spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
18:28
Home Blog Page 1693

Edhe Sinwar i HAMAS-it i vrarë?

0

Një deklaratë e përbashkët nga zëdhënësit e Policisë së Izraelit dhe Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) konfirmuan se autoritetet izraelite janë ende duke kryer teste të ADN-së për të përcaktuar nëse lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në një operacion ushtarak.

Pavarësisht raportimeve të fundit për vrasjen e tij, deri më tani është përfunduar vetëm një nga disa vlerësimet e nevojshme për identifikimin e saktë.

Në këtë proces, janë dorëzuar imazhe dentare në laboratorin kriminalistik dhe testet e ADN-së janë në vazhdim.

Konfirmimi përfundimtar pritet pas përfundimit të këtyre testeve.

Burime nga Hamas thonë se indikacionet tregojnë për vdekjen e Sinwar në një operacion izraelit në Gaza.

Ndërkohë, Izraeli ka ndaluar përpunimin e kërkesave për import të ushqimeve në Gaza, një vendim që ka prekur rëndë furnizimin me ushqime për territorin e rrethuar.

Sipas burimeve tregtare, që nga 11 tetori, tregtarët në Gaza, të cilët importonin ushqime nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor i pushtuar, kanë humbur qasjen në një sistem të krijuar në pranverë nga Cogat – një agjenci izraelite që mbikëqyr ndihmat dhe dërgesat tregtare.

Kjo ndërprerje ka ulur nivelin e furnizimeve në Gaza në pikën më të ulët që nga fillimi i luftës.

Monitori i sigurisë ushqimore globale ka paralajmëruar për një rritje të urisë së “katastrofike” në Gaza, duke dyfishuar numrin e njerëzve të prekur nga kriza ushqimore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se në Gaza është afër uria masive.

Java Kulturore Spanjolle do të ofrojë kinematografi, arkitekturë, gastronomi e shumë të tjera

0

Më të bukurat e kulturës spanjolle do të vijnë në Shqipëri nga datat 1 deri më 7 nëntor. Java Kulturore Spanjolle do të ofrojë flamenko, ekspozita, kinematografi, dokumentare, ekspozita mbi arkitekturën, workshop me kampion botëror në bodybuilding duke premtuar një atmosferë sa argëtuese, aq edhe edukative.

Aktivitetet e shumta nisin me ekspozitën “Arkitektura emblematike në Spanjën Bashkëkohore”, që do të qëndrojë e hapur deri më datë 5 nëntor në Galerinë FAB, në Universitetin e Arteve në Tiranë. Kjo ekspozitë që tregon arkitekturën e realizuar në Spanjë në fund të shekullit të 20-të dhe në fillim të shekullit të 21-të, ofron vizionin e një vendi që po avancon dhe ofron propozime të reja arkitektonike me vepra nga arkitektë të njohur ndërkombëtare.

Data 2 nëntor, i është rezervuar një workshop-i që do të mësoje teknikat e fotografisë. “Teknikat fotografike për komunikimin arkitektonik” nga dr. Ricardo Santonja, një artist vizual, fotograf dhe profesor në Shkollën e Lartë Teknike të Arkitekturës në Madrid, do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Java Kulturore Spanjolle

Kurse, për të gjithë ata që duan të ndihen si në Spanjë, më datë 4 nëntor, në Katedralen Ortodokse në Tiranë, do të organizohet koncerti “Bienvenidos a flamenca” nga Rocio Garrido, fituese e çmimit “kërcimtarja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar la Union 2023”, festivali më prestigjioz kushtuar flamenkos në Spanjë. Një formë arti i gjallë dhe shumë ekspresiv me origjinë nga Andaluzia në Spanjën jugore, Flamengo që përfshin muzikën, kërcimin dhe këndimin dhe muzikën, premton një mbrëmje të mrekullueshme.

Më 5 nëntor, në Akademinë e Filmit “Marubi” në Tiranë do të shfaqet dokumentari “Summers el rebelde” nga dr. Miguel Olid Suero. Ndërsa në datën 6, në të njëjtin destinacion, në Akademinë e Filmit “Marubi”, Suero do të zhvillojë një masterclass dhe një konferencë për shtyp mbi temën “Censura në kinematografinë spanjolle: procesi i përpunimit të një dokumentari”.

