spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
14:56
Home Blog Page 1671

Analiza e DW: A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin?

0

Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet më 5 nëntor, kursi i tij i konfrontimit me partnerët europianë mund ta trazojë strukturën politike dhe atë të politikës së sigurisë në BE dhe në NATO.

Kush mund të ndërmjetësojë në një rast të tillë? Në BE po lakohen emrat e disa politikanëve si partnerë bisedimesh për Trumpin nëse ai do të jetë presidenti i ri i SHBA-së.

Nëse bëhet fjalë për sfidat e politikës së sigurisë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konsiderohet si zgjedhja e parë.

Por edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti polak, Andrzej Duda duke qenë të së njëjtës linjë partiake janë pozicionuar si aleatë të Trumpit.

Mark Rutte: Një proeuropian që mund të influencojë tek Trump
Të paktën tre burime të nivelit të lartë nga NATO, që nuk duan të citohen me emër, i kanë pohuar DW-së, se Rutte si kryeministër i Holandës (2010 deri më 2024) gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump ka pasur një raport të mirë me të. Pikërisht kjo ka qenë edhe njëra prej arsyeve, përse Rutte u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për ta përgatitur aleancën mbrojtëse ndaj një kthimi të mundshëm të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mark Rutte njihet, që mund të ndikojë tek Trump, por ai mund të qendrojë edhe i palëkundur, nëse është e nevojshme, qoftë në bisedime bilaterale ashtu edhe në samitet e NATO-s, thotë ish-zëvendëssekretari i përgjthshëm i aleancës Camille Grand, sot ekspert për politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes pranë European Council on Foreign Relations.

Kur Trump më 2018 kërcënoi në samitin e NATO-s, se SHBAdo të largohet nga aleanca, nëse Europa nuk i rrit shpenzimet për mbrojtjen, ishte Rutte ai që gjeti rrugëdalje nga situate. Ai i vuri në dukje me rafinesë ish-presidentit atëherë, se shpenzimet e mbrojtjes – falë Trump – ndërkohë do të rriten.

Ian Lesser, drejtues i zyrës së Brukselit të German Marshall Fund of the United States (GMF), thotë, se Rutte mund t’i transmetojë Trumpit një “mesazh më të mirë për ndarjen e peshës” brenda aleancës: 23 nga 32 vendet anëtare të NATO-s, ndër to peshat e rënda si Franca dhe Gjermania, do ta arrinin e madje edhe mund ta tejkalojnë qysh këtë vit kuotën vjetore të shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin e dy përqind të produktit bruto në vend. Në këmbim Rutte do të kërkojë nga Trump garanci lidhur me ndihmat për Ukrainën dhe vazhdimin e angazhimit të SHBA-së në NATO.

Trump ka kërcënuar jo vetëm me ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën, por edhe se do ta inkurajojë presidentin e Rusisë Vladimir Putin, që të bëjë “çfarë të dojë” me alëatët e tij. Ish-këshilltari i tij për sigurinë komëbtare, John Bolton, mendon, se Trump madje mund ta nxjerrë SHBA-në nga NATO. Ndërsa eksperti Lesser thotë, se: “Rutte pret që qendrimi i Uashngtoni të jetë I parashikueshëm, veçanërisht në sfondin e luftës ruse.”

Viktor Orban: “Trump para Trumpit”
Rutte është në garë me Viktor Orban. Kryeministri hungarez në korrik pas vizitave në Pekin, në Kiev dhe në Moskë në një “mission paqeje” u takua edhe me Trumpin. Atje ai u paraqit si ndërmjetësues i BE-së për dhënien fund luftës ruse në Ukrainë.

Kur rivalja demokrate e TrumpitKamala Harris në shtator tha, se kryetarët e shteteve dhe të qeverive në botë “qeshin” me ish-presidentin, Trump duke iu kundërvënë përmendi raportet e ngushta me Orbanin dhe e vlerësoi atë si një kryeministër i fortë, këmbëngulës dhe i mençur i Hungarisë.

