spot_img
E mërkurë, 29 Prill, 2026
19:13
Home Blog Page 1801

Organizatat shqiptaro-amerikane letër SHBA-së, Osmanit e Kurtit, kërkojnë hetime për punën e Gjykatës Speciale

0

22 organizata nga komuniteti shqiptaro-amerikan kanë publikuar një qëndrim të përbashkët sa i përket procesit të gjykimit që është duke vazhduar në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në këtë letër thuhet se komuniteti shqiptaro-amerikan është i përkushtuar thellë ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë.

Megjithatë shtojnë tutje se kur liria merret në mënyrë arbitrare dhe drejtësia manipulohet si një vegël politike, bëhet detyrë e qytetarëve që të rezistojnë dhe të ekspozojnë një padrejtësi të tillë.

Në këtë letër theksohet fakti se asnjë akuzë lidhur me trafikimin e organeve s’është ngritur, ndonëse Gjykata Speciale ka rrjedhur si rezultat i raportit të Dick Martyt me pretendimet për trafik organesh.

“Tashmë është evidente se këto akuza janë fabrikuar tërësisht për qëllime politike”, thuhet në qëndrimin e këtyre 22 organizatave shqiptaro-amerikane.

Sipas tyre, Gjykata Speciale në vend se të angazhohet në mandatin e saj fillestar, ajo është angazhuar në veprime që cenojnë drejtësinë dhe paqen.

“Katër vite më parë, pa aktakuzë, presidenti i Kosovës u ndalua teksa po udhëtonte për në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje historike paqeje me Serbinë. Ky arrestim synonte qartësisht të sabotonte përpjekjet e udhëhequra nga Amerika për të siguruar paqen në rajon. Që atëherë, nëntë zyrtarë të tjerë të shquar shqiptarë, duke përfshirë kryeparlamentarin aktual dhe atë të mëparshëm, janë arrestuar – por asnjë serb nuk është sjellë para drejtësisë nga kjo Gjykatë”, thekson letra.

Në këtë letër gjithashtu përmenden takimet që Kryegjykatësja dhe Kryeprokurorja e Sepciales kanë pasur takime me diplomatët e huaj, por jo me zyrtarë të Republikës së Kosovës, ndonëse Gjykata është organ i dalë nga Parlamenti i Kosovës.

“Ky organ nuk njeh as flamurin e vendit që e ka krijuar. Veprime të tilla minojnë sovranitetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj të fituar me vështirësi, e cila u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe mbi 100 vende në mbarë botën”, thuhet në letër.

Në fund të letrës, këto 22 organizata të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë bërë thirrje tek presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të vendosur vëmendjen ndërkombëtare tek ajo që po ndodh në Hagë.

Përveç kësaj i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të heqë kufizimin e fondeve që janë në dispozicion të paraburgosurve në Hagë, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje e drejtë.

Nga Kuvendi i Kosovës kanë kërkuar seancë dëgjimore të menjëhershme për këtë çështje.

“Gjyqtarët dhe prokurorët e Dhomës së Specializuar duhet të thirren për të dëshmuar në lidhje me karakterin mono-etnik të gjykatës dhe shkeljet e përsëritura të procesit të rregullt ligjor”, potencon letra.

Në letër këto organizata kanë pasur edhe thirrje për SHBA-në, që të hetojnë tërësisht procesin dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të rivendosur drejtësinë dhe përgjegjësinë ndaj procesit në Hagë.

“Për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara: Ne ju bëjmë thirrje që të hetoni tërësisht këtë çështje dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e nevojshëm për të rivendosur drejtësinë, drejtësinë dhe përgjegjësinë ndaj këtij procesi të njëanshëm”, thuhet në fund të letrës

Organizatat që kanë nënshkruar letrën:

Albdreams Albanian American Community of Illinois

Albanian American Council

Albanian American Cultural Center of Texas

Albanian American Relations Council

Albanians Assisting American Veterans of Ëar

Ceka international foundation

DIBRA Association

Global Albanians Foundation – Boston

Jehona e Malsise of Michigan

Malesia e Madhe Association- Neë York

Malesia e Madhe-Michigan

Manhattan University Albanian Club

Pan-Albanian Federation VATRA

PEJA Association

Princeton University Albania Kosova Association

Rozafa Shkodra Association

Rutgers University Albanian Club

Seton Hall University Albanian Student Organization

St. Francis College Albanian Roots Club

St. John’s University Albanian Culture Club

The Albanian American Association of ULQIN Inc.