Për të gjithë të pasionuarit pas sportit, në nëntor, në sallën “Tonin Harapi” tek Liceu Artistik, do të kenë mundësi që të ndjekin një masterclass nga kampioni spanjoll i botës në Fitnes, Miguel Seijo. Të rinjtë do të marrin leksione dhe këshilla për një jetesë sa më sportive, të tregojnë përkushtim, të stërviten dhe të mbajnë një dietë të shëndetshme për një trup të bukur. Miguel do të flasë edhe mbi sfidat dhe arritjet e tij si sportist, duke inkurajuar të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të zhvillojnë zakone të mira për një trup të shëndetshëm, raporton atsh.

Në Javën Kulturore Spanjolle nuk kishte si të mungonte degustimi i gastronomisë apo verërave, aq të njohura në të gjithë botën për larminë dhe cilësinë e tyre.

Java Kulturore Spanjolle do të pasohet nga ajo e Malit të Zi, që premton aktivitete të shumta kulturore e gjithëpërfshirëse.

Njihuni me ushqimet më të mira që duhet ti konsumoni në vjeshtë

0

Ndërkohë që stinët po ndryshojnë, vjeshta sjell arsenalin e saj të produkteve të shijshme.

Këto produkte të shëndetshme dhe të preferuara për shumë nga ju, gjenden lehtësisht nëpër ushqimore dhe janë plot me lëndë ushqyese.

Ja se cilat nga produktet e stinës janë më të mirat.

Kungulli
Të gjitha varietetet e kungulilt janë të pasura me vitaminë A, B dhe C dhe përmbajnë acide yndyrore anti-inflamatore omega-3. Kungulli është i pasur me kalium dhe siguron më shumë se 20 përqind të vlerës ditore të fibrave.

Kërpudhat
Kërpudhat janë të pasura me vitamina D dhe B, ato mund të shtohen në shumë ushqime që nga sallatat e deri tek sanduiçët, sepse shija e tyre ngjason me të mishit. Kërpudhat gjithashtu përmirësojnë metabolizmin, sepse janë të pasura me selen, një antioksidant që riparon dëmtimtimin e qelizave dhe ndihmon tiroiden.

Lulelakra
Perimet e kryqëzuara si lulelakra, kanë treguar se mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të llojeve të ndryshme të kancerit, veçanërisht të kancerit të prostatës. Të pasura me fibra, këto perime gjithashtu mund t’ju ​​ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke ju bërë të humbisni peshë më lehtë.

Mollët
Ato janë të pasura me fibra, të cilat ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe vitaminë C, një antioksidant i rëndësishëm për mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve dhe shërimin e plagëve

Sllatinë, përfshihen nga zjarri një lokal dhe një minimarket

0

Dy objekte, një minimarket dhe një lokal janë përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:55 “Te pishat”, në Sllatinë, Fushë-Kosovë.

Sipas shefi të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes.

Tutje, ai tha se dy objektet ishin përfshirë tërësisht nga zjarri, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

“Sot, në ora 04:55 min, kemi pranuar informatë për zjarr në një lokal “Te pishat” në Sllatinë. Ekipet e zjarr-fikjes menjëherë kanë dalë në vendin e lartë përmendur. Në zjarr ishin të përfshirë një minimarket dhe një lokal dhe zjarri ishte në fazën më të lartë të zhvillimit, pra, tërësisht ishin të përfshirë nga zjarri”, ka thënë ai.

Ai, po ashtu, theksoi se nga ky zjarr rrezikoheshin edhe objektet tjera në afërsi.

Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berisha

0

Klea Prega, vajza që u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto dy të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes.

“Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, shkroi ajo.

 

Reagon Jasharaj: Rritja e pagave është e ulët dhe tepër nënçmuese

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ka komentuar rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit publik. Ai kritikoi Qeverinë duke thënë se kjo ngritje është e ulët dhe nënçmuese.

Në një intervistë Jasharaj ka thënë se pagat e mësimdhënësve duhet të kenë rritje 30 për qind në kuadër të koeficientit 1. Tutje, ai shtoi se ende po vazhdohet praktika që të mos ketë komunikim ndërmjet sindikatave dhe nivelit qendror.

