spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
22:49
Home Blog Page 1679

Italia përgatitet të sjellë emigrantë të tjerë në Shqipëri

0

Nga e hëna “Libra”, anija e Marinës, do të kthehet në stacionin e saj 20 milje nga Lampedusa për të patrulluar ujërat dhe për të mirëpritur emigrantët e shpëtuar në Mesdhe për të kryer kontrollin e parë në bord dhe më pas për të transportuar për në Shqipëri, vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta sipas legjislacionit italian.

Në thelb, Gjykata e Romës vendosi se procedura e përshpejtuar e kufirit nuk mund të zbatohet për emigrantët që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.

Tani është e qartë, për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nuk vend nuk mund të përcaktohet i sigurtë, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Prandaj nëse do të ndiqeshin kriteret e Gjykatës së BE-së, Roma do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar për shembull Tunizinë, Egjiptin apo Bangladeshin nga ku vijnë shumica e azilkërkuesve. Kjo do të ishte fundi i projektit “Albania”.

Ndërkohë pas nisjes dhe kthimit mbrapsht të grupit të parë të emigrantëve në tetor, pas përplasje së mëvonshme kokë më kokë me gjyqësorin, sherrin e nxehtë politik dhe polemikat mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po përpiqet sërish të vijojë me zbatimin e marrëveshjes, e forcuar kësaj here nga një lëvizje e duhur.

Më 21 tetor, qeveria e Giorgia Melonit miratoi një dekret ligjor që shënon përmirësimin e listës së saj të “vendeve të sigurta”, e cila kaloi nga normë dytësore në primare, me qëllim që ta forcojë dhe ta imponojë si prioritare, në hierarkinë juridike, në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropian

A do të ketë sukses nisja e dytë?

Në realitet, mund të mos mjaftojë të vazhdohet pa pengesa dhe polemika të tjera.

Të martën e kaluar mbërriti dokumenti i parë zyrtar që vë në dyshim legjitimitetin e këtij vendimi: Gjykata e Bolonjës, duke shqyrtuar një ankesë të paraqitur nga një tridhjetë vjeçar nga Bangladeshi, të cilit i ishte refuzuar azili, i kërkoi Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të përcaktonte nëse dekreti i qeverise nuk duhet të zbatohet duke qenë se kriteret e përdorura nga qeveria në përcaktimin e një vendi “të sigurt” bien ndesh me ligjin evropian. Kjo është për të shmangur rrezikun e një deportimeve në shkelje të parimit të mos-kthimit, parim ky thelbësor i të drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë kampet emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen e burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar nga thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët.

Një tjetër shenjë se pavarësisht fillimit “ters” qeveria italiane është e vendosur të ecë përpara është komunikimi që u shfaq dje në faqen e Ministrisë së Drejtësisë për kontratën e pastrimit në kampin në Gjadër që i është caktuar një kompanie nga Tirana, “Pastrime Silvio”, ku do të paguhet 48 mijë euro për 6 muaj./Corriere della Sera

Njihuni me përbërësit më të lehtë për detoksifikimin e trupit

0

Trupi i njeriut ka mekanizma detoksifikues, por është e vërtetë që kërkon ndihmë.

Barishtet dhe erëzat i japin shije ushqimit tonë dhe në të njëjtën kohë promovojnë shëndetin tonë.

Përveç kësaj, ato na ndihmojnë të reduktojmë konsumin e kripës, sheqerit dhe yndyrës.

Megjithatë, aktiviteti i tyre nuk kufizohet me kaq.

Ka shumë dëshmi që konfirmojnë efektin e dobishëm të bimëve dhe erëzave në dietën e përditshme, të cilat vijnë nga dëshmitë historike si dhe nga një sërë studimesh klinike dhe epidemiologjike.

Bimë për detoksifikimin natyral

Trupi i njeriut ka mekanizma natyralë të detoksifikimit, megjithatë kërkon mbështetje të vazhdueshme ushqyese. Miratimi i një diete të ekuilibruar, me konsum të kufizuar të ushqimeve të përpunuara dhe shtimin e bimëve dhe erëzave specifike, mund të çojë në rezultate të shkëlqyera.

Koriandër

Për shkak të elementeve fitokimike që përmban, ka aftësinë për të lidhur metalet e rënda dhe toksike, duke lehtësuar largimin e tyre nga trupi. Kur këto metale grumbullohen, ato mund të arrijnë nivele të rrezikshme, duke shkaktuar simptoma të ndryshme dhe gjendje kronike.

