spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
09:02
Home Blog Page 1674

Suharekë, i mituri plagos aksidentalisht vëllain e vogël me pushkë gjuetie

0

Një i mitur dyshohet se ka plagosur aksidentalisht vëllain e tij të vogël në Suharekë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Edona James në BBVIP4?

0

Edona James ka bërë kureshtar shumë fansa ditët e fundit.

Në postimin e BBVA4, që do të nisë nga dhjetori, Edona ka komentuar me zemra.

Kjo ka shtuar dyshimet se ish konkurrenten e BBVK, do ta shohim në shtëpinë e vëllait të madh në Shqipëri.

Pritet që në ditët në vazhdim ta kuptojmë.

 

SHBA-ja paralajmëron Iranin se nuk do të mund “të ndalë” Izraelin, nëse e sulmon sërish

0

Administrata amerikane e ka paralajmëruar Teheranin ditëve të fundit se nuk do të mund të ndalë Izraelin, nëse Irani kryen tjetër sulm kundër aleatit amerikan, ka raportuar platforma Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit, në dijeni të zhvillimeve.

Pas sulmit të Iranit kundër Izraelit, më 1 tetor, si përgjigje ndaj vrasjeve të disa figurave të lidhura me Iranin në Lindje të Mesme, izraelitët janë përgjigjur me sulme në pika ushtarake iraniane, ndonëse nuk kanë goditur zonat bërthamore, apo ato për prodhim të naftës, siç janë frikësuar disa.

“U kemi thënë iranianëve, nuk do të mund të ndalim Izraelin, dhe nuk mund të garantojmë që sulmi i radhës do të jetë i kalibruar sikurse i mëparshmi”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti, sipas platformës Axios.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar të shtunën se do të hakmerret kundër sulmeve të Izraelit dhe aleateve të tij, Shteteve të Bashkuara, që kanë shënjestruar Teheranin dhe grupet që mbështet në rajon.

“Armiqtë, si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe regjimi zionist, e dinë se do të përballen me përgjigje të ashpër për atë që janë duke bërë kundër Iranit, kombit iranian, dhe frontit të rezistencës”, ka thënë Khamenei në një fjalim para studentëve në Teheran.

Ai i është referuar aleancës së grupeve të armatosura që përkrahen prej Iranit, përfshirë rebelët Huthi të Jemenit, Hezbollahun e Libanit dhe grupin palestinez, Hamas.

Hamasi dhe Hezbollahu janë shpallur grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka futur në listën terroriste Hamasin, dhe vetëm krahun ushtarak të Hezbollahut.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar prej shpërthimit të luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit në jug të Izraelit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Si pasojë e fushatës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, ka nisur të sulmojë qysh atëherë zonën kufitare me Izraelin, si shenjë mbështetjeje për aleatin palestinez Hamasin.

Prej ofensivës së nisur nga Izraeli në Liban, në fillim të tetorit, janë vrarë të paktën 2.890 njerëz, sipas autoriteteve libaneze.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të pozicionojnë asete ushtarake shtesë në Lindje të Mesme, përfshirë shkatërrues të raketave balistike dhe aeroplanë luftarakë me rreze të gjatë.

Ky njoftim është parë si paralajmërim për Iranin. /REL

Partitë në opozitë, PDK-ja e LDK-ja e akuzojnë pushtetin e Kurtit për korrupsion

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë akuzuar partinë në pushtet për keqpërdorime dhe afera korruptive. Theks të veçantë i kanë dhënë gjendjes në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

PDK e LDK akuzojnë Qeverinë Kurti edhe për numrin e madh të kontratave njëburimore, të cilën e konsiderojnë si burim të korrupsionit.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë për Ekonomia Online se aferat e skandalet e kanë përcjellë katërvjeçarin e kësaj Qeverie. Ka thënë se vetëm për dy vite, 106 milionë euro kanë qenë vlerat e kontratave njëburimore në KEK.

“Nëse e shohim prej kësaj perspektivë të Kuvendit, pra si deputetë ky është numri më i madh i seancave të jashtëzakonshme dhe debateve parlamentare të cilat i kemi thirr pikërisht për keqpërdorime që kanë ndodhur në dikastere ministrore të Republikës së Kosovës, numri i keqpërdorimeve dhe numri i aferave duket të jetë jashtëzakonisht i madh, prej çështjet se ambalazhuesve të ujit, ku është një mega skandal dhe një aferë jashtëzakonisht e madhe. Flasim për kontratat një burimore mjafton me pa vetëm Korporatën Energjetike të Kosovës, ku e sheh që për dy vite kanë bërë kontrata një burimore rreth 106 milionë eurove”, ka thënë Tahiri, teksa përmend dy dikastere me numrin e madh të kontratave njëburimore. Ka thënë se çmimi i këtyre kontratave negociohet në tavolinë dhe përjashtohet ligji i prokurimit.

