spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
13:42
Home Blog Page 1684

Reagon Murati: S’janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante, por 10.47 milionë

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami se Qeveria Kurti i ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante.

Murati tha se deklarata e Bajramit është e pavërtetë, pasi sipas tij, shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe lokal është 10.47 milionë euro.

“Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.  Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së”.

“Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë”, tha Murati, njofton Klankosova.

Tutje, ai tha se shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit “mund të jetë përmbledhje” që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje ose dru zjarri për ngrohje, por s’ka të bëjë me shifrën që është shpenzuar për karburant për automjete.

Kurti në Zvicër takohet me kreun e Departamentit për Çështje Ekonomike, Guy Parmelin

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Zvicër u takua me këshilltarin Federal të Zvicrës dhe kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike, të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie të shkëlqyera, me diasporën tonë si urëlidhëse dhe faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për “mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës” dhe theksoi rëndësinë e thellimit edhe më tej të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Bashkëpunimi ynë ekonomik dhe tregtar po shtohet çdo vit, gjersa niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit është rritur për rreth 170%”.

Ndërkaq, ZKM tha se ai nënvizoi edhe “rritjen e eksporteve nga Kosova drejt Zvicrës, ku në të njëjtën periudhë kohore, eksportet janë gati dyfishuar dhe përfshijnë një shumëllojshmëri produktesh si metale, produkte minerale, ushqime, plastikë, gomë, makineri, pajisje, materiale elektrike dhe tekstile”.

Zvicra është tashmë destinacioni i pestë më i madh për mallrat e Kosovës, thuhet në njoftim.

“Në takim u theksua fakti se Kosova ka arritur Marrëveshjeve për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, pjesë e së cilës është edhe Zvicra. Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me vendet EFTA-n, duke shtuar kështu korpusin e mundësive për shkëmbime dhe bashkëpunim”.

Ushtria izraelite e bombardon jugun e Bejrutit

0

Ushtria izraelite i ka bombarduar periferitë jugore të Bejrutit me një sërë sulmesh ajrore mëngjesin e së premtes, pasi fillimisht i urdhëroi banorët të largoheshin, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Disa ndërtesa u shkatërruan në disa lagje të Dayihehut në jug të Bejrutit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban.

Nuk dihet nëse ka viktima nga këto bombardime.

Ushtria izraelite tha se në shënjestër të sulmeve ishin objektet dhe asetet e Hezbollahut. Izraeli vazhdimisht e ka përsëritur këtë qëndrim gjatë kryerjes së sulmeve në gati dy muajt e fundit në Liban.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Bombardimet vijnë pas përpjekjeve të reja po të pafrytshme të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës dhe në Liban, për t’i dhënë fund një viti luftimesh mes Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani, Hezbollah dhe Hamas.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se Izraeli dhe Libani janë duke punuar për ta kuptuar se çfarë nevojitet për ta zbatuar një rezolutë të shkelur të OKB-së, 1701, e cila do të ishte themeli për t’i dhënë fund konfliktit.

Por, koha po soset për të gjetur një zgjidhje para zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA. Zyrtarët e Libanit dhe analistët u treguan pesimistë pas lajmeve se i dërguari amerikan, Amos Hochstein, nuk do të shkojë në Bejrut nga Izraeli, ku ndodhej të enjten.

Konflikti përgjatë kufirit mes Hezbollahut dhe Izraeli u përshkallëzua në luftë të përgjithshme muajin e kaluar, kur Izraeli nisi një valë bombardimesh në të gjithë Libanin dhe vrau udhëheqësin kryesor të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe shumicën e zëvendësve të tij.

Forcat tokësore izraelite depërtuan në Liban në fillim të tetorit.

Udhëheqësi i sapoemëruar i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se grupi militant do ta vazhdojë luftën me Izraelin derisa t’i plotësohen kushtet për një armëpushim që ai i vlerëson të pranueshëm.

