spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
21:04
Home Blog Page 1680

Incidenti në Haraçinë, një i vdekur dhe një i lënduar

0

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” sonte janë pranuar dy personat e lënduar në incidentin e ndodhur në Haraçinë të Shkupit.

Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa personi i dytë është pranuar menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv, është bërë diagnoza dhe do të bëhet intervenim kirurgjik, thanë për MIA-n nga Qendra Emergjente.

Ata bëjnë të ditur se pacienti i vdekur është 50 vjeç, ndërsa tjetri 19 vjeç.

“Për shkak të seriozitetit të gjendjes së pacientit 50-vjeçar, menjëherë është kryer reanimacioni, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e ekipeve mjekësore kujdestare, ky pacient ka ndërruar jetë”, theksojnë nga Qendra Emergjente.

Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndërmjetësimit

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pritur sot në takim nga Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja.

Siç ka njoftuar ministri Manja në rrjetin social “Facebook”, ky takim pasqyroi raportin e shkëlqyer mes dy ministrive dhe përkushtimin e përbashkët për drejtësi duke forcuar edhe më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, redaksi dhe teksti

Ai ka theksuar se në fund të muajit do të nënshkruhet një marrëveshje e re mes dy ministrive përkatëse.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

“U dakordësuam për marrëveshjen teknike mes Dhomave të Ndërmjetësimit, që do të nënshkruhet deri në fund të nëntorit. Diskutuam gjithashtu për përmbylljen e marrëveshjes mes dhomave të avokatisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit gjyqësor, që do të krijojë mundësi të reja për profesionistët në të dy vendet tona”, ka shkruar Manja.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

“Bashkë do të vazhdojmë të forcojmë drejtësinë dhe të sigurojmë që qytetarët tanë të kenë akses në shërbime të cilësisë së lartë”, ka theksuar ai.

Personazhi kryesor i aferës “Pronto”, konkurron për deputet

0

Adem Grabovci ka njoftuar se do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë”.

Grabovci ka thënë se koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm.

“Faleminderit PDK në Pejë! Është koha që Dielli të lind përsëri!”, shkroi ai.

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim me prona në vlerë të lartë

0

Policia e Kosovës sot ka kapur me sukses tre të dyshuar të përfshirë në një skemë të sofistikuar të mashtrimit me prona.

“Që nga data 18 tetor 2024, specialist nga njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, përpunuan informacionet që sugjeronin se disa persona, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, po tentonin të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele me vlerë të lartë, në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë”.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Kësisoj, rreth orës 11:30, policia arrestoi tre të dyshuar, (dy meshkuj dhe një femër) dhe caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin edhe të një të dyshuari tjetër i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë.

“Ky rast thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për mbrojtjen e komunitetit nga skemat mashtruese, luftimin e veprimtarive kriminale si dhe sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë”.

Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrës, profesioniste dhe akademike nga diaspora në Zvicër

0

Pas takimeve bilaterale me përfaqësues shtetërorë zviceran, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër, për të dëgjuar mbi historitë e tyre te suksesit, dhe për t’i njohur me zhvillimin e vendit dhe progresin e katër viteve të fundit.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është shtet që promovon lidere gra në sektorë të ndryshëm, përfshirë në biznes dhe ndërmarrësi.

Ai u fokusua edhe në politikat gjithëpërfshirëse të ndërmarra gjatë mandatit tonë, të cilat kanë synim edhe arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, të cilat ishin dhe tema kryeqendër të bisedës.

Theksoi se është rritur pjesëmarrja e grave në pozicione vendimmarrëse dhe administratë publike, ku 45.6% është niveli i përfaqësimit të grave në institucione publike, gjersa është përmirësuar dhe përfaqësimi në ndërmarrjet publike.

Ndërkohë, sa i përket aftësimit arsimor, profesional dhe punësimit, kryeministri tha se janë ndarë 4881 bursa për studentë në fushat STEM, ku prej tyre 4611 janë destinuar për studentet vajza, është arritur mbështetje direkte për punësimin e mbi 12 mijë grave, janë shtesat për lehona dhe fëmijë ku kemi mbi 62 mijë lehona përfituese, gjersa për shtesat për fëmijë kanë përfituar mbi 400 mijë fëmijë.

Shtoi se rreth 100 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë falë këtyre masave. Gjithashtu, përmes platformës Superpuna dhe skemës Kosovo Generation Unlimited ka vijuar të incentivohet punësimi i vajzave dhe grave, gjersa si qeveri kemi ndërmarrë dhe hapa për shëndetin dhe mbrojtjen e vajzave dhe grave.

Kryeministri Kurti tha se mërgimtarët, përfshirë edhe gratë e suksesshme, mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre biznesore në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga vetë shteti ynë, në mënyrë që përvoja e akumuluar jashtë vendit të jetë thelbësore për zhvillimin dhe avancimin e shtetit, duke ndërtuar ura të reja dhe fuqizuar brezat e rinj, për sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme për vendin tonë.