Luleradhiqe, e njohur edhe si luleradhiqe

Kjo është një tjetër barishte që kontribuon në detoksifikimin efektiv dhe natyral të trupit. Veprimi i tij i njohur përfshin rritjen e diurezës, ndërsa studimet e hershme kërkimore tregojnë se mund të përmirësojë funksionin e mëlçisë dhe biliare. Zakonisht, ajo konsumohet në formën e zierjes.

Gjembaku

Është ndoshta bari më i njohur në këtë kategori. Kontribuon në funksionin e mëlçisë, ndërsa substanca e tij kryesore aktive, silymarina, është treguar se stabilizon membranat qelizore dhe aktivizon proceset e detoksifikimit metabolik.

Pas vërshimeve vdekjeprurëse, Valencia po përballet me rritje të kriminalitetit

0

Ministri i brendshëm, Fernando Grande-Marlaska ka njoftuar se numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në 207.

Ai i tha radios spanjolle Cadena SER se; “Është e arsyeshme të mendohet se do të kemi më shumë vdekje.”

Por shtoi se nuk mund të parashikonte saktë se sa njerëz ishin të zhdukur.

Shërbimet e urgjencës kanë marrë telefonata nga të afërmit e 1900 personave që nuk mund të gjenden, tha ai, por “kjo është kryesisht për shkak të dështimeve të komunikimit”.

“Përveç kësaj, njerëzit që më në fund gjejnë të afërmit e tyre nuk e denoncojnë.

Ai bëri të ditur se përpos luftës së madhe për të gjetur të mbijetuar dhe trupat e viktimave, policia në këtë qytet tash po përballet me rritje të dukshme të kriminalitetit, kryesisht vjedhjeve.

Deri më tani raportohet të jenë arrestuar 39 persona për grabitje.

“Jam i shqetësuar për vjedhjet, por kemi shtuar sigurinë sidomos në zonat tregtare. Ajo që më shqetëson mua janë vlerat e një shoqërie që vepron kështu për momentin”.

DW: Do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?

0

Shumica e gjermanëve janë për zgjedhje të parakohshme. Ata janë të pakënaqur me qeverinë. Pak para zgjedhjeve në SHBA, gjermanët preferojnë Harris.

Sipas sondazhit të ARD-Deutschlandtrend, gjermanët janë të pakënaqur me qeverinë e tanishme të partive SPD, FDP dhe të Gjelbrit, e cila është në pushtet që nga 8 dhjetori 2021. Aktualisht janë rreth 85 për qind e gjermanëve të pakënaqur me performancën e qeverisë, ndërsa vetëm 14 për qind e vlerësojnë pozitivisht punën e këtij koalicioni.

ARD-Deutschlandtrend bën sondazhe të këtilla për punën e qeverisë federale që nga viti 1997. Sondazhi i tanishëm është më i keqi për qeverinë që nga qershori i vitit 2010 kur qeverisë CDU/CSU dhe FDP i besonin vetëm 12 për qind. Por edhe gjatë qeverisë SPD dhe të Gjelbërve, në 2003 dhe 2004, ka pasur një kënaqësi shumë të vogël të zgjedhësve me qeverinë  (11 dhe 13 për qind).

Qeveria e Gerhard Schröderit e përfundoi mandatin e saj me zgjedhje të parakohshme në vitin 2005, kur CDU/CSU u futën në koalicion me SPD-në dhe erdhi në pushtet Angela Merkel. Ndërsa tani në fund të tetorit 2024, shumica e gjermanëve janë të mendimit se Gjermania duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse 54 për qind i mbështesin zgjedhjet e parakohshme. Vetëm 41 për qind e të anketuarve mendojnë se koalicioni do të mbijetojë deri në zgjedhjet e rregullta në fund të shtatorit 2025.

Midis mbështetësve të partive SPD dhe të Gjelbërve në pushtet, shumica prej 77 dhe 76 për qind janë në favor të mbetjes së koalicionit deri në zgjedhje. Nga ana tjetër, pothuajse të gjithë mbështetësit e AfD (93 për qind) shpresojnë se qeveria do të bjerë dhe do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në mesin e mbështetësve të Unionit (CDU/CSU), i cili prej muajsh kryeson në sondazhe, 69 për qind dëshirojnë një fund të parakohshëm të qeverisë, ndërsa 75 për qind e të anketuarve në Aleancën Sara Wagenknecht janë pro.

