spot_img
E mërkurë, 29 Prill, 2026
18:01
Home Blog Page 1802

Kryetarja e Preshevës jep detaje për ndalimin e vizitës së ministrit Çeku

0

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka dhënë detaje për ndalimin e hyrjes së ministrit të Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, në Serbi.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria e Serbisë e ka refuzuar hyrjen e Çekut vetëm një orë para orës së planifikimit të mbajtjes së vizitës.

“Refuzimi i minutës së fundit, akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës. Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”.

“Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”, ka thënë Sinani.

IHMK: Ndryshime të mëdha të motit nisën nga nesër

0

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.

Sipas tij, mjegulla që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës është rezultat i temperaturave të larta të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar avullime të mëdha dhe kondensim në ajër.

Ai ka paralajmëruar pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar, pasi rrugët janë të rrëshqitshme për shkak të lagështisë dhe ngricave.

“Nesër pritet ndryshim i plotë i kushteve meteorologjike. Fillimisht do të kemi reshje shiu, të cilat me rënien e temperaturave do të shndërrohen në reshje bore”, ka thënë Aliu, në Klan Kosova.

Ndërsa, të premten vonë, sipas tij, reshjet do të bëhen më të qëndrueshme, ndërsa nga e shtuna dhe deri në fund të javës do të mbizotërojnë kushte tipike të dimrit me reshje bore.

Schnetzer: Austria mbetet investitori i pestë më i madh në Kosovë

0

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, tha se pavarësisht kushteve të pafavorshme ndërkombëtare, ekonomia e Kosovës u rrit me 4.1% në vitin 2023.

Diplomati austriak në një ceremoni të organizuar nga Komuniteti Austriak i Biznesit, dhe festimit të 25 vjetorit të ADVANTAGE AUSTRIA Kosovë, tha se është lajm i mirë për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.

Në këtë pritje diplomati austriak, tha se në mesin e disa ngjarjeve në Evropë e botë, ndodhi edhe sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit këtu në Kosovë. “E gjithë kjo ndodhi gjatë gjashtë javëve të fundit, mes një situate të pasigurt ekonomike në pjesë të Evropës”, theksoi ai.

“Eksportet e mallrave të Austrisë në Kosovë u rritën me 34% në vitin 2023, ndërsa importet u rritën me 64%. Rritje të mëtejshme ka pasur si në eksport ashtu edhe në import në segmentet më të rëndësishme në gjysmën e parë të këtij viti. Duke iu referuar eksporteve në shërbime, kompanitë nga Austria kryesisht ofrojnë shërbime të TI-së, financiare dhe teknike në Kosovë, e kjo për shkak të pranisë së fuqishme të bankave dhe kompanive austriake të sigurimeve. Anasjelltas, kompanitë austriake po përdorin gjithnjë e më shumë njohuritë e TI-së në Kosovë dhe po bëjnë programim atje. Përveç kësaj, ka edhe udhëtime për pushime të kosovarëve që jetojnë në Austri për të vizituar atdheun e tyre dhe shërbime ndërtimore të ofruara nga kompanitë kosovare në Austri”, tha ai.

Sipas tij, përveç zhvillimeve pozitive në eksport dhe import, Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i madh në Kosovë, në masë të madhe falë investimeve në sektorin financiar dhe atë të sigurimeve.

Ai përmendi se sektorët që kanë pasur rritje të bashkëpunimit. “Sektorët e rritjes vazhdojnë të jenë infrastruktura e transportit, energjitë e rinovueshme, teknologjia mjedisore, shërbimet (financiare) dhe TIK. Duke pasur parasysh kostot relativisht të ulëta të punës dhe një popullsi të re, shumëgjuhëshe, Kosova vazhdon të jetë një vend interesant me potencial ekonomik. Pikërisht në këta sektorë, por edhe në të tjerë, Advantage Austria së bashku me Ambasadën angazhohen në tërheqjen e investitorëve austriakë në Kosovë dhe ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për kompanitë që tashmë janë prezente në vend”, tha diplomati austriak.

