spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
07:01
Home Blog Page 1675

Super Uzuni, shkund rrjetën

0

Myrto Uzuni ka shënuar supergol në Spanjë me Granadën.

Një gol “alla Del Piero” nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që megjithatë nuk e shmangu humbjen 2 me 1 përballë Real Saragoza.

Luhej minuta e 84-t e ndeshjes së vlefshme për javën e 13-të, kur Uzuni shfrytëzoi një krosim në zonë.

Goditja e tij më pas ishte e papritshme nga portieri kundërshtar.

Ky është dhe goli i gjashtë për 29-vjeçarin në La Liga 2 këtë sezon.

Po ashtu Uzuni ka asistuar dhe në një herë.

VIDEO: https://streamin.one/v/385b3c11

“Mikrokreditë” përfundojnë në SPAK

0

Prokuroria e Tiranës po bëhet gati ti kalojë SPAK-ut dosjen e radhës për mashtrimin me mikrokreditë që shkaktoi dëme të pallogaritshme tek interesat ekonomike të mijëra shtetasve shqiptarë.

Çështja me 9 të dyshuar dhe dy shoqëri nën sekuestro është vendosur t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi prokurorët dyshojnë se janë përpara një grupi kriminal.

Pikërisht për këtë dyshimeve se avokatë subjekte financiare dhe përmbaruesit e tyre kanë vepruar në kuadër të grupit kriminal duke u shtrirë në kohë dhe me role të ndara, grupi i hetimit po vlerëson se kompetencat për shkak të këtyre cilësive i përkasin Prokurorëve të Posaçëm.

Nga aktet e administruara nga prokuroria e Tiranë rezulton se shoqëritë nën hetim morën nga banka gati 4 mijë kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite.

Vlera totale e tyre është gati 7 milionë euro dhe për shlyerjen e tyre prokuroria e Tiranë zbuloi se u përdor një skemë shtrënguese e kredimarrjes ku përmes vjedhjes debitorët u detyruan t’i shlyenin borxhet e veta me borxhe të reja.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se përmes kësaj skeme shoqëri të ndryshme përmbarimore vepruan duke bllokuar pasuritë që prokurorët e konsiderojnë se është vjedhje pasurie

Në hetimin e kryer mbas masave gjyqësore, prokurorët kanë zbuluar se si qindra ankande mbi pasuritë e bllokuara, u kryen fiktivisht dhe pa njoftuar qytetarin. Vetëm në një ditë hetimet konstatojnë se u kryen 75 ankande të tilla.

Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi./TCH

 

Jepen detajet e shpërthimit në qendër të Prishtinës

0

Një shpërthim ka ndodhur në një lokal sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rreth orës 19:37.

Zjarrfikësit kanë intervenuar në rastin në fjalë dhe çdo gjë është lokalizuar deri në ora 20:00, pra është fikur zjarri.

Nga ekipi kryesor i zjarrfikësve të Prishtinës për Klankosova kanë bërë të ditur se në informacionet e para që kanë është se dyshohet se që ka shpërthyer një skuter elektrik, dhe më pas zjarri e ka përfshirë të gjithë lokalin në fjalë.

Gara për Shtëpinë e Bardhë / Çfarë tregojnë sondazhet tre ditë nga zgjedhjet presidenciale

0

Me vetëm tre ditë deri në ditën e zgjedhjeve, gara presidenciale midis Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump mbetet jashtëzakonisht e ngushtë.

Megjithatë, orëve të fundit, parashikimet nxjerrin Trump me një avantazh të lehtë në garën për shtëpinë e Bardhë.

Gara në të vërtetë zhvillohet në shtatë shtetet, Miçigan, Pensilvani, Wisconsin, Nevada, Arizona, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut. Së bashku, këto shtete mbajnë 93 vota të Kolegjit Zgjedhor, me Pensilvaninë që mban shumicën me 19. Ato mund të shpallin fituesin, duke qenë se kanë 270 votat e Kolegjit Elektoral të nevojshëm për të fituar.

