Rusia dyshohet se ka dërguar pajisje ndezëse në avionë me destinacion SHBA-në dhe Kanadanë, raporton Wall Street Journal
Buja thotë se e kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të dytën ditë me radhë po vazhdon dëshminë dëshmitari i 103-të, Shukri Buja në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Për Thaçin, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- Buja tha se e kishte marrë vesh më vonë që është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Për Hashim Thaçin e kam marrë vesh më vonë që është anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm. Më kujtohet që e kam kontaktuar (Thaçin në maj 1998), por se si e çfarë kemi biseduar është kohë shumë e gjatë”, tha Buja duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit James Pace.
Për çështjen ndaj Fatmir Limajt, sipas prokurorit, dëshmitari kishte thënë që Shtabi i Përgjithshëm e kishte ngarkuar me detyrën që të siguronte vijën e armatimeve, e që kjo kërkesë ishte përcjellë nga Thaçi.
“Realisht e tham më lartë se e kam marrë unë për detyrë, ndërsa në telefon që kam mujt të bisedoj e që nuk po më kujtohet, ka mujt me e konfirmu zoti Thaçi- në rregull është por që nuk ka qenë urdhër”, tha Buja.
“Nuk mund ta konfirmoj se është e saktë se rrethanat në të cilën e kam dhënë këtë dëshmi dhe realisht gjithmonë jemi thirrë në Shtabin e Përgjithshëm, por unë nuk e kam ditë në maj nëse është Hashim Thaçi anëtar i Shtabit të Përgjithshëm apo jo”, shtoi ai.
Sërish prokurori Pace insistoi se pse dëshmitari në çështjen Limaj kishte thënë se këtë detyrë ua kishte ngarkuar Shtabi i Përgjithshëm dhe se ia kishte përcjellë Thaçi.
“Ne kemi supozuar se kush mund të jetë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm edhe nuk e kemi ditë por e kemi supozu se mund të jetë Hashim Thaçi apo dikush tjetër. Kur e kam thënë këtë, e kam thënë në aspektin e supozimit se ka mujt të jetë ai anëtar i Shtabit të Përgjithshëm”, tha Buja.
Dëshmitari theksoi se nuk po i kujtohet saktë se kush ia ka përcjellë këtë detyrë, Thaçi apo vëllai i tij, Agush Buja. Tha se nuk i kujtohet kontakti me Thaçin lidhur me këtë çështje, por që në raste të ndryshme ai tha se ka kontaktuar përveç tij edhe me vëllanë e po ashtu edhe me Azem Sylën.
“Për momentin nuk është duke m’u kujtu por unë kam kontaktu edhe me vëllain, edhe me Hashim Thaçin kur ka qenë në Zvicër, edhe me Azem Sylën për të cilin në atë kohë kam supozu që është komandant i përgjithshëm”, tha Buja.
Ai tha se e njeh Hajrush Kurtajn dhe sipas tij ka qenë zëvendëskomandant i Brigadës 162, duke shtuar se nuk i kujtohet se kur e ka marrë këtë pozitë por që mendon se ka qenë fundi i ’98-ës.
Në librin e tij, Kurtaj kishte shkruar se me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Shukri Buja kthehet në Kaçanik për të komunikuar vendimin e Shtabit për emërimin e Agim Bajramit si komandant për njësitin e Kaçanikut.
“Kam shkuar (në Kaçanik) edhe për punë tjera por edhe për caktimin e Agim Bajramit si komandant i Njësitit. Kur e kemi emëru dikënd i kemi thënë që je emëru nga Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë që të kemi hapësirën që të mos keqinterpretohen këto vendime. Por, në fakt, Agim Bajramin e kam përcaktu si komandant të njësitit gueril atje dhe jam thirrë në emër të Shtabit të Përgjithshëm. E di që kam komuniku me Azem Sylën edhe në atë kohë nuk e kemi ditë që është komandant i Përgjithshëm, por unë në kthimin në Kaçanik realisht e kam thanë para njësitit apo 3-4 personave të njësitit- Agim Bajrami je i përcaktum nga Shtabi i Përgjithshëm për ta udhëheq njësitin. Nuk ka pas emërim me shkrim, nuk ka pas urdhër por ka qenë komunikim”, tha Buja.
Ky komunikim për emërimin e Agim Bajramit, sipas dëshmitarit mund të jetë në qershor apo korrik 1998.
Si rrjedhojë, libri i Kurtajt u pranua në prova materiale dhe u klasifikua si publik.
Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa dëshmitari është së bashku me avokatin kujdestar, që është Taulant Hodaj.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
A po tenton Rusia ta minojë integritetin e zgjedhjeve në SHBA?
storm•/SHBA-Zgjedhjet: Shefat e inteligjencës amerikane po paralajmërojnë se “kundërshtarët e huaj” – përfshirë Rusinë – po kryejnë operacione për “minimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve në SHBA dhe për të nxitur përçarje midis amerikanëve”.
