai i Astritit, Avni Dehari, tha se rasti i Astrit Deharit tash e tetë vjet po keqtrajtohet nga gjyqësia e Kosovës.

“Tetë vjet një njeri që e ka humbur jetën në një institucion të Kosovës të mos zbardhet e vërteta për të flet vet, sepse ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe ndaj drejtësisë në përgjithësi edhe sot e kësaj dite mundohen t’i fshehin gjurmët e tyre”, u shpreh ai.

Mos-zbardhja e vrasjes, jo vetëm për Astritin, sipas Avni Deharit, gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel dhe Kosova nuk e meriton një gjyqësi të tillë.

Duel në mesnatë: Kamala Harris dhe Donald Trump barazohen në zgjedhjet e para të ditës së zgjedhjeve në Dixville Notch!

0

Pas muajsh retorikë polarizuese, kthesa të papritura dhe keqinformime të shumta, sezoni zgjedhor po i afrohet fundit. Por pavarësisht se çfarë ndodh sot — dhe në ditët e javët që pasojnë — ndarjet e thella politike do të mbeten dhe do të duhet të përballemi me njerëz me opinione të ndryshme. Këtu janë pesë mënyra për të shmangur konfliktet me njerëzit përreth teksa pluhuri i zgjedhjeve vendoset. Dhe këtu është çfarë tjetër duhet të dini për të rifilluar me ditën tuaj.