spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
20:34
Home Blog Page 1723

Torres: Kosova shquhet si storie amerikane suksesi e demokracisë

0

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka thënë se ka pak vende në botë ku vlerësimi për SHBA-në është më i lartë sesa në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën “X”Torres ka thënë se Kosova shquhet si storie amerikane suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“Kam pasur nderin ta pres presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ka pak vende në tokë ku Amerika gëzon një miratim më të lartë sesa në Kosovë, e cila shquhet si një histori amerikane suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si edhe miqësia e saj”, ka shkruar Torres.

Cilat janë efektet e konsumimit të lëngut të boronicës?

0

Lëngu i boronicës së kuqe njihet si i dobishëm për shëndetin dhe është përdorur prej vitesh për sëmundje të ndryshme, si infeksionet e traktit urinar.

Edhe pse teoritë e vjetra që donin që ajo të parandalonte rritjen e baktereve në traktin urinar tani janë rishikuar, ajo mbetet e dobishme në disa fusha.

Megjithatë, si me shumë ushqime dhe pije, konsumimi i tepërt mund të ketë efekte negative.

Si mund të ndikojë tek ne konsumimi i përditshëm i lëngut të boronicës?

Çfarë duhet të keni kujdes kur pini lëng boronicë?

Edhe pse përgjithësisht i sigurt, lëngu i boronicës së kuqe mund të shkaktojë probleme nëse nuk konsumohet me moderim. Ata që kanë gurë në veshka, për shembull, duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, pasi lëngu është i pasur me oksalate, të cilat mund të kontribuojnë në formimin e gurëve të rinj. Gjithashtu, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë e konsumimit të tij gjatë shtatzënisë apo ushqyerjes me gji, ndaj është mirë që në këto raste të shmanget.

Personat që janë alergjikë ndaj aspirinës duhet të shmangin gjithashtu lëngun e boronicës së kuqe, pasi përmban acid salicilik, një substancë e ngjashme me aspirinën. Prandaj, nëse jeni duke marrë medikamente për hollimin e gjakut, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi lëngu mund të ndërhyjë në veprimin e këtyre barnave.

Përfitimet e lëngut të boronicës së kuqe

Pavarësisht problemeve të mundshme, lëngu i boronicës së kuqe ka përfitime të rëndësishme shëndetësore nëse konsumohet në moderim. Le të shohim disa prej tyre.

I pasur me antioksidantë: Lëngu i boronicës së kuqe përmban antioksidantë të fuqishëm, si vitamina C dhe fitonutrientë, të cilët ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ. Këta antioksidantë mbrojnë trupin nga radikalet e lira, të cilat janë përgjegjëse për dëmtimin e qelizave dhe mund të çojnë në sëmundje kronike.

Forcimi i sistemit imunitar: Lëngu i boronicës së kuqe është një aleat i mirë për sistemin tuaj imunitar. Falë vitaminës C që përmban, mund të ndihmojë në uljen e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së ftohjes, ndërsa vetitë e saj antioksidante ndihmojnë trupin të mbrohet më mirë.

Përmirësimi i shëndetit oral: Lëngu i boronicës së kuqe duket se ka një efekt pozitiv edhe në higjienën orale, duke reduktuar rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Komponimet që përmban parandalojnë ngjitjen e baktereve në dhëmbë, duke mbrojtur kundër kariesit dhe gingivitit. Megjithatë, ju duhet të zgjidhni lëngun pa sheqerna të shtuara për të maksimizuar përfitimet e tij.

Personat që nuk janë të lumtur, publikojnë më së shumti në rrjetet socale

0

Ekspertët kanë veçuar disa postime që bëhen në rrjete sociale, që tregojnë se në jetën reale këta njerëz janë të palumtur.

Ata postojnë vazhdimisht edhe gjëra pa rëndësi – Këto persona janë të varur shumë nga teknologjia dhe nuk e imagjinojnë dot jetën e tyre pa bërë status. Mjafton të jenë në qendër të vëmendjes!

Postojnë direkt arritjet e veta – Jeta boshe e tyre bën që çdo gjë të mirë që iu ndodh në jetë t’ua tregojnë të tjerëve.

Kjo është një shenjë e cila tregon se dëshironi të tregoni lumturinë tuaj – Në fakt, nëse postoni gjëra të tilla, nuk tregon lumturinë tuaj, por vetëm dëshirën tuaj për të plotësuar jetën tuaj boshe.

Postime romantike nga jeta e tyre në çift – Kërkimet kanë nxjerrë përfundimin se njerëzit të cilët postojnë foto, apo shprehje romantike për jetën e tyre në çift, në fakt ndihen të pasigurt. Njerëzit e sigurt nuk e kanë të nevojshme, t’i tregojnë të tjerëve sa shumë e duan njëri-tjetrin!