Rreth 1.2 milion njerëz janë zhvendosur si pasojë e konfliktit në Liban, sipas vlerësimeve të qeverisë. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 2.800 njerëz janë vrarë dhe 12.900 janë plagosur që nga 8 tetori 2023, kur Hezbollahu filloi të hidhte raketa në Izrael, duke nxitur hakmarrje. /REL

Vetaksident me fatalitet në rrugën Kllokot-Viti

0

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një vetaksident në rrugën Kllokot-Viti.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti.  Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humb kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rrugës dhe rrokulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu, drejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”, ka thënë ai.

Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa vozitësi do të dërgohet në mbajtje.

Ambasadori amerikan pret Haradinajn, zbulohen temat e diskutimit

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur në Ambasadën Amerikane, nga ambasadori Hovenier.

Haradinaj ka shkruar se në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve politike dhe ato të sigurisë.

“Biseduam mbi zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në vend, me fokus të veçantë në përpjekjet tona për anëtarësim direkt në NATO. E sigurova ambasadorin Hovenier se do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara në këtë synim të përbashkët.

I shpreha mirënjohjen time të thellë ambasadorit Hovenier për mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në çdo hap. Plani aksional për anëtarësim në NATO (Membership Acton Plan) mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Pas një kohë ikjesh, Stresi dorëzohet tek Policia e Kosovës

0

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, është dorëzuar sot në stacionin policor të Pejës, i kërkuar nga autoritetet kosovare për sherrin e bujshëm në një klub nate në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova.

Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, disa muaj më parë.

Në këtë incident dyshohet se ishin të përfshirë po ashtu edhe reperi Noizy dhe DJ i këtij të fundit, të cilët po ashtu ishin arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare.

Rrëfimet rrënqethëse të spanjollëve: Frynte erë, bënte nxehtë dhe binin gurë nga qielli

0

Në komunën e Picassent (20.700 banorë), në jug të Valencias, “kilometri zero” i katastrofës, këshilli bashkiak urdhëroi me vonesë mbylljen e shkollave.

Jashtë shkollës në San Cristóbal, mësuesja Carolina Higueras, 30 vjeç, mori një telefonatë nga tregtari i saj: kishte blerë një makinë dhe ai i tha ta merrte atë pasdite.

Ajo mori makinën e saj të vjetër dhe shkoi në periferi të Valencias, bashkë me bashkëshortin.

“Ne nuk kishim as pesë minuta që ndodheshim atje kur na thanë se duhej të largoheshim menjëherë: po vinte shumë ujë.” Ata u larguan për t’u kthyer në Picassent, por rruga tashmë ishte shembur. Vazhduan të ecnin në rrugën dytësore, derisa nuk panë asnjë mundësi tjetër përveçse të ngjiteshin nga dritaret.

“Ne u ngjitëm në çatinë e makinës. Dolëm menjëherë ose do të kishim ngecur. Ishte një situatë e dëshpëruar. Për të gjithë ata që ishin tashmë në rrugën kryesore ishte e pamundur të ktheheshin. Makinat filluan të grumbulloheshin njëra mbi tjetrën. Mund të shihje dyshekë që notonin jashtë qendrës tregtare, helikopterë që fluturonin sipër… Shkruajta numrin e telefonit të vëllait tim në krah, në rast se do të kisha nevojë të telefonoja dikë”.

Së bashku shkuan drejt qendrës tregtare: ajo ishte rrafshuar. Ishte vetëm një godinë e hapur, ajo e kompanisë Onyx. Kati i parë ishte përmbytur dhe i njëmbëdhjeti, me një lloj dhome të madhe, ishte shndërruar në një zonë për të pritur personat e prekur nga tragjedia.

“Na dhanë ushqim dhe pije. Ishim rreth 70 vetë. Gjëja më e keqe ishte era dhe ndjenja e pafuqisë. Në tre të mëngjesit, kur stuhia ishte qetësuar pak, ata vendosën të ktheheshin në këmbë, 12 kilometra në mes të natës. “Na u deshën tre orë për të arritur, rruga ishte plot me ujë dhe baltë. Gjithçka e shkatërruar”.

