spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
13:02
Home Blog Page 1672

Dramaturgu britanik, Mark Ravenhill, mban leksione në Tiranë

0

Dramaturgu i njohur britanik, Mark Ravenhill, ka mbajtur me dramaturgë të rinj shqiptarë punëtorinë mbi shkrimin teatror “Post, post communist baby“. I njohur në Britaninë e madhe për temat e mprehta që trajton në veprat e tij teatrore të përkthyera në disa vende, Shqipëria për të, kishte shijen e veprave të Kadaresë e Lea Ypit. Këshilla e tij për dramaturgët e rinj, është në fakt një politikë kulturore.

“Secili shkrimtar dhe secila kulturë duhet të  gjejë mënyrën e vet për të bërë teatër.  Unë u kërkova të reflektonin përvojat e tyre, disa i kishin shumë të dhimbshme përvojat me diktaturën. Njoha të rinj që duan të shkruajnë, por ju duhen trajnime. Mendoj se sistemi arsimor dhe universiteti duhet t’i ofrojnë. Edhe për të mbajtur njerëzit e talentuar këtu, edhe për të zhvilluar ekonominë,  do të ishte me rëndësi”, tha Ravenhill.

Ai ishte pjesë e Vitrinës teatrore, me 120 dramaturgë, kritikë dhe drejtues teatrosh nga Ballkani, Europa dhe SHBA-ja, që erdhën  në Tiranë dhe mbajtën një sërë diskutimesh mbi temat dhe mënyrat si teatrot sot operojnë me të drejtat e njeriut, afrimin e publikut dhe sidomos shtresave të margjinalizuara.  Vitrina erdhi si bashkëpunim i Teatrit Kombëtar, atij eksperimental, Mam dhe  Qendra Multimedia në Prishtinë  duke nxjerrë në pah edhe problemet e teatrit shqip.

“Dallojnë problemet që kemi këtu dhe ne Kosovë. Atje nuk kemi haspërira për shfaqje, këty nuk ka buxhet për shfaqje”, tha dramaturgu Jeton Neziraj, raporton BalkanWeb.

Aktiviteti që u mbajt gjatë kësaj jave ndihmon njëherësh teatrin shqip të zgjerojë hartën e bashkëpunimeve.

Shqipëri: Mbetjet e rrezikshme ende në “det të hapur”

0

Kontenjerët e nisur nga Shqipëria në Tajlandë më 4 korrik dhe të kthyer në Durrës së fundi, mbahen të sekuestruar nga prokuroria e Durrësit. Organizata ndërkombëtare BAN dyshon se bëhet fjalë për lëndë kancerogjene.

Pasi përshkoi dy porte të Bashkimit Europian, një në Afrikën e Veriut dhe një në Afrikën e Jugut e së fundi përfundoi në Azi, 102 kontenjerët me mbetje të rrezikshme – për të cilën ka dyshime se përmban lëndë kancerogjene – u rikthye sërish në Shqipërinë portin e Durrësit, aty nga u nisën më 4 korrik të këtij viti.

Katër muaj më parë, ngarkesa u nis drejt kompanisë “Copper Metal Company Ltd” në Tajlandë, kompani pa kapacitetin e nevojshëm për trajtimin e mbetjeve të tilla. Por një informacion i marrë përmes një burimi konfidencial nga “Basel Action Network” (Rrjeti i Veprimit të Bazelit), organizatë mjedisore me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngriti alarmin se ngarkesa përmbante mbetje të rrezikshme.

