spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
01:06
Home Blog Page 1678

Haradinaj bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe me rastin e 35-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Haradinaj tha se pa sakrificën e heronjve nuk do ta kishte arrituri liria.

“Në përvjetorin e rënies heroike të heronjve tanë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nderojmë këtu ku pushojnë e po ashtu, nderojmë edhe tek vendi i rënies. Nuk ndalemi asnjëherë me i kujtu e nderu, vitet kalojnë, por e vërteta mbetet e njëjtë. Pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur për liri, nuk do ta kishim mbërri lirinë”, tha Haradinaj.

Inter merr frymë qetësisht pasi bllokoi ikjen e holandezit

0

Marrëveshja ekonomike tashmë është gjetur prej javësh, kontrata është gati, mungojnë vetëm firmat.

Fjala vshtë për Denzel Dumfries, i cili do të vazhdojë aventurën e tij me Interin, me një rinovim që do të zyrtarizohet ndoshta javën e ardhshme, ose më së shumti gjatë pushimit të Serie A (kur do të luhen kualifikueset e kombëtareve).

“Tuttosport” zbulon se holandezi do të rinovojë me rritje page nga 2.5 milionë euro aktuale në 4 milionë euro neto, plus bonuse, duke u përshtatur kështu me pagën e Federico Dimarco.

Ai do të jetë i lidhur me klubin zikaltër deri më 30 qershor 2028.

Asnjë klauzolë nuk do të përfshihet në kontratën e re, duke siguruar kështu që Dumfries të mbetet në Milano, pa rrezikun e një largimi me shumë zero.

Në muajt e fundit, as Interi dhe as Dumfries nuk kanë marrë oferta të rëndësishme nga klube të tjera.

Megjithëse klubi zikaltër do të kishte konsideruar një transferim në verë, vlera e lartë e lojtarit i ka dekurajuar blerësit e mundshëm.

Tani, Dumfries do të duhet të dëshmojë vlerën e tij në fushë, pasi ka shprehur dëshirën për të marrë më shumë minuta aktivizim.

Kreu i LDK-së viziton Rezidencën Artistike të Luan Mulliqit

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sot në mëngjes bashkë me bashkëshorten e tij tha se ka vizituar Rezidencën Artistike të Luan Mulliqit, ku janë pritur nga djali i tij, Drini.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe mjekër

Abdixhiku për Mulliqin tha se nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

“Këtë mëngjes, bashkë me Albinën ecëm nëpër kujtimet e mjeshtrit të madh Luan Mulliqi gjatë vizitës që patëm në Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku i mirëpritëm nga djali i tij, Drini. Ishte inspiruese të qëndroj përballë veprave të tij monumentale dhe të reflektoj mbi trashëgiminë e pashlyeshme që na ka lënë artisti dhe akademiku ynë i shquar. Luan Mulliqi nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve, dhe promovues i pashoq i kulturës sonë kombëtare”, ka shkruar ai.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Postimi i plotë:

Këtë mëngjes, bashkë me Albinën ecëm nëpër kujtimet e mjeshtrit të madh Luan Mulliqi gjatë vizitës që patëm në Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku i mirëpritëm nga djali i tij, Drini. Ishte inspiruese të qëndroj përballë veprave të tij monumentale dhe të reflektoj mbi trashëgiminë e pashlyeshme që na ka lënë artisti dhe akademiku ynë i shquar.

Luan Mulliqi nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve, dhe promovues i pashoq i kulturës sonë kombëtare.

E përgëzoj nga zemra familjen Mulliqi dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në themelimin e këtij Fondacioni i cili do të sigurojë që pasioni, vizioni dhe vlerat e këtij artisti të madh të vazhdojnë të frymëzojnë dhe të përjetësohen në brezat që do vijnë.

Me Sibelin, dhe Rrugën e Re, kulturës e artit do t’i japim vend meritor; si në kultivimin e identitetit tonë shtetar, ashtu dhe ndërtimin e hapësirave fizike infrastrukturore, ku veprat si këto dhe të tjera plot, gjejnë kurreshtjen dhe mahnitjen e brezave që vijnë!

Dashuri e pëlqim të vërtetë apo për të mbetur në lojë?

0

Duke mos patur ndonjë strategji të lojës, disa banorë kanë nisur të flirtojnë mes vete brenda shtëpisë.