Në përgjithësi, disa parashikime kanë ndryshuar për të treguar një garë edhe më të ngushtë. Ja çfarë tregojnë disa parashikime, të cilat si anketat e përgjithshme, përditësohen shpesh me informacione të reja, që nga pasditja e së shtunës.

538 Forecast: Parashikon fitoren e Trump me vetëm një njësi më shumë.

Nga 100 njësi matëse, parashikohet që Trump të marrë 50 njësi, ndërsa Harris 49.

The Economist: Parashikon fitoren e Harris. Kandidatja rikuperoi 4 pikë përqindjeje për shkak të një sondazhi të ri në Pensilvani.

Silver Bulletin Forecast: Parashikon fitoren e Trump.

Silver vendos probabilitetin e fitores së Trump në 51.1 përqind dhe Harris në 48.5 përqind. Megjithatë, modeli tregon se Harris parashikohet të sigurojë 270.9 vota të Kolegjit Zgjedhor ndaj 267.1 të Trump.

RealClearPolling: Trump: Parashikon fitoren e Trump.

Modeli parashikon që Trump të sigurojë Pensilvaninë, Karolinën e Veriut, Gjeorgjinë, Nevadën dhe Arizonën, ndërsa Harris merr Michiganin dhe Ëisconsin. RealClearPolling vendos Trump në 287 vota të Kolegjit Zgjedhor.

Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës serbe në Malin e Zi

0

Partitë proserbe dhe pro-ruse kërkojnë që gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi duke marrë parasysh faktin se, sipas tyre, regjistrimi i popullsisë tregoi se shumica e banorëve flasin këtë gjuhë.

Këtë ndryshim të statusit të gjuhës serbe analistët e shohin si një kërkesë politike që ka për qëllim polarizimin e skajshëm të shoqërisë malazeze.

Ngritja e kësaj çështjeje, sipas analistit dhe gjuhëtarit Haxhi Shabani ka pretendime ndaj pavarësisë dhe shtetësisë së Malit të Zi.

“Duke pasur parasysh ngjashmëritë e shumta të gjuhëve që përdoren në Malin e Zi, gjuha serbe dhe gjuha malazeze realisht nuk kanë ndryshime thelbësore, prandaj mund të themi se serbishtja është një gjuhë që faktikisht është në përdorim zyrtar prandaj kërkesa është një çështje që ngritët për të pasur pretendime të tjera. Ato pretendime mund të jenë shumë më afatgjate dhe më të dëmshme për funksionimin e shtetit të Malit të Zi,” thotë zoti Shabani.

Edhe analisti dhe ish-kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq tha se këto kërkesa janë lojëra politike me qëllim të ruajtjes së elektoratit.

“Këto janë disa lojëra të partive politike për ta ruajtur elektoratin e vet pasi kjo çështje nuk paraqet asnjë interes për qytetarët e Malit të Zi,” tha Pepiq.

Zoti Pepiq, vuri në dukje se në këtë kuadër nuk kemi asgjë të re përveç ndarjeve edhe më të thella ndëretnike në vend dhe se partitë politike po luajnë me ndasitë e identitetit gjuhësor për tu forcuar në skenën politike në Malin e Zi.

Analisti Nikollë Berishaj vë në dukje se marrja me çështjet gjuhësore sinjalizon për krizën e identitetit që mbretëron në Malin e Zi.

Në regjistrimin e popullsisë, sipas gjuhëtarit Haxhi Shabani janë vërejtur disa dukuri të pakuptimta që janë pasojë e politikave diskriminuese.

“Në këto regjistrime ka edhe disa absurditete, si për shembull më shumë ka malazezë se sa ka folës që gjuhë amtare kanë gjuhën malazeze. Kjo ndodh edhe me shqiptarët: më shumë ka folës të gjuhës shqipe se sa ka shqiptarë. Këto janë pasoja të politikës diskriminuese,” tha analisti Shabani.