Mbetjet e rrezikshme, tranzit në disa porte

“Mbetjet lëvizën fillimisht drejt Italisë. Aty sasia u ngarkua në dy anije të ndryshme tregtare të kompanisë “Maersk”: “Maersk Candor” dhe “Maersk Campton”. Të dyja anijet përshkuan të njëjtin itinerar, por ato lundruan shumë ditë larg njëra-tjetrës. Nga Italia udhëtuan drejt Maltës, Marokut, Afrikës së Jugut dhe më pas Singaporit. Mendohet që ato kaluan përmes bregut perëndimor të Afrikës për të shmangur zonën e Detit të Kuq, për shkak të piraterisë Houthi. Anijet kishin vendosur të ankoronin në Afrikën e Jugut por pasi ne njoftuam qeverinë, aëherë ato fikën fenerët lokalizues deri afër Singaporit. Kjo “zhdukje në errësirë” ishte shumë e pazakontë “– thotë për Deutsche Welle Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i BAN.

Frika e BAN lidhej me përmbajtjen e pluhurit të këtyre kontenjerëve, të cilët i përkasin “Kurum”, kompanisë turke të industrisë së përpunimit të çelikut në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. “Ne druhemi se kjo ngarkesë përmban lëndën që pretendon burimi ynë konfidencial: pluhur çeliku që çlirohet nga furrat me hark elektrik. Nga BE është përcaktuar si mbetje e rrezikshme. Hiri që grumbullohet në filtrat e furrave përmban kryesisht metale të rënda të rrezikshme si plumbi, kadiumi, zinku, nikeli etj. Por përmban gjithashtu elementë toksikë, që shkaktojnë kancer, si për shembull dioksinat, furani, hidrokarburet aromatike policiklike” – sqaron Puckett.

Vetë kompania “Kurum” nuk e ka pranuar deri tani se ngarkesa i përket kompanisë. Në një reagim për mediat më 21 gusht të këtij viti, pasi BAN ngriti alarmin për lëndën e dyshuar, kompania tha: “Kurum International nuk ka eksportuar asnjëherë mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë për të cilen bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International”.

Mbetjet nga “Kurum” rezultuan të ishin blerë nga kompania eksportuese “Sokolaj” – tashmë nën hetim nga prokuroria e Durrësit – e cila pretendon se nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme.

Gjatë gushtit, përmes një njoftimi të përbashkët për mediat, ministria e Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës, u shprehën njëzëri kundër rikthimit të sasisë së mbetjeve që ishin nisur drejt Tajlandës. “Shqipëria nuk mund të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.

Kontaminim i mjedisit dhe shëndetit

Valbona Mazreku, biologe dhe njëkohësisht drejtore ekzekutive e “Milieukontakt Albania”, organizatë që bashkëpunon me shoqërinë civile në çështjet mjedisore, është pjesë e grupit të organizatave që po bashkëpunon me BAN për transparencën e plotë të kësaj ngjarjeje që tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare.

“Përpara se kontenjerët të ngarkoheshin në anije, është vënë re qe pirgu i mbetjeve ka qenë në ambient të hapur dhe nën veprimin e faktorëve atmosferikë, ka ndotur mjedisin përreth – ajrin, tokën dhe ujin – por edhe shëndetin. Gjithsesi, vetëm pasi të bëhen analizat mund të flitet më shumë në lidhje me të. Por besohet që këto mbetje në kontenierë janë ende të hapura dhe do të kenë nevojë që të bëhet paketimi i tyre sipas llojit të mbetjes dhe protokollit përkatës, domethënë në ambalazhe tepër të sigurta dhe që nuk korrodohen nga faktorët atmosferikë dhe nuk lejojnë kullime të mundshme” – argumenton Mazreku për DW.

Sipas Mazrekut, marrja dhe analizimi i mostrave duhet të bëhet nga subjekte të specializuara dhe të licensuara. “Kërkon jo vetëm profesionalizëm, por mbi të gjitha transparencë dhe informim të plotë të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë” – thekson ajo.

Transparencë kërkoi edhe BAN, por kërkesa e tyre është refuzuar deri tani nga ministria e Mjedisit. “Jemi takuar me zv.ministrin e Turizmit dhe ai nuk pranoi kërkesën tonë për të qenë të pranishëm në marrjen e mostrave nga kontenjerët. Ai na referoi tek prokuroria, e cila po heton çështjen. Ne do t’ia dërgojmë kërkesën prokurorëve” – thotë Puckett.