“Nga komunikimi i parë që kemi bërë me kryetarët e nivelit komunale dhe universiteteve shihet dhe është e arsyeshme. Jemi të zhgënjyer me deklaratën para mediave dhe kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati, ne kemi bërë kërkesë tash e dy muaj drejtuar kryeministrit që të ketë një lëvizje të vlerës së koeficientit për së paku 30 % duke e argumentuar me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe duke bërë përpjeke që punëtorët e arsimit por edhe sektorët e tjerë ta kenë një mbështetje që të përballen më lehtë me çmimet që po ngrite. Ishte i befasishëm deklarimi i djeshëm ngase Kurti e Murati po vazhdojnë me atë praktikën që të mos komunikojnë fare me sindikatat por të sjellin vendime ashtu siç ju teket”, ka thënë Jasharaj.

Kryesindikalisiti i arsimit ka theksuar se ky vendim në këtë kohë, mund të lexohet si deklarim për fushatë elektorale. Sipas tij, Qeveria ka qasje të gabuar, dhe nuk ka disponim për të bashkëpunuar me sindikatat.

“Kemi një premtim se në janar do të ketë lëvizje brenda koeficienteve që dyshojmë që nuk është e mundur ngase që ligji për pagat e ka prodhuar Parlamenti dhe vetëm ai ka të drejtë të ndërhyjë në ligje, ndërsa Murati ka mundur të bëjë më lehtë lëvizjen e ta ngrit koeficientit por ta ngrit tani e jo në janar, sepse janari ka disa muaj dhe nuk dihet se çfarë do të ndodh, nga disa mund të lexohet si një deklarim pranë fushatës sidoqoftë, punëtorët e arsimi dhe jo vetëm janë tepër të pa kënaqur ngase me këtë lëvizje nëse e kthejmë në euro i bie diku 50 euro, ngritje që është tepër e ulët dhe është nënçmuese dhe kam frikë që kjo do të reflektojë tek anëtarësia jonë”, theksoi ai.

“Ne e kemi shpërndarë një formularë në të gjitha institucionet arsimore dhe po presin se çfarë po na thonë anëtarësia. Sepse ata e dinë që ne jemi angazhuar shumë por kemi hasur në problem me qasjen e gabuar të Qeverisë, sidomos është tek ngritja e koeficientit por edhe tek kontrata kolektive, ku siç duhet zonja Nagavci nuk ka disponim që të ulet me ne e të bisedojmë as për çështjet tjera e as për kontratën që është tejet e rëndësishme për sektorin e arsimit por kontrata janë të rëndësishme edhe për kontratat tjera”, deklaroi ai.

“Nëse vazhdohet kështu ne do ta analizojmë vullnetin e anëtarësisë, dhe pastaj do të shohim çfarë do të bëjmë tutje, kam frikë se anëtarësia e zhgënjyer edhe më këtë vendim, do të jetë edhe më kategorike që ne të fillojmë me veprime sindikale dhe do të angazhohemi sa ma pak të bllokohet procesi mësimor, ngase nxënësit nuk janë fajtor pse është kjo situatë e tillë”, shtoi ai.

Tutje, ai ka ritheksuar se kjo rritje, nuk është e mjaftueshme, madje krahasoi pagën e punëtorëve të arsimit në Shqipëri me atë të Kosovës.

Sipas Jasharaj, një mësimdhënës se Shqipëri ka pagën mbi 900 euro, ndërsa lëvizja e pagës për 55 euro në Kosovë, shkakton irritim për punëtorët, raporton EO.

“Nuk është e mjaftueshme sepse është një lëvizje që nuk ndikon shumë, nuk i ndihmon as punëtorëve të arsimit, as policisë e të tjerëve, përballje me inflacionin përballje me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve, e aq më tepër kur edhe mësimdhënësit e tjerë kanë komunikim me shqiptarët e Shqipërisë, dihet publikisht se Qeveria e Shqipërisë, bëri një lëvizje të dukshme të pagave, paga në Shqipëri tek arsimi kanë shkuar në 900 e më shumë euro, kjo lëvizje me 50 euro më tepër i irriton sesa që do t’i gëzojnë punëtorët e arsimit e të tjerët”, përfundoi ai.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se pagat për punëtorët e sektorin publik do të rriten nga janari i vitit 2025.