Zsuzsanna Vegh, analiste pranë German Marshall Fund of the United States (GMF) për Europën Qendrore, tha, se Orban me kontaktet e tij me Trump në radhë të parë synon të forcojë prestigjin e vet dhe imazhin si një personalitet drejtues i rëndësishëm ndërkombëtar: “Fitorja e Trumpit mund ta inkurajojë edhe Orbanin që të vazhdojë rrugën e autokracisë në vendin e tij”, tha Vegh, e kësisoj Orbani “do të minonte edhe më tej kredibilitetin e BE-së si një bashkësisë e demokracive”.

Ekspertët besojnë, se një politikë armiqësore e Orbanit kundër migracionit dhe komunitetit LGBTQ+- e bën atë të preferuar tek mbështetësit MAGA të Trumpit. Ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon, e ka quajtur kryeministrin hungarez “Trump para Trumpit”. Orban është një aleat i ngushtë i presidentit, rus Vladimir Putin dhe është kundër mbështetjes për Ukrainën nga BE-ja. Vëzhguesit druajnë, se ai mund të influencojë tek Trump duke i folur atij mbi përfytyrimet e Kremlinit.

Ndonëse kërkesat e Orbanit për armëpushim dhe bisedime përputhen me interesat e personave amerikanë të kontaktit që ai ka dhe në rrethanat aktuale edhe me interesat e Rusisë, analistja Vegh, megjithatë thekson: “Kam dyshim, nëse presidentit Putin i duhet kryeministri hungarez për t’u angazhuar për të në Shtëpinë e Bardhë.”

Edhe pse Orban mund të jetë me Trump një “shok ideali”, thotë eksperti Lesser drejtor i GMF, Mark Rutte është në fakt “partner strategjik bisedimesh”, i cili angazhohet për interesat e sigurisë së NATO-s dhe ka një influencë më të madhe.

Duda dhe Meloni potencialisht si ndërmjetësues
Të tjerë partnerë bisedimesh për BE-në që janë në të njëjtën linjë me Trump dhe Orban sa i përket politikës së migracionit, janë në fakt në anën e Ruttes lidhur me çështjet strategjike. Presidenti polak Andrzej Duda i partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) është takuar në prill me Donald Trump. Sipas njoftimeve ai e ka bindur republikanin, se partia e tij të zhbllokojë në kongresin ë SHBA-së një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarë për Ukrainën.

“Në sfondin e pozicionit strategjik të Polonisë në krahun lindor të NATO-s ruajtja e marrëdhënieve solide më SHBA-në konsiderohet si vendimtare për sigurinë kombëtare, pavarësisht nga përkatësia politike”, i shkruan DW-së, Maciej Tyburski nga Thinktank-u “Warsaw Institute”. Ndonëse PiS dhe republikanët, bashkë me Trumpin, ideologjikisht janë shumë afër, rëndësia e marrëdhënieve amerikano-polake vlerësohet më shumë prej spektrit tërësor politik.

Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni konsiderohet nga kolegët e partisë së saj si një partnere perfekte bisedimesh për Donald Trump në rast se ai fiton zgjedhjet. Disa anëtarë të partisë ekstreme të djathtë Vëllezërit e Italisë (FdI) janë takuar ndërkohë me ish-presidentin e SHBA-së. Deputeti i FdI-së Antonio Giordano në korrik mori pjesë në kongresin e republikanëve në Milwaukee. Financial Times në një intervistë në shtator ai i tha, se Meloni është “partnerja e natyrshme e bisedimeve” për Trump, nëse “ai do të kuptojë, se si duhet të komportohet më mirë me Europën”.

Ndonëse Meloni vet nuk mbështet në zgjedhjet e SHBA-së as Trump dhe as kandidaten demokrate Kamala Harris, afërsia e saj me Elon Musk që pas një takimi në janar 2023 është konsideruar nga disa vëzhgues si shenjë e preferencës së saj për ish-presidentin. Multimiliarderi Musk konsiderohet si një ndër përkrahësit më të njohur të fushatës së elektorale të Trumpit. Filippo Simonelli nga Instituti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, i tha DW-së, se Meloni mund të përpiqet, të jetë si një ndërmjetësuese midis krahut të djathtë të skenës politike europiane dhe Komisionit të BE-së drejtuar nga Ursula von der Leyen, “që gjithnjë e më shumë po orientohet djathtas.” Si e tillë ajo mund të pozicionohet edhe si ndërmjetësuese midis SHBA-së dhe institucioneve të BE-së.