Esther Tronchoni, 65 vjeç, gjithashtu banore e Picassent, e kaloi natën zgjuar në shtëpinë e saj. “Ishte e pabesueshme. Nuk kisha pasur kurrë një përvojë të ngjashme. Binte shumë shi, frynte shumë erë dhe ishte shumë vapë. Binin gurë në madhësinë e vezëve. Nga brenda shtëpisë dëgjoje zhurmën, zhurmën, zhurmën, zhurmën”.

Ndërsa ajo priste në shtëpi në periferi të Picassent, burri i saj, José Luis Moya, mbeti i bllokuar në mes të rrugës, brenda automjetit të tij rreth 14 kilometra larg. Ai mbeti i palëvizur, me makinën plot me ujë. Ishte një prej të shumtëve.

Disa rrugë në Benetuser ishin të mbushura me makina të ngecura në baltë. “Në njëmbëdhjetë të mbrëmjes më telefonoi një djalë. Më tha se po telefononte për të më thënë që José Luis ishte mirë, se nuk kishte mundësi të lëvizte, por se ishte mirë. I kërkova të më thoshte të vërtetën, kisha frikë nga diçka më e keqe. Por ai këmbënguli se ishte mirë”, thotë Estera.

Në katër të mëngjesit mori një tjetër telefonatë. José Luis kishte arritur të kishte sinjal në celular: “Ishte ai që më shpjegoi se ai djalë kish qenë në ballkonin e shtëpisë së tij, me familjen e tij dhe se po ndihmonte të prekurit, duke telefonuar të gjitha familjet e atyre që kishin mbetur atje në mes të rrugës”.

Mbrëmë Esteri ishte ende duke pritur burrin në shtëpi. Pa energji elektrike.

Qeveria u ndanë buxhet Kamenicës dhe Vitisë, pasi u bllokuan nga vendimet gjyqësore

0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.

Ky vendim vjen pak javë pasi punonjësve të komunës së Vitisë nuk u ishin ekzektuar pagat të gjithë unonjësve publikë në Viti.

Kjo pasi që Ministria e Financave kishte thënë se komuna në fjalë nuk kishte korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator.

(FOTO) Iu gjetën armë, municion e uniformë me emblemën e ushtrisë serbe, arrestohet 48-vjeçari në Leposaviq

0

Një person është arrestuar në një fshat të Leposaviqit, pasi që me vete kishte një pushkë gjuetie me municion.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur armë, fishekë, si dhe xhaketë e pajisje tjera ushtarake.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore për të ofruar rend e siguri, në pjesën veriore të vendit, konkretisht në pjesën malore të një fshati të Leposaviqit, kanë hasur një person të dyshuar me një pushkë gjuetie me municion. Nën dyshimin e bazuar se personi i dyshuar R.M., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) posedon edhe armë tjera, është kontrolluar shtëpia e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe: një armë gjysmë- automatike, një pushkë 8.75mm, një pushkë ajrore, fishekë kalibrash të ndryshëm, disa thika e një xhaketë me pajisje tjera ushtarake. Për rastin është njoftuar prokurori, me akt-vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pretendimi i Trump: Jam në avantazh në shtetet kryesore

0

Donald Trump pohoi se ai është në avantazh në të shtatë të ashtuquajturat “shtetet swing”, shtetet ambivalente që pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke shtuar se “e vetmja gjë” që mund të pengojë fitoren e tij dhe rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë është “mashtrimi”.

Ish-presidenti republikan kishte argumentuar saktësisht të njëjtën gjë katër vjet më parë kur u mund nga Joe Biden, diçka që si vetë Trump ashtu edhe mbështetësit e tij refuzojnë ta pranojnë deri më sot.

Në fjalimin e tij të fushatës në Arizona, Trump siguroi se ai është përpara në të shtatë shtetet e kontestuara që karakterizohen si aksionet më të rëndësishme të fushatës.

“Unë jam përpara në të gjitha “shtetet vendimtare”, i siguroi ai mbështetësit e tij.

Gjatë një interviste me spikerin e krahut të djathtë Tucker Carlson, zoti Trump pohoi gjithashtu se përpjekjet për të kryer mashtrim ishin zbuluar tashmë, pa paraqitur asnjë provë.