Para takimit të Procesit të Berlinit, Kurti takohet me kancelarin gjerman

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Scholzin, duke shkruar se Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm.

“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar më Kurti.

Krisje raportesh mes dy bukurosheve të ekranit

0

Rike Roçi, festoi pak ditë më parë ditëlindjen dhe në festë ishin të ftuar të afërm dhe miq, mes tyre edhe ish-banorë të Big Brother VIP.

Në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, u transmetuan disa pamje nga festa dhe një intervistë e Rikes.

Megjithatë, ra në sy mungesa e një ish-banoreje të BBV, Roza Latit, me të cilën Rikja ka pasur një miqësi të ngushtë që para se të hynin në BBV, por e ruajtën edhe brenda shtëpisë.

Rikja zbuloi se në festë ka ftuar njerëzit që ka më shumë xhan dhe se me ish-banorët që nuk janë në festë nuk i ruan më kontaktet, duke shtuar dyshimet se miqësia mes saj dhe Rozës është krisur.

Një pjesë nga intervista:

Si të gjeti kjo ditëlindje, beqare apo në një lidhje?

Nuk jam vetëm, kjo mjafton!

Cilësitë që duhet të ketë partneri ideal?

Të ketë shpirtin e bardhë, të jetë gentleman me mua!

Personi i parë që të uroi për ditëlindje?

Mami, zemra ime. Është njeriu më i rëndësishëm për mua. Mami më thotë gjithëmonë ‘mos ndrysho kurrë’ dhe ‘je princesha e mamit’. Personi i parë publik është Erjola Doçi se jemi gjithmonë bashkë.

Po shohim shumë prej banorëve të “Big Brother VIP3”, por gjithsesi të tjerë mungojnë…

Unë kam ftuar njerëzit që kam qenë më afër, që i kam më xhan

Me kë nga ish-banorët nuk ruan më kontakte?

Ato që nuk janë prezentë këtu.

Kjo nuk është hera e parë që dy vajzat përfliten për prishje të miqësisë.

Rikja gjithashtu nuk ishte e pranishme në ditëlindjen e Rozës pak muaj më parë dhe nuk bëri as një urim publik për të, gjëra që ngritën dyshimet se miqësia mes tyre është krisur.

Mirëpo, në “Top Arena”, Rikja i hodhi poshtë zërat duke thënë se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht, pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj.

Arsyeja e mungesës së Rikes ishin disa angazhime të saj.

Po në këtë rast çfarë mund të ketë ndodhur?

Admirali Munsch: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike

0

Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrushme, por e brishtë, duke theksuar se shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike “që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme”.

Në intervistën për kolegen Garentina Kraja, Admirali Munsch flet edhe mbi përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin, si dhe për planet e NATO-s për të krijuar qëndrueshmëri, përmes një korridori të ri të Aleancës, që kalon nga porti i Durrësit, nëpër Maqedoninë e Veriut, në Bullgari, deri në Detin e Zi, i cili, sipas tij, do t’i mundësojë Aleancës të përforcohet dhe të veprojë me shpejtësi.

Zëri i Amerikës: Admiral Munsch, në deklaratat tuaja të premten ju paralajmëruat qeverinë e Kosovës të përmbahet nga ato, që sipas jush, janë “vendime të njëanshme” që përshkallëzojnë tensionet dhe dëmtojnë reputacionin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar. A mund të na sqaroni se çfarë nënkuptoni me këtë deklaratë?

Admiral Munsch: Në fakt, ajo që thashë vlen për të gjitha qeveritë. NATO-ja është neutrale sa i përket rrethanave këtu. Të gjitha qeveritë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të shfrytëzojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Është mënyra më e mirë për të zgjidhur dallimet dhe për të krijuar stabilitet të përhershëm.

Zëri i Amerikës: NATO-ja ka shtuar forcat e saj në terren, me trupa dhe pajisje, që pas incidentit në Banjskë vitin e kaluar dhe në pritje të tensionimit të mëtejshëm që vazhdoi gjatë tërë vitit të fundit. Cilat janë kërcënimet kryesore ndaj sigurisë në Kosovë?

Admiral Munsch: Ne shtuam numrin e forcave dhe gjithashtu të armëve dhe pajisjeve që ata i sollën me vete për të parandaluar raste të tjera dhune. Viti 2023 ishte viti më i dhunshëm në Kosovë në dy dekadat e fundit, bashkë me sulmin ndaj forcave të KFOR-it në muajin maj dhe pastaj me sulmin tjetër në shtator, gjatë të cilit u zbulua një sasi e madhe armësh. Shtuam numrin e forcave, në mënyrë që KFOR-i të jetë në gjendje të mbrohet dhe po ashtu të jemi të gatshëm të ndërhyjmë në raste të një lufte mes dy shteteve.