Afërsia ideologjike e saj me Trump megjithatë nuk do të thotë, se Meloni e ka humbur nga vëmendja kërcënimin nga Rusia, thotë drejtori i GMF, Lesser: “Ajo është një transatlantike e bindur.” Shpesh Meloni e ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe me këtë ka fituar respekt në Bruksel. Ashtu si edhe Duda, Meloni vlerëson rëndësinë e NATO-s si një aleancë mbrojtjeje për Europën.

Trump mund të mobilizojë ekstremistët e djathtë në Europë
Sipas disa analistëve politikë sukseset e bisedimeve të politikanëve të djathtë me një president të ri Trump në SHBA, mund t’i japin një hov të djathtëve europianë duke i normalizuar në njëfarë mënyre lëvizjet e tyre në BE. Comfort Ero, drrejtuese e Thinktank-ut International Crisis Group, vëren në një artikull të publikuar së fundi, se një qeveri e dytë Trump “mund të forcojë moralin e politikanëve të djathtë europianë, që punojnë kundër një Europe më të fortë dhe më të integrua “.

Po ashtu përpjekjet e Trumpit, për të negociuar bilateral me anëtarët e BE-së dhe të NATO-s, sikurse ka vepruar gjatë mandatit të parë, mund t’i dobësojnë këto institucione. Politika e paparashikueshme e jashtme e Trumpit, preferenca e tij për akorde afatshkurtra dhe mospërfillja e tij për multilateralizmin do t’ia vështirësonin BE-së me 27 vende anëtare pozicionimin ndaj tij, shkruan Ero: “Politikanët europianë druajnë, që një presidencë e dytë Trump mund të jetë një sprovë për unitetin brenda BE-së.”

“Orban, Meloni dhe Duda janë së paku në çështjet e politikës së brendshme aleatë me Trumpin dhe me siguri do të përpiqen që ta shfrytëzojnë këtë aleancë”, thotë eksperti i sigurisë Grand. “Kjo përçarje lidhur me pozicionimin europian kundrejt administratës së mundshme Trump nuk u ndihmon interesave europiane dhe NATO-s, sepse bilateralizmi i raporteve të sigurisë me SHBA-në afatgjatë mund ta minojë NATO-n.”

TRT Balkan, Kosova me energjinë më të lirë në rajon, Manxhuka: Demantohet propaganda e opozitës

0

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka publikuar disa të dhëna nga televizioni turk, TRT Balkan, sa i përket çmimeve të energjisë elektrike.

Sipas këtyre të dhënave, Kosova e ka energjinë më të lirë në rajon.

Manxhuka ka thënë se me këto të dhëna është demantuar propaganda e opozitës se Kosova ka çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në rajon.

“Tash e sa vite gërzhitet Klubi i Stërvjetëruar Politik për këtë çështje. Dhe ndonëse e kemi demantuar çdo herë, prapë vazhdonin. Ja edhe demantimi tjetër, por tash jo nga ne. Demantohet propaganda e opozitës se Kosova ka çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në rajon”, ka thënë Manxhuka.

Mund të jetë një imazh i teksti

Sinani: Protesta “kthema adresën” në Medvegjë, zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi

0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se protesta “kthema adresën” në Medvegjë ishte zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi.

“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje.”

Sinani tha se Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.

“Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie.”

Avokatët thonë se dëshmitarët kryesorë në Speciale tashmë kanë dëshmuar

0

Në procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, deri tani kanë dëshmuar mbi 100 dëshmitarë. Së fundmi prokuroria ka njoftuar se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve.

Avokatët thonë se procesi është drejt fundit, kur mbrojtja ta ketë përmbyllur pjesën e vet. I tërë procesi për vendimin përfundimtar të shkallës së parë llogaritet të përfundojë për 1 vit.