Në një deklaratë të përbashkët, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës thanë se grupet e lidhura me Rusinë po nxisnin dhunë kundër zyrtarëve zgjedhorë dhe po përsërisnin pretendime të rreme për mashtrim të votuesve, shkruan BBC.
Agjencitë thonë se “aktorët e ndikimit rus” postuan kohët e fundit një artikull duke pretenduar në mënyrë të rreme se zyrtarët në shtetet kyçe planifikojnë të manipulojnë zgjedhjet presidenciale të së martës duke mbushur kutitë e votimit.
ODNI tha se pret që këto përpjekje të intensifikohen gjatë ditëve në vijim. Ai gjithashtu akuzon Iranin se është një “kërcënim i rëndësishëm i ndikimit të huaj” për SHBA-në.
Teherani dhe Moska kanë mohuar përpjekjet për përçarje në zgjedhje.
Certifikimi i subjekteve politike, KQZ-ja thotë se vazhdon periudha për aplikim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
KQZ njofton se deri më 11 dhjetor 2024, kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).
Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, subjektet politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.
Hudhet tym i zi te Klan Kosova: S’mund ta normalizoni dhunën ndaj grave
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion [QIKA] ka zhvilluar një aksion sot në objektin e Klan Kosovës.
QIKA ka hedhur tym të zi në objektin e televizionit, si aksion kundër asaj që ndodhi mbrëmë në Big Brother VIP Kosova, duke kundërshtuar hyrjen e banorit të ri, Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i banores tjetër të kësaj shtëpie, Drenusha Latifi, e cila e akuzon për dhunë fizike.
“Nuk mund ta normalizoni dhunën ndaj grave!”, shkroi QIKA pas aksionit.
Sipas RRGK-së, ajo që ka ndodhur mbrëmë në një shou në Klan Kosova është e papranueshme dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar dhunën me bazë gjinore, një fenomen i përhapur që cenon mirëqenien e grave dhe vajzave në shoqërinë tonë.
“Të promovosh figura të përfshira në raste të tilla nuk është vetëm e papërgjegjshme, por dërgon një mesazh të rrezikshëm se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo të minimizohet”.
“Bëjmë thirrje që mediat të marrin përgjegjësinë për të reflektuar seriozitetin që e ka ky problem dhe të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Dhuna me bazë gjinore duhet të dënohet pa asnjë hezitim dhe duhet të luftohet me vendosmëri nga të gjithë, në çdo mënyrë që munden – për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në reagim.
Analiza e DW: Frika e NATO-s nga kthimi i Donald Trumpit
storm•/SHBA-Zgjedhjet: Përvojat e pakëndshme nga mandati i parë i Trumpit janë ende të pranishme në NATO. Frika nga një mandat tjetër brenda aleancës është e madhe. Çfarë mund të ndodhë?
Katër vjet më parë, shumë diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë ndjeheshin të lehtësuar pas rezultateve. Vitet e Trumpit më në fund mbaruan, që ishte një ndjenjë lehtësimi e përhapur në selinë e NATO-s. Katër vjet me radhë kreu i vendit më të rëndësishëm të NATO-s ishte i paparashikueshëm me lëvizjet e tija arbitrare.
Donald Trump la pas vete një sërë përçarjesh – nga braktisja e aleatëve në Siri dhe Irak, kaosi në Afganistan që ndihmoi talebanët, deri tek poshtërimi i shpeshtë i evropianëve prej tij. Trump kurrë nuk i konsideronte evropianët aleatë, por, sipas fjalëve të Jean-Claude Juncker, i pa ata si “figura të errëta që nuk i uronin të mirën Amerikës, një nga politikanë të paktë që arriti të bashkëpunonte me Trumpin”.

Frika nga ish-presidenti Trump
Kritikat e hapura
Në hapjen e selisë së re të NATO-s në Bruksel në vitin 2017, Trump mbajti një fjalim para aleatëve ku tha: “Gjatë tetë viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë për mbrojtjen se të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku,”. Ai vuri në dukje se 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Kjo goditi veçanërisht ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës nuk paguante sa kërkohej. Presidenti amerikanTrump vazhdoi me kritika, duke thënë se këtë kërkesë ia paraqiti edhe Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ndërsa Merkel shprehte pakënaqësinë.
Trump lavdëroi Rutte
Mark Rutte, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, tha pas marrjes së detyrës se “falë Trumpit” NATO rriti shpenzimet e mbrojtjes, gjë që i befasoi të pranishmit. Ai po ashtu tha se qëndrimin kritik të Trump ndaj Kinës, e kanë pranuar tani shumë vende të tjera.
Është e mundur që kjo deklaratë t’i drejtohet drejtpërdrejt Trumpit, duke qenë se ai është në garë të ngushtë me Kamala Harris. Ndërsa NATO këtë herë dëshiron të përgatitet për një mandat të ri të mundshëm të Trumpit. Termi “rezistencë ndaj Trump” dhe marrëveshja e tij e mundshme me Putinin ushqen gjithashtu këtë frikë.