Valet e Liqenit, ChicagoTelevision

CC:

United States Department of State

Hon Bob Corker, Chairman Senate International Relations Committee

Members Senate International Relations Committee

Hon. Brian Mast, Incoming Chairman of House Foreign Relations Committee

Members House Foreign Relations Committee

Hon. Lindsey Graham, Incoming Chairman Senate Judiciary Committee

Members Senate Judiciary Committee

Hon. Jim Jordan, House Judiciary Committee

Members of House Judiciary Committee

Kurti falënderon institucionet për rregullimin e shpejtë të problemit në Ibër-Lepenc

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar Ndërmarrjen Hidro-ekonomike Ibër-Lepenc, në Prishtinë.

Aty u pritën nga kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka.

Në fillim të takimit Kurti ka falënderuar ndërmarrjen për intervenim të shpejtë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varragë të Zubin Potokut.

Kurse, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se KRU “Prishtina” viteve të fundit ka pasur përmirësime të shumta në shumë aspekte, duke përmendur përfitimet në shifra milionëshe.

“Në vitin 2022 ka pasur një fitim mbi 300 mijë euro, ndërsa sivjet fitimi do të tejkalojë 600 mijë euro”, tha Rizvanolli, teksa shtoi se nga kompanitë nuk e kanë mision parësore fitimin financiar, mirëpo, shtoi ajo, kjo është një shenjë që pasuria publike po menaxhohet me zell dhe me ndershmërinë dhe menaxhohet në mënyrë të mirë, sigurisht krijon kushte për më shumë investime.

Rizvanolli tutje theksoi se ndërmarrja menaxhon shumë projekte të mëdha dhe ka bërë shumë investime në objektin e ujësjellësit duke filluara nga rehabilitim dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Artanë, Bellopojë, Llugë, Orllanë e rrethinë në Komunën e Podujevës, si dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit në Fushë-Kosovë, që janë shumë të rëndësishme.

Ndërsa, Arsim Fetahu, drejtor në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, vuri në dukje se kjo kompani ndodhet në fazën më të mirë të realizimit të projektit të investimeve kapitale në sferën e ujërave të ujit të pijshëm.

“Jemi shumë në fazë të mirë të realizimit të projektit investive kapitale, qoftë në sferën e urave të ujit të pijshëm, qoftë në pjesën e ujërave të pijshëm, por edhe në pjesën e ujërave të ndotura”, tha Fetahu.

Osmani dhe Musar diskutuan rëndësinë e mbështetjes së Sllovenisë për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, e ka pritur sot në një drekë punë homologen sllovene, Natasa Pirc Musar.

Osmani ka thënë se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës.

Presidentja Osmani priti sot në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar -2

“Duke folur për marrëdhëniet bilaterale me Slloveninë,  Presidentja Osmani ka potencuar se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës, mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.”

Presidentja Osmani priti sot në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar -3

Presidentja e ka njoftuar “për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik, si dhe për thellim të vazhdueshëm të raporteve me Slloveninë”.

Presidentja Osmani priti sot në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar -4

“Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehur po ashtu mirënjohjen e thellë në emër të qytetarëve të Kosovës për trupat sllovene që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, e të cilët Presidentja Musar i ka vizituar mbrëmë me rastin e festave të fundvitit.”

Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier

0

Në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier e ka pritur sot edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, që njëherit është edhe kandidat për kryeministër.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

“I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier.  Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, redaksi dhe Zyra Ovale

Haradinaj ka thënë se Hovenier ishte më shumë se ambasador. Sipas tij ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

“Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend”, ka shkruar ai mes tjerash.

Ai ia ka ndarë Hovenierit mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet”.

Postimi i plotë:

I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier.

Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik.

Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend.

Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit të Kosovës dhe atij amerikan, Ambasadorit Hovenier, sot i kam ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”!