Derisa po vlerësohet që procesi po shkon drejt fundit, zyra e Prokurorit në Dhomat e Specializuar ka njoftuar të premten se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Njoftimin e kanë bërë përmes një parashkrimi ashtu siç ishte bërë e ditur në njërën prej konferencave mbi ecurinë e çështjes në këtë rast duke shtuar se deklarata e tetë dëshmitarëve të tjerë do t’i dorëzojë me shkrim në vend të dëshmive në gjykatë.

Se do të ketë ende reduktim të dëshmitarëve e thonë edhe avokatët në Kosovë.

Avokati Skënder Musa vlerëson se tashmë dëshmitarët kryesorë tashmë janë dëgjuar e të tjerët që janë në procedurë nuk janë relevantë dhe nuk do të vërtetojnë fajësi as pafajësi.

“Pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë do të vije radha e dëshmitarëve të mbrojtjes, pavarësisht numrit të madh të dëshmitarëve jokualitativ të prokurorisë , mbrojtja ka propozuar dëshmitarë shumë njohës të mirë të rrethanave të luftës në Kosovë, dhe ajo do të jetë pjesa më e rëndësishme e procesit pranë dhomave të specializuara në Hagë, dhe me siguri në ato pika do të vendose edhe çështja definitive e përgjegjësisë apo papërgjegjësisë së tyre dhe unë besoi fuqishëm se dëshmitarët e  mbrojtjes do të jenë në gjendje të demantojnë të gjithë dëshmitarët e prokurorisë dhe padyshim që procesi do të ecë në favor të krerëve të UÇK-së”, tha për RTK, avokati Skender Musa.

Për avokatin Ardian Bajraktari, rishikimi apo e tërheqja e dëshmitarëve ndikon në shkurtimin e procesit të stërzgjatur, që radhën ta ketë mbrojtja me dëshmitarët e tyre.

“Besoi që pala mbrojtëse në bazë të asaj që kemi parë deri tash do të angazhohet  jashtëzakonisht shumë në drejtim të konstatimit të këtyre dëshmive dhe deklaratave në mënyrë që të rishikohet nëse të njëjtat janë relevante. Është detyrë e prokurorit që të përkujdeset që krahas deklaratave dhe dëshmive fajësuese t’i marrë për bazë edhe ato shfajësuese”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Afati kohor i përcaktuar nga trupi gjykues për prokurorinë dhe përfundimin e çështjes së saj për këtë rast është prilli i 2025-ës.

E rëndë, një 14-vjeçare dyshohet të jetë droguar e dhunuar në Prishtinë

0

Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një objekt në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Disa persona dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë të mitur dhe për rastin tashmë ka nisur hetimet Policia dhe Prokuroria, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detajet e këtij rasti të tmerrshëm për të cilin Policia është vënë në dijeni gjatë ditës.

Burimet e kanë bërë me dije se viktima është një vajzë e moshës 14-vjeçare, e cila ka rrëfyer në Polici se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një objekt në ndërtim e sipër.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, bëhet fjalë për pesë persona, që dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me viktimën e të cilët akoma nuk janë identifikuar.

Tutje burimet thonë se të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar.

E mitura është gjetur dilu në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Buxheti i vitit 2025 / Ku do të shpenzohen 3.6 miliardë euro?

0

Miliona euro në investime kapitale ka planifikuar t’i shpenzojë Qeveria vitin tjetër. Në projektligjin për ndarjet buxhetore, që tashmë pret miratimin në Kuvend, në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, investimet kryesore përfshijnë ndërtimin e zonave ekonomike, infrastrukturën rrugore dhe ndërtime të reja për sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.

Janë ndarë mjete për blerje të automjeteve të blinduara dhe pajisje speciale për Policinë e Kosovës. Për Këshillin e Sigurisë, Qeveria ka planifikuar 1.5 milion euro për krijimin e hapësirave mbështetëse, ndërsa Ministria e Arsimit do të investojë në çerdhe dhe shkolla. Po ashtu disa miliona do të shpenzohen edhe në blerje të ambasadave nëpër botë.

Projektbuxheti për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, tanimë është në dorën e deputetëve të Kuvendit për miratim, për çka kanë afat deri në fund të vitit.

Sipas këtij projektligji, Kuvendi, si organi më i lartë ligjvënës, për vitin 2025 ka paraparë që të furnizohet me skaner Xrey në vlerë prej 70 mijë euro.