Aktualisht shqetësimi kryesor është retorika nxitëse politike në këtë periudhë, që mund të nxisë qoftë aktorë individualë apo aktorë joshtetërorë të ndërmarrin veprime të dhunshme, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Zëri i Amerikës: Për çfarë aktorë e keni fjalën?

Admiral Munsch: Mund të jenë grupe kriminale, mund të jenë aktorë individualë, mund të jenë nga shtete të jashtme apo mund të jenë operativë të zonës gri, që mbështeten nga shteti.

Zëri i Amerikës: Ju iu referuat incidenteve në pjesën veriore të Kosovës dhe sulmit të armatosur të një grupi të armatosur serb në Banjskë vitin e kaluar. A keni një pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe për shtimin e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, që u bë më pas? A jeni të shqetësuar për incidente të tilla?

Admiral Munsch: Ngjarja në Banjskë është çështje e organeve të rendit dhe hetimet për të po bëhen nga organet e rendit. Jemi në dijeni të gjetjeve të tyre, siç i kanë përcaktuar ata. Ndërkaq kur bëhet fjalë për shtimin e forcave në kufi ne vazhdojmë të mbajmë komunikim të afërt me të dy anët e kufirit, me autoritetet e forcave të armatosura. Ka transparencë, ka komunikim të qartë të qëllimeve. Ndërsa sa i përket grumbullimit të forcave ushtarake në këtë pikë, nuk përbën ndonjë shqetësim.

Zëri i Amerikës: Sa jeni të shqetësuar për situatën e sigurisë që rrethon misionin e KFOR-it, Kosovën dhe shtetet e rajonit?

Admiral Munsch: Situata është e qëndrueshme tani, por e brishtë. Është e qëndrueshme ngaqë i kuptojmë rrethanat dhe i kemi forcat në terren. Por brishtësia buron nga fakti që këtu dhuna mund të shpërthejë shumë shpejt. Sërish, shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme.

Zëri i Amerikës: Shumë ekspertë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të shfrytëzojë tensionet që ekzistojnë në rajon dhe ta përdorë Serbinë si një kanal për ta destabilizuar Ballkanin. A shihni përpjekje të tilla nga Rusia dhe cilat janë masat që po ndërmerrni për të luftuar këtë ndikim?

Admirali Munsch: Historikisht, Rusia synon të krijojë paqëndrueshmëri në vendet përreth, duke menduar se kështu është më e sigurtë. Kryesisht ajo vë në shënjestër vendet e vogla për të krijuar paqëndrueshmëri, pasi ato kanë më pak burime për t’iu kundërvënë aktiviteteve ruse. Aktivitetet ruse janë mjaft të përhapura në sferën kibernetike, por edhe në atë fizike. Kështu që vendet po punojnë së bashku për t’iu kundërvënë asaj që po bëjnë rusët. Kryesisht veprimet e tyre manifestohen në keqinformime, që i përhapin për të shfrytëzuar çdo dallim që ekziston, në përpjekje për të krijuar përshtypjen se dallimet janë shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë.

Zëri i Amerikës: A prisni tensione këtë vit apo në të ardhmen e afërt në Kosovë dhe në përgjithësi në rajon?

Admirali Munsch: Ne jemi gjithmonë gati të përballojmë çdo sfidë që mund të dalë. Ndonjëherë vendosim forca shtesë që të jemi të përgatitur për çdo rrethanë që mund të sjellë dhunë. Një shembull i kësaj është ‘Forca e Reagimit Aleat’, që NATO-ja e krijoi verën e kaluar dhe bëri dislokimin e parë në rajon për të ruajtur stabilitetin.

Zëri i Amerikës: A po planifikoni shtimin e trupave dhe mjeteve ushtarake për KFOR-in?

Admirali Munsch: E kemi mundësinë ta bëjmë këtë, nëse është e nevojshme. Për këtë vendosim sipas rrethanave.

Zëri i Amerikës: NATO-ja së fundmi inauguroi korridorin e tetë, që u mundëson trupave të NATO-s të dislokohen përmes tokës nga porti i Durrësit në Shqipëri deri në Detin e Zi. Si ndikon kjo tek struktura e sigurisë në rajon?

Admirali Munsch: Korridoret e transportit janë jetike për të siguruar qarkullimin e logjistikës, municioneve, karburanteve dhe furnizimeve të tjera. Natyra e fortë e korridoreve është në vetvete masë parandaluese kundër çdo agresioni ndaj NATO-s, thjesht sepse ne mund të përforcohemi dhe veprojmë me shpejtësi.