Vullneti e Gresa u puthën, disa të tjerë kanë nisur të japin pëlqimet e tyre të dyanshme.

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 3, pasi dhanë puthjen e parë në këtë spektakël, ndanë shtratin së bashku, mbrëmë pas Prime-s.

Nga ana tjetër, konkurrenti Arioni, ka folur rreth njoftimit me babanë e Dianës.

“Dua që ai të sheh seriozitetin tim, përkushtimin e qëllimin”, u shpreh kështu Arioni rreth babait të Dianës.

Po duket se pëlqimi mes tyre sa shkon e po bëhet serioz.

Ndërkohë, konkurrentja tjetër, Xheneta i është rrëfyer Gjestit për të kaluarën e saj romantike.

Derisa ishin në pishinë, ajo i thotë Gjestit se ka pasur vetëm një njohje.

Mbetet të shihet ditëve në vijim nësë dashuritë e pëlqimet do të jenë të vërteta.

Marshim-protestë në Shkodër, Boçi: Revoltë kundër krim-politikës

0

Në Shkodër do të zhvillohet mesditën e sotme një marshim-protestë pas ngjarjes kriminale të ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua. Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.

Protestës i janë bashkuar deputetët e PD-së si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj etj.

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së, në një intervistë për News24, tha se në sytë e qytetarëve shkodranë dhe gjithë Shqipërisë se ai që sundon në vend është krim politika.

Boçi tha se një nga objektivat politikë të Edi Ramës është të mposhtë Shkodrën, ta poshtërojë këtë qytet.

“Shkodra duhet të shprehë revoltën, zemërimin, nuk ka kohë për të heshtur, për t’iu bindur. Duhet një mosbindje civile dhe politike”, tha Boçi.

Shkak për protestën e sotme është krimi i organizuar dhe masakra e ditëve të fundit, e cila i morri jetën edhe gruas së pafajshme, e cila nuk kishte lidhje fare me personat që ndodheshin në automjetin ndaj të cilit u qëllua me breshëri automatike.

Si pasojë e të shtënave humbën jetën Arlind Bushati dhe Hamza Lici. Ndërkohë, bashkëshorti i qytetares Flutura Basha, që humbi jetën, Bashkim Basha, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Pse nuk mund t’i rezistojmë ëmbëlsirave? Ka lidhje me këtë problem shëndetësor

0

A dëshironi vazhdimisht diçka të ëmbël?

Nuk mund të ndaloni së fantazuari për çokollata ose ëmbëlsira?

Trupi juaj po ju thotë se mund t’ju mungojnë disa nga lëndët ushqyese të rëndësishme dhe thelbësore.

Dëshira për sheqer është e ndryshme nga një nevojë e thjeshtë për ëmbëlsira.

Dëshira e shprehur për sheqer karakterizohet nga shpeshtësia dhe pangopësia.

Sipas hulumtimeve, sheqeri krijon po aq varësi sa disa drogëra, me efekte të ngjashme në tru.

Nëse dëshira për sheqer pushton mendimet tuaja gjatë gjithë ditës dhe nuk i hiqni dot, edhe pasi të kënaqeni me ëmbëlsirën, mund të duhet të gjeni shkakun e vërtetë.

E njëjta gjë vlen nëse përpjekjet për të reduktuar ose ndaluar këtë nevojë janë të vështira ose pothuajse të pamundura. Këto mund të jenë disa nga arsyet:

Mungesa e magnezit

Së pari ju duhet të identifikoni llojin e ushqimit të ëmbël që dëshironi. Nëse është çokollatë, mund të nënkuptojë se trupit tuaj i mungon magnezi.

Është një dukuri shumë e zakonshme sot, shpjegon nutricionistja Elisa Goodman.

Dhe ndërsa çokollata me qumësht është plot me sheqer, ju jeni në rrugën e duhur nëse arrini të kënaqni dëshirat tuaja me çokollatë të zezë. Ajo është e pasur me antioksidantë që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pra, zgjidhni atë që ka të paktën 70 për qind përmbajtje kakao.

Mungesa e vitaminës B

Vitaminat B1, B7 dhe B12 janë thelbësore për metabolizmin e glukozës. Nëse keni nivele të ulëta të vitaminave B, trupi juaj mund të ketë probleme në ndarjen e glukozës për të prodhuar energji, gjë që mund t’ju bëjë të keni nevojë për më shumë sheqer.