Ismet Bahtijari deklaron fajësinë para Gjykatës në Hagë

0

Pas Haxhi Shalës dhe Sabit Januzit, fajësinë para Dhomave të Specializuara në Hagë e ka pranuar edhe Ismet Bahtijari. Fillimisht atij i janë lexuar kushtet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë të arritur ndërmjet Bahtijarit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me të cilat u pajtua i akuzuari.

“Gjatë seancave që e kemi bërë më shumë se një vit, ju jeni deklaruar i pafajshëm për akuzat, tani po ju pyes a do të deklaroheni fajtor, a jeni gati të ndryshoni këtë vetëdeklarim”, e pyeti Bahtijarin, kryegjyqtarja Mappie Veldt – Foglia.

Kësaj pyetje iu përgjigj shkurt i akuzuari: “Po, po e ndërroj”.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues e pyeti përsëri Bahtijarin për dy pikat e aktakuzës për të cilat kanë rënë dakord me Prokurorinë.

“Pika 2, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave me anë të pjesëmarrjes në një grup mes 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kjo kundër rendit publik. Si deklaroheni, fajtor apo i pafajshëm?”, pyeti kryegjyqtarja Bahtijanin i cili tha se ndjehet fajtor.

Pas kësaj ajo e pyeti për pikën e 3 të aktakuzës, për frikësim të dëshmitarit në mes të periudhës 5 dhe 12 prill 2023, për të cilën tha se po ashtu deklarohet fajtor.

Në seancën për pranimin e fajësisë, kryetarja e trupit gjykues njoftoi se Bahtijari dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë arritur marrëveshje për dënim prej 2 vitesh burgim për të akuzuarin.

Wetransfer po bëhet me para

0

Shërbimi shumë i njohur për dërgimin e skedarëve të mëdhenj në internet, WeTransfer, ka ndryshuar ofertën e tij dhe ka përditësuar disa kufizime për paketat e abonimit dhe ndryshimet prekin edhe ata që e përdorin shërbimin falas (që besojmë se janë shumica).

Maksimumi 10 transferta
Politika e re e përdorimit ka hyrë në fuqi në datën 16 të këtij muaji pa njoftime të mëdha dhe sipas politikës së re është vendosur një limit në numrin e dërgimeve falas gjatë një muaji, me një limit të shtuar në madhësinë e skedarëve të dërguar.

Sipas rregullave të reja, të gjithë përdoruesit pa pagesë mund të bëjnë maksimumi 10 transferta në muaj, me një madhësi totale deri në 3 GB.

Përveç këtij kufizimi të ri, WeTransfer ka prezantuar edhe disa risi për përdoruesit që nuk paguajnë një abonim.

Më e rëndësishmja prej tyre është rritja e kufirit për një transferim të vetëm, i cili tani mund të jetë “i rëndë” edhe deri në 3 GB (në vend të dy të mëparshmeve).

Për më tepër, përdoruesit falas tani kanë akses në skedarët e ngarkuar atje për bashkëpunim dhe rishikim, të gjitha transferimet mund të mbrohen me fjalëkalime edhe në versionin falas, dhe atyre që shesin skedarë përmes këtij shërbimi u anulohet komisioni i mëparshëm 5% i platformës. .

Paketa të reja abonimi
Ndryshimet ndikuan gjithashtu në opsionet e abonimit.

Abonimi bazë Starter kushton 6,99 dollarë në muaj dhe ju lejon të dërgoni skedarë deri në 300 GB në madhësi, me të njëjtin limit si opsioni falas – lejohen maksimumi 10 transferime me një madhësi totale prej 300 GB brenda 30 ditëve.

Opsioni më i shtrenjtë Ultimate kushton 25 dollarë në muaj dhe përfshin gjithçka të ofruar më parë nga abonimet Pro dhe Premium – përdorim pa asnjë kufizim.

Llogaritja e limiteve mujore do të bëhet për të gjitha paketat në mënyrë të përsëritur, që do të thotë se numëruesi nuk do të rivendoset për të gjithë përdoruesit në ditën e parë të çdo muaji.

