spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
03:04
Home Blog Page 1677

Hidhni birrë flokëve, do ju shkëlqejnë

0

Jo të gjithë e dinë që birra mund të gjejë përdorim të vlefshëm edhe në kozmetikë pasi ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe flokëve.

Maja e birrës, vitaminat dhe mineralet e gjendura në të janë përbërës të mrekullueshëm si përbërës bukurie.

Birra stimulon nxirjen sepse nxit prodhimin melaninës, mjafton ta spruconi në trup të përzier me pak ujë, por mos zëvendësoni kremin mbrojtës.

Ai gjithsesi është i rëndësishëm pasi birra nuk ka SPF.

Birra përmban silic i cili forcon flokët, i bën më të shndritshëm.

Me 20 ml qumësht dhe 20 ml birrë përgatitet një maskë të cilën duhet ta mbani disa minuta në flokë të sapo larë.

Pas shpëlarjes aplikoni balsam dhe flokët tuaj do të jenë të shndritshëm dhe të shëndetshëm.

Me tri luleshtrydhe dhe një lugë birrë përgatitet një maskë eksfoliuese e mrekullueshme për lëkurën.

Mjafton ta mbani çerek ore dhe ta aplikoni dy herë në javë, shkruan Living.

Birra zbut kallot e këmbëve, nëse nëse bashkoni gjysmë gote prej saj me dy filxhanë çaj mente.

Birra forcon thonjtë e dobët për shkak të prezencës së selenit, kaliumit dhe biotinës.

Në një gotë përzieni birrë, vaj ulliri të ngrohtë dhe pak uthull molle të pafiltruar.

Zhysni thonjtë dhe bëjeni kët procedurë tre herë në javë.

Lirohet Stresi, paguan dorëzani 20 mijë euro

0

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është liruar nga paraburgimi pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro.

“Personi i dyshuar me inicialet A.L., është paraqitur dje në stacionin policor, dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Prokuror i Shtetit brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku gjatë seancës dëgjimore sot, Prokurori i Shtetit ka propozuar masën e dorëzanisë, me ç’rast kjo masë është cilësuar nga gjykata me vlerë 20 mijë euro, ku personi i pandehur i ka deponuar paratë si lloj garancie se do të jetë prezent në procedurat penale sa herë që organet e ndjekjes ta ftojnë”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Stresi dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, për veprën penale “lëndim trupor”.

Japonia planifikon testimin e satelitit të parë në botë prej druri

0

Sateliti i parë prej druri në botë i ndërtuar nga studiues japonezë do të lëshohet në hapësirë ​​më 5 nëntor, në një test të hershëm për përdorimin e lëndës drusore në eksplorimin e Hënës dhe Marsit.

LignoSat, i zhvilluar nga Universiteti i Kiotos dhe ndërtuesi i shtëpive Sumitomo Forestry, do të shkojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe do të lëshohet në orbitë rreth 400 km mbi tokë.

I emërtuar sipas fjalës latine për “drurin”, LignoSat, me madhësinë e pëllëmbës së dorës, ka për detyrë të demonstrojë potencialin kozmik të materialit të rinovueshëm ndërsa njerëzit eksplorojnë jetesën në hapësirë.

“Deri më tani, asnjë vend nuk ka planifikuar të përdorë drurin në eksplorimin e hapësirës. Përdorimi i tij ​​hap rrugën për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përjetshëm në hapësirë, dhe unë dua që njerëzit në mbarë botën të dinë për një qasje të tillë”, tha Takao Doi, një astronaut me përvojë në misionin Space Shuttle, i cili studion aktivitetet e hapësirës njerëzore në Universitetin e Kiotos.

Drejt planit të tij 50-vjeçar për mbjelljen e pemëve dhe ndërtimin e shtëpive prej druri në Hënë dhe Mars, ekipi i Doi vendosi të zhvillojë fillimisht një satelit druri të certifikuar nga NASA për të provuar se druri është një material i shkallës hapësinore.

“Druri i përdorur për këtë satelit vjen nga një lloj peme magnolia, që është honoki japonez. Tradicionalisht, është i lehtë për t’u përpunuar dhe rezistent ndaj copëtimit”, tha profesori i shkencave pyjore të Universitetit të Kiotos, Koji Murata.