Kancelari Olaf Scholz, në sfond ministri i Ekonomisë, Habeck dhe ai i Financave, Lindner, Scholz i tendosur, Lindner duarkryq, Habeck i menduar

Olaf Scholz nuk e ka mbështetjen e votuesve

Nëse do të kishte zgjedhje të dielën

Nëse zgjedhjet parlamentare federale do të mbaheshin këtë të diele, Unioni konservator CDU dhe CSU, do të merrte 34 për qind të votave. SPD do të fitonte 16 për qind, të Gjelbërit 11 për qind, ndërsa FDP do të mbetej jashtë parlamentit, sepse do të fitonte vetëm katër për qind. AfD do të merrte 17 për qind ndërsa Aleanca e Sara Wagenknecht gjashtë për qind. Partitë e tjera do të merrnin gjithsej 12 për qind.

Kur bëhet fjalë për vlerësimet personale, kancelari Olaf Scholz aktualisht ka mbështetjen e vetëm 19 për qind të votuesve. Në krahasim me te, vlerësimi më i ulët i Gerhard Schröder ka qenë 24 për qind, ndërsa Angela Merkel nuk ka pasur kurrë mbështetje më të ulët se 40 për qind gjatë mandateve të saja.

Schröder në "Konrad-Adenauer-Haus" - në tavolinë duke qeshur para kameras

Gerhard Schröder

Nga qeveria nuk pritet shumë

Unioni CDU/CSU ka aktualisht mbështetjen më të madhe që nga zgjedhjet e vitit 2021. Megjithatë, vetëm 23 për qind e gjermanëve besojnë se një qeveri e mundshme e Unionit CDU/CSU do t’i përballonte sfidat më mirë se qeveria aktuale. Ndërsa 16 për qind mendojnë se do të ishte madje edhe më keq. Rreth 53 për qind e të anketuarve mendojnë se do të njëjtë.

Në fushën e politikës ekonomike dhe fiskale, rreth 83 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me punën e koalicionit. Pakënaqësia drejtohet veçanërisht ndaj partive që drejtojnë ministritë përkatëse: FDP dhe të Gjelbërve.

Tre të katërtat e gjermanëve (73 për qind) janë të shqetësuar me situatën e tanishme ekonomike. Përveç kësaj, 44 për qind shqetësohen se nuk do të jenë në gjendje të ruajnë standardin e tyre të jetesës, ndërsa 18 për qind e punonjësve kanë frikë se mund të humbin vendin e tyre të punës.

Kur bëhet fjalë për subvencionet shtetërore për kompanitë që investojnë në Gjermani, 67 për qind e konsiderojnë këtë si rrugën e duhur. 54 për qind mbështesin uljen e taksave për kompanitë.

SHBA: Kamala Harris dhe Donald Trump në fushatë

Kamala Harris dhe Donald Trump

Shumica e gjermanëve preferojnë Kamala Harris

Para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, 74 për qind e gjermanëve mendojnë se Kamala Harris duket më bindëse se Donald Trump, i cili mbështetet nga vetëm 11 për qind e të anketuarve.

Mbështetësit e të Gjelbërve (92 për qind), CDU/CSU dhe SPD (90 për qind secila) mbështesin në masë të madhe Harris. Në mesin e mbështetësve të Aleancës Sarah Wagenknecht, një shumicë (61 për qind) gjithashtu mbështesin Harris. Ndërsa 14 për qind janë mbështetës të Trumpit, por 25 për qind nuk janë të kënaqur me asnjërin nga kandidatët. Midis mbështetësve të AfD-së, 41 për qind mbështesin Trumpin, 26 për qind preferojnë Harrisin, ndërsa 28 për qind nuk favorizojnë asnjërin nga kandidatët.

Shumica e gjermanëve besojnë se presidentja Kamala Harris do të kishte një ndikim pozitiv në marrëdhëniet SHBA-Gjermani (82 për qind), në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike (78 për qind), sigurinë në Evropë (77 për qind) dhe ekonominë gjermane (75 për qind). Ata gjithashtu besojnë se si presidente ajo do të kishte një ndikim pozitiv në situatën në Ukrainë (70 për qind) dhe në Lindjen e Mesme (66 për qind). Vetëm 17 për qind besojnë se Donald Trump mund të jetë një zgjedhje më e mirë në këto fusha.

Kur bëhet fjalë për njohjen e rezultateve të zgjedhjeve, 80 për qind e gjermanëve besojnë se Trump nuk do ta njihte fitoren e Harrisit, ndërsa 14 për qind besojnë se Harris nuk do ta njihte fitoren e Trump.