Përkundrazi, të gjithë limitet i referohen 30 ditëve të fundit dhe llogariten për çdo përdorues/abonent në bazë të aktivitetit të tyre.

Abonentët ekzistues të paketave të vjetra (që kushtojnë përkatësisht 15 dhe 25 dollarë) do të zhvendosen në opsionin e ri, më të shtrenjtë, por do të kenë mundësinë të anulojnë abonimin ose të kalojnë në paketën e re, më të lirë Starter.

Të gjitha këto ndryshime vijnë pasi WeTransfer u mor përsipër nga kompania Bending Spoons në korrik të këtij viti, dhe menjëherë pas kësaj ajo pushoi 75% të punonjësve të saj.

“Brexit” i kushtoi 34 miliardë dollarë Britanisë së Madhe në dy vitet e para

0

Pasojat ekonomike nga Brexit-i kanë çuar në një reduktim prej 34 miliardë dollarë të tregtisë me Bashkimin Evropian (BE) gjatë dy viteve të para pas largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni, transmeton Anadolu.

Hulumtimi gjithëpërfshirës i zhvilluar nga “London School of Economics” (LSE) nxjerr në pah sfida të rënda për bizneset e vogla dhe rënie të dukshme të vëllimit të tregtisë, megjithëse ndikimi i përgjithshëm ishte më i lehtë se sa kishin sugjeruar disa parashikime të mëparshme.

Studiuesit në Qendrën për Performancën Ekonomike pranë LSE-së e përshkruan futjen e barrierave tregtare si një “katastrofë” për bizneset e vogla, pasi mijëra biznese të vogla u detyruan të ndalojnë tregtinë me vendet e BE-së.

Raporti nënvizon se ndërmarrjet më të vogla, të cilave shpesh u mungojnë burimet për të tejkaluar ndryshimet komplekse, janë prekur në mënyrë disproporcionale.

Studimi i qendrës shqyrtoi të dhënat nga mbi 100 mijë kompani dhe zbuloi se deri në fund të vitit 2022, dy vjet pasi Britania nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit (TCA) me Brukselin, eksportet britanike kishin rënë me 6.4 për qind dhe importet kishin rënë me 3.1 për qind.

Këto gjetje ofrojnë një përshkrim të kostos ekonomike të Brexit-it në dy vitet fillestare.

Autorët e studimit theksuan se teksa ndikimi i menjëhershëm i TCA-së ishte më i lehtë se sa pritej, zhvillimet e ardhshme mund të çojnë në ndikime më të mëdha ekonomike.

“Nëse rënia e tregtisë do të bëhet më e madhe me kalimin e kohës, kjo mbetet për t’u parë”, tha Thomas Sampson, një nga autorët e raportit.

Britania po përgatitet për vitin e ardhshëm, kur është paraparë faza tjetër e negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Brukselin.

Autoritetet britanike pritet të përballen me presion për të hapur tregun britanik të bujqësisë ndaj konkurrencës së BE-së, në këmbim të qasjes së zgjeruar për mallrat e Britanisë në tregjet evropiane.

Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte kundër popullsisë civile

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati.

Prokuroria Speciale thekson se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Wisner: Administrata Trump s’do të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan

0

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot është një histori e përzier – “nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Wisner thotë se Serbia, ende sot e kësaj dite, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e një Kosove të pavarur, ndaj edhe marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, sipas tij, nuk funksionojnë.

Për arsyet e veta thotë se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por me “përgjegjësi shumë të kufizuara”.

Wisner beson se është ende herët të thuhet se çfarë mund të pritet nga administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“Administrata e mëparshme e Trumpit ka pasur një sërë idesh, që synonin arritjen e një marrëveshjeje territoriale… Çdo lëvizje drejt këtij objektivi, nuk do të shkaktonte gjë tjetër veçse telashe në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që kjo nuk do ta tundojë administratën e re”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë: Ambasador Wisner, dy dekada më parë, ju ishit një figurë kyçe në negociatat për statusin e Kosovës. Mbi 25 vjet nga lufta dhe në prag të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, si do ta vlerësonit përparimin e saj ndër vite?