Edhe pse gjuha serbe, sipas analistëve, është e përcaktuar në Kushtetutë si “gjuhë në përdorim zyrtar”, së bashku me gjuhët tjera që fliten në vend, kjo kërkesë e partive pro-serbe ka për qëllim dobësimin e shtetit qytetar dhe imponimin e politikës së identitetit etnik gjë që, sipas tyre, shkakton ndarje dhe fërkime të ashpra në shoqërinë malazeze. /VOA

FSK-ja vazhdon të furnizohet me ushqim përmes kontratave aktive të AQP-së

0

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon të furnizohet me ushqim përmes kontratave aktive të Autoritetit Qendror të Prokurimit.

Pra, ende s’ka staf të rekrutuar profesional të kuzhinierëve dhe stafit mbështetës në FSK. Por, merret vesh se konkursi tashmë është mbyllur, ndërsa procedurat e tij pritet të përfundojnë brenda 45 ditësh.

Ende nuk është përzgjedhur stafi profesional vetanak që do të furnizonte pjesëtarët e FSK-së me ushqim. Por, merret vesh se tashmë është mbyllur konkursi, procedurat e të cilit parashihet të mbyllen brenda 45 ditësh.

Për dallim prej ushqimit në këtë foto, në disa fotografi në rrjete sociale janë publikuar ushqime të konservuara, si shujtë kryesore për ushtarët.

“Nuk ekziston asnjë kontratë me operatorë ekonomikë për çështje të ushqimit që është e lidhur direkt me Ministrinë e Mbrojtjes si Autoritet Kontraktues. Është bërë e ditur disa herë se Ministria e Mbrojtjes është duke shfrytëzuar kontratat aktive të AQP-së deri në rekrutimin e stafit profesional të kuzhinierëve dhe stafit mbështetës, për pranimin e te cilëve veçse është mbyllur konkursi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

E për “Sfidat e prokurimit për ushqimin e FSK–së”, Iniciativa për progres ka dalë me një raport.

INPO thotë se në raport është shqyrtuar ligjshmëria dhe efektiviteti i procedurave të ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viteve 2018-2024.

Fotografi tjetër, teksa ushtarët ushqehen me shujtën kryesore.

Sipas kësaj analize, janë nxjerrë në pah mungesa e transparencës, përdorimi i shpeshtë i procedurave të negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, trajtimi jo i barabartë i operatorëve ekonomikë e probleme të tjera.

“Operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë nga ana e Ministrisë mbrojtjes ka qenë i papërgjegjshëm dhe në bazë të vendimeve të OSHP-së pasi qe nuk e ka plotësuar një nga kriteret e parapara në dosje të tenderit. Kjo kontratë ka përfunduar në vitin 2023 dhe pamundësitë e Ministrisë së Mbrojtjes për të arritur një kontratë tjetër të rregullt kanë obliguar Ministrinë e Mbrojtjes që në emër të situatës emergjente t’i nënshkruaj edhe tre kontrata  të tjera me anë të procedurë së negociuar me operatorin ekonomik i cili veçse e ka pasur kontratën paraprake”, deklaron Arbër Kabashi, zyrtar monitorues në IMPO.

Sipas analizës së INPO-s, një nga çështjet kryesore të identifikuara në këtë hulumtim është dhënia e kontratës për operatorin ekonomik të papërgjegjshëm dhe mosndërmarrja e masave të duhura ligjore ndaj dokumentacioneve të dyshimta.

“Ne kemi rekomanduar për Ministrinë e Mbrojtjes që në të ardhmen të ketë kujdes në hartimin e specifikimeve teknike në mënyrë që  probleme të cila që çojnë deri te moskontraktimi i një kontrate të mos ketë”, shton Kabashi, raporton RTK.

Po ashtu, sipas analizës së INPO-s, përdorimi i situatave emergjente ka krijuar një mjedis që cenon konkurrencën e drejtë dhe favorizon operatorë të caktuar.

