spot_img
E premte, 1 Maj, 2026
12:58
Home Blog Page 1800

Gërvalla i përgjigjet Ramës: Keqpërdorë mikpritjen e Kosovës dhe thumbon Kurtin

0

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për seancën e sotme të përbashkët mes dy parlamenteve atij të Kosovës dhe Shqipërisë që u zhvillua në kuvendin e Kosovës, duke u shfaqur kritike për fjalimin e kryeministrit Edi Rama.

Gërvalla në deklarimin e saj, tha se sipas saj, fjalimi i Ramës nuk u përshtat me atmosferën që ishte në Kuvend, dhe se sipas saj, kryeministri shqiptar e keqpërdori mikpritjen e Kosovës.

Ajo shtoi se një gjë e tillë sipas saj ‘‘ishte e qartë’’.

‘‘Është e vërtetë që fjalimi i kryeministrit Rama nuk u përshtat aspak me atmosferën që patëm. Ishte fjalim i cili fort e keqpërdori mikpritjen e Kosovës. Ai që vjen të bëjë fushatë, duhet të vijë të bëjë fushatë transparente kundër qeverisë dhe nuk ka nevojë të keqpërdor foltoren e Kuvendit. Ishte e qartë. Ishte jashtëzakonisht e pakëndshme atmosfera ndërkohë që mbahej një fjalim i tillë”, ka thënë Gërvalla në DPT Te Fidani.

Përndryshe, gjatë fjalimit të tij në kuvendin e Kosovës, Rama u deklarua për një sërë çështjesh, duke përfshirë këtu situatën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që gjinden në Hagë.

Sa i përket raporteve të Kosovës me perëndimin, Rama ndër tjerash ka thënë: ‘‘Ndërkohë që Shqipëria ecë me hapa të shpejt, përfundimisht të pandalshëm për t’u bashkuar me Evropën, paramendoni se sa më krenar, do t’i bënim gjithë shqiptarët anë e mbanë, se çfarë vlere do t’i jepnim emrit të Shqiptarit dhe forcës së shqiptarisë, sikur në kët ë udhëtim të ishim krah për krah me Kosovën, sikur dhe Kosova të shkëlqente njëlloj ndërkombëtarisht, duke hedhur vallen e kësaj kohe drejt shqiptarëve në një ritëm, me pagëzuesit e lirisë dhe me bekuesit e pavarësisë së saj’’.

Ndërsa sa i përket Gjykatës Speciale, Rama ka thënë: ‘‘S’mund të rri dot pa ua thënë vëllazërisht, çudinë time që në këtë sallë s’është marrë një nisëm, të përkrahur nga të gjitha partitë politike, për të shprehur shqetësimin e  madh për standardet e atij procesi dhe për të kërkuar një mision verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim gjerësisht i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, dhe për Kosovën, por edhe për drejtësinë ndërkombëtare, që kjo sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën”.

Rama publikon përsëri mesazhin për krerët e UÇK-së, kritika ndaj Kosovës

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sërish mesazhin që la në Prishtinë, ku është shprehur kritik se si në Kuvendin e Kosovës s’është marrë asnjë iniciativë për të ngritur shqetësimet sa i përket procesit gjyqësorë në Hagë.

Por sot që jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall dhe u firmos pavarësia e Kosovës. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelitë e drejtësisë ndërkombëtare, që në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë.

Unë s’e kam diskutuar të drejtën e asaj gjykate speciale që ia kanë hartuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën për tu formuar ajo gjykatë. S’mund të rri dot pa ua thënë vëllazërisht, çudinë time që në këtë sallë s’është marrë një nisëm, për t ju kërkuar përmes një rezolute të përkrahur nga të gjitha partitë politike, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate për të shprehur shqetësimin e  madh për standardet e atij procesi dhe për të kërkuar një mision verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit”, tha Rama në Kuvendin e Kosovës.