Këto janë rezultatet e sondazhit të ARD-Deutschlandtrend, i realizuar me 1333 votues nga data 28 deri më 30 tetor 2024. /DW

Humbi kontaktet me Tokën, sonda e largët fut në funksion radion që s’e kishte përdorur që nga viti 1981

0

Anija kozmike Voyager 1 është përsëri në kontakt me NASA-n.

Kjo anije që është më vjetra e këtij lloji që ndodhet në hapësirë, është 47-vjeçare dhe kishte humbur komunikimin me Tokën pasi një problem teknik, shkaktoi një ndërprerje të komunikimit prej disa ditësh me misionin historik, i cili është miliarda milje larg në hapësirën ndëryjore.

Voyager 1 tani po përdor një transmetues radio në të cilin nuk është mbështetur që nga viti 1981 për të qëndruar në kontakt me ekipin në Tokë, ndërsa inxhinierët po punojnë për të kuptuar se çfarë shkoi keq.

Derisa anija kozmike, e nisur në shtator 1977, plaket, ekipi ka fikur ngadalë komponentët për të ruajtur energjinë, duke lejuar Voyager 1 të dërgojë të dhëna unike shkencore nga 15 miliardë milje (24 miliardë kilometra) larg.

Sonda është anija kozmike më e largët nga Toka, që vepron përtej heliosferës – flluskës së diellit me fusha magnetike dhe grimcash që shtrihen shumë përtej orbitës së Plutonit – ku instrumentet e saj ekzaminojnë drejtpërdrejt hapësirën ndëryjore.

Herë pas here, inxhinierët dërgojnë komanda tek Voyager 1 për të ndezur disa nga ngrohësit dhe komponentët e tij që kanë pësuar dëmtime nga rrezatimi gjatë dekadave, tha Bruce Waggoner, menaxheri i sigurimit të misionit Voyager.

“Nxehtësia mund të ndihmojë në kthimin e dëmtimit të rrezatimit, i cili degradon performancën e komponentëve të anijes”, tha ai.

Mesazhet i transmetohen Voyager nga kontrolli i misionit në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Pasadena, Kaliforni, përmes rrjetit të hapësirës së thellë të agjencisë.

Sistemi i antenave të radios në Tokë e ndihmon agjencinë të komunikojë me Voyager 1 dhe sondën e tij binjake, Voyager 2, si dhe anije të tjera kozmike që eksplorojnë sistemin tonë diellor.

Voyager 1 më pas dërgon të dhëna inxhinierike për të treguar se si po u përgjigjet komandave.

Duhen rreth 23 orë që një mesazh të udhëtojë në një drejtim.

Por kur u dërgua një komandë për ngrohësin më 16 tetor, diçka shkaktoi sistemin autonom të mbrojtjes së gabimeve të anijes.

Nëse anija kozmike merr më shumë energji sesa duhet, sistemi i mbrojtjes së defekteve mbyll automatikisht sistemet që nuk janë thelbësore për të ruajtur energjinë.

Ekipi zbuloi problemin e fundit kur nuk mundi të merrte sinjalin e përgjigjes së anijes kozmike përmes Deep Space Network më 18 tetor.

Voyager 1 ka përdorur një nga dy transmetuesit e tij radio, të quajtur një brez X bazuar në frekuencën që përdor për dekada.
Ndërkohë, transmetuesi tjetër, i quajtur brezi S, i cili përdor një frekuencë të ndryshme, nuk është përdorur që nga viti 1981, sepse sinjali i tij është shumë më i dobët se ai i brezit X.

Ekipi nuk do t’i dërgojë komanda Voyager 1 për të ndezur përsëri transmetuesin e brezit X derisa të zbulojë se çfarë shkaktoi sistemin e mbrojtjes së defekteve, gjë që mund të zgjasë disa javë.

Inxhinierët po tregohen të kujdesshëm sepse duan të përcaktojnë nëse ka ndonjë rrezik potencial për ndezjen e brezit X.

Ky ndërprerës transmetuesi është vetëm një nga disa hakimet inovative që NASA ka përdorur për të kapërcyer sfidat e komunikimit me misionin jetëgjatë këtë vit, duke përfshirë ndezjen e shtytësve të vjetër për të mbajtur antenën e Voyager 1 të drejtuar nga Toka dhe për të gjetur një zgjidhje për një defekt kompjuterik që heshti rrjedhën e të dhënave shkencore të sondës në Tokë për muaj të tërë.