Në këtë ceremoni ku merrni pjesë mysafirë të ndryshëm, Schnetzer tha se rritja është përshpejtuar dhe inflacioni është ulur me shpejtësi. “Ky trend po vazhdon, rritja parashikohet të jetë edhe më e lartë këtë vit, e nxitur kryesisht nga konsumi privat, investimet dhe eksportet e shërbimeve”, tha ai.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, foli edhe për këtë vit që ishte me disa zgjedhje të rëndësishme që kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë peizazhin politik ndërkombëtar. “Para së gjithash, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, por edhe zgjedhjet evropiane dhe, ndër shumë të tjera, zgjedhjet në Austri që do të ndryshojnë përbërjen. të qeverisë sonë. Po të shikojmë vetëm lajmet politike të javëve të fundit, mund të krijohet përshtypja se ndryshimet dramatike gjeopolitike po përshpejtohen gjithnjë e më shumë me një shpejtësi marramendëse. Më lejoni të përmend vetëm rënien e regjimit të Asadit në Siri, luftën në Lindjen e Mesme, luftën e agresionit rus në Ukrainë, zhvillimet në Gjeorgji apo Rumani pas zgjedhjeve, tensionet politike në Korenë e Jugut, kolapsin e koalicionqeveritar gjerman, por edhe sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit këtu në Kosovë. E gjithë kjo ndodhi gjatë gjashtë javëve të fundit, mes një situate të pasigurt ekonomike në pjesë të Evropës”, tha ai.

Duke shtuar se pavarësisht këtyre kushteve të pafavorshme ndërkombëtare, ekonomia e Kosovës u rrit me 4.1% në vitin 2023 dhe kështu u tregua çuditërisht elastik, rritja është përshpejtuar dhe inflacioni është ulur me shpejtësi. “Ky trend po vazhdon, rritja parashikohet të jetë edhe më e lartë këtë vit, e nxitur kryesisht nga konsumi privat, investimet dhe eksportet e shërbimeve. Presionet inflacioniste janë zbutur ndjeshëm dhe pritet të zvogëlohen më tej në muajt në vijim. Situata në tregun e punës është përmirësuar, edhe nëse mbeten sfida strukturore. Punësimi u rrit ndërsa shkalla e papunësisë ra nga 25.9% në 2020 në 10.9% në 2023 dhe pritet të bjerë më tej në 10.8% në 2024. Rritja e pagave ishte e rëndësishme në 2023, me pagat mesatare mujore bruto me 12% dhe pagat neto me 11%. Pavarësisht këtyre përmirësimeve, papunësia e të rinjve mbetet një shqetësim: papunësia në grupmoshën 15-24 vjeç është 17.4% dhe ka një përqindje të lartë të të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në trajnim”, tha ai.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, në fund nënvizoi bashkëpunimin e mirë të Ambasadës me Advantage Austria në interes të ekonomisë austriake dhe të një marrëdhënie të fortë ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Kurse, Wilhelm Nest, Drejtor i Advantage Austria për Slloveni dhe Kosovë, tha se Advantage Austria, tha se edhe pse situata politike në Kosovë ndonjëherë është e vështirë, marrëdhëniet ekonomike mes Austrisë dhe Kosovës janë zhvilluar mjaft mirë, si në aspektin e mallrave ashtu edhe të shërbimeve.

“Presim një rritje prej 5 deri në 10 për qind në tregtinë tonë të përgjithshme dypalëshe”, tha ai.

ASK-ja prezanton të dhënat për numrin e viktimave të luftës

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Ndër tjerash, ASK-ja ka njoftuar edhe për dëmet e luftës.

ASK-ja nga ‘‘Dëmet nga lufta 1998/1999 në Ekonomitë Familjare në nivel vendi’’, ka bërë të ditur se të vrarë gjithsej janë 11 mijë e 417.

Nga të cilët meshkuj janë 9630, ndërsa femra janë 1787.

Po ashtu, është bërë i ditur numri i të zhdukurve, ku gjithsej të tillë janë 1047.

Në prezantimin e të dhënave është dhënë detaje edhe për të plagosurit, ku të tillë gjithsej janë 6 mijë e 682.

Sa i përket të burgosurve, ASK-ja ka njoftuar se janë 3 mijë e 312.

Pos këtyre, ASK-ja ka publikuar edhe dëmet në lidhje me pronën.