Rama gjithashtu ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës do të ndërmerrte ndonjë iniciativë për të votuar ndonjë rezolutë lidhur me procesin e gjykimit që po ndodhë në Gjykatën Speciale, ka premtuar se partia e tij do ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë të njëjtën rezolutë, nëse do t’i kërkohej.

Nata e parë e “Fest 63” nis në mënyrë spektakolare

0

Mbrëmjen e të enjtes mori jetë nata e parë e Festivalit të 63 të këngës “Fest 63” në Pallatin e Kongreseve.

Mbrëmja e parë mori udhë me këngën “Fëmija e parë” një këngë e gdhendur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare, e cila është kënduar nga Vaçe Zela, dhe është risjellë nga Drejtoresha Artistike e Fest 63, Elhaida Dani, e cila shoqërohej nga një grup fëmijësh.

Në natën e parë kënduan 15 këngëtarë në garë, të cilët interpretuan live në skenën e “Fest 63”, me skenografi të Albi Çifligut, shoqëruar nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar.

Moderatorët e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës ishin Ornela Bregu dhe Enkel Demi.

Slimane, këngëtari i famshëm francez, ishte i ftuar special në natën e parë të “Fest 63”. Ai përfaqësoi Francën në Eurovizion 2024 me këngën e tij “Mon Amour”, një hit që pas suksesit në Eurovizion bëri jehonë ndërkombëtare.

Orkestra u drejtua nga disa prej emrave më të njohur të muzikës në fushën e dirizhimit si: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Markeljan Kapedani, Oleg Arapi, Olsi Qinami, Armando Broshka dhe Lirjona Sylejmani. Ndërsa, bendi u drejtua nga kantautori Elton Deda.

Këngëtarët në garë në natën e parë të “Fest 63”:

1-Orgesa Zaimi

2-Erma Mici

3-Luna Çausholli

4-Ronaldo Mesuli

5-Mihallaq Andrea

6-Kejsi Jazxhi

7-Lorenc Hasrama

8-Jet

9-Djemtë e Detit

10-Nita Latifi

11-Martina Serreqi

12-Alis

13-Shkodra Elektronike

14-Kleansa Susaj

15-Ardit Çuni

Juria e festivalit:

Kryetare e jurisë Zana Çela

Alma Bektashi

Ylljet Aliçka

Merita Rexha Tërshana

Florent Boshnjaku

Jonida Maliqi

Ramona Tullumani

FOTO / “Terroristja më e bukur e Rusisë” dënohet me 21 vjet burg për sulme…

0

Një nëpunëse civile, e njohur si “terroristja më e bukur e Rusisë”, është dënuar me 21 vjet burg për dyshimet se ka kryer sulme sabotuese në mbështetje të Ukrainës.

Viktoria Shinkaruk, 29 vjeç, është dënuar pasi u akuzua për përgatitjen e “sulmeve terroriste” në një hekurudhë dhe rafineri nafte.

Gjykata gjithashtu pretendoi se ajo punonte në emër të Ukrainës, duke pretenduar se Shinkaruk ka lënë brenda një koshi në një supermarket një shumë prej 780 £, që do të përdoreshin nga “terroristët”.

Shinkaruk vazhdimisht ka mohuar të ketë njohuri për paratë që janë përdorur për qëllime terroriste. Ajo pretendon se sapo kishte ndjekur udhëzimet nga bashkëshorti i saj në mërgim, i cili më vonë doli se punonte për Ukrainën.

Burri Evgeny Kisel, 36 vjeç, thuhet se kaloi muaj duke ndihmuar inteligjencën ushtarake ukrainase.

Sipas prokurorëve, paratë po përdoreshin si pjesë e një komploti më të madh ukrainas për të hedhur në erë një tubacion gazi dhe një bazë të ushtrisë private Wagner.

E quajtur “terroristja më e bukur” e Rusisë pas dënimit të saj, Shinkaruk iu lut prokurorëve që ta mbanin atë jashtë burgut. Ajo u deklarua e pafajshme në gjykatë teksa i tha gjyqtarit: “Jam totalisht kundër çdo lloj dhune, nuk do ta lidhja kurrë jetën time me këtë lloj aktiviteti”.