“Kjo nuk ka ndodhur më herët në historinë e Republikës së Kosovës, dhe nuk guxon të përsëritet ndërsa kur e sheh qoftë Infrastrukturën apo Ministrinë e Kulturës që numrin e kontratave një burimore që për qytetarët me pasur qartësi janë kontratat të cilat negociohen në tavolinë dhe është çmim që i vendoset në tavolinë, çmimi duhet të vendoset si rezultat i një konkurueshmërie, këtu nuk flasin për diçka të tillë, mirëpo flasin për vendosjen e çmimeve në tavolinë. Pa dyshim që kontrata të tilla në vete ngërthejnë skandale korruptive sepse ato janë të kundërligjshme sepse ligji e cakton qartë se kur duhet të jetë një kontratë një burimore apo kur duhet të jetë një kontratë sekrete ku përjashtohet ligji i prokurimit”, ka thënë tutje Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së ka thënë se kanë thirrur disa herë seancë të jashtëzakonshme për këto keqpërdorime.

Krahas kontratave njëburimore, Tahiri ka thënë se kanë thirru disa herë seancë edhe për siç i quan skandale tjera. Përmend çështjen e rezervave shtetërore dhe ushqimin në FSK. Shpreh bindjen në qeverisjen e ardhshme, kryeministër do të jetë kandidati i tyre, Bedri Hamza.

“Muajt e fundit kemi ftuar katër seanca të jashtëzakonshme për keqpërdorime duke filluar nga ushtria e Kosovës, çështjen e rezervave shtetërore, aferat janë të mëdha, këtu vetëm një gjë është pozitive që jemi në prag të zgjedhjeve, dhe në mandatin e ardhshëm do të kemi një Qeveri të re që do të jetë kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza. Numri i kontratave sekrete dhe një burimore tregon diçka të tillë, pra në anën tjetër ne po shohim pak punë, cili është progresi në arsim, në infrastrukturë, a janë shpenzuar mjete një burimore për me rregulluar spitalet tona. Ne nuk po shohim rregullim a janë shpenzuar mjete burimore për të rregulluar gjendjen e arsimit tonë. Janë diku 14 miliardë euro të shpenzuar për këtë mandat qeverisës të kësaj Qeverisë”, u shpreh Tahiri.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë për EO se kryeministri Albin Kurti, jo që nuk i shkarkon zyrtarët qeveritar të korruptuar por edhe i mbron ata.

Sipas tij, fakti që nuk shkarkohen tregon bashkëpunimin e kryeministrit Albin Kurti me zyrtarët e akuzuar për korrupsion.

“Kjo parti ka 15 vite që kur ishte në opozitë tentonte që të bindte qytetarët e Kosovës që të gjitha qeveritë para tyre ishin të korruptuar dhe kriminel e deri tek tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, mirëpo në këto katër vite që ishin në pushtet të vetëm, kanë treguar që janë totalisht të korruptuar. Është e paimagjinueshme që një parti e cila menaxhohet ngushtë nga një njeri i vetëm nga Kurti kaq shumë ministra të jenë të korruptuar dhe Kurti të mos jetë i vetëdijshëm. Vetë fakti që asnjëri nga ministrat nuk ka tentuar që ta shkarkojë por në fakt secili prej tyre dhe ambasadorët si Berishaj dhe secilin funksionuar të kësaj partie e cila është duke u hetuar për korrupsion, Kurti ka dalë dhe e ka mbrojtur se beson në pafajësinë e tyre”, u shpreh Mustafa, duke thënë se “koka e korrupsionit” është vetë kryeministri Albin Kurti.