Hetime ndërkombëtare

Hetimet kanë kaluar këtë herë kufijtë e territorit shqiptar. OLAF, Zyra Anti-Mashtrim e BE-së, duket se është përfshirë në hetimet e ngarkesës me lëndë të dyshuar të rrezikshme. Dokumentacioni shoqërues për eksportin e 2100 tonelatave mbetje, të cilat kanë kaluar tranzit edhe në dy portet europiane, pritet të zbardhë shumë detaje ende të paqarta nga e gjithë kjo histori.

Deutsche Welle kontaktoi zyrën e shtypit të Komisionit Europian, për një koment në lidhje me ngjarjen dhe i pyeti ata nëse institucionet e BE-së janë përfshirë në hetime. Deri në çastin e publikimit të këtij shkrimi, KE nuk iu përgjigj interesit tonë.

“Direktivat e BE-së, gjithnjë e me shumë po bëhen më të rrepta në lidhje me eksportin e këtyre mbetjeve drejt vendeve jo-BE, që nuk kanë kapacitetet për riciklimin apo trajtimin përfundimtar të tyre, duke e ndaluar plotësisht një gjë të tillë. Dhe besoj biem të gjithë dakord që Shqipëria kërkon të jetë pjesë e BE-së jo vetëm me fjalë por dhe me vepra” – thotë Mazreku. /DW

Tahiri: Kurti e ka shansin ideal të tregojë si e dështoi ekonominë e Kosovës në Forumin Ekonomik të Austrisë

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pas lajmit që kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Austrisë për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik atje.

Tahiri ka thënë se kjo është një mundësi ideale për Kurtin që të ligjëroj në Austri për atë se si e ka çuar ekonominë kosovare drejt dështimit.

“Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një mundësi kjo ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit, ose një shans i rrallë për të, që të ligjeroj se çfarë kanë qenë planet dhe veprimet e tij që quan në dështimin ekonomik në Kosovë!”, ka shkruar Tahiri.

 

Gratë pushtojnë balonat në Turqi

0

Meltem Özdem ka gjetur punën e saj të ëndrrave: drejtuese baloni mbi vullkanet dhe malet e Kapadokisë. Por rruga deri aty ishte e vështirë.

Çdo mëngjes kur lind dielli kjo zonë e Kapadokisë zgjohet nga zhurma e kompresorëve që fryjnë aerostatet e dhjetëra balonëve shumëngjyrësh. Në këtë kohë nis ditën e punës edhe 33-vjeçarja Meltem Özdem, e cila ka një profesion, të cilin e ushtrojnë fare pak gra në Turqi. Ajo është drejtuese baloni.

Pasi kontrollon edhe një herë mbulesën e balonit, litarët dhe impiantin e gazit propan, ajo pret të marrë lejen për të nisur fluturimin, bashkë me më shumë se njëqind balonë të tjerë.

Turqi: Kapadoki balonë shumëngjyrësh

Çdo mëngjes në Kapadoki ngrihen shumë balonë shumëngjyrësh

Meltemi është pilote baloni prej më shumë së dhjetë vjetësh. Situata të rrezikshme, thotë ajo, nuk ka përjetuar asnjëherë.

Meltem Özdem me drejtuese balloni me shami koke

Meltemi mban shami koke dhe vjen nga një familje rreptësisht konservatore

Udhëtimi me balon mbi peizazhin vullkanik të Kapadokisë, zgjat rreth një orë e gjysmë dhe është një spektakël unik.

Përballja me paragjykimet

Meltemi mban shami koke. Ajo i di paragjykimet që ka shumica për të, por është krenare, që në familjen e saj rreptësishtë konservatore ia ka dalë që të ketë sukses në profesionin e saj të preferuar.