Zyra e kryeministrit në planifikimin buxhetor ka listuar vetëm një blerje. Bëhet fjalë për pajisje të teknologjisë informative, për çka planifikojnë t’i shpenzojnë 50 mijë euro nga buxheti i ndarë. Ndërsa do të përkrah një projekt prej 1.5  milionë euro për Këshilli i Sigurisë i Kosovës, që sipas projektligjit për vitin 2025 do të shpenzohen për krijimin e hapësirës për strukturat mbështetëse, raporton RTK.

Në vitin e ardhshëm, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka paraparë që për ndërtimin e zonave ekonomike nëpër Kosovë të shpenzojë mbi 7.7 milionë euro.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka planifikuar që për ndërtimin e mbikalimeve dhe nënkalimeve në rrugët nacionale dhe regjionale të shpenzojë 1 milion euro nga buxheti i saj.

Për rehabilitimin e rrugëve, kjo ministri ka paraparë që do të shpenzojë 66 milionë e 150 mijë euro (66,150,016), për projektet e bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale 50 milionë e 198 mijë euro (50,198,940) dhe për ndërtimin e rrugëve të reja rreth 28 milionë e 708 mijë euro (28,708,337).

Tutje, ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sipas projektligjit ka ndarë 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në pjesën veriore të vendit.

Ndërtime të objekteve të reja ka planifikuar Ministria e Shëndetësisë. Kështu për vitin 2025, sipas planifikimit buxhetor, pritet ndërtimi i një QKMF-je në Ferizaj në vlerë prej 950 mijë euro, një tjetër në Istog mbi 650 mijë euro (652,639), një QKMF në Drenas 980 mijë euro, në Shtime 300 mijë euro dhe ndërtimi i QKMF-së së re në Fushë Kosovë që është paraparë të kushtoj 700 mijë euro.

Në projektet kapitale të nivelit qendror është renditur edhe ndërtimi i objektit të spitalit në Ferizaj për çka nga buxheti do të ndahen mbi 6.7 milionë euro (6,726,000).

Vitin e ardhshëm, Ministria e Arsimit ka planifikuar ndërtimin e çerdheve në Fushë-Kosovë, Malishevë, ndërsa ka planifikuar ndërtimin e çerdheve modulare në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Pejë, Prizren, Gjakovë. Ministri ka planifikuar buxhet për shkollat në vlerë prej rreth 35 milionë euro (34,967,054).

Blerje për Policinë e Kosovës i ka listuar Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas projektligjit për buxhet, 3.7 milionë euro do të shpenzohen për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta, 2.8 milionë euro për armë dhe pajisje special për policinë, 800 mijë euro për pajisje dhe armë për kontroll dhe siguri kufitare, 3 milionë e 450 mijë euro për automjete transporti dhe mbi 3.7 milionë euro për pajisje policore logjistike.

Kosova planifikon që vitin e ardhshëm të blej ambasada nëpër shtetet e jashtme. Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndarë mbi 10.2 milionë euro (10,255,000).

Policia arreston tre persona dhe sekuestron 100 kg drogë në Raushiq të Pejës

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë drogë.

Operacioni i koduar “Kalaja” është realizuar në një qendër tregtare në magjistralen Pejë – Deçan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave, ndërsa më pas është kryer bastisje në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur dhe sekuestruar 100 kilogramë marihuanë.

Bimët janë kultivuar në oborrin e një ferme në afërsi të një shtëpie në Raushiq.

Po ashtu, bastisje është zhvilluar edhe në Barilevë të Prishtinës, ku është gjetur sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike.

Janë sekuestruar edhe 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal prokurori kompetent, si dhe forenzika e PK-së për procedura tjera të nevojshme. Rasti mbetet të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës dhe Prokuroria Themelore në Pejë.”

Mos e teproni me konsumimin e arrave

0

Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët.

Sipas të dhënave të bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra.

Efektet anësore të ngrënies së tepërt të arrave

Probleme me stomakun

Fibra është shumë e mirë për sistemin tretës dhe mirëqenien tuaj. Një grusht me arra ofron 2 gramë fibër, një sasi që nuk shkakton probleme në organizëm.