Rënie e papritur e sheqerit

Kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi juaj mund të përpiqet t’ju detyrojë t’i jepni më shumë energji për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak. Për të mbajtur të ekuilibruar sheqerin në gjak, rekomandohet që të hani një sasi të shëndetshme proteinash dhe të shtoni më shumë ushqime të pasura me fibra, si fasulet dhe bishtajore, së bashku me karbohidratet komplekse, të cilat do t’ju japin karburantin që ju nevojitet pa rritje të sheqerit në gjak.

– Nëse papritur keni dëshirë për ëmbëlsirat, ka shumë të ngjarë një shenjë se keni luhatje të sheqerit në gjak – thotë Goodman.

Mungesa e kromit

Kromi është një mineral thelbësor që rregullon metabolizmin e insulinës dhe glukozës, duke ndikuar në nivelin e sheqerit në gjak. Mungesa mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe të rrisë dëshirat për sheqer. Disa simptoma të zakonshme të mungesës së kromit përfshijnë lodhjen, nervozizmin dhe depresionin.

Mungesa e zinkut

Zinku është i nevojshëm për funksionimin e sistemit imunitar dhe tretjen e duhur, por është gjithashtu përgjegjës për rregullimin e niveleve të insulinës dhe metabolizmit të karbohidrateve. Mungesa e zinkut mund të çojë në një ulje të perceptimit të shijes, duke çuar në një konsum më të lartë të sheqerit dhe kripës për të kompensuar mungesën e shijes. Mungesa e zinkut mund të çojë në nivele të ulëta të energjisë, ulje të imunitetit dhe dëshirë për sheqer.

Aksident mes trenit dhe një veture në Pejë, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit të linjës Prishtinë – Pejë dhe një veture.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pavlan.

“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Më tej, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë.

Tema e javës sipas REL

0

Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?

UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

0

Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fundit, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO).

Raporti është publikuar të shtunën në ditën kur shënohet Dita ndërkombëtare për dhënie fund të pandëshkueshmerisë për krimet kundër gazetarëve.

Prej 162 vrasjeve të gazetarëve më 2022 dhe 2023, të verifikuara nga organizata me bazë në Paris, më shumë se gjysma janë kryer në një shtet të prekur nga konflikti i armatosur.

Shumë profesionistë të mediave kanë vdekur nëpër vendlindjet e tyre, sipas raportit.

Ata që kanë vdekur në shtetet pa konflikte, janë vrarë për shkak të fokusit në krim të organizuar dhe korrupsion, apo duke raportuar prej protestave, sipas raportit që publikohet çdo dy vjet, dhe analizon sigurinë e gazetarëve në mbarë botën.

Në raport është thënë se 162 vrasjet e verifikuara të gazetarëve më 2022-23 përbëjnë

“rritje prej 38 për qind në krahasim me periudhën paraprake, kur UNESCO ka regjistruar 117 raste të vrasjeve. Kjo periudhë përbën edhe numrin më të madh të vrasjeve prej periudhës 2016-2017”.

“Këto krime nuk mund të mbesin pa u ndëshkuar”, ka thënë drejtoresha e UNESCO-s, Audrey Azoulay, përmes një deklarate.

Numri me më së shumti gazetarë të vrarë më 2022 ka qenë Meksika, me 19 raste, derisa më 2023, numri më i madh i gazetarëve të vrarë, 24, është regjistruar në territoret palestineze, ka thënë UNESCO.

Sipas raportit, Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe shtetet arabe, janë rajonet me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë.

Sipas gjetjeve të raportit, për shumicën e vrasjeve askush nuk është mbajtur përgjegjës.

UNESCO-ja ka thënë se shkalla globale e pandëshkueshmerisë më 2024 ka shkuar në 85 për qind, një ulje e vogël në krahasim me 89 për qind më 2018 dhe 95 për qind më 2012. /REL

Shkrimtari austriak, Menasse: Ja pse Evropa ka nevojë për Shqipërinë

0

Shkrimtari austriak, Robert Menasse, në intervistë me DW për romanin e tij të fundit “Zgjerimi”, mbi Shqipërinë si vend kandidat e prirjet aktuale brenda BE-së.

Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerimi”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, u prezantua së fundmi në Tiranë dhe në Prishtinë. Romani flet për Shqipërinë si kandidate për anëtarësim në BE në kontrast me prirjet aktuale që mbizotërojnë në radhët e BE-së.

DW: Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë?

Ka shumë arsye. Për mua, arsyeja më e rëndësishme është se Ballkani Perëndimor thjesht i përket Evropës dhe gjithmonë është perceptuar si një rajon krizash. Nëse dikush këtu mund të sjellë paqe, ky është projekti i paqes së BE-së, sepse të gjitha kufijtë kombëtarë zhduken, krijohet një treg i përbashkët dhe gjithashtu është shumë i rëndësishëm një sistem i njëjtë ligjor. Ka dhe arsye të tjera, siç ka thënë zonja Merkel, Shqipëria ka rezervat më të mëdha të bakrit dhe kromit në Evropë dhe kjo i duhet industrisë gjermane, një arsye tjetër kjo që më bën të qesh…

DW: Pse libri quhet “Zgjerimi”?

Sepse ka të bëjë me vendet që duan të hyjnë në BE, ndërsa nga ana e BE-së, kjo shihet si zgjerim. Më interesoi të zbuloja si është të jetosh në këtë vend (në Shqipëri), si është mentaliteti, kultura etj. Në Shqipëri, ku shumica dërrmuese e popullsisë dëshiron të hyjë në BE, ndërsa ka anëtarë që shkelin ligjin evropian dhe bllokojnë zhvillimin evropian. Ky është një kundërshtim i tmerrshëm. Për më tepër, një arsye tjetër që më bindi për pranimin në BE është optimizmi i madh dhe dinamika që ndjeva aty, përkundër shteteve anëtare që sot janë shumë pesimiste, me frikëra dhe dyshime për të ardhmen. Një injeksion optimizmi do t’i bënte mirë BE-së.

DW: Pse keni përdorur në kopertinën e librit figurën e Skënderbeut?

Skënderbeu është një figurë interesante. Historikisht është një hero evropian që ka luftuar kundër osmanëve dhe ka mbrojtur Perëndimin e krishterë. Në atë kohë, përmendore të tij kishte në shumë qytete të Evropës, por kur filloi krijimi i kombeve, ai u harrua, sepse nuk përfaqësonte një hero kombëtar. Më pas, ai u bë hero kombëtar në Shqipëri. Ishte i pari që bashkoi klane, grupe e fise etnike dhe kështu vendosi bazën për shtetësinë e Shqipërisë. Kjo dialektikë e heroit kombëtar evropian më interesonte.

DW: Shumë mendojnë se në protagonistët e librit keni përfshirë edhe kryeministrin shqiptar. A qëndron ky hamendësim?

Po, kryeministri shqiptar është kryeministri shqiptar. Në romanin tim është ai ashtu si në realitet. Të shpikja diçka tjetër do të ishte fëminore. Ai është një rast shumë interesant në politikën evropiane, sepse, me aq sa di, është i vetmi kryetar shteti që është edhe artist i njohur dhe ka artistë në ekipin e tij të këshilltarëve, gjë që është shumë e pazakontë dhe natyrisht që më tërhoqi interesin.

DW: BE-ja ka nevojë për reforma, por nuk është në gjendje t’i realizojë ato. A duhet të shtypë një buton “reset” para një zgjerimi të ri?

Nëse do të bëhej shpejt, padyshim do të ishte e dobishme. Por tani situata në BE është shumë e ndërlikuar. Zhvillimi evropian, që ishte menduar të tejkalonte nacionalizmin, tani është bllokuar nga rindezja e nacionalizmit në disa vende anëtare. Situata ka vetëm një rrugëdalje të mirë, ose një rrugë të tmerrshme. Rrugëdalja e mirë është të arrijmë ta rindërtojmë idenë e BE-së dhe ta ngulitim sërish në ndërgjegjen e qytetarëve evropianë, duke treguar se gjithçka e arritur deri tani ka përmirësuar jetën dhe paqen e të gjithë evropianëve. Kështu mund të realizohet reforma institucionale dhe mund të punohet për një Kushtetutë Evropiane. Nëse ndodh rruga e keqe dhe BE-ja shpërbëhet, atëherë do të pasojë mjerimi, dhe mund të ketë edhe luftë civile. Atëherë njerëzit do të thonë se kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe gjithçka do të fillojë nga e para.