Me dokumente të falsifikuara tentuan ta shisnin parcelën 250 mijë euro, Policia jep detajet

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që u zhvillua dje, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se tre burra dhe një grua kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro.

Një prej të dyshuarve ndodhet në arrati, e tre të tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan  19.09.2024, NN. Është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në njoftimin që ka lëshuar dje Policia është thënë kryerjen e mashtrimit kishin tentuar ta kryenin në një zyrë noteriale në Gjilan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni i suksesshëm çoi në arrestimin e të dyshuarve për mashtrim me prona në vlerë të lartë

Prishtinë, 1 nëntor 2024 – Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka kapur me sukses tre të dyshuar të përfshirë në një skemë të sofistikuar të mashtrimit me prona, duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftimin e skemave të mashtrimit të organizuara brenda juridiksionit tonë.

Që nga data 18 tetor 2024, specialist nga njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme,  përpunuan informacionet që sugjeronin se disa persona, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, po tentonin të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele me vlerë të lartë, në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan.

Kësisoj, rreth orës 11:30, policia arrestoi tre të dyshuar, (dy meshkuj dhe një femër) dhe në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit, caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin edhe të një të dyshuari tjetër i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë.

Ky rast thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për mbrojtjen e komunitetit nga skemat mashtruese, luftimin e veprimtarive kriminale si dhe sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.

Zgjedhjet në SHBA, publikohet sondazhi më i ri në dy shtetet përcaktuese

0

Në ditët e fundit të fushatës, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti, Donald Trump, bënë fushatë në dy shtete kyçe të betejës sw tyre zgjedhore.

Trump mbajti ngjarje në Michigan dhe Wisconsin, ndërsa Harris u fokusua ekskluzivisht në Badger State.

Mitingjet e tyre të fundit u zhvilluan brenda pak kilometrash nga njëri-tjetri në zonën e Milwaukee.

Dy shtetet janë vendimtare për kandidatët dhe sondazhi i fundit i kryer nga CNN, tregon se Harris mban një avantazh ndaj Trump me 48% deri në 43% midis votuesve të mundshëm në Michigan, kurse ish-presidenti kryeson me 51%-45% në Wisconsin.

Në një fjalim për punëtorët e sindikatave në Wisconsin, Harris premtoi të investojë në industrinw e çelikut dhe hekurit, por edhe mundësi të reja prodhimi për të ndërtuar panele diellore.

Ajo tha se do të përmirësonte fabrikat ekzistuese dhe “të punonte me sindikatat për të krijuar vende pune me pagesë të mirë”.

Fushata e Harris po synon votuesit në Pensilvani dhe Miçigan duke përforcuar pjesë të ndryshme të mesazhit të saj për Izraelin dhe Gazën në reklama të reja.

Tubimi i fundit i Harris të premten në Milwaukee shfaqi një mori të famshëm dhe performanca nga reperët Flo Milli dhe Glorilla.

Në tubim, reperja fituese e çmimit Grammy, Cardi B tha se nuk kishte në plan të votonte në zgjedhjet presidenciale derisa Harris t’i bashkohej garës.

Ajo gjithashtu vazhdoi ta përshkroi Trumpin si “një ngacmues” dhe duke kritikuar komentet e tij për gratë.

Në një tubim në Michigan, Trump u kërkoi votuesve të hedhin votën e tyre, duke paralajmëruar “është tani ose kurrë”.

Duke e përshkruar garën si “zgjedhjet më të rëndësishme që keni menduar ndonjëherë për të votuar”, Trump u kërkoi të pranishmëve që “të mos rrezikojnë”.

Ai gjithashtu kujtoi nëntë vitet e tij të fushatës në ditët e fundit të garës së tij të tretë presidenciale.

Trump nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve të gazetarëve nëse ai do të emëronte Robert F. Kennedy Jr. si sekretar të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, në vend të kësaj duke thënë se ish-kandidati i pavarur presidencial do të “kanë një rol të madh në kujdesin shëndetësor”.

Në Milwaukee, Trump u kundërshtua kundër Marrëveshjes së Re të Gjelbër dhe nxiti pretendime të rreme për ndryshimin e klimës, siç ka bërë më parë.

Ai ka përjetuar edhe vështirësi në mikrofon, për të cilat është ankuar disa herë me zë të lartë. Dhe ai ofendoi kundërshtarin e tij, në një moment duke thënë se Harris i urren amerikanët.