Por nëse ju tashmë keni nisur një regjim ushqimor të pasur me fibër, atëherë arrat nuk janë një zgjedhje e mençur. Konsumi i tepërt i fibrës mund të stresojë sistemin tretës dhe të shkaktojë gazra, diare dhe fryrje.

Shtimi në peshë

Arrat konsiderohen si një ushqim që sjell shumë energji. Një filxhan me arra ka 765 kalori. Megjithatë, falë yndyrnave të shëndetshme dhe fibrës, arrat arrijnë ta ngopin njeriun shumë shpejt. Nëse ju e teproni me arrat atëherë me siguri do të shtoni në peshë por do të keni dhe dhimbje koke gjithashtu.

Ekspertët thonë se çelësi i suksesit në mirëmbajtjen e një peshe trupore është të ndaloni së ngrëni sapo të ngopeni. Nëse ju hani arra dhe më pas sforcoheni për të mbaruar pjatën në tryezë edhe pse nuk jeni të uritur, do të merrni shumë kalori.

Niveli i duhur i kalorive ditore për gratë dhe vajzat është nga 1600 deri në 2,400 ndërsa për burrat dhe djemtë është nga 2,000 deri në 3,000.

Reagimet Alergjike

Nëse jeni alergjikë ndaj arrave, atëherë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Kujdesi nuk është kurrë i tepruar edhe nëse jeni alergjikë ndaj një arrori tjetër.

Simptomat reagimeve alergjike ndaj arrave përfshijnë skuqjen e lëkurës dhe kruarjen e saj. Megjithatë, në këto raste nuk përjashtohen: diarea, dhimbjet abdominale, tështima, kolla e thatë dhe bllokimi i hundëve.

Nëse këto simptoma shoqërohen me dhimbje të kraharorit, rrahje të ulëta të zemrës dhe rënie të tensionit atëherë shkoni me urgjencë tek mjeku.

Rita Ora ngre temperaturat me foton nudo

0

Ndërsa dimri po afrohet, këngëtarja shqiptare Rita Ora vijon të ngrejë temperaturat pasi ka pozuar nudo para pasqyrës së saj.

Ajo u shfaq me një paruke të zezë, e cila i mbulonte gjoksin dhe gjatësia e tyre vinte deri tek beli.

Duke treguar pamjen e saj të re, Rita theksoi bukurinë e saj natyrale me një gamë të lehtë grimi.

Krahas fotos, ajo shkroi: ‘Si të jesh goth lol’.

Kjo vjen pasi Rita dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi, iu bashkuan një morije artistesh të famshem në festën e Halloween-it të Vas J Morgan dhe Michael Braun në West Hollywood të enjten mbrëma.

Rita kanalizoi personazhin e Catherine Zeta-Jones Elena nga filmi “Maska of Zorro” ndërsa pozoi me një shpatë në duar.

Ndërkohë, Taika dukej i mrekullueshëm teksa hyri në rol si hakmarrësi i maskuar i krijuar nga shkrimtari amerikan i muzikës, Johnston Mçulley.

Si diga romake 2000-vjeçare e shpëtoi qytetin spanjoll nga përmbytjet, kurse ajo moderne dështoi

0

Ndërsa zemërimi i publikut rritet në Spanjë për reagimin e dobët të autoriteteve ndaj përmbytjeve që lanë deri në 400 të vdekur, janë shfaqur pamje dramatike që tregojnë se si një qytet i shpëtoi shkatërrimit më të keq falë një dige romake 2000-vjeçare.

Ndërsa imazhet e tmerrshme kanë nxjerrë në pah efektet katastrofike të përmbytjeve në të gjithë Spanjën gjatë ditëve të fundit, videoja tregon përrenjtë e ujit që derdhen poshtë një kodre brenda disa metrash nga shtëpitë e njerëzve në Aragon.

Por në mënyrë të pabesueshme, falë inxhinierisë së lashtë romake që ndihmoi në drejtimin e ujërave të tejmbushura të digës, përmbytja u devijua poshtë një kodre dhe larg qytetit të Almonacid de la Kuba, shkruan Daily Mail, përcjellë Storm.