Vajzat e abuzuara nga Diddy shpërndajnë fotografi nga festat e tij

0

Disa foto të publikuara nga viktimat e pretenduara të abuzimit të Sean ‘Diddy’ Combs’ kanë shpërndarë të tjera foto shqetësuese lidhur me festat e tij.

Në disa imazhe reperi shihet duke kërcyer me vajza të reja dhe në një tjetër ai shikon njerëzit të rrethuar me shishe vodka.

Një tjetër ndau gjithashtu një imazh të një ene të vogël plastike të përdorur nga Diddy ose stafi i tij për të hedhur ‘pilulën e përdhunimit’.

Busby raporton se janë të paktën shtatë viktima të reja, dhe zbuloi se është bërë i ditur edhe një përdhunimnë grup i një vajze 13-vjeçare.

Avokati ka theksuar se do të vazhdojë të zbulojë fakte kundër “njerëzve të pushtetshëm” në të ardhmen e afërt dhe tha se njerëzit do të tronditen nga emrat në listën që do të dalin.

Sipas pretendimeve, Diddy i detyroi punonjësit e tij të merrnin drogë gjatë gjithë kohës.

Kokaina rozë, një përzierje droge e marrë në formë pilule ose pluhuri që përmban ekstazi, ketaminë, kafeinë dhe një drogë psikotrope e njohur si 2-CB ose Tusi, e cila përdoret për të trajtuar mosfunksionimin seksual, dyshohet se ishte e domosdoshme të gjendej në qeset e punonjësit, sipas një padie të ngritur në shkurt.

DW: Ballkani më shpejt në BE prej tensioneve gjeopolitike?

Komisioni i BE-së prezantoi raportin vjetor të zgjerimit. Përveç vullnetit për reforma në disa vende, Komisioni vëren edhe ngecje të procesit.

Konsideratat gjeostrategjike – si agresioni rus në Ukrainë dhe sferat e mundshme të ndikimit rus – po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet e fundit në procesin e zgjerimit të BE-së. “Situata e tensionuar gjeopolitike e bën më të domosdoshme se kurrë që të përfundojmë ribashkimin e kontinentit tonë nën vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen me rastin e prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit.

Në këtë raport Komisioni i BE-së bën një pasqyrë të zgjerimit të BE-së dhe jep rekomandime për hapa të mëtejshëm. Këto duhet të vendosen më pas nga Këshilli, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtetet anëtare.

Pjesëmarrësit e e Samitit të Procesit të Berlinit 2024 më 14 tetor 2024 në Berlin

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me pjesëmarrësit e tjerë të Samitit të Procesit të Berlinit 2024 më 14 tetor 2024 në Berlin

Marrëdhëniet me Rusinë si vijë demarkacioni

Në konferencën për shtyp Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi shumë të qartë një pikë: “Nuk mund të vazhdosh të kesh marrëdhënie me Rusinë ose të përpiqesh të vazhdosh si më parë dhe të presësh që vendi të bëhet anëtar i BE.”

Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, disa vende, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe vullnetarisht edhe Kosova, janë tashmë plotësisht në përputhje me vijën e BE-në.

Mali i Zi dhe Shqipëria

Ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është aktualisht përpara kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Ky vend gjendet në fazën përfundimtare, e cila përfshin mbylljen e kapitujve që tashmë janë negociuar, shpjegoi komisioneri i zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi. Pyetjes se kur do të hartohej marrëveshja e zgjerimit, ai tha se nuk mund të jepte ndonjë datë të caktuar.

BE dhe Shqipëria po negociojnë aspektet përmabjtësore të anëtarësimit të ardhshëm që nga muaji tetor. Në raportin e saj BE i kërkon Shqipërisë të përshpejtojë reformat përkatëse, por rekomandon gjithashtu hapjen e kapitullit të negociatave për politikën e jashtme.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen (majtas) me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajic

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen (majtas) me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajic

Serbia dhe Kosova

Nga Serbia Komisioni i BE-së dëshiron ndër të tjera që ky vend ta përshtasë politikën e tij të jashtme me qëndrimet e BE-së – p.sh. në rastin e sanksioneve kundër Rusisë. Duke theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Komisioni u shpreh edhe për hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociimit.

Për Kosovën, e cila mbetet kandidate potenciale për anëtarësim, Komisioni i BE-së kërkon veçanërisht forcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike. Nëse Këshilli i jep atij mandatin, ai është i gatshëm të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për procesin e anëtarësimit.