Studiuesit zbuluan se honoki, i përdorur tradicionalisht për këllëfët e shpatave, është më i përshtatshmi për prodhimin e anijeve kozmike, pas një eksperimenti 10-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

LignoSat është krijuar nga druri honoki, duke përdorur një teknikë artizanale tradicionale japoneze pa vida ose ngjitës.

Studiuesit vunë në dukje se aeroplanët ndërtoheshin prej druri në fillim të viteve 1900 dhe ky material është më i qëndrueshëm në hapësirë ​​sesa në tokë, sepse nuk ka ujë ose oksigjen që mund ta kalbë apo do ta ndezë.

Sateliti do të qëndrojë në orbitë për gjashtë muaj për të matur se si druri do të përballojë mjedisin ekstrem, ku temperaturat luhaten nga -100 në 100 gradë Celsius çdo 45 minuta.

Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zhvillimin ekonomik

0

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Pejën.

AAK në njoftim tha si atje u takua me “figura të rëndësishme lokale” dhe se ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO përmes Planit Aksional nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe një shtysë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, deklaroi Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në qytet, Haradinaj shprehu mirënjohje për Prof. Ali Sylqa, duke e cilësuar atë si “një nga shtyllat e AAK-së në qytet”.

“Kontributi i tij në themelimin, zhvillimin dhe forcimin e Aleancës në Pejë, për dekada, meriton respektin e mirënjohjen tonë më të thellë.”

Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, kërcënon Izraelin dhe SHBA

0

Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënoi të shtunën Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara se do të marrin siç tha një “përgjigje shkatërruese” lidhur me sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve të tij. Këto kërcënime vijnë ndërsa grupi militant Hezbollah në Liban lëshoi me dhjetëra raketa ndaj Izraelit.

Ndërkohë të premten Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi dërgimin e disa avionëve bombardues shtesë dhe luftëanijeve në Lindjen e Mesme për të forcuar praninë amerikane në rajon.

Një sulm me raketa nga grupi militant Hezbollah në qytetin Tira të Izraelit plagosi disa persona. Sirenat që paralajmëronin sulme ajrore u dëgjuan në të gjithë Izraelin të shtunën, ndërsa dhjetëra raketa të lëshuara nga grupi militant u rrëzuan nga mbrojtja ajrore izraelite.

Grupi militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani, tha se kishte sulmuar me raketa dy baza të ushtrisë izraelite, një në Glilot pranë Tel Avivit dhe bazën ajrore në Palmachim.

Por ushtria izraelite nuk ka konfirmuar asnjë nga sulmet e pretenduara ndaj bazave ushtarake. Sulmet e së shtunës sipas analistëve mund të jenë një paralajmërim për një sulm më rëndë kundër Izraelit.

Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, kërcënoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Teherahi do t’i përgjigjet sulmeve ajrore të Izraelit të 26 tetorit, që goditën bazat ushtarake të Republikës Islamike.

“Armiqtë, qofshin regjimi zionist apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, patjetër do të marrin një përgjigje shkatërrimtare ndaj asaj që po i bëjnë Iranit, kombit iranian dhe frontit të rezistencës”, tha Khamenei.

Një sulm tjetër nga Irani, i cili tashmë ka kryer dy sulme të drejtpërdrejta kundër Izraelit këtë vit, mund ta fusë Lindjen e Mesme sipas analistëve në një konflikt më të gjerë. Izraeli tashmë po lufton me grupin militant Hamas të mbështetur nga Irani në Rripin e Gazës dhe Hezbollahun në Liban.

Të premten Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi dërgimin e disa avionëve bombardues shtesë dhe luftë-anije në Lindjen e Mesme për të forcuar praninë e SHBA-së në rajon, njoftuan katër zyrtarë amerikanë. Këto zhvillime vijnë ndërsa lufta mes Izraelit me Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Liban është ndezur, si dhe pas sulmit hakmarrës të Izraelit ndaj Iranit, një javë më parë, që me gjasë dëmtoi një bazë që prodhon dhe lëshon raketa balistike, si pjesë e programit hapësinor të Teheranit.

Lufta e Izraelit kundër Hezbollahut e ka dobësuar grupin militant, por gjithashtu ka shkaktuar dëme të mëdha në Libanin jugor e pjesë të tjera të vendit.