Raportohet për një shpërthim në qendër të Prishtinës

0

Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë duke intervenuar zjarrfikësit dhe prezentë janë njësitë relevante policore.

Dëshmitarët kanë thënë se është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili dyshojnë se mund të jetë nga bombola e gazit, raporton teve1.

Ndërkaq, banorët të cilët jetojnë në atë objekt janë udhëzuar që të dalin jashtë.

 

 

Apple lanson programin e shërbimit të iPhone 14 Plus për “Çështjen e kamerës së pasme”

0

Apple ka lançuar një program të ri shërbimi posaçërisht për njësitë e iPhone 14 Plus të shitura midis 10 prillit 2023 dhe 28 prillit 2024.

Thuhet se ai prek “një përqindje shumë të vogël” të pajisjeve.

Problemi është mjaft i dukshëm – telefoni nuk shfaq një pamje paraprake të kamerës së pasme.

Vetëm për të përsëritur, raportohet se preken vetëm njësitë e iPhone 14 Plus, jo iPhone 14, 14 Pro ose 14 Pro Max.

Mund të kontrolloni nëse telefoni juaj është në intervalin e prekur duke shkuar në këtë faqe të Apple dhe duke futur numrin serial të telefonit tuaj.

Ky program i veçantë mbulon iPhone për tre vjet pas datës origjinale të blerjes.

Brenda periudhës së përmendur, Apple do ta rregullojë problemin pa pagesë për sa kohë që nuk ka asnjë formë tjetër dëmtimi në telefonin tuaj.

Nëse e keni pasur tashmë problemin dhe e keni riparuar, mund të kërkoni një rimbursim.

Megjithatë, ne supozojmë se një ofrues shërbimi i autorizuar i Apple duhet të kishte kryer shërbimin.

Nëse telefoni juaj i plotëson kriteret, Apple do të “verifikojë” nëse është i përshtatshëm për shërbim.

Nga atje, ju keni një sërë opsionesh, duke përfshirë gjetjen e një ofruesi të autorizuar të shërbimit të Apple, caktimin e një takimi në një dyqan Apple ose kontaktimin me mbështetjen e Apple për të rregulluar një shërbim poste.

Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi merr këtë hap

0

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore.

Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije gjatë javës së shkuar, ku ishte dhe në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion.

Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal, i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.

E emocionuar, Heidi theksoi se, ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

“Është një moment që, sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt, unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

Ish-banorja u tregua e sinqertë në deklaratën e saj, duke u shprehur se nuk jeton për të punuar, por punon për të jetuar. Ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë.

Salah me një rekord të ri në Premiere League

0

Ndërsa e ardhmja e tij në “Anfield” mbetet në ajër, Mohamed Salah vazhdon të jetë referencë e shkëlqyer për Liverpoolin.

Këtë të shtunë, ‘Faraoni’ e mbajti edhe një herë skuadrën mbi supe për të arritur një fitore kyçe, që e kthen skuadrën në krye të Ligës Premier. .

Fitorja kundër Brightonit, e kombinuar me dështimin e Manchester City-t, i lejon Liverpoolit të jetë në krye të renditjes falë gjeniut Mohamed Salah, i cili ka qenë gur themeli i Liverpoolit të Arne Slot gjatë gjithë këtij sezoni.

Deri më tani në këtë sezon, Mo Salah ka kontribuar me tetë gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat.

Goli kundër Brightonit është i gjashti në këtë sezon, në Premier League, dhe shënon një rritje historike.

Ky gol kundër “Pulëbardhave” ishte 164-ti për Salah në Premier League, duke kaluar rekordin e Robbie Fowler, i cili shënoi 163 gola.

Salah tani është golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e Premier League-s dhe është nëntë gola larg barazimit të Thierry Henry (175) dhe 11 gola larg Frank Lampard (177) për të qenë golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori në elitën e futbollit anglez.