Frank Wisner: Kosova e ka arritur pavarësinë e saj – një ëndërr të kamotshme – e ka ndërtuar veten si një komb i pavarur dhe ka hyrë pjesërisht në familjen e kombeve. Por, ajo është kundërshtuar vazhdimisht nga Serbia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e saj. Si rezultat, Serbia ka arritur ta bllokojë anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe një numër shtetesh nuk e kanë njohur.

Por, në të njëjtën kohë, Kosova ka arritur që si vend i ri ta përmirësojë gjendjen e saj ekonomike dhe t’i përmirësojë institucionet e saj politike.

Radio Evropa e Lirë: Në retrospektivë, a besoni se Kosova ka mundur të bëjë ndonjë gjë ndryshe, që mund ta kishte përmirësuar situatën e saj sot?

Frank Wisner: Jo. Kam menduar shpesh për këtë, por Serbia ka qenë shumë e vendosur për ta bllokuar pavarësinë e Kosovës. Ka qenë e pamundur të kapërcehej ajo pengesë. Kundërshtimi i saj ndaj pavarësisë së Kosovës nuk është qetësuar për asnjë minutë gjatë këtyre viteve.

Dhe, derisa Serbia ta pranojë faktin se Kosova është sovrane dhe e pavarur dhe është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore me të, unë nuk pres ndonjë zgjidhje mes tyre.

Institucionet evropiane janë përpjekur shumë për t’i ndihmuar dy palët që ta pranojnë njëra-tjetrën dhe nuk ia kanë dalë. Shtetet e Bashkuara nuk ia kanë dalë. Derisa Serbia të bindet se është në interesin e saj që ta lejojë Kosovën të jetë një vend plotësisht i pavarur, nuk do të ndodhë asgjë, statusi përfundimtar nuk do të arrihet.

Radio Evropa e Lirë: E kanë thënë edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë se dy shoqëritë nuk janë ende gati për marrëveshje përfundimtare. Ju a mendoni se ka rrugëdalje?

Frank Wisner: Serbia, në veçanti, nuk është gati të pranojë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë dhe ta pranojë pavarësinë e saj. Derisa të arrihet kjo, nuk shoh zgjidhje të statusit përfundimtar.

Radio Evropa e Lirë: E si mund të arrihet? A mendoni se Plani i Ahtisaarit është ende korniza më e mirë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi? Apo duhet të ketë propozime të reja?

Frank Wisner: Unë mendoj se Plani i Ahtisaarit ishte i mirë. Nuk ka asgjë të keqe. Problem nuk është plani, por mosgatishmëria e Serbisë për ta pranuar faktin se Kosova është e pavarur. Kosova nuk do të jetë e kënaqur me asgjë më pak se pavarësia.

“Asociacion me përgjegjësi të kufizuara”
Radio Evropa e Lirë: Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një marrëveshje e arritur në dialog, por që nuk është zbatuar ende nga Kosova. Qeveria aktuale e Kosovës ka frikë se mund të duket diçka si Republika Sërpska. Ju a e justifikoni këtë frikë?

Frank Wisner: Unë besoj se ideja e komunave [me shumicë] serbe, që të punojnë së bashku, të bashkëpunojnë, t’i ruajnë institucionet kulturore, është mjaft e mirë. Por, unë kurrë nuk kam qenë plotësisht i bindur se Serbia e shikon atë marrëveshje si pjesë të një Kosove të pavarur. Ajo më shumë e sheh si mënyrë për ta reduktuar pozitën e Kosovës si shtet i pavarur.

Pra, ideja në parim mbetet e mirë, por derisa nuk shoh një vullnet më të madh të Serbisë për të jetuar me një Kosovë të pavarur, unë nuk pres që ndonjë marrëveshje të funksionojë, të mbahet apo të jetë e suksesshme.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a mendoni se Kosova duhet ta formojë Asociacionin?