Zëri i Amerikës: Ky korridor i ri kalon pranë aleatit të Rusisë (Serbisë) me të cilin NATO-ja ka patur një luftë. A është kjo një pengesë, apo një hap tjetër në konfrontimin me Rusinë?

Admirali Munsch: Synimi i korridorit është që të jemi gati për çdo mundësi. Duke qenë gati, kjo në vetvete nënkupton parandalim.

Zëri i Amerikës: Dëshironi të shtoni diçka tjetër?

Admirali Munsch: Dëshiroj të përgëzoj vendet për angazhimin e tyre 25 vjeçar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. KFOR-i ka qenë me ne për 25 vjet me një sukses të jashtëzakonshëm. Ka përmirësuar rrethanat këtu, ka mundësuar zhvillimin ekonomik dhe pajtimin paqësor, duke e bërë Kosovën një vend shumë më të mirë.

Hetimet për rastin e ambalazhuesve të ujit, reagon ministri Aliu

0

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar pas lajmeve se ai po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë njëftim zyrtar në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se për të autoriteti më i lartë është ligji.

“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, ka shkruar Aliu.

Kujtojmë se Storm ka raportuar ekskluzivisht për këtë çështje.

NATO nis stërvitjen e madhe në kohën e tensioneve të mëdha në botë

0

NATO filloi stërvitjen e saj vjetore bërthamore “Steadfast Noon” me më shumë se 60 avionë që marrin pjesë në fluturime stërvitore mbi Evropën Perëndimore.

“Steadfast Noon” është një test i rëndësishëm që NATO zhvillon çdo vit për parandalimin e sulmeve bërthamore, duke i dërguar një mesazh të qartë çdo kundërshtari se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët.

“Parandalimi bërthamor është gur themeli i sigurisë së Aleatëve. “Steadfast Noon” është një provë e rëndësishme e parandalimit bërthamor të Aleancës dhe i dërgon një mesazh të qartë çdo kundërshtari se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Steadfast Noon” zgjat dy javë dhe përfshin avionë luftarakë të aftë të mbajnë koka bërthamore amerikane. Stërvitja bërthamore e NATO-s është një aktivitet trajnimi rutinë që ndodh çdo tetor. Kjo stërvitje përfshin 2,000 personel ushtarak nga tetë baza ajrore dhe një sërë llojesh avionësh, duke përfshirë avionë me aftësi bërthamore, bombardues, përcjellje luftarake, avionë furnizues me karburant dhe aeroplanë të aftë për zbulim dhe luftë elektronike. Stërvitja e këtij viti përfshin fluturime kryesisht mbi vendet pritëse Belgjikë dhe Holandë dhe në hapësirën ajrore mbi Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Detin e Veriut.

NATO po ndërmerr hapa për të garantuar sigurinë, paqen, efektivitetin dhe besueshmërinë e parandalimit të sulmit bërthamor ndaj vendeve të Aleancës.

Starlink i jepet leje për operim edhe në Kosovë

0

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka njoftuar se kompania Starlink është autorizuar për ofrimin e shërbimeve në Republikën e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Hyrja e kësaj kompanie në tregun vendor do të sjellë përfitime për sektorin e ekonomisë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për inovacion dhe pritet të ketë një avansim të infrastrukturës digjitale në vendin tonë.

“Ky autorizim përfaqëson një hap të rëndësishëm për avansimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të territoririt të Republikës së Kosovës. Në të gjithë globin, Starlink u ka mundësuar komuniteteve në nevojë të kenë qasje në arsim, shërbime shëndetësore, të mundësojnë punën në distancë dhe të ofrojnë mbështetje kritike të komunikimit gjatë fatkeqësive natyrore ose raste tjera të emergjencave kombëtare”, thuhet në njoftim në Facebook.

“Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje – ARKEP) më datë 18 Tetor 2024 ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për kompaninë Starlink, një lider global për ofrimin e shërbimeve satelitore të qasjes në internet”, thuhet tutje në njoftimin e ARKEP.

Serbët me thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen kundër Zvicrës

0

Serbia po përballet me Zvicrën në kuadër të ndeshjeve të Nations League dhe që është e vlefshme për xhiron e 3-të të grupit 4.

Ashtu si ka ndodhur herave tjera e ashtu si edhe ishte paralajmëruar, serbët vazhdojnë të bëjnë thirrje raciste ndaj shqiptarëve në stadiumin Stadion Dubočica (Leskovc).

“Kosova – Serbia”, “kush nuk kërcen është shqiptar”, janë vetëm disa nga thirrjet e tifozëve serb që dëgjohen në stadium. Jo vetëm kaq, në tribuna shihen qartë flamuj provokues.