“Kam lindur në Belgorod dhe nuk kisha dëshirë të kontribuoja në ndonjë shpërthim që do të bëhej në qytetin tim. Nëse do ta kisha ditur se burri im ishte anëtar i komuniteteve terroriste, nuk do të kisha pasur asnjë kontakt me të”, tha ajo.

Gjykatësi nuk i pranoi justifikimet e saj dhe e dëmoi Shinkaruk me 21 vite burg.

Provat kryesore thuhet se u paraqitën nga një agjent i dyfishtë, i cili nuk u identifikua kurrë në gjykatë.

Ardhja e mërgimtarëve / Pritjet e gjata rikthehen në pikat kufitare

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për situatën në pikat kufitare në Kosovë, ku ka bërë të ditur se atje kanë nisur pritjet e gjata të mërgimtarëve.

Në njoftim tregohet se pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

Po ashtu, shtohet se te Dheu i Bardhë kolona arrin deri në 1500 metra, ndërsa në Merdarë në 400 metra.

Kurti: Pasaporta jonë po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

0

Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës që nga sot.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me këtë zhvillim.

Ai ka thënë se pasaporta e Kosova sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht.

Kurti ka uruar qytetarët dhe ka përgëzuar Ministrinë e Jashtme e zyrtarët shtetërorë.

Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë.

Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë.

Presidenti i FIFA-s vlerëson arritjet e futbollit kosovar

0

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vlerësuar arritjet e futbollit kosovar, duke theksuar se pozicionimi i Kosovës në Top 100 të Ranglistës së FIFA-s është rezultat i punës së palodhshme dhe përparimit të jashtëzakonshëm që ka bërë ky sport në vend.

Përmes një video-konference, gjatë ndejës së fundvitit të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Infantino ka shprehur mbështetjen e tij për zhvillimin e futbollit kosovar.

“Që kur iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara në futboll. Ky ka qenë një vit i shkëlqyer për ekipet e meshkujve dhe femrave, të cilat aktualisht janë në Top 100 të renditjes, duke arritur pozicionet më të larta ndonjëherë. Kjo sigurisht nuk është arritur rastësisht, por është rezultat i punës fantastike nga presidenti Agim Ademi dhe të gjithë ju”, ka thënë ai.

Prokuroria arreston tre zyrtarë të MKRS për mashtrim me subvencione mbi 87 mijë euro

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e tre zyrtarëve publikë që dyshohet se mashtruan me subvencione në vlerë të mbi 87 mijë eurove.

Arrestimi i tyre u bë dje gjatë dy aksioneve për shkak të dyshimeve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe mashtrimeve me subvencione.

Lidhur me këto raste, Prokuroria tha se Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Hetimin e Korrupsionit, pas informacioneve të pranuara ka aplikuar masat e fshehta të hetimit me urdhëresë të gjykatës kompetente ku ka rezultuar dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale.

“Të pandehurit: N.G,  F.M, dhe I.K, me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tri euro). Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale Mashtrim me Subvencione nga neni 324 paragrafi 3 të KPRK-së. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.SH.M., është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K., është liruar në procedurë të rregullt”.

“I pandehuri A.M në cilin e personit zyrtar ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar dhe ka qenë në konflikt interesi i cili duke qenë Kryetar i komisionit për ndarje të subvencioneve e ka Subvencionuar klubin basketbollistik “AS.K” në të cilin ka qenë themelues i këtij klubi nga viti 2012 deri ne vitit 2019, dhe vazhdon ta kontrolloj llogarinë bankare të tij ashtu që shumën prej 9.900 euro të cilën e ka subvencionuar këtë klub e ka tërhequr nga llogaria e tij bankare, krejt këtë duke u ndihmuar nga e pandehura A.A po ashtu zyrtare e Komunës së Obiliqit, e cila e ka nënshkruar raportin përfundimtar të subvencionimit. Të pandehurit dyshohen për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe Konflikti i Interesit nga neni 417 i KPRK-së. Pasi që është intervistuar i pandehuri A.M me urdhër të Prokurorit të Shteti është ndaluar për 48 orë, ndërkaq e pandehura A.A është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj të njëjtëve pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

Rivarrosen mbetjet mortore të dy viktimave të luftës

0

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot ka njoftuar se janë rivarrosur mbetjet mortore të dy viktimave të luftës së fundit, Feriz Mrasori dhe Ilmi Aliu.