Pëlhurë për aerostatët e balonëve

Një rrobaqepësi lokale ku qepen pëlhurët për aerostatët e balonëve

“Nëse nuk do ta kisha ndjekur me vendosmëri këtë rrugë, do të më ishte dashur të bëja një tjetër jetë në Stamboll. Sot unë jetoj jetën time dhe e kam arritur me përpjekje lirinë time. Kufij të tillë nuk i kanë kapërcyer as prindërit e mi dhe askush tjetër në familje. Unë kam mësuar t’u them ndal të tjerëve.” – thotë Meltem Özdemi.

Shembull për pilotet e reja

Meltemi përpiqet që profesionin e pilotes së balonëve t’ua mësojë edhe të rejave të tjera. Madje ajo u qëndron pranë nxënëseve edhe pas mësimit dhe është shembull për to.

Po ashtu ajo u ndihmon edhe grave shtëpiake që të paktën për disa orë në ditë të punojnë në rrobaqepësinë lokale ku qepen pëlhurat për aerostatet e balonëve. Në këtë mënyrë ato kontribuojnë me të ardhura për familjet e tyre dhe kanë mundësi  të zhvillohen edhe personalisht. /DW

Zelensky thotë se Ukraina u godit me mbi 900 bomba brenda një jave

0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të huaj për më shumë ndihmë për të forcuar mbrojtjen ajrore, pas një jave që, sipas tij, shteti është përballur me mbi 900 bombardime.

“Mbrëmë, Rusia e ka terrorizuar Ukrainën me mbi 50 sulme me dronë, dhe përgjatë javës ka nisur më shumë se 900 bomba, rreth 30 raketa dhe dronë kamikazë nëpër rajone të ndryshme të Ukrainës”, ka thënë ai.

Sipas Zelenskyt, “infrastruktura civile dhe kritike” është shënjestruar më së shumti.

“Të gjitha këto sulme do të ishin të pamundshme nëse do të kishim mbështetje të mjaftueshme nga bota në disa aspekte: kapacitete me rreze të gjata për sigurinë tonë, sanksione realisht efektive për t’i pamundësuar Rusisë importin e materialeve kyçe për dronë dhe prodhim raketash, dhe vendime politike që mund të dëmtojnë vullnetin e Rusisë për të vazhduar këtë luftë”, ka thënë Zelensky.

Ai ka thënë se “Ukraina meriton sigurinë e njëjtë me atë të partnerëve tanë në botën e lirë”, dhe ka publikuar në platformën X – të njohur më parë si Twitter – disa pamje të shkatërrimit në pjesë të ndryshme të Ukrainës.

Ukraina ka kohë që kërkon nga Perëndimi dritën e gjelbër për të përdorur armët që ia dërgon për të sulmuar më thellë në Rusi, por diçka e tillë nuk i është lejuar.

Rusia ka kërcënuar disa herë që nëse Perëndimi ia mundëson Ukrainës përdorimin e armëve me rreze të gjatë për të sulmuar, atëherë nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

Një ditë më parë, Pentagoni ka bërë të ditur ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 425 milionë dollarëve.

Ky njoftim është bërë vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë rëndësi të madhe për vazhdimësinë e ndihmës amerikane për Ukrainën.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Analistët kritikojnë sjelljen e deputetëve, thonë se po paguhen kot

0

Njohës të rrethanave politike në vend, kritikojnë legjislativin për mos efikastitet të punës. Bojkotim i seancave parlamentare nga partitë e përfshira në Kuvend, mos prezenca e deputetëve apo edhe vonesat e tyre në seanca shpërfaqin papërgjegjësinë e deputetëve, thonë njohës të rrethanave politike në vend. Po ashtu, organizatat të cilat monitorojnë punën e Kuvendit, kanë theksuar se mos-prezenca e deputetëve në seanca të jashtëzakonshme, është shkelje kushtetuese.