Frank Wisner: Unë mendoj se Kosova, për arsyet e veta, duhet të krijojë një asociacion të komunave me shumicë serbe, me përgjegjësi shumë të kufizuara në kulturë, arsim, taksa dhe gjëra të tilla, por që nuk ka status sovran që do ta prishte funksionimin e shtetit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: SHBA-ja, si aleatja më e afërt e Kosovës, ka qenë kritike ndaj Qeverisë aktuale, kryesisht për shkak të disa veprimeve të saj në veri të Kosovës, si heqja nga përdorimi e dinarit serb, mbyllja e institucioneve paralele serbe… Qeveria i ka cilësuar ata hapa si shtrirje të autoritetit ligjor, por SHBA-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar kanë thënë se nuk është koha e duhur për ta. Ju, si mendoni?

Frank Wisner: Unë mendoj se është koha e duhur për t’i shtrirë të gjitha përgjegjësitë sovrane të një vendi të pavarur. Kosova, madje, është vonuar.

Të gjitha këto gjëra – përdorimi i dinarit serb apo strukturat paralele – janë të dizajnuara nga Serbia për të minuar statusin sovran të Kosovës. Unë, thjesht, nuk i shoh serbët të gatshëm që të heqin dorë prej tyre, pa një goditje të madhe.

Ndaj, kthehem te pika ime thelbësore: derisa në Beograd nuk ka një vendim politik për pranimin e sovranitetit të Kosovës, unë nuk shoh rrugëdalje, gjithçka tjetër është çështje dytësore.

Radio Evropa e Lirë: E si e shini ju zgjidhjen për veriun e Kosovës?

Frank Wisner: Kjo është një pyetje e komplikuar, sepse veriu i Kosovës është i banuar me serbë, por është pjesë e Kosovës sovrane dhe duhet të integrohet në institucionet e shtetit të Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur plotësisht, sepse Serbia e saboton atë integrim.

“Ballkani Perëndimor s’do të jetë prioritet i administratës Trump”
Radio Evropa e Lirë: Në Shtetet e Bashkuara pritet ta marrë detyrën një administratë e re. Ka shumë çështje në botë që do të tërheqin vëmendje të menjëhershme, por si e shihni ju angazhimin dhe qasjen e administratës së re ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor?

Frank Wisner: Nuk e di. Mendoj se është herët të flitet. Ballkani Perëndimor nuk do të jetë prioritet kryesor i politikës së jashtme në administratën e re.

Administrata e mëparshme e Trumpit ka pasur një sërë idesh, që synonin arritjen e një marrëveshjeje territoriale. Mendoj se ato kanë dështuar.

Nëse administrata e re do t’u kthehej atyre ideve, mendoj se do të dështojë sërish. Nëse vini në shqyrtim integritetin territorial të vendeve, ju hapni Kutinë e Pandorës, hapni një krizë në të gjithë rajonin, ku shtetet e Ballkanit dhe etnitë e tyre kacafyten se ku duhet të vihen kufijtë.

Serbia ka folur për rikrijimin e një Serbie të madhe, që do të ishte mallkim për stabilitetin në Ballkan. Çdo lëvizje drejt këtij objektivi, nuk do të shkaktonte gjë tjetër veçse telashe në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që kjo nuk do ta tundojë administratën e re.

Radio Evropa e Lirë: Deri në çfarë mase do të angazhohet administrata e re në marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

Frank Wisner: Siç e thashë edhe më parë, është ende herët të parashikohet. Personeli i saj nuk ka kaluar ende në Senat dhe nuk i ka definuar politikat. Ka peshq më të mëdhenj për t’u gatuar, në kuptimin e sfidave të administratës së re në Azi, në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme. Të gjitha këto çështje duhet të adresohen, përpara se të shihet ndonjë perspektivë përparimi në Ballkanin Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: Si duhet të pozicionohet Qeveria e ardhshme e Kosovës përballë administratës së re në Shtetet e Bashkuara?

Frank Wisner: Mendoj se duhet të sigurohet që linjat e saj të komunikimit janë të hapura, të vazhdojë këmbënguljen në pavarësinë e shtetit dhe të bashkëpunojë me çdo iniciativë të arsyeshme negociuese që ndërmerret.

“Kosova duhet të jetë kandidate për anëtarësim në NATO”
Radio Evropa e Lirë: Me rritjen e tensioneve në Ballkan dhe me rritjen e ndikimeve të huaja nga Rusia dhe Kina, sa e cenueshme është Kosova ndaj përpjekjeve destabilizuese?