Lojtari argjentinas fut në ‘sherr’ gjigantët e Evropës

0

Alan Varela është ndër ata lojtarë që po shkëlqen, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.

Sezonin e shkuar zbriti në fushë plot 30 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë dy asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.

Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.

Pavarëisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës.

Aliu: Në 22 komuna do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtarë të adresave

0

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka  bërë të ditur se ka filluar implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare.

Ai tha se në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Sipas tij, kjo do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunave.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunave”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Tutje, Aliu tha se projekti i ndërlidhjes së qytetarit me adresën zyrtare do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

“Adresë unike për të gjitha shërbimet komunale, si pranimi i faturave për ujë dhe energji elektrike; planifikim më të mirë të shërbimeve shëndetësore, sa më afër qytetarëve; organizim efektiv të çerdheve dhe shërbimeve të tjera komunale; pranimin e dokumenteve në adresën tuaj dhe shumë përparësi të tjera. Urojmë të gjithë qytetarët dhe komunat për këtë iniciativë dhe inkurajojmë angazhimin e tyre në mirëmbajtjen e sistemit të adresave”, ka shkruar tutje Aliu.

E trazoi shtëpinë me tigan, Xheneta e thotë troç: Do ta bëjë sërish

0

Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, net më parë ka hyrë në dhomën e gjumit me tigan duke e zgjuar Xuxi nga gjumi.

Xheneta u pyet nga Dini nëse do ta bënte sërish atë veprim teksa ajo u përgjigj “po dhe do e bëjë prapë”.

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në shtëpi i ka komentuar edhe opinionisti Milaim Zeka.

Ai tha se Xheneta është një manipulatore primitive.

“Manipulatore tepër primitive, që nuk di të manipulojë përmes trurit por përmes tiganit”, u shpreh Zeka.

Ndërkaq, Xheneta ia bëri me dije se aty janë në një reality dhe duhet ta kuptojnë që nuk janë në shtëpi.

Trump flet për herë të parë për luftën në Liban

0

Kandidati për presidencën e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmendi luftën në Lindjen e Mesme dhe konkretisht konfliktin në Liban, duke theksuar se “duhet t’i japim fund gjithë kësaj çështjeje”.

“Unë njoh shumë njerëz nga Libani dhe ne duhet t’i japim fund të gjithë kësaj gjëje”, tha kandidati republikan duke folur para një auditori që përfshinte arabo-amerikanë në Miçigan.

Ish-presidenti amerikan në një pjesë tjetër të fjalës së tij deklaroi se “ka njerëz në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara që nuk po bëjnë punën e tyre”.

Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO brenda vitit të parë

0

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka premtuar se Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, nëse fiton zgjedhjet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Haradinaj theksoi se fitorja e të gjitha fitoreve është anëtarësimi në NATO, që për kreun e AAK-së sjell zhvillim dhe shuan vatra të rrezikshme.

“UNMIK nuk ekziston më, zgjidhja e të gjitha çështjeve dhe problemeve është anëtarësimi në NATO. Një vend në NATO shtrin juridiksionin e vet dhe shuan vatrat e rreziqeve qofshin të brendshme e nacionaliste, zhduken. Për ne anëtarësimi në NATO është fitorja e të gjitha fitoreve. Në 100 e para të qeverisë së ardhshme nëse qeveris, vitin e parë so të përmbyll anëtarësimin në NATO”.

Anëtarësimi në NATO, për Haradinajn forcon shtetin ligjor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Luftën kryesore e kemi që duhet të mbajmë njerëz në Kosovë, nuk duhet të kursejmë pagat. Duke kursyer pagat humbim kualitetin e atyre që shërbejnë në shtet. Kualitet i dobët e i tyre shtet i dobët. Ushtari, polici, mjeku, mësuesi. Zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ndodhë me kthesën e NATO-s. Shteti ligjor forcohet me anëtarësim në NATO”.

Në A2 CNN, ai tha se Kosova tani duhet të përmbushë planin aksionar të anëtarësimit.

“Kam arritur ta përmbyll opsionin tonë të anëtarësimit në NATO për të kaluar në planin aksionar të anëtarësimit. Është një proces i pyetësorëve detyrave e punëve. Unë mendoj që arritjet tona të dialogut dhe implementimi i obligimeve që dalin nga dialogu janë themel për hapjen e marrëdhënieve për anëtarësim të Kosovës, por duhet të përmbushim obligimet politike e ushtarake, të prodhojmë më shumë armë, planin ekonomik, infrastrukturën dhe resurset për interesa të NATO-s, t’i aktivizojmë”.

Sipas tij Kosova duhet të shkojë me SHBA dhe BE pa e pritur Serbinë, sepse kjo e fundit sipas tij po flirton me Rusinë e Kinën.

“Duhet të shkojmë me Amerikën e BE pa e pritur Serbinë. Serbia ka interesa të tjera, kanë agjenda të tjera, po flirton me Rusinë e Kinën”.