“Është e qartë që koka e këtij korrupsioni është vetë Kurti, në të kundërtën nuk do t’i mbronte këta të korruptuar dhe do t’i shkarkonte. Fakti që i mbron do të thotë që është i njoftuar dhe është në bashkëpunim dhe në koordinim ose në monitorim ose nën urdhrin e vet zotrit Kurti bëhet i gjithë ky korrupsion në Qeverinë e tij në këto katër vitet e fundit. Shihet qartazi në ato incizime që Kusari-Lila nuk i ka mohuar shihet qartazi që Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka qenë vazhdimisht në koordinim me Listën Serbe për ligjet më vitale të këtij vendi, kanë tentuar të bëjnë një lojë kinse po koordinohet për Ligjin për Pagën Minimale, por ajo ka prekur drejtpërdrejtë të gjithë veteranët e luftës, dhe njëkohësisht sa herë që Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar si jo kushtetuese veprimet e ligjet e kësaj Qeverie ata e kanë sulmuar si gjykatë të kapur”, ka deklaruar Mustafa. /EO

Kandidatja demokrate, Harris: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

0

Kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, Kamala Harris, u është drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera ajo vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me SHBA. Në letër ajo thekson ndihmën amerikane edhe për Pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen që do të vazhdojë ta japë, në qoftë se ajo do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

“Amerikanët shqiptarë kanë bërë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra amerikanë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Kamala Harris.

Ajo vlerëson kontributin e vazhdueshëm të shqiptaro amerikanëve, të cilët thotë se tashmë shqiptarët prej punëtorëve, bizneseve të vogla, kanë arritur në profesione të ndryshme, në mjekësi, në drejtësi, e kudo në shërbime publike.

“Amerikanët shqiptarë kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla deri te profesionistët në mjekësi, ligj dhe shërbimin publik, amerikanët shqiptarë kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave në të gjithë vendin.

Që prej më shumë se një shekulli, duke filluar nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Edhe sot, amerikanët  shqiptarë e kujtojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që u qëndruan pranë në atë moment të rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë.

Dua të konfirmoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i qëndrueshëm i NATO-s, dhe jam mirënjohës për Shqipërinë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas invazionit të egër të Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar Harris.

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë udhëhequr aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur Pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike dhe demokratike, plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar.

I kuptoj sfidat unike në vendin tonë, që shumë prej komunitetit shqiptaro amerikan përballen dhe unë angazhohem për politika që e fuqizojnë këtë komunitet, duke përfshirë luftën për një ekonomi me mundësi dhe mbrojtjen e të drejtave civile për të gjithë. Pjesëmarrja e amerikanëve shqiptarë në demokracinë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku mund të formojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta”, ka theksuar Kamala Harris.

“Faleminderit për gjithçka që kontribuoni në këtë vend të madh”, përfundon letrën e saj, zëvendëspresidentja amerikane, e cila po pret votën e shtetasve amerikanë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të martën, me 5 nëntor.

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

0

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verillindjes.

Cila është koha e duhur për të aplikuar kremin e syve?

0

Sytë me pamje të freskët janë një pasqyrë e stilit tonë të shëndetshëm të jetesës dhe pasqyrojnë vetëbesimin dhe personalitetin tonë

Lëkura rreth syve, e cila quhet thjesht zona periorbitale ose zona rreth syve, është shumë e ndjeshme.

Më saktësisht, lëkura rreth syve është një nga zonat më të ndjeshme në krahasim me pjesën tjetër të fytyrës. Kjo është arsyeja pse ajo ka nevojë për vëmendje të veçantë.

Gjithashtu, shenjat e para të plakjes mund të shihen lehtësisht në këtë zonë të fytyrës, ndaj kjo është një arsye shtesë për t’i kushtuar vëmendje të veçantë.

Çfarë duhet të përmbajë një krem ideal për sytë?

Kërkoni vitaminë C ose niacinamide, të cilat përdoren gjerësisht në produktet e kujdesit të lëkurës.

Shumica e kremrave të syve kanë këto përbërës për të mbrojtur syrin nga dëmtimet e ardhshme.

Kafeina dhe vitamina K janë përbërës që mund të ndihmojnë në lehtësimin e qarkullimit të gjakut dhe zvogëlojnë ënjtjen ose fryrjen, ndërsa acidi hialuronik është i rëndësishëm për hidratimin e lëkurës,

Kur dhe ku është vendosur vendkalimi i parë i këmbësorëve?

0

Kalimi i parë për këmbësorë në histori u shënua në Mbretërinë e Bashkuar më 31 tetor 1951, në qytetin Slough, në perëndim të Londrës.

Kjo risi ishte një përgjigje ndaj kaosit në rritje të trafikut dhe nevojës për siguri më të madhe të këmbësorëve në zonat urbane.

Para këtij kalimi nuk ka pasur shenja të standardizuara për kalimin e rrugës dhe komunikimi shpeshherë u lihej drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve, gjë që shkaktoi aksidente të shumta.

Me futjen e këtij tranzicioni filloi një epokë e re në sigurinë në komunikacion.

Si dukej vendkalimi i parë i këmbësorëve?