Që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, më shumë se 2800 persona janë vrarë dhe mbi 13 mijë janë plagosur në Liban, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se operacionet tokësore të Izraelit dhe bombardimet kanë detyruar zhvendosjen e 1.4 milionë njerëz.

Banorët e komuniteteve veriore të Izraelit pranë Libanit, afërsisht 60 mijë persona, janë zhvendosur gjithashtu përgjatë më shumë se një viti.

Nga ana tjetër Izraeli e ka përforcuar ofensivën e tij kundër luftëtarëve të Hamasit në Gazë, duke ngritur shqetësime rreth kushteve humanitare në të cilat ndodhen civilët atje.

Lufta e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 43 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit 2023, kur si pasojë e një sulmi terrorist nga militantët e Hamasit u vranë 1200 persona në Izrael dhe morën peng rreth 250 të tjerë.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gazën që kontrollohet nga Hamasi nuk bëjnë dallim mes viktimave civilë e luftëtarëve, por thonë se më shumë se gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. /VOA

Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSH-së

0

Ndotja e ajrit në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, Lahore, ka shënuar të shtunën rekord të të gjitha kohërave, pasi nivelet e ndotjes kanë qenë 80 herë më të larta sesa çka konsideron të pranueshme Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Niveli i grimave PM2.5 në ajër – të cilat shkaktojnë dëmet më të mëdha në shëndet – kanë arritur në 1.067, dhe më pas kanë rënë në rreth 300 në mëngjes.

Secila shifër mbi 10 e këtyre grimave në ajër konsiderohet e pashëndetshme nga OBSH-ja.

“Nuk kemi arritur kurrë nivelin 1.000”, ka thënë Jahangir Anwar, zyrtar i lartë për mbrojtje të ambientit në Lahore, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP.

Ka ditë që Lahorja është e ngufatur nga smogu, që shkaktohet prej përzierjes së mjegullës dhe tymit të naftës së djegur, si dhe thëngjillit për ngrohje.

“Indeksi i kualitetit të ajrit do të mbetet i lartë edhe në 3-4 ditët e ardhshme”, ka thënë Anwar.

Të mërkurën, agjencia për mbrojtje të ambientit në Lahore ka prezantuar kufizime të reja në katër pika kryesore në qytet.

Makinat e vogla tuk-tuk, që kanë motorë të fuqishëm, janë ndaluar për qarkullim, ashtu sikurse puna e restoranteve që kanë skara pa filtër.

Zyrave qeveritare dhe kompanive private u është kërkuar që një pjesë të punëtorëve të mbajnë në shtëpi dhe të punojnë nga distanca, nisur nga e hëna.

Puna e ndërtimtarisë është ndalur, ndërsa shitësit e ushqimeve të shpejta në rrugë duhet të mbarojnë punën në orën 20:00. /REL

Kadrijaj takohet me bashkatdhetarë në Treviso të Italisë, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka njoftuar për një takim me bashkatdhetarë në Treviso të Italisë.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Ajo shkroi në një postim në profilin e saj në “Facebook” se “diaspora po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit”.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe tabelë

“Altin Berisha, një djalë i ri e ka marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Aleancës në këtë qytet. Gjatë bashkëbisedimit fokusi i tyre ishte perspektiva e Kosovës, perspektiva evropiane dhe të gjitha çështjet tjera në interes të Kosovës dhe popullin e Kosovës. Diaspora po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Na priftë e mbara AAK!”, shkroi Kadrijaj.

Në Tiranë takohet Haxhiu me ish-ministren Gjonaj, flasin për reformat në drejtësi

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, u takua edhe me ish-ministren e Drejtësisë së Shqipërisë Etilda Gjonaj, dhe me deputeten Klotilda Bushka-Ferhati.

Sipas nja njoftimi nga ana e ministrisë, në takimin me Gjonaj, Haxhiu diskutoi rreth progresit të arritur në reformën në drejtësi, sfidat dhe problemet që e kanë përcjellë këtë proces praktikat e mira të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Nga përvoja e saj si ish Ministre e Drejtësisë, diskutimi me deputeten Gjonaj ishte dinamik dhe shumë frytdhënës. Ministrja Haxhiu gjatë takimit adresoi edhe hapat e rëndësishëm të Kosovës sa i përket adresimit të rasteve të dhunës në familje, zbatimin e Konventës së Stambollit si dhe veprimet e ndërmarra në fushën e parandalimit, emancipimit dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë takimit me Bushka-Ferhati, u diskutua rreth bashkëpunimit të shkëlqyer në procese të rëndësishme për Kosovën, sistemin e drejtësisë, Reformën në Drejtësi.