Frank Wisner: Kosova është një shtet i vogël. Nuk ka struktura të fuqishme dhe nëse ka synime të vendosura nga jashtë për ta destabilizuar atë, ajo është e cenueshme.

Megjithatë, deri më tani, ka mbijetuar dhe kjo më jep shpresë për të ardhmen.

Radio Evropa e Lirë: A duhet t’i ofrohet Kosovës një rrugë e qartë drejt anëtarësimit në NATO dhe a do të ndikonte ajo në stabilitetin në rajon?

Frank Wisner: Sipas mendimit tim, Kosova duhet të jetë kandidate për anëtarësim në NATO dhe kjo do të shtonte një arsye më bindëse që rajoni ta pranonte atë, që Serbia ta pranonte sovranitetin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë këshillash do t’u jepnit udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë, por edhe komunitetit ndërkombëtar lidhur me mosmarrëveshjet në këtë rajon?

Frank Wisner: Mënyra e vetme për t’u marrë me mosmarrëveshjet në rajon, është të flitet për to dhe të adresohen ato.

Për shembull, unë nuk pres që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo duhet, por nuk do ta bëjë.

Ato që mund të ndodhin, janë marrëveshjet e pjesshme për tregtinë, për lëvizjen e njerëzve, për bashkëpunimin kulturor. Këta do të ishin hapa praktikë për bashkëpunimin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ia vlen të ndiqen.

Pra, do të thosha se është një histori e përzier. Ajo nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por, sigurisht, e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane.

Cilat ushqime janë të ndaluara për tu konsumuara pa u pjekur?

0

Ndjekja e një diete të shëndetshme nuk do të thotë vetëm eleminimi i ushqimeve me yndyrë nga regjimi ushqimor, por edhe pjekja e tyre në mënyrën e duhur, në mënyrë që të mos përballeni me probleme të pakëndshme me shëndetin.

Organizmi me vështirësi arrin që t’i tresë produkte të caktuara, sidomos kur janë të gjalla dhe përmbajnë disa substanca që mund të jenë të dëmshme.

Ja cilët janë ushqimet që duhet të jenë të pjekura mirë para se të konsumohen:

Patatet – Patatet nuk duhen konsumuar kurrsesi pa u pjekur mirë, pasi përmbajnë solaninë një element toksik që mund të shkaktojë probleme gastrointestinale dhe neurologjike si të vjella, diarre, djegie fyti, marrje mendsh dhe humbje ekuilibri. Në raste më të rënda mund të shkaktojë dhe paralizë. Kështu që më mirë ziejeni, skuqeni dhe piqeni mirë në furrë para se ta konsumoni.

Mishi i derrit – Mishi i derrit duhet të piqet gjithnjë mirë, në mënyrë që të eliminohen parazitët që rriten te kafsha. Edhe pse përqindja e sëmundshmërisë është e ulët në sajë të teknologjive ku kalon mishi, këshillohet që mishi i derrit të jetë i pjekur mirë dhe të mos ketë shenja gjaku.

Vezët – Edhe pse vezët e gjalla janë të pasura me proteina, mund të përmbajnë edhe salmonelë një toksinë vdekjeprurëse e cila gjendet tek e verdha e vezës. Rreziku është i ulët, vetëm një vezë në 30 mijë është e infektuar, por është më mirë të mos rrezikohet.

Fasulet e kuqe – Fasulet e kuqe duhet të piqen mirë para se të konsumohen. Jo vetëm për shkak të aromës së tyre të rëndë, por edhe sepse përmbajnë lektinë, një toksinë që shkakton të përziera, të vjella dhe dhimbje stomaku. Për të shmangur probleme të tilla, lërini në ujë 4-5 orë para se t’i gatuani.

Pula – Mishi i gjallë i pulës përmban një sasi të madhe bakteresh, ndaj është e rëndësishme që të piqet mirë para se të konsumohet. Mbi të gjitha, duhet larë mirë në ujë të rrjedhshëm, pastaj futeni në furrë mbi 170 gradë, në mënyrë që të mos keni surpriza të pakëndshme.