Trump e quajti ish-deputeten republikane Liz Cheney një “skiftere lufte” ndaj të cilës duhet të qëllohej kur ajo po bënte fushatë në Arizona të enjten mbrëma.

Fallout vazhdoi gjatë të premtes, me Cheney, një kritik i zëshëm i Trump, duke u përgjigjur se “Kjo është mënyra se si diktatorët shkatërrojnë kombet e lira”.

Harris tha të premten se retorika e dhunshme e ish-presidentit “duhet të jetë skualifikuese”.

Zëvendëspresidentja shtoi se ajo nuk ka folur me Cheney që kur Trump bëri ato komente, por theksoi se “ajo është e ashpër dhe tepër e guximshme”.

Shtëpia e Bardhë i quajti komentet “të papranueshme” dhe “të rrezikshme”.

Sipas një postimi në Truth Social, Trump tha se komentet e tij për Cheney-n kishin të bënin me atë se si “ajo nuk do të kishte “guxim” për të luftuar veten, pavarësisht se mbështeti luftërat e huaja.

Në ngjarjet e fushatës, duke përfshirë tubimin e tij në Michigan, Trump vazhdoi të fliste për Cheney, duke e quajtur atë një “turp”.

Prokurorja e Përgjithshme e Arizonës, Kris Mayes, një demokrate, tha se zyra e saj po heton nëse komentet përbëjnë një kërcënim me vdekje sipas ligjit të shtetit.

Kryeziu thotë se draft-statuti i Asociacionit është veç një non-paper

0

Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Bashkimit Evropian, zyrtarë të të cilit një ditë më parë thanë se Kosova e ka pranuar në parim Draftstatutin e Asociacionit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për RTKlive se dokumenti është veç një prej shumë propozimeve.

“Statusi i draft statutit është ai i një non-paper, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara”, tha ai.

Sipas tij, në takimin e 26 tetorit 2023 në Bruksel me kancelarin gjerman Scholz, presidentin francez Macron, kryeministren italiane Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Michel, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak, Kryeministri Kurti kishte ofruar që të nënshkruhet paketa e Marrëveshjes Bazike, përfshirë draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike.

“Një gjë e tillë u refuzua nga Serbia. Krahas refuzimit për të nënshkruan pakon, Serbia kishte kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023. Në fund të atij takimi Kryeministri kishte thënë: “Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, siç edhe potencohet në komunikatën zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me atë takim. Meqenëse nuk pati nënshkrim, andaj nuk ka as pranim”, tha ai.

Kryeziu theksoi se kjo nuk është hera e parë që ofertat nga ana e Kryeministrit Kurti që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike, janë refuzuar.

“Një e tillë ishte refuzuar edhe në Ohër në mars 2023 kur Kryeministri Kurti kishte shprehur gatishmërinë për hartimin e draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, Letrës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Mogherini të vitit 2015 dhe opinionin e publikuar të emisarit amerikan Escobar dhe këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet në vitin 2023”, deklaroi ai.

Kryeziu tha e kërkesat tona gjithmonë kanë për qëllim sigurimin dhe garantimin e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të dakorduar.

“Andaj edhe ekziston insistimi ynë që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të zbatimit. Qëndrimet dhe propozimet tona gjithmonë respektojnë një rend të gjërave. Prandaj, nuk mundemi që një vit pas takimit të tetorit të vitit të kaluar, në të cilin refuzohet oferta jonë për nënshkrimin e paketës, të nxjerrim draft statutin e BE-së nga paketa e ta hedhim paketën e njohjes se paku de facto reciproke. Rikujtojmë se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell e as të emisarit të tij, Lajçak, aq më pak të Kryeministri Kurti”, ka thënë Kryeziu.

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri 20 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, njofton IHMK.

Xuxi i shpëton largimit, ai del me një premtim për publikun

0

Me 66.1% të votave, publiku ka vendosur që Xuxi ta vazhdojë qëndrimin në Big Brother VIP Kosova 3.

E këtij vendimi iu gëzuan të gjithë banorët, të cilët e priten me duartrokitje.

Vetë Xuxi ka reaguar dhe ka dhënë një premtim për të gjitha përkrahësit.

“Faleminderit shumë publiku. Mundem me ju siguru që prapë mundem me dalë në votim nga ana e banorëve me qenë në nominim, por asnjëherë me ndodh që publiku me shti ne zahmet të më shpëtojë”, u shpreh Xuxi.