“Ministrja Haxhiu falënderoi Kryetaren e Komisioni të ligjeve, znj. Bushka Ferhati për rekomandimet dhe ndihmën e pakursyer që i ka ofruar Kosovës edhe në raport me nismat për Reformë në sistemin e drejtësisë dhe rrugën për të jetësuar këto nisma sidomos në raport me Komisionin e Venedikut. Në takim u diskutua edhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dyja vendeve në fushën e profesioneve të lira, si dhe implementimin dhe progresin që është shënuar në raport me to”, thuhet në njoftim.

Gërvalla takon mërgatën në Kanada

0

Në kuadër të vizitës në Montreal të Kanadasë, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, zv/kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi takim me mërgatën shqiptare në Montreal, të organizuar nga “Shoqata Shqiptare Kosova Montreal”, me kryetare, Ilirjana Latifi.

Ajo ka thënë se lidhja unike që Kosova e ka me diasporën e saj është garancë e zhvillimit të shpejtë të shtetit tonë.

Sipas njoftimit të MPJDF, në fokus të këtij bashkëbisedimi ishin çështjet kyçe si organizimi kulturor dhe mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët e diasporës, regjistrimi i mërgatës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të mërgatës në Kosovë.

Më tej, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e regjistrimit të popullsisë duke ftuar të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për planifikimin e politikave dhe programeve për mërgatën.

“Ministrja Gërvalla paraqiti programet që ofron MPJD për të rinjtë e diasporës duke përfshirë diplomacinë qytetare ku profesionistët e ri vijojnë një program prej 10 muajsh në Kosovë, kontribuojnë në institucionet e vendit, sjellin përvojat e tyre nga më të ndryshmet dhe fuqizojnë lidhjen me Kosovën”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se gjatë këtij takimi pati një bashkëbisedim të hapur ku mërgimtarët shprehën pikëpamjet e tyre pozitive rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, integrimin euro-atlantik, investimet e mërgatës, shërbimet konsullore, mësimin në gjuhën shqipe dhe rolin e madh të mërgatës në fuqizimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Kanadasë, duke theksuar posaçërisht krenarinë dhe mbështetjen për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë vendin dhe punën e policisë dhe organeve të tjera të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe për nder të 35-vjetorit të Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Nga aty, Kurti e Konjufca thanë se heronjtë do të kujtohen përherë, raporton EO.

“Saktësisht para 35 vjetëve, në lagjen Bregu i Diellit tek hyrja e tretë e bllokut të tretë ku lutftuan, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, deri sa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për debimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu ynë. Afrimi edhe Fahriu ishin udhëheqës të Lëvizjes Popullore asokohe dhe pikërisht me ta udhëheqja e organizatës dhe udhëheqja e aktiviteteve bëhej nga brenda Kosovës e jo më prej jasht sikurse deri atëherë”, tha Konjufca.

Tutje, sipas tij, viti 1989 ka qenë vit i demonstrative dhe shumë të fuqishme, dhe shume të shpeshta gjithandej Kosovës.

“Një ditë para se të bien heroikisht kanë marrë pjesë në demonstratat e një nëntorit në vitin 1989 me ç’rast masës së demonstruesve i është drejtuar Afrim Zhitia. Në ato rrethana janë kalitur veprimtarët më të denjë luftëtarët më të pa epur dhe heronjët e popullit tonë që janë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë e shumë të tjerë”, tha Kurti.“Liria e Kosovës erdhi sepse kishte çlirimtarë si Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, porosia e tyre ishte e qartë “më mirë të vdiset me armë në dorë kundër Serbisë, kundër okupatorit se sa të jetojmë në robëri. Ata jo vetëm se ishin luftëtar e çlirimtar por ishin edhe intelektual të mëdhenjë, veprat e tyre shkrimet e tyre mendimi i tyre politik na frymëzon sot e kësaj dite”, tha Konjufca.