Njohës të rrethanave politike kanë kritikuar sjelljen e deputetëve në Kuvend. Mos-prezenca e tyre në seancat e paralajmëruara, bojkoti në tërësi i seancave, apo edhe mos konfirmimi i tyre më votë se janë prezentë, kanë shpërfaqur papërgjegjësinë e tyre.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Artan Muhaxhiri, thotë se të njëjtit janë duke e shfrytëzuar buxhetin e Kosovës, pa asnjë kontribut. Rrjedhimisht, po paguhen kot.

“Për fat të keq tashmë në Kuvend ekziston një gjendje tragjiko – komike, kryesore është si t’i lihet faji njëri- tjetrit për mosfunksionimin e Kuvendit. Deputetët janë duke marrë rroga kot, janë duke shfrytëzuar buxhetin e Kosovës pa asnjë kontribut dhe për mos realizim të asnjë detyre që e kanë obligim. Është për keqardhje të madhe mjerimi politik në të cilin ka rënë Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Artan Muhaxhiri.

Deri më tani, partitë e përfshira në legjislaturën e tetë nuk kanë treguar gjuhë të përbashkët as për çështjet me interes nacional. Të paktën, kështu e sheh situatën njohësi Dritëro Arifi. Profesor Arifi thotë se partia në pushtet nuk e ka kuptuar se çfarë është shumica parlamentare, po ashtu deputetët nuk po e kuptojnë peshën ligjore e politike që e kanë.

“Tek e fundit, këta deputetë me sjellje primitive, janë të deleguar te qytetarët për të zgjidhur probleme, jo për t’u ankuar dhe për t’u krenuar sa vota i kanë pasur dhe sa kanë m’i marrë. Kjo është një qasje primitive e gjithë legjislaturës, sidomos, e kësaj legjislature. Pra, nuk e kuptojnë, peshën, rëndësinë dhe obligimin edhe ligjor edhe politik që e kanë ndaj qytetarit”, ka deklaruar Dritëro Arifi, raporton RTK.

Seancat e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit vjeshtor janë përcjellë në vazhdimësi me mungesë kuorumi, bojkot të seancave apo edhe vonesa të deputetëve.

Partia në pushtet, bojkotoi se fundmi 4 seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se mospjesëmarrja e deputetëve të mazhorancës në seancat e jashtëzakonshme është shkelje kushtetuese derisa vetëm pas vërejtjeve të tyre, kryeparlamentari Konjufca u pa duke udhëhequr dy seancat e fundit të thirrura nga opozita.

Ekskluzive – Storm për zgjedhjet në SHBA

0

storm•/Podkast – Zgjedhjet në SHBA:  Të hënën, më 4 nëntor, ora 20:30, në #storm•2: Një intervistë ekskluzive në “Kush Ka të Drejtë?” – Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 5 nëntorit 2024 në SHBA?

Cilat janë marrëdhëniet e SHBA-ve me botën dhe me Kosovën e shqiptarët në veçanti?

Kur u themeluan marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve (Kosovës) dhe SHBA-ve?

A po e ndihmon FBI-ja SPAK-un në Shqipëri dhe a pritet të kemi një “SPAK” edhe në Kosovë?

Kush e zgjedh presidentin në SHBA?

Cili është kandidati më i përshtatshëm për president?

A do të shuhet Gjykata Speciale nëse rikthehet Trump si president?

Çfarë do të ndodhë me “shkëmbimin e territoreve”?

A ndikon Izraeli në përcaktimin e presidentit të SHBA-ve?

Dhe për shumë çështje të tjera për dhe rreth SHBA-ve, me prof. dr. Zenun Halili, një nga njohësit më të mirë të politikës dhe qeverisjes amerikane.

Na ndiqni…!

 

Mos e lini anash kanellën

0

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe pasurimi i tij me përbërës të shëndetshëm mund të bëjë një ndryshim të madh në mirëqenien e shëndetit.