Behrami rikujton deklaratën e Thaçit nga viti 1999

0

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një deklaratë të Thaçit të vitit 1999 dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarter Zeitung”.

‘‘Mirëmëngjesi!

Me një intervistë të Presidentit, Hashim Thaçi, e datës 23.07.1999, dhënë gazetës gjermane, “Stuttgarter Zeitung”, me titullin “Ne kemi luftuar për liri”.

“Kemi luftuar për lirinë, demokracinë dhe për një shtet të pavarur, që tani duhet ta ndërtojmë”.

Hashim Thaçi, 1999’’, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 % ortodoks, 1,75 % katolik, 0,50 % asnjë besim

0

Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës (ASK) sot ka prezantuar të dhënat përfundimtare sa i përket regjistrimit të popullsisë.

Në prezantimin e të dhënave nga ASK është treguar edhe për përkatësinë fetare të popullsisë.

Sipas të dhënave të ASK, popullsia e Kosovës është një shumicë e madhe që i përkasin besimit islam.

93.49 % të qytetarëve të Republikës së Kosovës i përkasin besimit islam, 2,31 % janë të përkatësisë ortodokse, 1,75 % janë deklaruar katolikë, të tjerë 0.45 %, pa asnjë besim janë deklaruar 0,50 % dhe s’janë përgjigjur 1.50 %.

Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura.

“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.

Gjithashtu, ai u shpreh se stafi ka qenë i përgatitur dhe aktiv në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Gjatë prezantimit të këtyre të dhënave u paraqit edhe një video me disa momente gjatë punës së tyre disa muajsh.

Rama: Po punohet me Kosovën për unifikimin e teksteve shkollore për Diasporën

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se misioni i qeverisë është ruajtja e identitetit gjuhësor dhe kulturor në diasporë.

Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Rama tha se po bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës për unifikimin e teksteve shkollore për diasporën dhe dixhitalizimin e tyre.

“Ruajtja e identiteti gjuhësor dhe kulturor është padiskutim pjesë e misionit tonë si komb, si qytetar të vetëdijshëm të këtij vendi, dhe si sistem institucional dhe më vjen mirë që edhe në këtë aspekt është bërë progres inkurajues. Ka nevojë për t’u bërë më shumë ashtu sikundër më vjen mirë që kemi bërë hapa kuptimplotë edhe në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, duke filluar nga unifikimi i abetares, me tekstet shkollore për diasporën të unifikuara, duke punuar për dixhitalizimin dhe aksesin falas të të gjithë fëmijëve dhe mësuesve në diasporë në programet me teknologji të avancuar dhe deri te shpërndarja e teksteve shkollore.

55 mijë tekste të shpërndarë për gjatë këtij viti, janë një shifër jo e vogël nëse marrim parasysh nga jemi nisur, kjo jo një shifër e jashtëzakonshme kur marrim parasysh se sa shumë fëmijë ka në diasporë. Programi mësues për Greqinë është hapja e një kapitulli të ri në qasjen ndaj nevojës për mësues të komuniteteve shqiptare në diasporë.

Zyrtarisht të regjistruar kemi 20 mijë fëmijë që marrin mësim në kurset e gjuhës shqipe që ne ndjekim, por ka shumë kurse të tjera që nuk janë të regjistruara, që nuk kemi marrë dijeni dhe përfitoj nga rasti t’i ftoj të gjithë që të bëjnë me dije institucionet lidhur me ekzistencë përkatës. Kemi krijuar regjistër të mësuesve në diasporë dhe një database për studentët që besoj se ka shumë vend për t’u përmirësuar”, tha Rama.

Policia ndëshkon mbi 1700 shoferë me gjobë në 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24-orëve të kaluara ka shqiptuar 1786 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 54 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në BE është i paevitueshëm

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje në Bruksel, mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Osmani, në një postim në Facebook, bëri të ditur se në këtë samit ka biseduar me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së dhe ka theksuar se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe kjo mbetet një angazhim i çdoditshëm.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë dhe teksti

“E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm; Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane; Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe dhe pavarësisht sfidave”, shkruan Osmani në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, persona duke studiuar dhe redaksi

Postimi i plotë:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë. Andaj, në biseda me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, theksova se:

* E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm;

* Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane;

* Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe;

* Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë.

🇽🇰🇪🇺