Maqedonia e Verit dhe Bosnje-Hercegovina

As Maqedonia e Veriut dhe as Bosnje-Hercegovina nuk janë në fazën përmbajtësore të negociatave. Sipas Komisionit të BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për reforma të mëtejshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, sistemit të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.

Bosnje-Hercegovina duhet gjithashtu të zbatojë rekomandimet e BE-së përpara se të zbatohen hapat e ardhshëm zyrtarë për fillimin e negociatave. /DW

Mediat shpërthejnë kundër emërimit të gjermanit në krye të kombëtares

0

Gjermani Thomas Tuchel do të jetë trajneri i Anglisë deri në vitin 2026.

Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj që do të drejtojë “tre Luanët” pas Eriksson dhe Capelos.

Por emërimi i një gjermani në krye të Anglisë nuk ju ka pëlqyer aspak mediave britanike, të cilat sot kanë nxjerrë gjithë vrerin e tyre.

“Një ditë e errët për Anglinë. Tre Luanët luajnë bixhoz me një GJERMAN… por Tuchel ka vetëm 18 muaj kohë për të provuar veten”, shkroi në faqen e parë gazeta Daily Mail.

Për 51-vjeçarin gjerman kjo do të jetë hera e parë që do të drejtojë një kombëtare, pas eksperiencave që ka patur në skuadra të madha të Europës si Chelsea, PSG apo dhe Bayern Munchen.

Analiza e REL: Çfarë treguan votimet në Moldavi dhe Gjeorgji për luftën kundër ndikimit rus?

0

Rezultatet e zgjedhjeve në Moldavi dhe Gjeorgji vunë në pah mënyrat krejtësisht të ndryshme të qeverive dhe shoqërive civile të të dyja shteteve për t’i rezistuar ndërhyrjes ruse dhe elementëve të tjerë keqdashës në momentet vendimtare për të dyja vendet.

Votimet – zgjedhjet presidenciale dhe një referendum kushtetues për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të mbajtura në Moldavi dhe zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Gjeorgji – kishte një potencial për një rireshtim dramatik të orientimit gjeopolitik të dy ish-republikave sovjetike apo forcimit të kursit aktual të tyre, me sfida në rritje për të dyja shtetet ndaj preferencave të forta të publikut për integrimin të mëtejmë në BE.

Prandaj, fituesit dhe humbësit kanë rëndësi. Por, disa nga mësimet e hershme që dolën shkojnë përtej fituesve fillestarë fillestar të këtyre votimeve dhe sugjerojnë se këto zgjedhje mund të kontribuojnë në shoqëritë e tjera të përçara, përfshirë edhe disa demokraci më të pjekura dhe në vende të tjera që janë në periferi të Rusisë.

Luftimi i ndikimit rus

Zyrtarët moldavianë kishin paralajmëruar për muaj të tërë për kërcënimet nga Rusia që përfshinin dezinformimin dhe lehtësimin e pagesave të paligjshme në vlerë milionëshe për një rrjet jozyrtar kundër BE-së. Një analist, që foli me zyrtarët në Moldavi para votimeve, i citoi ata të kenë thënë: “Ne mund të ndjekim paratë”. Përderisa ata nuk mundën të ndalnin fluksin e parave nga Rusia, ata e panë gjithë këtë gjë dhe publikisht treguan se çfarë po ndodhte.

Gjeorgjia jep një mësim të një lloji tjetër. Kryeministri Irakli Kobakhidze, ka insistuar se “Rusia nuk ka ndikim në Gjeorgji”. E gjendur mes një akti balancues për të shmangur qasjen e saj proruse para publikut që është i shqetësuar nga Rusia, Ëndrra Gjeorgjiane thjesht e injoroi problemin dhe tha se votimet ishin një zgjedhje mes “luftës dhe paqes”.

Si rezultat, edhe pse presidentja Salome Zurabishvili paralajmëroi për ndërhyrjen ruse, publikut iu la në dorë që të kundërshtonte ndikimin ekonomikë të Moskës dhe mobilizimit të personave me ndikim dhe mediave proruse.