Ndaj ekziston një erëz shumë e rëndësishme që duhet ta shtoni patjetër në rutinën e mëngjesit, kanellën.

Me origjinë në Sri Lanka dhe në Indinë jugore, kanella ishte aq e çmuar saqë konsiderohej një dhuratë e denjë për mbretërit dhe hyjnitë.

Sot, falë kërkimeve moderne, dimë se kjo është shumë më tepër sesa thjesht një erëz është një burim i përqendruar i antioksidantëve dhe komponimeve të dobishme që mund të përmirësojnë aspekte të ndryshme të shëndetit tonë.

Kanella është e pasur me antioksidantë

Kanella është një nga erëzat me përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve. Këto komponime ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira, molekulave të paqëndrueshme që mund të dëmtojnë qelizat dhe të përshpejtojnë procesin e plakjes. Duke shtuar një majë luge kanellë në vaktin e mëngjesit, trupi do të marrë një aleat të çmuar në luftën kundër oksidimit qelizor, duke e bërë trupin dhe lëkurën të duket gjithmonë e re.

Përmirëson menaxhimin e sheqerit në gjak

Një nga pikat kyçe të kanellës është rregullimi i sheqerit në gjak. Disa studime tregojnë se kanella përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, hormonit që rregullon metabolizmin e glukozës. Kjo është veçanërisht e dobishme për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2, ose për ata që duan të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak pas ushqimit.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Zemra është një organ që meriton vëmendjen tonë të plotë dhe kanella mund të ofrojë mbështetje të vlefshme për ta mbajtur atë të shëndetshme. Kjo erëz është shoqëruar në disa studime me reduktimin e disa faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë kolesterolin total, kolesterolin LDL (ai “i keq”) dhe trigliceridet. Për më tepër, në sajë të vetive të saj anti-inflamatore , kanella mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit të arterieve, duke përmirësuar shëndetin kardiovaskular.

Aktivizohet Mevlani, ngacmon Gresën

0

Mevlani ka zgjedhur sot ta ngacmojë Gresën.

Ai i tha asaj se do bëjë kërkesë që sonte t’i shkojë tek shtrati.

”Te krevati s’mundesh me ardhë”, i reagoi Gresa Mevlanit.

”Çka ka Vullneti tepër meje?”, iu përgjigj Mevlani Gresës.

E Gresa bëri lëvizje sensuale, ndërsa vallëzonte drejt Mevlanit.

Megjithatë, ajo nuk e harroi Vullnetin, ku i bënte edhe ‘twerk’.

 

Garë e fortë mes Harris dhe Trump

0

Gara presidenciale duket se po shkon drejt një përfundimi fotografik, me grupin përfundimtar të sondazheve nga The New York Times dhe Kolegji Siena duke gjetur se Zëvendëspresidentja Kamala Harris tregon forcë të re në Karolinën e Veriut dhe Gjeorgji, ndërsa ish-presidenti Donald J. Trump fshin epërsinë e saj në Pensilvania dhe ruan avantazhin e tij në Arizona.

Kanë kaluar dekada që kur sondazhet kanë treguar se kombi po përballet me një garë presidenciale që është kaq afër në shumë shtete si në Brezin e Diellit ashtu edhe në Brezin e Ndryshkit.

Peizazhi i kontestuar fort do të thotë se gara mbetet shumë e pasigurt ndërsa fushata hyn në orët e saj të fundit.

Harris tani është pak përpara në Nevada, Karolinën e Veriut dhe Wisconsin, tregojnë sondazhet, ndërsa zoti Trump kryeson në Arizona.

Sondazhet tregojnë se ata janë të mbyllur në gara të ngushta në Michigan, Georgia dhe Pensilvani.

Por rezultatet në të shtatë shtetet janë brenda kufirit të gabimit të kampionimit, që do të thotë se asnjë kandidat nuk ka një avantazh përfundimtar në asnjë prej tyre.