“Pas gjetjes dhe zhvarrimit gjatë vitit 2023, dhe procesit të identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në respektim të kërkesave të familjeve, janë rivarrosur mbetjet mortore të dy viktimave të luftës, Feriz Mrasori dhe Ilmi Aliu”, tha Komisioni në njoftim.

Ky Komision tha se më 18 dhjetor 2024, në Pastasel, u krye rivarrimi i mbetjeve mortore të Feriz Mrasorit. Sot, më 20 dhjetor 2024, në varrezat e fshatit Strofc, janë rivarrosur mbetjet mortore të Hilmi Aliut.

Ndërsa, nesër, më 21 dhjetor 2024, në Rahovec, do të kryhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Sylejman Demës.

“Të tre viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së gjithë personave të zhdukur, për të respektuar të drejtën e familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë”.

ATK-ja prezanton digjitalizimin e certifikatës së rezidencës tatimore

0

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka lansuar sot shërbimin më të ri elektronik, i cili mundëson pajisjen me certifikatë të rezidencës tatimore në mënyrë digjitale.

Ky shërbim është prezantuar në takimin e përbashkët të organizuar nga ATK, në të cilin pjesëmarrës ishte Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, Arben Salihu përfaqësues nga GIZ-i, si dhe Kushtrim Canolli nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve të Administratës Tatimore, duke eliminuar koston kohore dhe financiare për një numër të madh të tatimpaguesve. Përmes këtij shërbimi elektronik, tatimpaguesit do të kenë mundësi të aplikojnë për certifikatë të rezidencës tatimore pa pasur nevojë për të vizituar fizikisht zyrat e ATK-së, duke kontribuar kështu në efikasitet dhe transparencë të shtuar në proceset administrative.

Murati vlerësoi këtë hap si një shembull konkret të digjitalizimit të administratës dhe lehtësimit të barrës administrative për qytetarët dhe bizneset. “Digjitalizimi i shërbimeve publike mbetet një nga prioritetet tona kryesore, dhe ky shërbim i ri elektronik dëshmon angazhimin tonë për të ndërtuar një administratë më të qasshme dhe më efikase,” deklaroi Ministri Murati.

Nga ana tjetër, Drejtori Murtezaj, theksoi rëndësinë e këtij shërbimi për tatimpaguesit dhe përkushtimin e institucionit për të vazhduar me inovacione të tjera në të ardhmen.

“Ky proces i rëndësishëm i digjitalizimit të Certifikatës së Rezidencës Tatimore është mundësuar falë mbështetjes së zyrës së BE në Kosovë dhe GIZ-it. Përmes ekspertizës dhe asistencës teknike të ofruar, është ndihmuar Administrata Tatimore e Kosovës të modernizojë shërbimet e saj”.

Murtezaj tha se automatizimi i CRT shënon shërbimin e 58 me radhë, të cilën e ofron platforma e-deklarimi EDI.

Ndërsa, Salihu tha se për ne, si GIZ, është kënaqësi e veçantë të jemi pjesë e këtij projekti, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve në Kosovë.

Lansimi i shërbimit elektronik për certifikatat e rezidencës tatimore është një dëshmi e qartë se përkushtimi dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve si Administrata Tatimore e Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë mund të sjellin rezultate konkrete, që përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Projekti është realizuar me mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe GIZ-it, dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e shërbimeve publike në Kosovë.