Gjeorgjianët dhe grupet e shoqërisë civile rishtazi kishin zhvilluar beteja paqësore kundër ligjit për “agjentët e huaj”, i njohur gjerësisht si “ligji rus” dhe ndaj kufizimeve të reja ndaj komunitetit LGBT. Por, ekspertët i thanë Radios Evropa e Lirë se përgatitjet në formën e “lëshimit të alarmit” dhe “ndërtimit të koalicionit” në fakt nisën shumë muaj më parë.

Integriteti dhe transparenca janë kryesore

Zyrtarët moldavianë kaluan në ofensivë për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të tyre, duke forcuar institucionet dhe duke kërkuar që të mbyllnin burimet e paligjshme të trazirave potencialisht të dhunshme. Ata po ashtu shmangën sulme kibernetike dhe lajme të rreme dhe publikisht i konfrontuan ato që i konsideruan si narrativë të rremë. “Ata bënë punë të mirë duke e mbrojtur” integritetin e zgjedhjeve, tha Shelby Magid nga Qendra për Euroazinë në Këshillin e Atlantikut.

Zyrtarët e partisë në pushtet në Gjeorgji u dukën më pak të preokupuar me mundësinë e akuzave për zgjedhje jo të lira. Grupeve publike gjeorgjiane dhe shoqërisë civile iu la kjo detyrë. Pasi për më shumë se një dekadë Ëndrra Gjeorgjiane është në pushtet dhe ka dominuar skenën politike, grupe të tilla të pavarura dhe opozitare sugjeruan para zgjedhjeve se ishin më të përgatitura se në të kaluarën. Kjo përgatitje u tregua në gjëra sikurse vëzhgimi i procedurave për një kohë të gjatë, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe hapja e qendrave të thirrjes për raportimin e shkeljeve zgjedhore. “Ata i kanë bërë të gjitha”, tha Magid.

Përballja me oligarkët

Në Moldavi, zyrtarët në dy vjetët e fundit kanë luftuar kundër ndikimit të Ilan Shorit, ish-oligarkut në arrati i cili është i dënuar për një mashtrim të madh e i cili duket se është i vendosur që ta ndryshojë kursin e shtetit drejt Rusisë. Që kur e ndaloi partinë e tij vitin e kaluar, Qeveria ka mbajtur presionin ndaj tij përmes paralajmërimeve publike dhe duke folur publikisht për rrjetin e supozuar prej multimiliona dollarësh të Shorit për të organizuar kundërshtimin për anëtarësimin në BE, veç tjerash. “Kjo nuk është një çështje e vetme, është më shumë si një lojë e goditjes së nishanit – thjesht, nuk mund ta hiqni qafe Shorin”, tha Magid.

Në Gjeorgji, “elefanti në dhomë” është Bidzina Ivanishvili, themeluesi miliarder i Ëndrrës Gjeorgjiane, i cili e ka krijuar pasurinë e tij në Rusi. Rasti i tij është krejt ndryshe. Ivanishvili duket se “po e shikon interesin e vet dhe ka mendësinë e tij antidemokratike që përputhet më shumë me Rusinë”, tha Magid, duke shtuar se këto qëllime “duket se shkojnë dorë për dore, e herë të tjera jo”.

Mos e harroni diasporën

Diferenca e vogël në referendumin kushtetues për BE-në dhe pabarazia në perspektivat për Lindjen dhe Perëndimin e Kishinjevit vënë në pah rëndësinë e diasporës në zgjedhjet në Moldavi. Zyrtarët moldavianë përdorën një sërë kanalesh për të vënë në pah ndjenjën e urgjencës dhe pasojat për të mobilizuar votuesit moldavianë jashtë vendit, veçmas në Perëndim. Ky mobilizim u bë përmes mediave sociale, ngjarjeve kulturore dhe rritjes së numrit të vendvotimeve. “Vota juaj ka rëndësi dhe informacioni duhet të arrijë te ju”, tha Magid.

Zyrtarët udhëheqës në Gjeorgji – diaspora e së cilit është gjerësisht e përqendruar në Perëndim – ishin më pak të interesuar që ta shtynin diasporën që të votonte. Është e thjesht të kuptohet pse: Ëndrra Gjeorgjiane fitoi vetëm 15 për qind mbështetje nga votuesit në diasporë. Megjithatë, me opozitën e përçarë dhe me shumë alternativa në fletëvotim ndaj Ëndrrës Gjeorgjiane, kjo nuk u përkthye në një mandat të qartë. /REL