Kalimi i parë u shënua me vija të bardha në një sfond të errët, gjë që e bëri atë shumë të dukshëm. Këto linja horizontale si zebra u vendosën për të ndarë qartë zonën e rezervuar për këmbësorët dhe zonën nëpër të cilën po kalon trafiku, duke ndihmuar drejtuesit ta dallojnë atë dhe të ngadalësojnë shpejtësinë në mënyrë që këmbësorët të mund të lëvizin të sigurt.

Pse quhet “zebër”?

Jo shumë kohë pas vendosjes së vendkalimit, emri “zebër” filloi të përdoret në mesin e britanikëve. Megjithëse burimi i saktë i emrit nuk mund të konfirmohet me siguri, besohet se ka origjinën nga ngjashmëria vizuale e tranzicionit në vija në leshin e zebrës. Politikani dhe oficeri ushtarak britanik, James Callaghan besohet se ka përdorur fillimisht termin “kalim zebra”, duke e përshkruar kalimin si diçka që i ngjan një zebër. Kjo shprehje shpejt u bë e njohur dhe hyri në gjuhën e përditshme, dhe emri “zebër” u përvetësua më vonë nga shumë gjuhë të tjera.

Rezultate të shkëlqyera

Zbatimi i kalimit të parë të zebrës ishte shumë i suksesshëm.

Pas vendosjes së vijave në Slough, kalimet filluan të përhapen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë shpejt u miratuan në vende të tjera.

Studimet kanë treguar se ky lloj kalimi ka ulur në mënyrë drastike numrin e aksidenteve rrugore, duke e bërë trafikun më të sigurt dhe më efikas.

Me futjen e kësaj shenje të standardizuar, drejtuesit e mjeteve mund të dallonin më lehtë vendkalimet dhe këmbësorët fituan sigurinë që prisnin prej kohësh.

Historikisht, kalimi i zebrës është kthyer në një simbol të sigurisë rrugore dhe një nga elementët më të njohur në trafik.

Sot, trafiku modern i qytetit është i paimagjinueshëm pa këto vendkalime, të cilat së bashku me semaforët dhe shenjat e tjera të trafikut kontribuojnë në sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve, investim 7.3 milionë euro në Kosovë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se 7.3  milionë euro do të investohen në ndërtimin e impiantit të prodhimit të biogasit në Kamenicë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky është një investim nga ndërmarrësi në Zvicër, Fidan Haradini.

“Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë. 7.3 milionë euro është investimi i radhës”, ka thënë Kurti.

“E përgëzoj ndërmarrësin tonë nga mërgata Fidan Haradini për këtë kontribut të rëndësishëm nga i cili fitojnë të gjithë dhe i uroj shumë suksese”, ka thënë Kurti.

Aplikacioni i njohur sjellë ndryshimin e pritur

0

WhatsApp po nxjerr një veçori të re të mjetit të formatimit automatik të tekstit si pjesë e përditësimit të tij të ardhshëm, i cili ofrohet për disa testues beta përmes përditësimit më të fundit të WhatsApp beta për Android 2.24.23.9.

Përditësimi i ri i aplikacionit prezanton një mjet automatik të formatimit të tekstit në aplikacion.

Kjo veçori e re shton automatikisht nënvizime në links, duke i bërë ato më të dallueshme duke i ndihmuar përdoruesit të dallojnë links nga teksti i rregullt, sipas WABetaInfo.

Përveç kësaj, WhatsApp po i bën më të theksuara përmendjet e grupeve për të rritur rëndësinë e tyre brenda flluskave të mesazheve, gjë që siguron që mesazhet e rëndësishme të dalin në pah në biseda, në mënyrë që ato të identifikohen shpejt nga përdoruesit.

Me veçorinë e re, aplikacioni po shton gjithashtu formatimin e theksuar dhe të nënvizuar edhe në numrat e telefonit, duke i lejuar përdoruesit të njohin shpejt dhe të ndërveprojnë me numrat e telefonit të ndarë në biseda dhe grupe.

Funksioni i ri e bën tekstin më interaktiv duke nënvizuar links dhe numrat e telefonit, ngjashëm me mënyrën se si funksionojnë hiperlinks në ueb.

Ky dallim vizual i lejon përdoruesit të kuptojnë menjëherë se cilët elementë në një mesazh janë të klikueshëm, pasi teksti i nënvizuar zakonisht tregon ndërveprim.

Funksioni i ri i mjetit të formatimit automatik të tekstit do të shpërndahet për më shumë njerëz gjatë javëve të ardhshme.