Përgatitja për një skenar ekstrem
Marco Overhaus, një ekspert amerikan në Fondacionin për Shkencë dhe Politikë (SWP), shpjegon se “ideja që NATO mund të bëhet ‘e mbrojtur nga Trumpi’ është një iluzion. NATO-ja vështirë se mund të përgatitet për një skenar ekstrem siç është dalja e SHBA-së nga NATO”. Ai vë në dukje se raporti i angazhimeve është 75% me SHBA-në dhe 25% me Evropën.

Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Shpresa tek Harris
Për NATO-n, një fitore e Kamala Harrisit do të ishte një mundësi për të reduktuar varësinë nga SHBA-ja, veçanërisht në aftësitë kryesore ushtarako-teknike, si mbrojtja ajrore, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe strukturat e komandës për operacione të mëdha ushtarake.
Sipas Overhaus, Evropa duhet të mendojë edhe për përgjigjen politike ndaj “politikës së karriges bosh” të Trumpit në NATO. Në një skenar të tillë, Evropa duhet të reflektojë mbi traditat e vendimmarrjes së përbashkët dhe të përgatitet për mundësinë që Amerika të përdorë ndikimin e saj kundër vullnetit të evropianëve ose, çfarë është gjithashtu realiste, të fillohet të manipulojë aleatët e NATO-s kundër njëri-tjetrit. /DW
Forcat ruse e sulmojnë Kievin dhe Harkivin
Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko.
Ai shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore në Kiev po punojnë për të zmbrapsur sulmin e dytë në qarkun Obolonski, në verilindje, pasi qarku Holosvivski në jug një ditë më parë u godit po ashtu nga dronët rusë.
Përmes një postimi në Telegram, Klitschko u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në vendstrehime.
Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dy gra u plagosën nga granatimet ruse më 5 nëntor, tha kryetari Ihor Terekhov.
Në javët e fundit, Kievi dhe Harkivi kanë qenë cak i sulmeve ajrore ruse pothuajse përditë, teksa Ukraina po përgatitet për dimrin e tretë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj.
Forcat ajrore ukrainas, ndaras, thanë se kanë rrëzuar 48 nga 79 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj rajoneve ukrainase.
Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka shkatërruar gjashtë dronë rusë mbi rajonin e Brijanskut. /REL
Në Hagë e vazhdon dëshminë Shukri Buja
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari Shukri Buja, gjatë dëshmisë së tij të hënën në Hagë, ka theksuar se në kohën kur shkoi për të organizuar njësitet e UÇK-së në vendin e tij të lindjes nuk e kanë ditur se kush është në Shtabin e Përgjithshëm dhe se nuk kanë marrë urdhra nga ata.
Bujës ndërë të tjera iu prezantua një fragment i deklaratës së dëshmitarit në çështjen kundër Fatmir Limajt në vitin 2005, ku thoshte se dëshmitari ishte vendosur në Komunën e Shtimes për të organizuar njësitin për Shtimen dhe Lipjanin, Agim Bajrami e ka pasur përgjegjësinë të organizojë njësitet në Kaçanik. Ndërsa, për Limajn kishte thënë se e ka pasur përgjegjësinë për organizimin e njësitit në Malishevë.
Sipas prokurorit James Pace, dëshmitari Buja kishte thënë se “urdhrat për njësitet guerile jepeshin nga Shtabi i Përgjithshëm”.
“Po, është e saktë. Unë e kam sqaruar. Ne i kemi pritur urdhrat nga Shtabi i Përgjithshëm por kush është Shtabi i Përgjithshëm nuk e kemi ditur dhe nuk na është dhënë ndonjë urdhër në atë kohë nga Shtabi i Përgjithshëm”, ka deklaruar Buja.
Përpara kësaj, dëshmitarit iu prezantua një deklaratë që pretendohet se ai e ka dhënë në vitin 2003 në ish-Tribunalin e Hagës.
Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen gjashtë persona
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Para sfidës me Liverpoolin, Granit Xhaka komenton përballjen
Leverkusen do të kërkojë të kthehet në rrugën e duhur pas barazimit kundër Stuttgartit në fundjavë, si dhe barazimit kundër Brest në ndeshjen e fundit të Champions.
Mesfushori shqiptar i “aspirinave”, Granit Xhaka doli në konferencë para ndeshjes ndaj Liverpool në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, teksa tregoi diferencën mes The Reds dhe Stuttgartit.
“Liverpooli është një kalibër tjetër, padyshim, veçanërisht Anfield. Unë e di se si është të luash atje.Ne padyshim e dimë se sa cilësi kanë kundërshtarët tanë, por nuk duhet të fshihemi. Ne do të analizojmë Liverpool-in. Sigurisht që ne e dimë se ku qëndrojnë forcat e tyre. Por unë mendoj se çdo ekip ka edhe disa dobësi. Dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato”, tha ai.


